Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës euro. Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i publikuar për konsultim, përfshin për herë të parë një kapitull të veçantë që përcakton mënyrën se si do të funksionojë banka qendrore shqiptare pas hyrjes së vendit në Eurozonë.
Projektligji parashikon se, nga dita e prezantimit të euros si monedhë e Republikës së Shqipërisë, euro do të bëhet njësia monetare e vendit, ndërsa Banka e Shqipërisë do të jetë përgjegjëse për hedhjen në qarkullim dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian dhe të Bankës Qendrore Evropiane. Njëkohësisht, institucioni do të përcaktojë edhe dizajnin e monedhave metalike euro që do të emetohen nga Shqipëria, sipas standardeve evropiane.
Megjithatë, përfshirja e këtyre dispozitave nuk do të thotë se Shqipëria do ta adoptojë euron në të ardhmen e afërt. Ato do të hyjnë në fuqi vetëm pasi vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe të plotësojë kriteret e konvergjencës ekonomike që kërkohen për hyrjen në Eurozonë.
Dispozitat e reja janë pjesë e një reforme më të gjerë që synon përafrimin e plotë të kuadrit ligjor të Bankës së Shqipërisë me acquis të Bashkimit Evropian dhe krijimin e bazës institucionale për integrimin e saj në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore.
Përveç dispozitave që lidhen me përgatitjen për adoptimin e euros, projektligji sjell një reformë të gjerë të kuadrit ligjor të Bankës së Shqipërisë. Një nga ndryshimet kryesore është forcimi i pavarësisë institucionale, funksionale, financiare dhe personale të bankës qendrore, duke ndaluar shprehimisht që ajo të kërkojë ose të marrë udhëzime nga qeveria apo institucione të tjera shtetërore.
Projektligji sanksionon si objektiv parësor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, ndërsa i jep Bankës së Shqipërisë një mandat më të qartë edhe për ruajtjen e stabilitetit financiar. Për herë të parë, ligji përfshin një kapitull të posaçëm për politikën makroprudenciale, duke i dhënë bankës kompetenca më të gjera për identifikimin dhe kufizimin e rrezikut sistemik në sektorin financiar.
Reforma zgjeron gjithashtu kompetencat e Bankës në mbikëqyrjen e institucioneve financiare, duke i dhënë të drejtën të kryejë inspektime më të plota, të kërkojë informacion shtesë dhe të vendosë masa administrative për subjektet e mbikëqyrura. Njëkohësisht, forcohet kuadri ligjor për sistemet e pagesave, administrimin e rezervave valutore dhe mbledhjen e statistikave monetare e financiare, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
Projektligji parashikon edhe ndryshime në qeverisjen e Bankës së Shqipërisë, duke forcuar kriteret profesionale dhe të integritetit për drejtuesit e saj, si dhe duke krijuar Komitetin e Politikës Monetare dhe Komitetin e Stabilitetit Financiar si organe këshillimore për Këshillin Mbikëqyrës.
Një tjetër risi është forcimi i pavarësisë financiare të Bankës së Shqipërisë. Projektligji rrit kapitalin e nënshkruar nga 2.5 miliardë në 6 miliardë lekë, ndërsa përcakton një mekanizëm të ri rikapitalizimi për rastet kur kapitali bie nën nivelin minimal. Gjithashtu, ruhet kërkesa që rezerva e përgjithshme të jetë të paktën pesë herë më e madhe se kapitali i nënshkruar dhe krijohen rezerva të posaçme për mbulimin e rreziqeve financiare. / Scan tv

Idiotësia e rradhës. Më mirë leku se euro. Te euro ti nuk ke asgjë në dorë. E luajnë të tjerët lojën. Ndryshe po të grumbullosh borxhin e shteteve që përdorin euron në krahasim më prodhimin e brendshëm bruto të tyre, del se raporti borxh/monedhë është në favor të lekut. Është një tjetër masë bythëlëpirëse e qeveritarëve shqiptarë ndaj Brukselit. Dhe një gabim i madh ekonomik.
Mos I thoni keto fjal se trondotet tregu i monedhave.
Çvleresohet leku dhe varferohet populli .sidomos pemsionstet
Shqiperia eshtë larg nga futja e €
Ka vende qe jan antare te BE prej 10-15 vitesh dhe muk e kan fut akoma € .
Keto deklarata jané shaka me zarare
Kesaj me Projekt-Ligjin per € nga mashtruesi Edi Rama i thone:
PRIT GOMAR TE MBIJE BAR!
Kesajt thone qe nga nji vende i lire, duke emetuar monedhen tende.
Te behet nji skllave qe perdor monedhen e tjetrit, duke i paguar edhe taksen per perdorim.
Cmenduri.
PER PROJEKT-LIGJIN per BANKEN E SHQIPERISE:
Ne te gjitha vendet e Bashkimit Europian, Guvernatori nuk gezon imunitet te posacem juridksional.
– – –
Vendimet per Kontrolle e/o Arrestim te Tij i merr Gjykatesi i Juridiksionit te zakonshem Penal te Kryeqytetit,
pas Kerkeses se Prokurorit te Ceshtjes.
– – –
Pyetje:
Sa lidhet ky projekt-Ligj, mes te tjerash, edhe me disa procese bankare te kryeqezuara ne kohe e hapesire.
1. – me renien drastike te kembimit te Euro-s ne tregun valutor, e Banka Qendrore deri ne fillim te ketij viti bente sikur nderhynte, ndersa keta 3-4 muajt e fundit e ka pararendur, aq sa kompanite e kembimit kane qene ato qe kane bere
rezistence here pas here ;
2. – me qarkullimin ciklik e mase te madhe e monovolume, permes bankave te nivelit te dyte, te kartmonedhave tejet
te konsumuara, te cilat praktikisht duhet te qendronin jashte qarkullim/perdorimit ne treg (i njejti fenomen ky, por me permasa me te medha, se ai qe u pershfaq ne vitet 2013-2014, e qe coi ne arrestimin – pa denim?! – te ish-Guvernatorit
te Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani.
… … … … …
… … … ka dhe procese te tjera financiare, te cilat jane ne anomali te plote me strukturen financiare, ekonomike, prodhim/eksport/import, e sidomos te blerjeve imobiliare deri na Amerike, Australi e Afrike te Jugut …
Me vjen keq qe Shqiperia po e humb Edhe nje pjesa të historisë se veqant të saj. Europa do të të qvesh nga qdo gje e pastaj të luaj me ty si të dëshiroi . Mbetem si robot të Europës dhe trurin na komandojn . Ajo është një histori që Europianeve as qe e paramendojn jo vetem qe se kan pas kurr . Leku është histori !!! Është më shumë se EU është unikat , është shpirti i Shqipërisë . Sdo ta jepja më asgje të botës , të qëndroi ashtu si populli i saj në histori !
Ju jini idiotë të gjithë . Po çfarë e ka gjetur Kosovën, që përdor euron ? Po Malin e Zi, që si neve, akoma nuk është në Evropë dhe si monedhë ka euron, çfarë e ka gjetur ? Na u bëtë të gjithë ekonomistë e specialistë për gjithçka, injorantë .