Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentat me shpërthim eksplozivi në Gjirokastër, humb jetën 45-vjeçari në shënjestër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Atentat me shpërthim eksplozivi në Gjirokastër, humb jetën 45-vjeçari në shënjestër
AktualitetKronike

Atentat me shpërthim eksplozivi në Gjirokastër, humb jetën 45-vjeçari në shënjestër

Published: October 11, 2026
Shpërndaje

Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv në një automjet mbrëmjen e së shtunës në Gjirokastër i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli.

Devolli ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi nuk iu mbijetoi plagëve të marra nga shpërthimi me eksploziv i automjetit të llojit ‘Mercedes-Benz’ mbrëmjen e djeshme, pranë godinës së Policisë së Gjirokastrës.

Ai humbi jetën gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po dërgohej për mjekim më të specializuar.

- Publicitet -

Devolli po drejtonte makinën e tij tip ‘Benz’, ndërsa shoqërohej nga Rigers Mela në momentin e ngjarjes. Viktima, i cili sapo ishte kthyer nga Tirana, ishte edhe shënjestra e atentatit, ndonëse më herët u raportua se objektivi ishte pasagjeri Rigers Mela.

45-vjeçari Devolli njihej edhe me nofkën “Çilo Hunderri.”

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai merrej me trafik droge në Greqi, por në policinë e Gjirokastrës nuk rezulton asnjë dosje për të.

Rigers Mela, personi tjetër që ndodhej me të në automjet, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për shpërthimin e një automjeti tip “Benz” në lëvizje, që dyshohet se është shkaktuar nga lëndë plasëse, me pasojë dëmtimin e drejtuesit dhe pasagjerit, ju informojmë se drejtuesi i automjetit, shtetasi B. D., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës.

Pasagjeri, shtetasi E. M., 26 vjeç, banues në Gjirokastër, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në informacionin paraprak, ai ishte identifikuar me inicialet R. M. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena
  • Presidenti dekreton hartën e re territoriale, bashkitë reduktohen nga 61 në 46
  • Radarët inteligjentë nisin nga janari, survejim në këto 14 akse rrugore
  • Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësime për trajtimin e Veliajt në burg
  • VIDEO: E rëndë në Shkodër, shoferja 27-vjeçare i merr jetën këmbësores në trotuar

Komentet e Fundit

  1. image2img.net on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  2. prehistoriku on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”
  3. Ethem Lalaj on FOTO: Arkë e mbushur me euro në vilën e Ballukut, SPAK e gjeti foton në telefonin e bashkëshortit të pastrueses në Dhërmi
  4. nastradini on FOTO: Rrethi i tim eti, kujtime që botohen për herë të parë me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  5. anti25642654censurë on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?