Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ata janë të lodhur…!” PD bëhet me parti të re, Kokalari prezanton zyrtarisht lëvizjen e saj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > “Ata janë të lodhur…!” PD bëhet me parti të re, Kokalari prezanton zyrtarisht lëvizjen e saj
Politike

“Ata janë të lodhur…!” PD bëhet me parti të re, Kokalari prezanton zyrtarisht lëvizjen e saj

Published: June 18, 2023
Shpërndaje

Është prezantuar këtë të diel në Tiranë Lëvizja më e re politike, Konservatorët. Nisma politike e paralajmëruar nga aktivistja e djathtë, Evi Kokalari çeli siparin, por ende pa u konfirmuar mirëfilli si një parti politike. Sipas Kokalarit, kjo lëvizje që do të jetë e hapur për të bashkëpunuar edhe me PD, do të ketë një mision fillestar.

“Të tërë pyesin një gjë. Si do e ndryshojmë. Të flasësh lartë e poshtë për doktrinën konservatore nuk është koha. Por një gjë që ne duhet të bëjmë është ndryshimi i mentalitetit se si bëhet politike në Shqipëri”, tha Kokalari. Kokalari prezantoi edhe objektivin që ka kjo lëvizje e re politike për procesin e ardhshëm elektoral të 2025-ës.

“Do fillojmë nga baza. Do mbledhim bazën dhe mund të kthehet në parti politike në çdo moment para zgjedhjeve të 2025. Por deri sa të vijnë zgjedhjet, ajo që dua unë të bëj është që të mbledh 140 vetë me karakter të fortë dhe me integritetin e duhur që të hyjnë në Parlament”, u shpreh ajo.

- Publicitet -

Duke shprehur keqardhje për zhvillimet në PD dhe devijimin që partia e drejtuar nga Berisha pësoi nga doktrina konservatore, Kokalari u shpreh e sigurt se shumë demokrat do i bashkohen kësaj nisme të re politike. “Dalëngadalë këta të PD do na afrohen, sepse më shumë kohë që kalon, ata më shumë lodhen. Momentalisht ata ndihen të lodhur. Ne duhet të ngremë elektoratin gri, dua t’ju falënderoj ju, pasi shumë prej jush mund të keni pasur kërcënime për të mos marrë pjesë në këtë takim sot”, theksoi Kokalari.

Gjatë këtij eventi në Tiranë, Kokalari foli për një model ndryshe të kësaj partie, duke theksuar se ajo mund të mos jetë e vetmja drejtuese e partisë së re që pritet të lindë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?