Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentati në Vlorë, dëshmon Kevin Hajrulla: Ndjeva erën e barutit kur hyra në makinë, nuk kam konflikte
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Atentati në Vlorë, dëshmon Kevin Hajrulla: Ndjeva erën e barutit kur hyra në makinë, nuk kam konflikte
AktualitetKronike

Atentati në Vlorë, dëshmon Kevin Hajrulla: Ndjeva erën e barutit kur hyra në makinë, nuk kam konflikte

Published: January 11, 2025
Shpërndaje

Kevin Hajrulla ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve lidhur me atentatin e bërë ndaj tij më 18 dhjetor të vitit të shkuar. Ai ka mohuar të ketë njohur ekzekutorët, por thekson se ka ndjerë erën e barutit kur u qëllua në momentin që u ngjit në makinë dhe pastaj ra pa ndjenja.

Ai pretendon se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe se për një kohë të gjatë ka punuar në call center.

I pyetur për marrëdhëniet me kushëririn e tij Inez Hajrulla, i cili është në përplasje të forta me grupin e Bernand Sinomatit ai ka shpjeguar se me të është takuar shumë rrallë.

- Publicitet -

“Nuk shoqërohem me Inezin. Ndodh që takohemi në raste familjare”, ka rrëfyer i plagosuri.

Policia ka dyshime të forta se Kevin Hajrulla është tentuar të eleminohet për shkak të përplasjeve që kushëriri i tij Inez Hajrulla ka me grupet kriminale, edhe pse i plagosuri rezulton pa rekorde.

Aktualisht Hajrulla ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar pasi ka bërë 3 ndërhyrje kirurgjikale.

Inez Hajrulla deri më tani nuk është pyetur nga grupi hetimor, për shkak se sipas sistemit TIMS ai rezulton se është jashtë vendit. Grupi i Inez Hajrullës është në përplasje me disa grupe të tjera.

Konfliktin me të fortë e ka me Bernard Sinomatin, nipi i të cilit Gëzim Sinomati u ekzekutua dhjetorin e 2023 me snajper në distancë. Vrasja e Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit i njohur si Buzëderri, ende nuk është zbardhur.

Ndërkohë pas atentatit të Vlorës, ku mbeti i plagosur Kevin Hajrulla dhe një person tjetër, në Tiranë u tentua ekzekutimi i Bernard Sinomatit.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?