Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ata që kritikojnë, nuk kanë qenë atje”, përplasje në TikTok mes turistëve italianë për Shqipërinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Ata që kritikojnë, nuk kanë qenë atje”, përplasje në TikTok mes turistëve italianë për Shqipërinë
KryesoreLifestyle

“Ata që kritikojnë, nuk kanë qenë atje”, përplasje në TikTok mes turistëve italianë për Shqipërinë

Published: August 23, 2023
Shpërndaje

Pushime në Shqipëri? Përplasje mes turistëve italianw në rrjetet sociale: “Det i pistë dhe çmime të larta”. Jo. Të gjitha gënjeshtra. Këtu është më mirë se Italia”. Duket se tashmë Shqipëria po shkakton debate në rrjetet sociale në Itali. Dhjetëra video tregojnë përvojën në destinacionin më të njohur veror të 2023. Por si qëndron e vërteta?

 

Nga Valerio Salviani – Il Gazzettino

- Publicitet -

Që nga dalja e lajmit se në 2023 brigjet shqiptare po “pushtohen” nga turistët italianë në kërkim të një udhëtimi me kosto të ulët, vëmendja ndaj këtij vendi është rritur në mënyrë dramatike. Në rrjetet sociale po vërshojnë histori dhe dëshmi, duke treguar anët pozitive të “El Dorados” së re të turizmit, por edhe ato negative. Dhe, siç ndodh shpesh në këto raste, diskutimet kthehen në përplasje të vërteta.

“Det i bukur, çmime të ulëta”. Etiketa e ëndrrave, me të cilën Shqipëria është kthyer në qendër të çdo diskursi në pushimet verore. Por a është vërtet kështu? Varet. Madje, në rrjetet sociale shumë persona tregojnë përvojën e tyre, duke konfirmuar edhe mirë se ato që janë thënë.

“Çadra në rreshtin e parë 10 euro, më sjellin kafe sa jam në shezlong dhe paguaj vetëm 2 euro”, – komenton një italian i entuziazmuar.

“Ata që kritikojnë Shqipërinë janë sepse nuk kanë qenë atje”, thotë një tjetër. Dhe përsëri një tjetër: “Mjaft injorantëve që kritikojnë Shqipërinë, nëse nuk ju pëlqen, rrini në Itali. Është më bukur këtu”.

Mjafton të bëni kërkimin #Albania në TikTok, për të pasur dhjetëra shembuj të këtij lloji. Një i ri i përgjigjet një turisti italian që dokumentoi “detin e pistë dhe plazhin e mbushur me njerëz”.

“Është e qartë se je ende i dehur nga një natë më parë – thotë ai – po thua një tufë gënjeshtrash”.

Atëherë kush ka të drejtë?

“Realiteti është se varet se ku shkoni – komenton një tjetër italian që ishte me pushime në Shqipëri – Këtu ka shumë zgjedhje, por duhet të keni kujdes. Disa vende, ato më të kërkuarat, kanë çmime të larta dhe është e lehtë të zhgënjehesh. Por është plot me parajsë”.

Me pak fjalë, si për të thënë, e vërteta qëndron diku në mes. Megjithatë, nuk është e vështirë të gjesh shumë shembuj të videove totalisht negative.

“Miq shqiptarë, mos u zemëroni me fenomenin e momentit, jetoni në një vend fantastik”, thotë në një video influencuesja Simone Coccia. Një gjë është e sigurt, napolitanët janë të çmendur pas Shqipërisë.

“A ka ndonjë venecian këtu? Unë shoh vetëm njerëz nga Napoli”, komenton me ironi një vajzë. Suksesi i Sarandës dhe qyteteve të tjera shqiptare është edhe falë tyre.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pavarësisht epërsisë numerike, Turqia humbi ndaj Paraguajit dhe u eliminua nga Botërori
  • Brazili gjen fitoren falë Cunhas dhe Vinicius, Haiti skuadra e parë e eliminuar nga Botërori
  • Shërbimet sekrete amerikane: Izraeli po përpiqet të sabotojë marrëveshjen SHBA-Iran
  • “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  • Shqipëria po humbet rininë: Deri në 2050 pritet të “zhduket” 43% e grupmoshës 15-24 vjeç

Komentet e Fundit

  1. Nje shqiptar on Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  2. nje shqiptar on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. nastradini on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?