Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic, ka paralajmëruar publikisht për praninë e një aktiviteti të koordinuar hibrid që synon të destabilizojë vendin dhe të bllokojë avancimin e tij drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Përmes një deklarate në rrjetin social X, Spajic bëri me dije se autoritetet malazeze disponojnë të dhëna serioze operative, sipas të cilave mbyllja e kapitujve të rinj në negociatat me BE-në pritet të shoqërohet me sulme hibride ku dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë të të paktën dy shteteve të rajonit.
Kreu i qeverisë malazeze shton se këto përpjekje synojnë destabilizimin e vendit përmes mbështetjes nga aktorë të caktuar politikë dhe një pjesë e skenës mediatike vendase.
Reagimi i plotë i kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajic:
Kam informacione serioze dhe të besueshme operacionale se përpjekja e radhës për të rrëzuar qeverinë do të zhvillohet përmes veprimeve hibride të koordinuara, në të cilat janë të përfshirë zyrtarë të paktën të dy shteteve nga rajoni.
Sipas informacioneve tona, aktivitete të tilla kanë për qëllim destabilizimin e Malit të Zi, me mbështetjen e pritshme të aktorëve të caktuar politikë dhe të një pjese të skenës mediatike në vend.
Ne i dimë këto synime dhe jemi të vetëdijshëm për qëllimin e tyre. Përpjekja për destabilizim nuk do ta ndryshojë kursin tonë dhe as nuk do ta ndalë rrugën evropiane të Malit të Zi, e cila tashmë prej kohësh është në interes të strukturave të caktuara politike.

Megjithatë, Spaji? siguroi se këto ndërhyrje nuk do të arrijnë të ndryshojnë kursin dhe as të ndalin integrimin evropian të Malit të Zi.
Ndonëse kryeministri Spaji? zgjodhi të mos përmendte me emër shtetet e dyshuara, mediat lokale kanë zbardhur prapaskenat e deklaratës së tij.
Gazeta malazeze “Vijesti”, duke iu referuar burimeve konfidenciale, raportoi se dy vendet e rajonit për të cilat fliste indirekt kryeministri lidhur me veprimtarinë hibride janë Serbia dhe Shqipëria./ Vijesti

Jemi bere vend i turpshem!
Na qeverisin Maskarenj te shitur te Serbia e Izraeli
Qeverriu i kreut te organizates merret me sterlembesha majtas diathtas.
Sepse jemi popull pa identitet qe shitet me nje thase mielli.
Thes o Detari, thes..
Izraeli nuk na i hedh as qurret neve . Ku e gjen të kesh mik Izraelin ? Sa për Sërbinë, as neve dhe as Sërbia nuk kemi ndonjë interes të shitemi e të blihemi , por ti me tre iksa je pak karë, pak fare, po je ama .
Ik ore koqe…. me koqe se Spajic qe do te terheqe vemendjen
Kur ftohet Vucici,teshtin Edi Rama.
Ik ore koqe…. me koqe se Spajic qe do te terheqe vemendjen
Sikur Edvini te ishte kombetar dhe ti qante zemra per Ulqinj e Tivar,Plav e Guci,,une do te isha krah Edvinit.Por Edvini intrigat qe denoncon kryeministri malazes i ka nga Cmira.Kujton se ato kullat kaba qe mbysin Tiranen dhe Karabinate zhgarravina strategjiuke qe kane pushtuar Bregdetin jane pashaporta per ne Evrope.
Jo.Pashaporta per ne Evrope eshte kalaja Ulqinit,qe Mali zi e ka ruajtur me fanatizem,Eshte qyteti mesjetar i Kotorrit,,eshte qyteti ilir i Rizonit.Kurse Edvini e mbyti qytetin antik te Butrintit me ca karakatina,qe vetem prapambetja e tij mendore,,i quan ZHVILLIM.; Prandaj Mali i Zi doi te antaresohet ne BE se nuk i hedh mutrat ne det si Edvini.Atletet e bardjha,brekushet e zeza,,miljardat e vjedhura,falja e Teritoreve,nuk te antaresojne ne BE o Edvin,por ne varrezen e Tradhtarit Esad pasha.
Kryeministri i Malit te Zi-i cili eshte mik i vertete i presidentit Vucic-nuk duhet te beje deklarata provokuese pa prova;te gjithe kemi kujtese historike-ata gezojne padrejtesisht trojet tona edhe kane guximin te na kerkojne llogari.
Edvini u pa ne takimin e fundit me KM malazez ku tentoje te gajaseshe dhe pati nje moment amihanik kur e pa qe spo qeshte njeri dhe ngeli si i dhjere.