Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, gjendet i djegur motori i autorit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, gjendet i djegur motori i autorit
AktualitetKronike

Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, gjendet i djegur motori i autorit

Published: January 13, 2025
Shpërndaje

Policia e Tiranës ka gjetur një motor të djegur në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” që dyshohet se i përket autorit të vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi një ditë më parë në zonën e Pallatit me Shigjeta në kryeqytet.

56-vjeçari Bujar Nasufi u vra mbrëmjen e së dielës sapo doli nga mobilieria e tij në rrugën “Irfan Tomini” dhe me automjetin e tij tip “Benz” ngjyrë gri, iu drejtua banesës në rrugën “Myrte Zeneli”. Autori, i maskuar dhe duke përdorur një motor si shpërndarës picash, e ndoqi viktimën deri pranë banesës së tij.

Sapo bashkëshortja e Nasufit zbriti nga makina, autori, e qëlloi nga një distancë shumë e afërt me një armë zjarri të tipit pistoletë.

- Publicitet -

Gjithsej u qëlluan gjashtë plumba, dy prej të cilëve rezultuan fatalë për 56-vjeçarin.

Sa i përket motiveve të ngjarjes, policia nuk ka arritur ende të zbulojë konflikte të hapura të viktimës, pasi ai njihej si person i qetë dhe pa precedentë penalë.

Pista kryesore e hetimeve lidhet me konflikte të mundshme për çështje pronësie.

Familja Nasufi, me origjinë nga Tirana, e përbërë nga katër vëllezër, jeton në zonën e Selitës që prej periudhës së diktaturës. Ata janë pronarë të disa bizneseve në rrugën “Irfan Tomini”.

Familjarët kanë deklaruar se ndarja e pronave është bërë herët dhe nuk ka pasur probleme mes vëllezërve. Viktima, rezulton si baba i një djali 6-vjeçar, ai njihej si një qytetar i rregullt dhe i respektuar në komunitet.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Por ai nuk dëgjon. Jo se e kanë lënë veshët. Por se asnjëherë nuk ka ditur dhe as ka dashur…
  • VIDEO: Teatri me gogolin, apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që vazhdojnë mbështesin Ramën nga frika se “vjen Saliu”
  • Të ndjekur nga policia, të rinjtë protestues futen në një lokal, sigurimi i strehon dhe refuzon hyrjen e policisë
  • VIDEO: “Unë do iki kur ta vendos unë”, videoja e Ramës që po qarkullon në faqet online që mbështesin protestën
  • Protestuesit i vënë flakën katit të parë të Gjykatës së Lartë dhe godinës së OTP Bank

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  2. Qerratai on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  3. Delina Fico on Rama: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  4. e agasi on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  5. prehistoriku on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?