Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Athina mbyll repartin ushtarak në kufi me Qafë Botën, banorët në protestë: Kemi frikë nga përshkallëzimet pro Çamërisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Athina mbyll repartin ushtarak në kufi me Qafë Botën, banorët në protestë: Kemi frikë nga përshkallëzimet pro Çamërisë
Lajmi i funditRajoni

Athina mbyll repartin ushtarak në kufi me Qafë Botën, banorët në protestë: Kemi frikë nga përshkallëzimet pro Çamërisë

Published: February 6, 2025
Shpërndaje

Reagime të organizatave dhe banorëve të Filiatit, komunë 25 km larg kufirit shqiptar të Qafë Botës, ka shkaktuar plani i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, për mbylljen e repartit ushtarak të Batalionit 628 të Këmbësorisë.

Nga e marta e kaluar me vendim të shoqatave të prindërve dhe kujdestarëve, nxënësit nuk kanë shkuar në shkollë dhe së bashku me prindërit e tyre po zhvillojnë tubime proteste në sheshin e komunës duke marshuar drejt repartit, ndërsa sot gjithë punonjësit e bashkisë nuk kanë shkuar në zyra.

Siç kanë theksuar banorët dhe zyrtarët e organeve lokale, reparti ushtarak në Filiates krijon një ndjenjë sigurie në zonën e tyre rurale dhe kontribuon në ekonominë lokale e cila vazhdon të tkurret.

- Publicitet -

“Bëhet fjalë për një vijë kufitare me shtetin fqinj ku banorët e mbetur po përballen vazhdimisht me probleme të ndryshme. Gjatë gjithë këtyre viteve prania e Ushtrisë në bashkëpunim me Policinë dhe Gardën Kufitare ja kanë dalë mbanë me shumicën e këtyre problemeve. Por tashmë përveç reduktimit të personelit të policisë dhe rojeve kufitare , shtohet edhe mbyllja e mundshme e repartit. Janë në radhë të parë arsyet e rëndësisë kombëtare dhe interesi kombëtar që detyrojnë mirëmbajtjen e funksionimit të Batalionit dhe sigurisht që ka edhe arsye ekonomike që kanë të bëjë me funksionimin e përgjithshëm të komunës së Filiatit”, -ka deklaruar kryetari i bashkisë së Filiatit Vasilios Tzigos.

Në mbledhjet dhe diskutimet e banorëve kanë marrë pjesë edhe deputetë të zonës, zyrtarë të qarkut të Thesprotisë si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme të cilat me një peticion dërguar mediave greke theksonin midis të tjerash thuhet: “Flasim për një batalion, vetëm pak kilometra larg Shqipërisë, ku nacionalizmi fshihet dhe herë-herë manifestohet në mënyra të ndryshme, si p.sh. fletushkat e hedhura nga persona të panjohur javën e kaluar që flisnin për ushtrinë çlirimtare të Çamërisë“.

Për përshkallëzimin e protestave është formuar një komision për të koordinuar lëvizjet e radhës, të cilat parashikohen të përfshijnë bllokimin e portit të Igumenitsës si dhe autostradës Egnatia së bashku edhe me protesta që do të zhvillohen në Athinë në bashkëpunim me Vëllazëritë dhe Shoqatat e ndryshme.

Plani i qeverisë greke dhe Ministrisë së Mbrojtjes për mbylljen dhe riorganizimin e reparteve ushtarake greke është bërë i njohur nga prej nëntorit të kaluar kur ministri Nikos Dhendias ka paraqitur edhe një projekt 10 vjeçar me ristrukturim të forcave ushtarake greke me vlerë disa miliardë dollarë.

Duke theksuar se nuk ka nevojë që Greqia të ketë më shumë reparte ushtarake se SHBA, Dhendias kishte deklaruar se do të mbyllen të paktën 132 prej mbi 837 reparteve ekzistueseve për ti bërë ato që mbeten më të fuqishme dhe me mbi 70% më shumë në numër me forca ushtarake dhe armë. (TCH)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Arben says:
    February 6, 2025 at 8:46 pm

    Osmanllinj Elhamdullillah

    Reply
  • Papi says:
    February 6, 2025 at 8:59 pm

    Hahaaaaa
    Çamet ka frike nga ceshtja çame
    Komedia komedise

    Reply
  • demo says:
    February 7, 2025 at 1:19 am

    po kur flasin keta camet per miqesi te madhe me camet e krishtere,qe lane ne Cameri? Kane shkuar si vellezer!
    Came te krishtere jane keta qe protestojne. Nuk kane hallin e cameve qe perzune,se keta u rrofte Tregtia ne Shqiperi,por kane nevoje per fuqi punetore,.U jepnin ndonje lek,dreka,darka Eproreve te Bataljonit dhe u mblidhnin ushtaret ullinjte.
    Ato fletushkat i kane shkruar vete,se ne Cameri nuk lejohet te kaloje kembe shqiptari,jo me camet.
    Kam pare nje dokumentar grek per luft. II bot.Grate Came qanin me oi para kamers dhe tregonin nje Lapidar me emra camesh te krishtere te vrare nga camet muslimane.Nje uswhtarak madhor grek sqaroi se ata te vrare jane uswhtare te EDESES,Brigades se Napolon Zerves,te vrare gjate mesymjes se EAMIT(Partizanet Greke komuniswte),qe detyroi Forcat e Zerves te arratiseshin ne Korfuz.

    Reply
  • Ppp says:
    February 7, 2025 at 6:20 am

    Mos ma merrni per ters por mos protestojne ngaqe u ngelen grate pa ushtare?
    Ne shqiperi kemi pasur te njetet probleme

    Reply
  • Evropaiqi eleniqia says:
    February 7, 2025 at 7:40 am

    Komedi greke “komodhia”, si i tha ai ……me porosi nga poshte dhe me “udhezim” (urdher) nga larte ….aty edhe pordhen duhet ta besh greqisht se te marrin me qafe dyqanin ,familjen, punen..biografine, . Para disa vitesh ne Igumenice, pronarja e hotelit ku shkova ,me fliste greqisht kur une ,me qellim, i fola shqip. Mbrapa saj televizori, ne RTSh, po jepte muzike popullore ,me valle, te jugut….Ca te thuash, cdo gje e organizuar si ne kohen….e laverit…..asfalia me spiunet qe spiunojne njeri tjetrin e me the te thashe.Behet fjale per 1999…Duhet thene qe kohet e fundit (kam qene prap ne Parga para dy vjetesh) jane bere pak me ” tolerante “, sepse pashe shume aktivitete te menaxhuara nga shqiptare. Por ky lajm i “protestes ” nuk premton mire..kthim mbrapa.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  2. 666 on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Bureto on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. Joyce on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. Anonymous on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?