Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Atdhetarë të rremë, në Tiranë dhe në Prishtinë, e gëzofshi Asosacionin!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > SHËNIM: Atdhetarë të rremë, në Tiranë dhe në Prishtinë, e gëzofshi Asosacionin!
AnalizaKomunitetKosovëKryesore

SHËNIM: Atdhetarë të rremë, në Tiranë dhe në Prishtinë, e gëzofshi Asosacionin!

Published: January 31, 2023
Shpërndaje

 

Nga Viktor Malaj

Botuar në DITA*

- Publicitet -

 

“I kërkojmë Kosovës, urgjentisht, Asosacionin” (!!) Kjo kërkesë  ultimative, përveç se nuk është korrekte nga ana diplomatike, është edhe e njëanshme, e dëmshme për të sotmen dhe qëndrueshmërinë e shtetit të Kosovës; në pamje të parë duket edhe e pamenduar mirë në planin afatgjatë të së ardhmes në Ballkanin Perëndimor.

Është bërë zakon tek ne, në Shqipëri dhe Kosovë, të thuhet se Amerika dhe NATO na çliruan prandaj duhet zbatuar çdo këshillë apo urdhër (siç është “kërkesa” e fundit). Me gjithë respektin për kontributin e subjekteve të sipërpërmendura, duhet thënë se, në jo pak raste, qasja diplomatike perëndimore kundrejt Kosovës dhe problemeve të saj pas fitimit të pavarësisë nuk ka qenë më e mira dhe as e duhura.

Një vend që ka shpallur pavarësinë, dhe që kjo pavarësi është konfirmuar de jure edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, i vogël apo i madh qoftë, i pasur apo i varfër, duhet trajtuar në mënyrë të barabartë në marrëdhëniet e veta ndërkombëtare.

Sidomos politika evropiano-perëndimore duket qartë që e trajton me ledhatime e “kujdes” ish-pushtuesin e Kosovës Serbinë (dhe jo vetëm), duke e marrë me të mirë, ndërsa kundrejt Kosovës vazhdimisht lëshon urdhra të prerë, edhe kur zbatimi i tyre duket qartë që dëmton shtetin kosovar dhe ulë prestigjin e tij ndërkombëtar.

Krijimi i të ashtuquajturit Asosacion është pranuar nga qeverisja Kosovare në vitin 2015 nën ndikimin dhe presionin e kancelarive perëndimore. Edhe pse Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se disa pika të Marrëveshjes mbi Parimet e Formimit të Asosacionit janë antikushtetuese, politika perëndimore nuk rekomandon apo ndihmon në ndreqjen e atyre pikave por këmbëngul që “të zbatohet marrëveshja”, madje “urgjentisht”! Dhe, ndërsa iu kërkojnë autoriteteve kosovare zbatimin me urgjencë të marrëveshjeve, qofshin kërkesat e tyre edhe në kundërshtim me kushtetutën e vendit, nuk i kërkojnë të njëjtën gjë Serbisë.

Këto kancelari evropiane dhe amerikane, nuk pushojnë së përsërituri retorikën se Kosova dhe Serbia duhet të ulen në tryezë, të merren vesh me njëra-tjetrën, etj. Përse duhet të ulen në tryezë përfaqësuesit e dy popujve kur njëra palë as që e njeh tjetrën, që këmbëngul publikisht dhe botërisht se nuk do ta njohë asnjëherë dhe, madje, se po bën dhe do të bëjë përpjekje që edhe vendet e tjera ta tërheqin njohjen e shtetit të Kosovës?!

Dhe, jo vetëm kaq, por Serbia vazhdon me kokëfortësi dhe pa droje të përzihet në punët e brendshme të Kosovës nën maskën e “mbrojtjes së pakicës serbe në  Kosovë”.

Shteti dhe qytetarët e Kosovës duhet të respektojnë rigorozisht të drejtat e banorëve të etnisë serbe, të mos i diskriminojnë ata në shkollë, punë etj. dhe të mbrojnë objektet dhe qendrat e kultit fetar të tyre, njëlloj si xhamitë dhe kishat e banorëve të etnisë shqiptare apo të pakicave të tjera etnike. Kjo nuk duhet të vihet asnjëherë në diskutim dhe as të relativizohet.  Ndërsa, nga ana tjetër, banorët serbë të territorit të Kosovës duhet t’iu nënshtrohen pa rezervën më të vogël ligjeve të shtetit të Kosovës.

Çështja e targave përshembull, që mori përmasa ndërkombëtare, jo vetëm është një turp për ata banorë serbë që i kundërshtojnë, dhe për shtetin mesjetar serb të Aleksander Vuçiçit që i nxit dhe përkrah, por do të mbetet një njollë e zezë edhe për bashkësinë ndërkombëtare që i trajtoi edhe njëherë veglat e mjera të Beogradit si një tufë fëmijësh të llastuar. Nuk do shumë mend për të kuptuar se qeveria e Beogradit nuk paska patur hallin e targave të makinave të pakicës serbe në Kosovë.

Nëpërmjet nxitjes dhe përkrahjes së rebelimit të pjesës më ekstremiste dhe të pamend të asaj pakice, Serbia do ta pengojë në vijimësi procesin e forcimit të shtetit në Kosovë dhe iu thotë kosovarëve dhe shqiptarëve në përgjithësi se, brenda apo jashtë juridiksionit të Serbisë, ligjin, rregullin dhe të drejtën në Kosovë e përcakton ajo, pra Serbia.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ish-ministri i propagandës së regjimit të Milosheviçit, pohon se “Ata (qeveria e Kosovës) duan incidente, konflikte dhe poshtërim të popullit serb”.

Në radhë të parë, “populli serb” është populli që banon brenda territorit të Serbisë dhe as pakicat etnike serbe jashtë atij territori dhe, aq më pak, disa pjesë të manipuluara të këtyre pakicave nuk mund të identifikohen me “popullin serb”.

Së dyti, t’i kërkosh dikujt t’iu nënshtrohet të njëjtave ligje që i nënshtrohet 95% e popullsisë askund në botë nuk është poshtërim por respektim i shtetit ligjor.

Të gjitha ligjet e kësaj bote janë politike, miratohen nga politikanët dhe shprehin juridikisht politikat sunduese. Gjithë çështja është nëse këto ligje bëjnë dallime midis shtetasve për shkak të përkatësisë etnike, politike, fetare, krahinore etj. apo janë të njëjtë për të gjithë.

Është e çuditshme se sa tolerante tregohet kundrejt Serbisë politika laramane evropiane. Edhe pse Serbia filoruse vazhdon pretendimet territoriale ndaj Kosovës (përderisa s’e njeh dhe thotë se “Kosova është Serbi”) politika evropiane vazhdon ta miklojë dhe, madje, të pohojë se “Serbia është shteti i Ballkanit Perëndimor më afër pranimit në BE”. Dhe kjo ndodh kur njëri nga kushtet kryesore të pranimit në BE është mospasja e konflikteve dhe pretendimeve territoriale kundrejt fqinjëve.

Duke pasur parasysh sa më sipër, me të drejtë studiuesi amerikan Daniel Serwer pohon se “Vuçiç synon të kufizojë autoritetin e strukturave shtetërore të vendeve fqinje (Bosnje, Kosovë, Mali i Zi) dhe të krijojë një nivel të mesëm qeverisjeje të dominuar nga serbët”.

Planin e fundit për ndreqjen e marrëdhënieve Serbi-Kosovë, BE nuk pati guximin ta paraqiste vetë dhe publikisht, por, fillimisht, ai doli në skenë si “Plani Franko-Gjerman” dhe vetëm më pas Shefi i Politikës së Jashtme Evropiane Jozef Borell pranoi të vërtetën kur u shpreh: “Jam i lumtur të them se Franca e Gjermania kanë qenë mbështetëse të këtij propozimi. I ashtquajturi propozim franko-gjerman është, në fakt, i mbështetur nga franko-gjermanët. Propozimi i paraqitur nga unë dhe Mirosllav Lajçak është një propozim, le të themi, propozim evropian”.

Kur e lexon “propozimin”, megjithëse disa pika janë mjaft të rëndësishme, askund nuk përmendet në mënyrë të drejtpërdrejtë (eksplicite) se të dyja shtetet do ta njohin njëri-tjetrin si subjekte të së Drejtës Ndërkombëtare. Atëherë, për çfarë do të merren vesh qeveritë e dy vendeve kur njëra prej tyre (ajo serbe) nuk e njeh tjetrën si përfaqësuese legjitime e një populli sovran?!

Në këto kushte, duket se ka të ngjarë që të krijohet në Kosovë i ashtuquajturi Asosacion i Komunave Serbe. Po, çfarë është “asosacioni” në këtë rast? A e njeh E Drejta Ndërkombëtare atë, cili është statusi i tij etj.etj. Pse u dashka që në Ballkan një popull, ai serb, të trajtohet si i privilegjuar në raport me popujt e tjerë, duke iu dhënë e drejta të krijojë “asosacione” kudo ku ka pakica serbe, si në Kroaci, Bosnje, Kosovë etj. Po sikur këtë gjë ta kërkojnë edhe pakicat në Serbi, si do të reagojnë evropianoperëndimorët dhe SHBA?! Nëse popullsia shqiptare e Medvegjës, Bujanovcit dhe Preshevës do të ketë nesër të njëjtat “kërkesa”, do t’i lejojë qeveria serbe?

Kur u diskutua para disa kohësh mundësia e bërjes së një marrëveshjeje Kosovë-Serbi për këmbime territoresh, patriotët e mejhaneve, gjahtarët e poltronave dhe analistët e xhepave, në Shqipëri dhe Kosovë, u hodhën në sulm kundër idesë së paartikuluar zyrtarisht.

Argumentet e këtyre përrallëtarëve të xhindosur ishin se gjoja kjo do të sillte konflikte e trazira në Ballkan, se do të nxiste reaksione zinxhir edhe më tutje Ballkanit dhe se krijimi i shteteve të pastra etnikisht as nuk lejohet as duhet pranuar, e përralla të tjera hipokrite.

Çfarë do të thonë tani këta “ekspertë” të së Drejtës Ndërkombëtare kur brenda Kosovës të krijohet një minishtet “etnikisht i pastër”?!

Kishte shumë të ngjarë që dy shtetet, Kosova dhe Serbia, nuk do të binin dakord me asnjë lloj opsioni të këmbimeve territoriale, por, gjithsesi diskutimet nën mbikëqyrjen ndërkombëtare rreth një mundësie të tillë nuk do t’i sillnin asnjë dëm të sotmes dhe të ardhmes së popullit shqiptar në Ballkan.

Ekzistonte një mundësi relative që një pjesë e komunave me popullsi dominuese serbe në Veri të Kosovës t’i kalonin Serbisë, ndërsa tri komunat me popullsi shqiptare brenda Serbisë t’i kalonin Kosovës.

Tani, në kushtet që po krijohen, duket qartë që  komunat shqiptare të Bujanovcit, Medvegjës dhe Preshevës do t’i ketë Serbia, por edhe komuna të Kosovës, pra Asosacionin do ta ketë realisht Serbia. Presioni që ajo bën për krijimin e Asosacionit dhe komandimi që i bën realisht gjithë sistemit politik e shtetëror sot në atë hapësirë, nuk lënë dyshime se nesër, pas krijimit të një “minishteti” brenda Kosovës, kjo e fundit do ta ketë jashtë kontrollit politik dhe juridik këtë pjesë formalisht të saj.

Nuk po e citoj prof. Qosjen, por është i pari që u shpreh disa vite më parë se nuk duhej parë si tabu këmbimi i territoreve duke paralajmëruar se çështja shqiptare mund të humbiste jo vetëm veriun e Mitrovicës, por edhe shpopullimin e tri komunave të banuara nga shqiptarët në Serbi.

Sigurisht që atdhetarët e rremë e kishin shënjestër të preferuar Rexhep Qosjen dhe bënë atë që dinë të bëjnë, por tani duket se na mbetet që atdhetarëve të rremë, atdhetarëve të fushatave politike dhe kolltukëve shtetërorë, në Shqipëri dhe Kosovë, t’ju themi: E gëzofshi Asosacionin!

Së fundmi, pavarësisht çfarë mendojmë për z. Albin Kurti, është e pandershme dhe e padrejtë që politika apo media shqiptare, këtej e andej kufirit, t’i bëjnë atij presion për të pranuar çdo propozim, opsion apo projekt-marrëveshje që i vihet në tryezë, nga kushdo qoftë!

—–
*Botuar në DITA në nëntor 2022, një paralajmërim që për fat të keq po bëhet realitet

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  2. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  3. Shko mër debil on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Bruno on Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  5. Toni on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?