Pas gati 70 ditësh protestë, një grup aktivistësh po kërkon që të aktivizojë instrumentin e demokracisë së drejtpërdrejtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të anuluar ligjin e shumë debatuar 21/2024, që i hapi rrugën investimeve turistike në zonat e mbrojtura.
Një grup nismëtar prej 12 përfaqësuesish të shoqërisë civile dorëzuan të enjten një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, për të nisur procedurat për mbajtjen e një referendumi që synon shfuqizimin e ligjit kontrovers “21/2024”, që lejon ndërtimin e resorteve brenda Zonave të Mbrojtura.
Kërkesa i drejtohet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, dhe kërkon pajisjen e grupit me formularët tip për mbledhjen e 50,000 nënshkrimeve të nevojshme nga zgjedhësit.
Ky grup kërkuesish përbëhet nga aktivistë, gazetarë dhe përfaqësues organizatash mjedisore. Firmëtarët janë Besjana Guri, Blendi Salaj, Ersid Domnori, Gentiana Kapllani, Gezim Shuli, Irini Myftaraj, Joniada Ngjelo, Lazjon Petri, Mateo Yskollari, Migena Kukli, Oljam Dërvishi dhe Rikaldo Çelaj.
Sipas dokumentit të dorëzuar, ndryshimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura cënon në disa pika “qëllimin e mbrojtjes së habitateve natyrore në disa drejtime”. Shqetësimi thelbësor lidhet me konceptin e “turizmit të ekselencës”, i cili lejon ndërtimin e strukturave akomoduese me 5 yje dhe infrastrukturës mbështetëse brenda këtyre zonave. Aktivistët vlerësojnë se formulimi i ligjit, që është kundërshtuar që prej draftimit, krijon një bazë justifikuese që rrezikon transformimin e tyre në territore për zhvillim turistik intensiv, në kundërshtim me qëllimin e mbrojtjes së ekosistemeve.
“Kjo dispozitë krijon një përjashtim të posaçëm nga regjimi i përgjithshëm mbrojtës, duke lejuar ndërtime dhe zhvillime turistike edhe në rastet kur ate nuk janë parashikuar në aktin fillestar të shpalljes së zonës së mbrojtur”, thuhet në kërkesë, duke iu referuat nenit 33 të ligjit.
Aktivistët theksojnë gjithashtu se ligji i ri, i jep kompetenca të gjera Këshillit të Ministrave për të lejuar veprimtari rast pas rasti, duke anashkaluar Planet e Menaxhimit dhe duke cenuar pjesëmarrjen publike. Duke ngritur alarmin për pasojat e pakthyeshme mjedisore, kërkesa thekson qartë se “zhdukja e një specieje apo shkatërrimi i një habitati parësor nuk riparohet dot përmes asnjë kompensimi financiar”.
Në kërkesë evidentohet se zbatimi i këtij ligji bie ndesh edhe me angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë dhe rrezikon procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, specifikisht për Kapitullin 27. Grupi thotë se pyetja në fletën e votimit që do u shtrohet qytetarëve është: “A duhet të shfuqizohet Ligji Nr. 21/2024, ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017, Për zonat e mbrojtura’?”.
Kjo nismë për referendum vjen pas një vale të paprecedentë protestash popullore dhe mjedisore të njohura gjerësisht si “Revolucioni i Flamingove”. Këto protesta, të cilat filluan në fund të majit 2026, u ndezën edhe për shkak të zbatimit të ndryshimeve të debatueshme në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe planet për një resort turistik në zonën e Pish Poro-Nartës, i mbështetur nga dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner. Aktivistët e mjedisit e shohin Lagunën e Nartës është një ekosistem thelbësor dhe një stacion jetik për zogjtë shtegtarë.
Flamingot, banorë të përhershëm dhe vizitorë të këtyre lagunave, u shndërruan me shpejtësi në simbolin e protestave, ku mijëra qytetarë në Tiranë dhe diasporë marshuan me pankarta dhe silueta flamingosh. Përpos kërkesave për dorëheqje të qeverisë dhe anulimin e projekteve në zonat e mbrojtura, protestuesit për gati 70 ditë kërkojnë edhe transparencë, llogaridhënie për pronat publike, dhe shfuqizimin e ligjit 21/2024.

Ok:
-Kush VENDOS që të bëhet REFERENDUMI.?
-Në cilin vit do të bëhet REFERENDUMI ?
-Kush do e drejtojë REFERENDUMIN.?
-Kush do e financojë REFEREDUNIN.?
-Si do marrin pjës PROTESTUESIT NË REFERENDUM.?
Po te mos ishe kaq injorant do ja kishe kursyer vetes gjithe keto pyetje. Gjej kushtetuten online, lexoje ndonje muaj dhe mbase kupton ndonje gje.
Juve nxirrni Edi Ramen me nje liber qe Edi i ka shkruar hyrjen ” The Albanian Files (Dosjet e Shqiperise). Ky liber nuk ka hetime apo akuza kunder Edi Rames, apo ndonje gje qe tregon qe Edi ka bere ndonje korrupsion, apo ndonje veprim joligjore. Autori hollandez, qe ka shkruar librin (nje arkitekt), ka pershkruar punet e arkitekteve te huaj, si edhe te tijat, qe kane punuar ne menyre te ligjeshme ne Shqiperi. Duket sikur ju duke paraqitur Edin me librin ne dore doni t’iu thoni njerezve (The Albanian Files), sikur ky eshte nje liber i CIAs me zbulime dhe kunderzbulime. Hahaha – Eshte qesharake – me vjen keq, por nuk rrezohet Edi me nje politike te tille qe nuk te con larg, madje demaskon ate qe e ka shkruar apo konceptuar kete fotografi.
Referendum mos te kete vetem anullimin e nje ligji
SI PSH PER ZONAT E MBROJTURA
POR DUKE PASUR PARASYSH QE REFERENDUM DON PERPJEKJE DHE SHPENZIME DUHET TE PERFSHIJA EDHE LIGJET E TJERA QE KUNDERSHTOHEN ME TE DREJTE NGA SHUMICA E POPULLIT
SI LIGJI INVESTITORORI STRATEGJIK OSE NE SHQIP DO TE THOTE LIGJI I MIQVE TE ED BETONIT
PO ASHU MUND TE RRESHTOHEN KERKESAT ME PO JO
KUFIZIMI DERI NE 2 MANDATE
101 DEPUTETE DHE PA IMUNITET
PRESIDENT NGA POPULLI
ZGJEDHJE PROPORCIANALE ETJ
Flamingot, shpendi me i peshtire per ta shikuar, pro si duket keshtu jane dhe keta qe i personifikojne. Bejeni referendumin si referendumi kushtetutes se Sali Berishes ne 1994 kur ishte i plotefuqishem dhe hengri nje te madh. Te hidheni ne qiell, atje ku flamingot s’bejne dot as gelasen dhe te biri ne toke, aty ku gomari ben mushken, nje gje te keqe keni per te ngrene, o qafira!
Flamingua shpend i peshtire??!!
Vetem nje i percunduar mendon ne menyre te tille.
Qenie me te peshtire se Rilindasit e Ramut Dules nuk ka ..
Pa dyshim qe Kryeministri Rama do ta pelqeje Referendumin Popullor vetem per Zonat e Mbrojtura, sepse e zvogelon problemin e doreheqjes dhe e justifikon perpara Trump-it. Pas Referendumit topi i Korrupsionit Galopant Qeveritar i mbetet per ta zgjidhur me Penallti SPAK dhe GJKKO.
Shqipëtarët u larguan këtu mbetën flamingot dhe të moshuarit, qentë dhe macet, por donte zoti dhe disa të rinj shqiptarë dhe diasporë që i dhanë tronditje kësaj klase politike kriminale
(që grabiti dhe Shiti gjithçka), që ishte bërë si diktaturat fashiste(djathtas, majtas)
Duhet vendosur intelektualë të shquar në drejtim dhe SPAK të konfiskojë pasuritë marramendëse të tyre që janë djersa dhe gjaku i shqiptarisë.
Rroftë rinia shqiptare që është forca dhe truri i atdheut!(paqësorët mënçura)
Për politikën kur u përjashtuan Shqipëtarët nga vendi, për flamingot nuk bëheshe fjalë, por ja që flamingot
(njerëzorë) dinin të mbronin vendin e tyre,u bashkuan, rezistuan dhe do ja ndalin mbanë për të mbrojtur habitatin e tyre prej shekujsh.
Bashkohuni me to, rezistoni, zgjidhni mentorët, i vendosni në krye, beteja është e ashpër, por vetëm kështu fitorja është e sigurtë.
Me te gjitha Forcat,me te gjitha mjetet Demokratike te detyrohet Shamani Sharlatani,,hajduti,shejtani,,te lepije ate qe ka peshtyre. Te gjithe forumet Evropiane do jene krah jush. Ky Referendum do ngreje ne kembe Parlamentin EvropiaN,Keshillin e Europe. Po ta kundershtoje referendumin do ti bjere maska qe i tregon Bruxelit.
Shqiptaret ja njohin mire surratin.Keta ambjentaliste te mencur me mjete ligjore dhe kushtetuese po i thone BEse.Ja kush eshte I DASHURI EDI!
Deri më sot o demo , asnjë organizëm i BE-së , asnjë ambasadë e huaj në Tiranë , asnjë funksionar i huaj shtetëror , nuk është shprehur në përkrahje të protestave të hapiqirsave . Kanë thënë vetëm atë që thotë edhe qeveria shqiptare , protestat paqësore në demokraci , janë e drejta e çdo qytetari . Që do të thotë ” hiç asgjë” . Pa përkrahjen e shumicës së popullit dhe sidomos të faktorit ndërkombëtar , protestat nuk kanë asnjë vlerë .
Dashnoro mashtrus i Ramutit,
Nuk e thone shtetaret nderkombetare qe protestat skane vlere se ndryshe i fusin autogol, pohojn se Dhjerokracia vete ska vler.
Thuji Ramutit ti futet Gjermanishtes.
Keta protestuesit qe nuk u lodhen , punojne?? Apo kur nderton boten e re shkon vetem ne lufte dhe merr ne qafe nje popull. Referendum kerkojne, shume mire. Ta shtyjne dhe dimrin me mikrofon ne dore.
Kjo kerkese nuk ka lidhje me Protesten. Protestuesit kane 5 pika si kerkesa te tyre. E para DOREHEQJA E KRYEMINISTRIT. Te gjithe keto te tjeret jane per perçarje te popullit. Ka mbledhur firma edhe partia e Adriatik Lapaj, i kane gati 50k perseketa tipat qe duan referendum me Ramen kryeminister nuk shkojne te firmosinata te Lapajt? me vjen keq kur shikoj emrin e atij gazetarit te Top Albania Radio ne kete liste….por si i thone paraja e dryshon edhe me djen e Rames e jo me te ca njerve te etur per para e vend pune me te mire. RAMA JEPE DORHEQJEN!
Tani që e the ti mashtrimi , Rama të hënën me siguri do të japë dorëheqien , sepse është trembur edhe nga 120 veta neto , që ishin dje në protestë . I pat numëruar një gazetar , duke zbritur policët , gazetarët e fotoreporterët dhe i dolën fiks 122 veta .
Sa popull i dhjere shkiptaret nga shetitja ne per trotuare u lodhen dhe thane te shpikim nje referendum qe mos ecim ne ne bulevard. Do guxim dhe trimeri liria o shkiptare, dicka qe per ju eshte e pa ditur. Nje popull qe realisht kerkon liri dhe heqjen e nje qeverie kriminale do bllokonte gjithe rruget kryesore, ta paralizonte vendin 1 muaj rresht. Sidomos nje shtet si albanistoni qe nuk ka as ushtri as mjete, asgje. Me 10 zetora dhe maune beni pune!
Sakte.
Sot do ishte rrezuar Rama &Co
Qiptaret, popull zvarranik
Po ta nxjerresh koken nga vrima e bythes se Bolinis dhe Balles dhe ti numerosh vete ne shesh sa njerez jane mbase te dalin 123 veta. Pastaj ju antishqiptaret perse jeni fiksuar me numerat? Rama ka thene per numera nuk me plas me dal edhe 5 milion. Fakti qe kerkoni te ulni numerin e protestuesve e shpjegon vetem frika qe eshte zgjuar i gjithe populli dhe ju jashteqitja e kombit qe jeni kundra te drejtes kushtetuese Per proteste!
Ja ku erdhi shtatori per Buldozere,Maune,traktore e zetore,qe do te bllokojne gjithe rruget,o Detari.
Protesta do te pershkallezohet.Nuk do ta lejme kete funderrine te shese ne ankandet e Mafias,Shqiperine..