Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentati në Selitë, i plagosuri rrëfen me detaje për Policinë zonat ku ka lëvizur dhe takimet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Atentati në Selitë, i plagosuri rrëfen me detaje për Policinë zonat ku ka lëvizur dhe takimet
AktualitetKronike

Atentati në Selitë, i plagosuri rrëfen me detaje për Policinë zonat ku ka lëvizur dhe takimet

Published: January 14, 2024
Shpërndaje

Zamir Kalemi mbeti i plagosur mbrëmjen e 12 janarit pasi iu bë atentat në zonën e Selitës në Tiranë. Autorët e kanë ndjekur makinën e 40-vjeçarit për disa orë para se të qëllonin drejt tij, ndërkohë që në mënyrë që tu shmangej plumbave, ai është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Ndërkohë dëshmia paraprake e tij ka dhënë indicie që do ndihmojnë grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes. 35-vjeçari u pyet paraprakisht nga Policia e Tiranës lidhur me dinamikën e ngjarjes por edhe dyshimet që ai mund të kishte mbi agresorët.

Kalemi nuk ka përmendur emër apo emra konkret, por ka dhënë indicie me vlerë për policinë që të shkojë drejt identifikimit të autorëve. I plagosuri ka rrëfyer me detaje zonat ku ka lëvizur ditët e fundit, oraret dhe personat me të cilët është takuar.

- Publicitet -

Nisur nga kjo shërbimet e departamentit të krimeve pranë DVP Tiranë, kanë nisur kontrollin në terren dhe sekuestrimin e pamjeve filmike në zonat ku ka lëvizur i riu. Në këtë mënyrë, blutë kërkojnë konstatimin e automjetit të përdorur në ngjarje, ndjekjen  e lëvizjeve të tij apo personave të tjerë që mund të kenë qenë në rolin ndihmës, qoftë për sigurimin e informacioneve por edhe për dhënien e ndihmës për tu larguar nga vendi i ngjarjes pas krimit.

Zamir Kalemi është vëllai i Adriatik alias Andrea  Kalemit, dhe ky i fundit ka qenë disa herë shënjestër e atentateve në Greqi. Ata rezultojnë kushërinj të afërt me Aleksandër Sadikajn i cili u ekzekutua me tritol në Tiranë në qershor të 2022.

Kalemi është hetuar për vrasjen e Edmond Papës, teksa ky i fundit dyshohet se u ekzekutua si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e qershorit. Për vrasjen e Sadikajt ende nuk ka autor në pranga, ndërsa për Papën po gjykohen 2 prej tyre, Andrea Bode dhe Albano Velo.

Zamir Kalemi ka qenë arrestuar në vitin 2020 për përfshirje në lojëra të paligjshme të fatit. Burime pranë bluve të kryeqytetit përmendin dy pista kryesore ku po hetohet ngjarja e të premtes, ajo e hakmarrjes për shkak se të dyshimeve si i përfshirë në ekzekutimin e Papës, si dhe pista e dytë që përfshinë të vëllanë, ajo e vrasjes së dy personave në Belgjikë.  Vatra e hakmarrjeve kriminale me pasojë edhe jetë njerëzish tashmë, dyshohet të jetë aktiviteti kriminal i drogërave që kishin si linjë trafiku, Turqinë, Shqipërinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Rama në hotel 15 mijë euro nata”, ish-deputetja e PS: Harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
  • Një spiune me moralin e Vlora Hysenit
  • Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares
  • E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  • Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Komentet e Fundit

  1. Edi on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  2. myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris on Ballkani në Shengen?
  3. Xha jaho on Kreu i Gjykatës së Lartë: Do ulemi në tryezë me Ramën, por Kushtetuta nuk negociohet
  4. Tarot on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Anonymous on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?