Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentati ndaj 30-vjeçarit, mori tre plumba në trup, shoqërohen 4 persona në Rrëshen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Atentati ndaj 30-vjeçarit, mori tre plumba në trup, shoqërohen 4 persona në Rrëshen
AktualitetKronike

Atentati ndaj 30-vjeçarit, mori tre plumba në trup, shoqërohen 4 persona në Rrëshen

Published: January 14, 2025
Shpërndaje

30-vjeçari, Kristian Marku ka mbetur viktimë e një atentati mbrëmjen e djeshme në autostradën Fier-Vlorë, pasi makina e tij, u qëllua me armë zjarri nga persona që ende janë të paidentifikuar.

Autorët, të cilët dyshohet se kanë qenë tre persona, i kanë zënë pritë në momentin që 30-vjeçari ka kaluar mbi nënkalimin e Novoselës.

Ata kanë dalë nga nënkalimi dhe i janë afruar makinës së viktimës tip Volkswagen Passat, në krahun e pasagjerit. Pas kësaj, ata kanë qëlluar në drejtim të tij me më shumë se 13 herë me armë pistoletë ose automatik të vogël tip Shars.

- Publicitet -

Tre nga plumbat kanë kapur në turp 30-vjeçarin, ndërsa makina që udhëtonte ka ecur rreth 400 metra nga momenti që u qëllua dhe është përplasur disa herë me trafikndarësin, deri sa ka ndaluar.

Pas atentatit, është gjetur e shkrumbuar makina e autorëve jo më shumë se 1 km nga vendngjarja.

Policia ka marrë kamerat e sigurisë të një karburanti aty pranë, si dhe përgjatë autostradës Fier-Vlorë.

Po ashtu, është ushtruar kontroll në çdo makinë që hynte në Vlorë, por edhe në fshatrat Novoselë dhe Panaja.

Deri më tani janë marrë në pyetje rreth 10 persona, të cilët janë kryesisht persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes, personi që lajmëroi policinë mbi makinën dhe trupin, drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident.

Gjithashtu bëhet me dije se gjatë natës në Rrëshen janë kryer kontrolle në disa banesa ndërsa janë shoqëruar edhe katër persona, familjarë të 30-vjeçari.

Viktima ishte me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

30-vjeçari, Kristian (Marku) Bardhi është nipi i Martin Bardhit, i njohur edhe si Marjan Marku.

Në vitin 2023, Marjan dhe Kristjan Marku u përfshinë në një atentat me armë zjarri në qytetin e Rrëshenit ndaj Sajmir Reçit, nipit të Kastriot Reçit.

Pista kryesore e hetimeve është hakmarrja për shkak të konflikteve të dy familjeve në Rrëshen.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  • Komediani i njohur britanik shpallet fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale
  • BKH, në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Sarandës
  • Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë
  • Protestat në Tiranë, ambasadorja e BE: Krijoni hapësirë për dialog

Komentet e Fundit

  1. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on VIDEO: Grupe protestuesish presin Ramën në Frankfurt: Hajdut, jep dorëheqjen
  2. SHQIPTAR on Çfarë dimë për shqiptarët pas Skënderbeut?
  3. Vl on VIDEO: Grupe protestuesish presin Ramën në Frankfurt: Hajdut, jep dorëheqjen
  4. fabricant abat-jour France on FOTO: Kafsha e çuditshme që tmerroi Mirditën, historia e majit të largët 1976 dhe e shoferit që i dha fund sagës së viktimave
  5. Heu bre... on Tik-toksat e tik-taku i ndryshimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?