Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
Lajmi i funditopinion

Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë

Published: August 28, 2026
Shpërndaje

DR. JORGJI KOTE

Muajt e fundit Ukraina ka bërë disa përparime të rëndësishme në frontin e luftimeve me Rusinë; duke intensifikuar edhe ditët e fundit sulmet masive me dronë në thellësi të territorit rus, duke shkatërruar dhe dëmtuar rëndë rafineri të mëdha të naftës dhe objekte të tjera strategjike ushtarake; gjatë muajit gusht, ajo shkatërroi dy magazinat më të mëdha ruse të shitjeve online,

“Wildberry“ ose “Amazona ruse“ siç njihet pranë Moskës dhe OZON në vendlindjen e Putinit, në Saint Petersburg, duke shkaktuar dëme që llogariten në miliarda dollarë.

- Publicitet -

Pa hyrë në shifra të tjera, mjafton të përmendet se nga fillimi i agresionit kundër Ukrainës, janë vrarë, plagosur dhe kapur rob 1, 4 milion trupa ruse; nga 34.000 trupa që vriteshin, plagoseshin dhe kapeshin robër gjatë vitit 2025 në muajin korrik 2026 kjo shifër shkoi në 42.000 vetë.

E megjithatë, Moska jo vetëm nuk po tregon shenja tërheqjeje, por ajo po përshkallëzon masat, sulmet, provokimet dhe kërcënimet ndaj Ukrainës, madje edhe ndaj NATO-s, sidomos vendeve balltike, Polonisë, Rumanisë, etj. Mirëpo, sidomos tani kur SHBA-të janë në prag të zgjedhjeve të Mesmandatit për Kongresin dhe kur po kërkohet doemos armëpushim si në Ukrainë ashtu dhe në Iran, një skenar i tillë do të ishte tejet negativ për Presidentin Trump, paqen dhe sigurinë në Europë dhe më gjerë.

Ndaj edhe Shefi i CIA-s John Ratcliffe më 24- 25 Gusht shkoi papritur për takime në Moskë, me shumë gjasa që Moska të heqë dorë nga skenarët e saj për sulme, qoftë edhe të pjesshme ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s si edhe për armëpushim me Ukrainën dhe mosmbështetjen e saj për Iranin.

Ndërkohë, dëshmitë e shumta tregojnë se edhe ndaj vendeve anëtare të BE-së dhe të NATO-s Moska ka ndërmarrë dhe po përgatit sulme të tjera në kuadrin e asaj që njihet gjerësisht si “Luftë Hibride“. Kjo e fundit synon dëmtimin dhe destabilizimin e një shteti tjetër pa dërguar ushtarë por kryesisht me akte sabotazhi, sulme kibernetike, goditje me dronë dhe mjete të tjera ndaj infrastrukturës energjitike dhe dixhitale, propagandë armiqësore dhe ndërhyrje në proceset zgjedhore. Ndonëse Lufta Hibride nuk përfaqëson një konfrontim të hapur ushtarak, ajo i paraprin, duke krijuar frikë, panik dhe pasiguri te popullsia civile.

Në këto rrethana, me të drejtë kudo po shtrohen shumë çështje dhe pyetje të nxehta, të cilave është e vështirë t’u jepet një përgjigje shteruese. Ndaj, analizat gjeopolitike në këtë fushë janë sa të nevojshme aq edhe të dobishme, mbasi tentojnë t’i afrohen të vërtetës, duke ndihmuar në marrjen e masave përkatëse nga vendet e Aleancës Perendimore. Që ajo të jetë në gjendje të mbrohet nga çdo sulm rus, si klasik me trupa por edhe nga lufta hibride. Kjo ka rëndësi jetike, mbasi muajt e ardhshëm pritet të jenë përcaktues për Ukrainën, NATO- dhe vetë Rusinë.

Pyetja e parë madhore lidhet me shpjegimin e “pse-ve“ të një droni me lëndë shpërthyese që u zbulua në Aeroportin e Laipcigut më 5 Gusht dhe që për fat nuk shpërtheu. Ai vërtetoi përshkallëzimin e luftës hibride, sidomos nga Rusia. Vetëm që nëse më parë dronët me kamera kishin misione zbulimi, ai në Laipcig kishte edhe lëndë shpërthyese.

Mundësia më e madhe është që ai të jetë lëshuar nga Rusia, se ajo është edhe protagoniste e luftës hibride. Fakti që nuk shpërtheu, sipas ekspertëve shpjegohet me atë se synimi mund të mos ketë qenë të shkaktonte dëme materiale dhe të vriste njerëz, por ngjallja e frikës, panikut dhe pasigurisë. Dhe në fakt ky qëllim u realizua me mjete minimale dhe pa shpërthim.

Zbulimi i atij droni krahas atij që u përplas me një avion të DHL-së në Hanovër po atë ditë përbën sfidë serioze për Gjermaninë. Autoritetet e saj duhet të dëshmojnë se e kanë nën kontroll të plotë situatën dhe se shteti mud të garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e aeroporteve dhe objekteve të tjera strategjike infrastrukturore. Mirëpo kjo kërkon investime të tjera në miliarda euro në këto fusha jetike. Dhe prapë, shteti nuk mund ta mbrojë gjithë infrastrukurën e ndërtuar për kohë paqeje dhe bashkëpunimi e jo më për kohë lufte. Ca më pak në rastin e sulmit të parë të befasishëm, që është avantazh i atij që sulmon dhe enigmë për atë që mbrohet.

Këtu lindin dy pyetje të tjera të forta; e para nëse mund të mbrohet hapësira ajrore dhe në çfarë shkalle dhe në këto kushte, a mund të vazhdojnë këto vende të mbështetin Ukrainën me miliarda Euro dhe me armatime, kur më parë duhet të shohin nevojat e mbrojtjes së vendit të tyre që po ulërijnë për zgjidhje? E vështirë të japësh një përgjigje adekuate, mbasi të dyja janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njera tjetrën. Gjithsesi, vetë ngritja e këtyre pyetjeve shkon në favor të Rusisë.

Për pyetjen tjetër nëse Europa mund të përballojë një sulm masiv rus me raketa balistike përgjigja është me plot gojën JO. Mirëpo kjo nuk përbën shqetësim sot për sot, mbasi të gjithë ekspertët nuk shohin arsye përse duhet ta bëjë këtë Rusia.

Pyetja e pestë e nxehtë dhe e shpeshtë lidhet me mundësinë e një sulmi rus qysh vitin e ardhshëm apo edhe më 2028 kundër një vendi anëtar të NATO-s. Kjo sepse Rusia e di që më 2030 Europa do të jetë kthyer në një Bashkim të Madh ushtarak, ndaj Moska nuk ka pse të presë deri atëhere, por duhet të sulmojë sa më shpejt. Por, pavarësisht njoftimeve dhe paralajmërimeve serioze që janë bërë, këtu ekspertë të ndryshëm ndahen dhe kërkojnë të tregohemi të kujdesshëm.

Sepse një sulm i tillë ushtarak rus mund të ndihmonte NATO-n që të forconte kohezionin dhe vendosmërinë e saj për kundërpërgjigje, çka do të ishte fatale për Rusinë. Sidomos tani pas humbjeve ruse në Ukrainë dhe epërsisë ushtarake të Aleancës.

Ndërkohë, siç e pohoi në një intervistë të tij më 16 Gusht edhe ish Sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe ish Shefi i CIA-s, Leon Paletta, duke parë fërkimet brenda NATO-s dhe raportet e saj të dobësuara me SHBA-të, Moska po teston me sulme të vogla dhe të pjesshme pulsin e NATO-s që të shohi nëse ajo do zbatojë Nenin 5.

Gjithsesi, ka një konsensus për faktin se për Rusinë ka prapë më shumë kuptim dhe leverdi të bëjë sulme hibride se sa sulme ushtarake klasike. Sipas ekspertit të mirënjohur ushtarak austriak, Kolonel Markus Reisner, ”në shoqëritë e vendeve europiane, 1000 trolle Interneti kanë shumë më tepër efekt se sa 100.000 ushtarë të armatosur rëndë”.

Lidhur me pyetjen e gjashtë nëse Rusia do të testojë NATO-n duke sulmuar krahun e saj lindor, në vendet balltike, nisur nga sa sipër, ka shumë pak të ngjarë që një njësi ushtarake ruse me flamurin e saj të kapërcejë kufirin e një vendi të NATO-s.

Më realiste mund të ishte që agjentë rusë të fshehur bie fjala në një qytet si Narva në Estoni dhe me një pjesë të madhe të popullsisë ruse të mobilizojnë njerëzit dhe papritur të shpallin pavarësinë e Provincës së Narvas. Ashtu siç vepruan në Krime dhe në Ukrainën Lindore, edhe kjo si pjesë e Luftës hibride. Në një rast të tillë, Perëndimi mund ta kishte të vështirë të bënte një reagim të vendosur.
Se këtu çështja dhe pasiguria shtrohet nëse janë gati Uashingtoni apo Madridi të rrezikojnë fillimin e një lufte për hir të Narvës së largët estoniane?

Pyetja e shtatë është nëse do të vendoset fati i luftës në frontin e luftimeve; ekspertët pohojnë se ajo nuk po ecën në shkallë taktike dhe operative, ndaj tani të dyja palët i kanë përshkallëzuar veprimet në shkallë strategjike, duke kryer goditje madhore me rreze të gjatë veprimi. Rusia po e bën këtë në mënyrë të dyfishtë; nga njera anë ajo po e zgjeron luftën hibride në Europë, siç e tregoi së fundi edhe droni në Laipcig, me qëllim që të minojnë mbështetjen e popujve për luftën në Ukrainë.

Njëkohësisht, ashtu si Ukraina edhe Rusia po kryen sulme ajrore me armë me rreze të gjatë veprimi dhe në territoret e kundërshtarit. Pikërisht këtu Ukraina po vuan, mbasi i mungojnë interceptoret e raketave si sistemet Patriot, dhe nuk është në gjendje të mbrojë qytetet, përfshirë Kievin dhe infrastrukturën jetike. Nëse gjendja vazhdon kështu dhe atë nuk do ta ndihmojnë SHBA-të dhe Europa, atëhere Ukraina rrezikon të kalojë dimrin më të vështirë nga fillimi i agresionit rus më 2022, mbasi do të mbetet pa energji elektrike, pa ngrohje dhe pa ujë dimrin e ardhshëm, sepse ato do të jenë objekt i bombardimeve të egra ruse, sidomos Kryeqyteti, Kievi dhe qytete të tjera. Por sipas njoftimeve më të fundit, Franca ka premtuar ta ndihmojë atë edhe në këtë fushë jetike me sistemet e saj moderne.

Me ardhjen e vjeshtës dhe afrimin e dimrit, pyetja tjetër që shtrohet është nëse do të ketë armëpushim dhe që më në fund t’i çelë rrugën bisedimeve për paqe?

Sipas ekspertëve, nevojat për armëpushimin në fjalë janë më të mëdha se asnjëherë më parë. Këtë e kërkojnë gjendja dhe treguesit kryesore të të dyja palëve në luftë e sidomos për Rusinë por edhe perspektiva për Ukrainën në prag të dimrit të ardhshëm. Po, ashtu në aspektin politik, mbasi më 3 Nëntor në SHBA do të jenë zgjedhjet e mesmandatit për Kongresin, ku sondazhet janë tejet negative për Republikanët e Trump-it.

Kësisoj, nëse ai do që të dali mirë në ato zgjedhje, i duhet patjetër një armëpushim premtues për paqe si në Ukrainë ashtu edhe në Iran. Ndaj po ushtron trysni të madhe duke aktivizuar Kushnerin dhe Witkoffin në Lindjen e Mesme, në Kiev dhe në Moskë dhe së fundi Shefin e CIA-s me vizitën në Moskë.
Këtë e tregon edhe hezitimi amerikan për të mos i dhënë Kievit licensën për prodhimin e sistemeve të raketave “Patriot“ siç premtoi në Ankara, në Samitin e NATO-s në muajin korrik. Mirëpo, mbrojtja kundërajrore është “Thembra e Akilit“ për Ukrainën dhe pa sistemin Patriot e ka të pamundur të rezistojë, sidomos në Kiev ku Putini po përgatitet të kryejë sulme masive me raketa balistike kundër objekteve civile, banesave dhe në qendër të kryeqytetit ukrainës.

Lidhur me pyetjen e nëntë, nëse Kremlini është i gatshëm të përdorë armë atomike, këtu asgjë nuk mund të thuhet me siguri, se askush nuk e di një gjë të tillë. Këtu ka dy kampe, njeri thotë se gjithçka që thuhet është bllof. Tjetri thotë se ndaj janë këto armë, që të shmangin një humbje apo katastrofë totale të atij që i ka dhe në rastin tonë të Rusisë. Si Presidenti Biden më parë edhe Presidenti Trump e kanë deklaruar se ata nuk janë të gatshëm të rrezikojnë një luftë të tretë botërore për hatër të Ukrainës. Dhe në fakt, kur Moska kërcënoi me përdorimin e armëve bërthamore taktike në vitin 2022, Uashingtoni e mori seriozisht; ndaj dhe lejoi tërheqjen e 35.000 forcave ruse në Rajonin e Chersonit nëpërmjet lumit Dniepro.

Në atë kohë, Uashingtoni njoftoi se nuk donin përshkallëzim të gjendjes.
Dhe këtu vijmë të pyetja e dhjetë dhe e fundit që përse Putini e ka me aq shumë merak Ukrainën dhe do ta marri atë me çdo kusht? Për disa arsye, së pari, sepse Ukraina është vendi i dytë më i madh sllav pas Rusisë, me popullsi katolike, shumë e rëndësishme për të balancuar popullsinë myslimane; ajo ka pasuri marramendase natyrore nëntokësore, sidomos qymyr në pellgun gjigand të Donbasit, çelik dhe minerale të rralla. Ajo është edhe hambar i vërtetë gruri dhe drithrash, duke mbizotëruar edhe në tregjet botërore.

Mbi të gjitha, Ukraina përfaqëson edhe modelin perendimor të politikës, ekonomisë dhe demokracisë, një sfidë dhe alternativë e padurueshme për Putinin. Historiani i njohur gjerman Martin Schulze Wessel, në librin e tij më të ri “Putini nuk të ndalë“ që do ta promovojë në ditët e ardhëshme thekson se për Putinin Ukraina është si te dilema hamletiane “të jesh apo të mos jesh“ !
Putini sic pohojnë disa ekspertë e sheh gjendjen dhe e di se mund edhe ta humbasë këtë luftë; e megjithatë, ai do të bëjë gjithçka për ta zgjatur mbijetesën e tij politike dhe ushtarake.

Sepse tërheqja, shpallja e humbjes dhe kthimi i një numri të madh luftëtarësh në Rusi do të krijonte një kaos të madh me pasoja të paparashikueshme për Putinin, madje më të rënda se zgjatja e luftës, pavarësisht nga rezultati. Ai i përmbahet aforizmës se “ e keqja më e madhe është ajo që nuk njihet”.

DITA

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet
  • Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
  • Ndahet nga jeta 25-vjeçarja e plagosur nga zjarri i hotelit në Vlorë
  • Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë
  • Niveli i Drinit u rrit pas hapjes së portave të HEC-it, rrëmbehen nga rrjedha e lumit 5 familjarë, një 7-vjeçare dyshohet e mbytur

Komentet e Fundit

  1. Xon njala, dora vet on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  2. Keta jemi ky eshte niveli on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë
  3. Vl on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun
  5. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?