Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Ai është magjepsësi më i madh i prozës shqiptare. Ka sjellur një prozë që nuk shterr; të duket sikur është një pus i thellë nën këmbët e tua, kur në të vërtetë është një det i tërë; rrjedha e tregimeve të tij është magjepsëse deri në atë pikë sa të merr me vete në fantazmagorinë e tij; të duket sikur një hyjni e fshehtë vepron ndërkohë dhe prej tyre mund të ëndërrosh gjithë botën shqiptare.
“Atdheu është atdhe, bile edhe atëhere kur të vret”. Kjo thënie është e njërit ndër korifejtë e letrave shqipe, që, si një paradoks i habitshëm, ishte edhe njëri ndër bankierët më të shquar të kohës.I shpërndarë në dy emra, njëri nga bota e biznesit , Dhimitër Pasko,dhe tjetri nga madhështia e artit, Mitrush Kuteli, si mbetet ndër më të veçantët që ka pasur kjo tokë , fillimisht në kapërcyellin e viteve ’30, pastaj në mesin e shekullit të shkuar, për të mbetur njëri ndër meteorët e tij.
Ishte i jashtëkohshëm, nga ata njerëz që të duket se kanë mbirë në këtë vend sëbashku me lumejtë, ujrat, bjeshkët, rrafshinat dhe rrafshlartat, liqenët, majat, dheun e butë; i pranishëm edhe me mungesën e tij, i dyzuar, me njerën këmbë jashtë të dashurës së botës sonë dhe, me tjetrën, në vitet që do të vijnë; kurrë i dukshëm, por gjithmonë pamor; misterioz në heshtjen e tij dhe fërgëllues në shfaqjen; stilist si pak kush, për të mos thënë ati i stilistikës letrare dhe rrëfimtar i pazakontë; i vrullshëm si erërat e vendlindjes së tij dhe mentar si pleqtë e dikurshëm të një kohe të shkuar; fjalëpak, por i ngrohtë dhe kjo të ngjante me bukën e sapodalë nga magjja; i kursyer në mjedise të mëdha dhe bisedues i shkëlqyer me miqtë e tij.
Ai ishte i njëjtë si Migjeni, pra i vrullshëm; i njëjtë si Lazgushi, pra gurgullues; i njëjtë si Çabej, pra i ditur; i njëjtë si Branko Merxhani, pra liberal i lindur; i njëjtë si Petro Marko, pra rrëmbyes; e megithatë ai ishte vetja, më shumë se asgjë tjetër, ishte vetja. I papërsëritshëm dhe në të njëjtën kohë i kudogjendur.
Koha kur ai u shfaq ishte ajo e ëndërrimtarëve dhe e përshfaqjes së një elite, fati i së cilës u ndërpre, sepse duhej ndërprerë ëndrra. Burra të shquar, studjues të ndritur, me emrat e lënë në universitetet më të njohur, dendy, kur ishin të rinj dhe patricë në vitet e mëvonshme; në një vend ku katër e pesta ishin analfabetë ata ishin drita; në një truall ku legjendat përziheshin me mjerimin, ata ishin dritëzim; në fakt ata ishin perëndimi i ardhur në një vend që kishte mbetur lindje dhe ku vlerat e Lindjes ishin shkrirë duke u bërë apati, mërzi dhe trishtim.
Këta burra , që sot njihen nga të gjithë edhe vetëm me mbiemrat e tyre, ose vetëm me emrat, janë bota e ndërprerë, por sidoqoftë mbetin një botë, që më pas do të magjepsnin Kadarenë, Moikomin, Arapin, Agollin, Xhevahirin, e, bashkë me to, tërë kombin. Plejada e Çabejt, Budës, Demirajt, Poradecit, Fishtës, Tefta Tashkos, Migjenit, Mjedjes, Branko Merxhanit – i munguari i madh, do të ketë në mesin e saj Mitrush Kutelin, që, pasi ngriti Bankën Kombëtare nën emrin e Dhimitër Paskos, shkoi të ngrinte godinën e artit të tij, që, përmes aq shumë librave, vjen edhe sot aq modern, kohas, sa që të duket se kemi të bëjmë me një vëlla të Kafkës.
Një stil aq brilant, përmes një shqipe aq kumbuese dhe transmetuese nuk kishin parë letrat shqipe dhe vështirë të ndeshet edhe sot e kësaj dite.
Ata që i kanë njohur tregimet e Kutelit, apo poemën e tij të famshme, më të bukurën dhe më kumbuese me këtë temë, ” Poemi kosovar”, nuk kanë mundur kurrë t’i harrojnë. Ai është magjepsi më i madh i prozës shqiptare. Ka sjellur një prozë që nuk shterr; të duket sikur është një pus i thellë nën këmbët e tua, kur në të vërtetë është një det i tërë; rrjedha e tregimeve të tij është magjepsëse deri në atë pikë sa të merr me vete në fantazmagorinë e tij; të duket sikur një hyjni e fshehtë vepron ndërkohë dhe prej tyre mund të ëndërrosh gjithë botën shqiptare.
Nëse Shopenhauer-i , filozofi i madh gjerman, thonte se ” arti kërkon gjithmonë irealitete të dukshme”, rrëfimtari i madh Mitrush Kuteli e ka bërë këtë. Që nga shkrimi i parë dhe deri tek libri i tij i fundit gjendet ky irealitet i dukshëm, një bashkëfajsi fjalësh që të sjell postimën, se, me njohë do të thotë me rinjohë, e kjo ndodh tek Kuteli.
Punonte si në ethe, i përfshirë nga flaka e krijimit dhe pasioni i pamatë i botës së artit. Krijuesi të tjerë pas muajve të punës intensive pushonin, sapo mbaronin një libër ata kishin çastin e limontisë së tyre, në atë gjene të poetit, kur, sipas Pushkinit, jetohet në ëndrrën e ftohtë. Kuteli i takonte një brezi tjetër, ose , më saktë, një shkolle tjetër , ai punonte vrulltas, e njëkohësisht me pasionin e veçantë të krijimit.
Kuteli rrezatonte shqetësim, por edhe dashuri; ishte i etur për botën, por ajo po i mbyllte hapësirat e saj, ndaj kishte krijuar botën e tij, të veçantë, ku askush nuk mund të futej dhe nga pak vetë njihej.
Dukej më i vjetër nga ishte, i lodhur nga jeta, por duke e dashur atë; sytë e tij ishin shprehës, vështrimi ekspresiv, mirëdashja ishte proverbiale, duart i lëvize shpejt dhe , kur ndjehej i gëzuar, bënte shaka e pikërisht atëherë miqte dhe familja e tij qetësohej. E merrte malli për botën që kishte parë, jetën që kishte përjetuar, por mbështillej në atë që e kishte me shumicë, botën e krijuar nga vetë ai. Brenda ij gjallonin dy pasione të mëdha: dashuria për popullin e tij dhe dashuria për artin. Aq tepër e ndjente këtë sa e kishte të vështirë të krijonte pa pasur këtë ndjenjë: në fakt ai i besoi popullit përtej çdo dashurie dhe , megjithëse ishte në pamjen e tij një njeri krejt i zakonshëm, ai kishte optimizmin e lindur.
Dëgjues i vemendshëm, ai e kuptonte më së miri se çfarë po ndodhte; nganjëherë shpirti i tij dërmohej, por , i mënçur si ishte, ndërsa shikonte pikëllimin apo ngazëllimin njerëzor, rrinte në hesthjen e ti të çuditshme, e cila, megjithatë , fliste sa mijra fjalë.
Ai i takonte një brezi ku ishte bashkuar mirësjellja e qëmotshme me rebelimin shpirtëror, romantizmi i lindur dhe ëmbëlsia e shpirtit, kryelartësia dhe ndjenja e familjes; e dinte se përtej jetëvdekjes vepra e tij do të mbetej, dhe, megjithëse tri herë drejtor banke, i varfër, ai nuk kërkoi kurrë pasuri.
I rëndë ishte mesi i jetës së Dhimitër Paskos dhe, po aq e vështirë vazhdimi i jetës së Mitrush Kutelit. Pasko, ky atdhetar i shkëlqyer, si ishin të gjithë emrat e mëdhenj të kohës së tij, do të jetë i burgosur pas përfundimit të luftës, megjithëse e kishte dashur lirinë si pak kush tjetër dhe e kishte dashur atdheun si askush. Kjo rëndoi edhe tek Mitrush Kuteli, i gjithëdituri, njeriu rezistent përmes heshtjes dhe krijimit, i mistershëm, pasi për të, si për Lazgushin, nuk dihej nëse ishte ende në jetë; i dukshëm, pasi, megjithë perden që kishte rënë mbi jetën e tij, ai ishte; i gjithëpranishëm, në tërë hapësirat shqipfolëse, i venduar në kohë, pasi koha dhe vetëm koha bën diferencimet e mëdha.
Njeriu që arriti të shpëtojë përmes rrezikut të vdekjes një pjesë të thesarit të shtetit shqiptar, pikërisht atëherë kur forcat gjermane po largoheshin; bankieri që ishte themeluesi i vërtetë i bankës dhe lëvruesi i qartë dhe i saktë i saj, gjeti strehimin e tij tek Mitrush Kuteli, duke ndërtuar me artitekturën e veprave të tij një madhështi të pazakontë.
Disa fate njerëzore, si duket, janë të përcaktuara nga Hyjnitë për të qenë të tillë. Githçka që zhvillohet rreth tyre, që ndërfutet në jetën e mundimshme, mjedisi, arti, miqtë, ujrat që ndahen dhe pluhuri i tokës që ngrihet, rruga e lodhshme dhe mendja e tyre rrënqethëse për nga hijeshia, janë krijuar si në një teatër ngrihen skenat për të përgatitur ngjarjet e mëpasme.
Nuk ka ndodhur kështu vetëm me Kutelin. Ai është njëri nga autorët e brezit të tij, të cilët natyrshëm mund t’i quajmë edhe sot e kësaj dite si prijës të letërsisë sonë. E jo vetëm kaq: edhe të mendimit shoqëror. Gjithçka që u ngrit rreth e rreth botës së Dhimitër Paskos përgatiti Mitrush Kutelin.
Një jetë e pazakontë, që zë fill në Rumani, shkrihet në viset e tjera shqiptare, shkon në stepat ruse, ushtar i detyruar, skenën e luftës e të cilës e braktis gëzueshëm, sepse lufta nuk është e tij, ai do të ketë një moto të habitshme që të ngjan me një thënie të Gjonit ( 10:18), ” Askush s’më heq jetën, unë e jap jetën”. I dyzuar në emrin e tij, ishte e lehtë të burgosësh Dhimitër Paskon, autorin e Poemit kosovar, pikërisht në vitet e para të pas luftës , ku një Mugosh do të ishte më shumë se sa një sundimtar dhe ku verbëria ishte shndrruar në bindje e, bindja në verbëri, në një kohë kur vendi po përgatiste ekzekutimin e vetvetes, do të duhej më parë të dënonte dishepujt e lirisë, trumbetarët, të bënte harrimin e tyre dhe harresa është guri më i madh që mund të vihet në qafën e artit.
Ky brez poetësh e mendmtarësh të dukeshin natyrshëm si fisnikë vjenezë; të kujtosh sot emrat e tyre është njëjtë si të thërrasësh në kujtesë imazhet e xhentelmenëve të shquar, që, më shumë se sa me kostumet e tyre parisianë, do e habisnin botën me metaforat, studimet ilire, guhën e lashtë, gdhendjen e kujtesës së kombit, si të ishin shkruesit e lashtë egjiptianë, duke ngritur piramidën e një populli që kishte filluar të harrohej.Kuteli është simbolisti i kësaj epoke.
Pak kush është aq i kapshëm, stili i tij është i vetvetishëm dhe modern, pa u dukur si i tillë, por i ndjeshëm deri në palcën e tij; vepra e tij nuk përmban asnjë lajthitje dhe ai vetë, në librat e tij nuk dremit asnjëherë. “Në një cep të Ilirisë së Poshtme” është njëri ndër librat e fundit të tij dhe ende sot nuk e kam shqitur nga vetja mahnitjen. Ishte një kënaqësi e papërballueshme dhe e mahnitshme nga e gjithë ajo që shfaqej para meje. Një pafajësi e pathyeshme.
Ky njeri, i patundshëm në bindjen e tij se “Atdheu është atdhe, bile edhe atëhere kur të vret”, që solli në letërsinë shqipe veprën ndër më harmoniket, që erdhi tek ne i dyzuar në emrin e tij, ku koha dhe fati kanë bërë të dijmë për njërin e tjetrin, si për një njeri të vetëm, edhe kur po vdiste, pasi kishte bërë të pamundshmen dhe kishte përkthyer kolosë të letërsisë së botës, mbylli sytë, pa lënë pas vetes asnjë pasuri, veç mundimeve dhe vuajtjeve dhe moton e jetës së tij që mishërohej tek atdheu.
Sa herë që përkulem para tij, e ndjej veten më të mirë!

Kush nuk e provuar ndjesine qe te pershkruan sa here qe viziton vendin tend per pushime.Atdheu dhe dashuria per nenen jane ne te njejtin nivel ndjenjash
Kisha opinionin se Z. Bedri hynte ne grupin e gazetareve qe meret me substancen, ndersa ne kete rast shoh nje gazetar formalist. Ne te gjithe kete shkrim vetem shikon fjale te bukura dhe hyjnizime por duke thene asgje, pa analize dhe argumente qe te bindin lexuesin per kete simpati te madhe qe tregon per Kutelin. Une mendoj se nuk ka ekzistuar kurre ndonje njeri ne historine e njerezimit qe t’i meritoj ato pershkrime. Tani, ne duhet t’i harrojme ose ti shtyjme me neveri tutje edhe shkrimtaret me te famshem te botes dhe vetem te perqendrohemi tek Kuteli. Faleminderit shume Z. Bedri. Do ti gris dhe hedh poshte te gjithe librat e mi dhe i lutem zoterise tuaj te me dergoje ato shkrimet e hyjnorit ( me falni se ia harrova emrin). Ne hartimet e nxenesve jane dy grupe: Njeri ben pershkrime dhe s’thote asgje dhe tjetri i kushton rendesi shtjellimit te temes dhe perdor llogjiken. Mesuesit vleresojne grupin e dyte dhe mendojne se ata te grupit te pare nuk kan shume mendim, por vetem fjale. Z. Bedri hyn tek ata te grupit te pare. Bedriu e permend qe Kuteli shkoi ne stepat e Rusise, por nuk na e thote pse ai shkoi atje. Ndoshta ky fakt ben hije mbi figuren e hyjnorit se te gjithe e dine se te shkosh me falangat naziste hitleriane per te pushtuar te tjeret te nxin dhe jo te ben hyjnor. Per Bedriun nuk ka rendesi se je nazist, se fshihet lehte duke te ngritur ne piedestal si qiellor. Ne se flet per krijimtarine e dikujt duhet te tregosh dicka per te dhe jo te flasesh me fjale te bukura kot. Mos ndoshta kjo behet per te na treguar aftesite e tij si letrar?! ( se c’mu kujtua Belul Gjeraqina e I. Kulles) Pikerisht per ate qe edhe nje njeri i zakonshem e quan nje keshille te keqe ( … duaje atdheun edhe kur ai te vret pa te drejte…), Bedriu e permend si mendimin me te ndritur te Kutelit dhe qe duhet ta falenderojme ate per kete. Kjo keshille eshte e mbreterve, diktatoreve, tribaleve, qe duan qe njerezit e shtypur nga ata te vdesin per ata se ata jane atdheu ne te vertete. Ata duhet te bejne c’te duan me ty, por megjithate ti duhet te vdesesh per ta ne emer te atdheut. E para per njeriun eshte liria. Ne se ai s’eshte i lire ne kuptimin e mire te fjales, ai duhet te luftoj per te ne atdheune tij, por ne se nuk ka kurajon ta bej kte, ai duhet te kerkoj per te atje ku mund ta gjej. Ne se ju z. Bedri nuk e kuptoni kete, atehere ben mire te mos shkruash me e te besh moral me koke posht.
Mitrush Kuteli nuk eshte hic fantazmagorik o LAJKATAR PROFESIONIST.!
Mitrushi yne eshte DHERI YNE.
Ky eshte Tradita Jone.Ashtu si Toka shqiptare eshte me e bukura ne bote.
Fantazmagorik ,eshte llumi proletariatit kur meson Alfabetin…Eshte Zeqo,.Zeqo
“Atdheu është atdhe, bile edhe atëhere kur të vret”.!
Kete mufke e paska thene ky magjepsesi?
Por ATDHEU nuk eshte qeveri,apo prokuror e gjykates qe te vret!
ATDHEU eshte toka ku kemi lindur me historine,lavdine e te pareve tane,me varret e te poareve,me te cilat krenohemi e jo te mburremi!
Se edhe ata qe lindin e rriten ne mes te shkretirave,nuk i vret ATDHEU ku kane lindur,por pushtetet antipopullore!
Pse duhej bere nje shkrim kaq i gjate,krejtesisht i pa nevojshem,kur ne Shqiuperi shqiptaret kane halle shume me te medha se sa te kujtojne te magjepsuyrit?
A nuk e di Bedriu se sot shqiptaret i jane dorezuar plotesisht prej 32 vjetesh DIKTATOREVE,aq sa nuk arrijne te gjykojne me koke por me stomak!
A nuk e sheh Bedriu,qe shqiptaret jane te ndare ne dy kampe armiqesore,nje pjese mbeshtesin qeverine,se kjane ne pune,ndersa pjesa tjeter opoziten se jane 10 vjet pa pune?
Ku eshte ketu ATDHEU?
Keta te magjepsurit mund t’i kujtojme,por vetem ne se theniet e tyre t’i ballafaqojme me realitetin e sotem!
Mbush gazeten me perralla me mbret,por kurre nuk shkruan se pse ne Shqiperi sot NUK EKZISTON FARE DEMOKRACIA DHE SHTETI LIGJOR,POR KORRUPSIONI!
Dhe shkaktari kryesor i kesaj gjendjeje sot eshte nje njeri i vetem:EDI RAMA!
Pse nuk guyxoni te beni nje shkrim ku te trajtoni faktin tragjik se LAGJET PERIFERIKE TE TIRANES JANE GETO,si te Kalkutes,sepse Rama dhe Veliaj shperdorojne buxhetet per propagande?
A e dini ju se ne Yzberisht(KMY) me mbi 50 mije banore bashkia nuk ka ndertuar asnje cerdhe,kopesht,shkolle,lulishte,parqe,shetitoire,fushe sportive,biblioteke,qender kulturore,stola dhe tavolina pushimi,mjedise per te moshuarit etj?
A e dinni ju te DITA-s se KRIMI LIND ,RRITET DHE BEN HATANE poikerisht ne lagjet GETO si te Yzberishtit,sepose femijet dhe te rinjte nuk kane asnje element jetik me se te ushtrohen me sport,art e kulture,por vrasin kohen e moshes se tyre te njome duke pare vidio me dhune dhe porno dhe pastaj habiten pse jane shtuar dhuna seksuale ne shkolla dhe krimet?
Femijet dhe rinia e ketyre GETOVE behet kontigjent i krimit te oirganizuyar,por ju siu media nuk shkruani se mos prisheni me qeverine!
Iky koha kur bota kufizohej nga kufijte e nje shteti.
Shqipetaret e shohin mire se si eshte bota dhe kush jane mundesite per ta, keshtu qe keto perralla nuk i beson me kush.
Jeta eshte me e shtrenjte se cdo gje edhe pse shqiptaret vriten e vdesin per hic gje.
Une per vete nuk pranoj keto teorira dhe ne nje shtet kur nuk gezon dot pronen tende cfare mund te presesh per ate qe nuk eshte as e jotja!¿
Nuk eshte Rastesi figura Te Persekutuarish si Mitrushi,Asdreni,Lasgushi,Cajupi etj nga te Privilegjuarit si Ismail bej Vlora, Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet etj te kishin Psevdho-Onoma (pseudonim).
Kaurrin e Derrit Mitrushin kush e njeh ne Arnautistane me Enrin Greke Dhimiter?Asnje.
Po ashtu edhe me Asdrenin Aleksandrin te birin e Stavros emer dhe ky Greke i vellait te Thesalo-Nikas.
Po ashtu edhe per Lasgushin.
Kush e njeh Llazarin te birin e Kozmait kaq te Anatemosur nga turkoalbanians te vetequajture “Skiptare”?
Asnje.
Po ashtu edhe me Migjenin!
Perse ndodhnin keto?
Bile edhe sot per fat te keq Turqia i ka rrenjet shume thelle.
Te Shkuara.
Bedri boll te lexosh disa komente ketu, te kuptosh me cfare specie ke te besh. Kodra pas bregut….sidoqofte Respekt per Mitrush Kutelin
O “mjerimo” ti paske mjerimin ne koke, mor vella!!!
Une punoj ne Yzberisht dhe e njoh shume mire ate vend, pellembe per pellembe, punoj me njerezit e thjeshte dite me dite. Komenti yt eshte fund e krye shpifje e lige dhe mashtrim i opiniomit publik. Sigurisht nuk flasim per parajse (qe nuk ekziston ne asnje vend te botes) apo per begati por, aty jetohet normalisht me kushte e sherbime te siguruara per banoret, familjaret, punemarresit, nxenesit, kalamajte e vegjel…fakte keto qe balten qe hedh ti o “mjerimo” mbi vendin tend, e fundosin poshte me perbuzje.
o demo = Enver Memishaj kryetar i SHIK në Vlorë në 1997
ta dish mor ballist muti që ai që ti e quan llumi proletar është klasa më revolucionare dhe më punëtore sepse në bazë të punës së kësaj klase mbahen në këmbë shtetet e mëdha ashtu siç mbahehsin qytetet e mëdha antike nga puna. emundimshme e skllevërve.
por kjo stregon që skllevërit skanë intelekt ose aftësi. njerëzit kanë lindur të barabartë dhe ska pse dikush të shtypet dhe dikush të shtypë