Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Partia që quhet socialiste dhe merr votat e socialistëve, drejt një ligji të ri pa asnjë lidhje me socializmin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Partia që quhet socialiste dhe merr votat e socialistëve, drejt një ligji të ri pa asnjë lidhje me socializmin
Lajmi i funditShendetesi

Partia që quhet socialiste dhe merr votat e socialistëve, drejt një ligji të ri pa asnjë lidhje me socializmin

Published: November 26, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Në politikën shqiptare, emrat e partive kanë mbetur si relikte. Veprimet e tyre praktike ecin në drejtim të kundërt me doktrinën që mbajnë në sigël. Rasti më i fundit është projektligji për “Autonominë Spitalore”, i depozituar në Kuvend nga një deputet anonim, i cili u hap rrugën kompanive private të marrin në dorë menaxhimin dhe konsulencën e spitaleve publike, ndërkohë që sallat, skanerët, rezonancat dhe stafi shtetëror vihen në treg kundrejt pagesës.

​Për këdo që njeh sadopak teorinë dhe traditën politike të së majtës, kjo nismë nuk ka aspak lidhje me socializmin. Socializmi dhe socialdemokracia moderne europiane, e sheh kujdesin shëndetësor si një të mirë publike universale dhe një të drejtë themelore, ku shteti garanton akses të barabartë për çdo qytetar, pavarësisht gjendjes financiare. Në një model socialist, shëndetësia matet me nevojën e pacientit, jo me trashësinë e portofolit të tij.

- Publicitet -

​Projektligji i ri bën pikërisht të kundërtën. E shndërron spitalin publik në një ndërmarrje tregtare. Sipas draftit, spitalet publike mund të blejnë menaxhim dhe konsulencë nga kompani private me vetë paratë e arkëtuara nga pacientët, duke anashkaluar edhe procedurat klasike të koncesioneve dhe PPP-ve. Paralelisht, ato do të dalin në treg si shitëse të aparaturave dhe kapaciteteve shtetërore për klinika private, kompani sigurimesh, prova klinike, turizëm shëndetësor, etj.

Edhe më problematike për parimin e barazisë është institucionalizimi i “korsisë preferenciale” dhe zgjerimi pa kufij i “praktikës së dyfishtë”. Bordi i spitalit vendos vetë tarifa për shërbime jashtë paketës së sigurimeve. Qytetarët mund të anashkalojnë sistemin e referimit duke paguar për shërbim të shpejtë. Kështu shëndetësia publike ndahet zyrtarisht në dy standarde. Nga njëra anë krijohet një “korsi e shpejtë” për ata që kanë mundësi të paguajnë. Nga ana tjetër mbetet radha e gjatë e pritjes për qytetarët e zakonshëm që paguajnë kontribute dhe taksa pikërisht për të pasur shërbim publik dinjitoz.

Po ashtu, lejimi i mjekëve që të kryejnë ekzaminime, trajtime dhe ndërhyrje kirurgjikale private brenda ambienteve dhe me pajisjet e spitalit publik ngre një dilemë të madhe etike dhe praktike. Kur i njëjti mjek dhe e njëjta sallë operacioni funksionojnë edhe për shërbimin publik falas, edhe për shërbimin privat me pagesë, konflikti i interesit bëhet i pashmangshëm. Kush do të ketë përparësi kur burimet, koha dhe pajisjet janë të kufizuara?

​Sigurisht, qeveria dhe mbështetësit e kësaj nisme do përdorin gjuhën e njohur të banalitetit “kështu e ka dhe bota”.  Këtë herë marrin shembull modelin turk të menaxhimit spitalor. Por qartazi, kjo është një qasje që e trajton shëndetësinë si industri shërbimesh, jo si mision social.

Partia Socialiste alla Ramë merr votat e një elektorati që tradicionalisht beson te shteti social, te solidariteti, te mbrojtja e shtresave të zakonshme, te shërbimet publike të forta e të barabarta (po flasim për qytetarë, jo për torollakët e teatrit të llogoreve). Megjithatë, në vendimmarrje, ajo prodhon ligje që komercializojnë edhe shëndetësinë publike, legjitimojnë dy shpejtësi trajtimi për pacientët dhe i hapin dyert privatizimit të plotë të menaxhimit spitalor.

Kur një parti “e majtë” zbaton vazhdimisht politika të tilla në sektorët më jetikë të shoqërisë, hendeku mes emrit që mban dhe vendimeve që merr bëhet i pamundur për t’u fshehur. Koston e këtij eksperimenti të ri si zakonisht, do ta paguajë ai shqiptari i zakonshëm që pret në radhë për shërbimin publik.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Partia që quhet socialiste dhe merr votat e socialistëve, drejt një ligji të ri pa asnjë lidhje me socializmin
  • Projektligji i ri, qeveria do nxjerrë në treg edhe spitalet publike: Të menaxhohen nga privatët
  • Paketa antidhunë e qeverisë, Kushtetuesja pezullon gjobat për bllokimet e rrugës, në fuqi masat e tjera deri ditën e shqyrtimit
  • FOTO: Një natë, 51 jetë të humbura, shtatë vite kujtesë
  • Irani sulmon Kuvajtin, devijohet trafiku ajror ndërkombëtar

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Projektligji i ri, qeveria do nxjerrë në treg edhe spitalet publike: Të menaxhohen nga privatët
  2. ISMAIL on Projektligji i ri, qeveria do nxjerrë në treg edhe spitalet publike: Të menaxhohen nga privatët
  3. Zedhenesi i Psikiatrise on Projektligji i ri, qeveria do nxjerrë në treg edhe spitalet publike: Të menaxhohen nga privatët
  4. abdiaga on Dosja ‘Meta’: Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku asnjë ditë burg, dënimi iu konvertohet në shërbim prove. Pirro Xhixho i pafajshëm, GJKKO nuk konfiskon vilën e nënës së Kryemadhit
  5. demo on SPAK kërkoi 1 vit burg, GJKKO i shmang qelinë, dënon kryebashkiakun e Vaut të Dejës me 100 orë punë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?