Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atletet e bardha dhe faqebardha histori: Si do “provokonte” realisht Kryeministri ynë artist
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Atletet e bardha dhe faqebardha histori: Si do “provokonte” realisht Kryeministri ynë artist
Kryesoreopinion

Atletet e bardha dhe faqebardha histori: Si do “provokonte” realisht Kryeministri ynë artist

Published: July 14, 2026
Shpërndaje

Nga Artan DUKA

Të lindur për të “provokuar”!

Kryeministri është i mirënjohur për sjelljet, fjalët e stilin e debatit, veshjet, gjestet e paraqitjet suprizuese, antikonformiste e antiklishe, deri provokuese protokollare në politikë etj nga deklaratat në Beograd, mitingjeve në Greqi, tryezave të Brukselit, piruetat, shakatë e shpotitë, “alergjitë” e “provokimet” protokollare nga atletet e bardha, gjunjëzimet në tapet të kuq, krahedhjet, e përditshmja me syzet e veshjet etj që, të pëlqejnë, s’të pëlqejnë, i krijojnë vazhdimisht publicitet.

- Publicitet -

Artisti e konformizmi nuk para shkojnë bashkë dhe kjo mbase shpjegon edhe sjelljet e komunikimin unik të tij që zgjat sa vetë jeta sepse artist nuk bëhesh por lind. E kur mplekset me politikën, shpirti i lirë i artistit, nuk përshtatet e ndrydhet por e shpotit e sfidon atë duke rrezikuar nam, për mirë a për keq por që fundja për një artist, aq i bën; nuk jeton për të tjerët por veten!

Vetëm se kur je artist-kryeministër, sillesh edhe për të tjerë dhe jo rrallë, zë ngusht plot të tjerë pas.

Kur vjen puna tek politika e marrëdhënia me të huajt, një befasi e tillë ndaj së pritshmes e protokolleve atje do të ishte vërtet e mirëpritur nga të gjitha e pa dallim nëse ajo do të ngrinte më tej “stekën” për ato që lidhen me interesin kombëtar.

Integrimi në BE përbën një objektiv madhor që na përbashkon por, po aq rëndësi sa integrimi ka edhe mënyra sesi integrohemi ku krahas shtetbërjes e normalitetit demokratik vlen edhe dinjiteti kombëtar i bazuar tek të vërtetat historike të shtrëmbëruara gjatë në kurriz të interesit e dinjitetit tonë kombëtar. Një politikë që “provokon” të huajt e thyen tabu e klishe që kanë shtrëmbëruar të vërteta historike për historinë e gjuhën e kombit tonë do të ishte e mirëpritur nga të gjithë. E të tilla ka plot dhe dinjiteti e do që të shtrohen në tryezë.

“Provokimi” me të vërtetën lakuriq!

Kryeministri do të bënte histori e fitonte simpati e respekt nëse një ditë të bukur do të “provokonte” duke u nisur me karvan makinash e autobuzash mbushur me deputetë e gazetarë, drejt fqinjit jugor për të vizituar bashkëkombasit tanë në Çamëri duke vënë edhe një kurorë e përulej në përkujtim të genocidit ndaj popullsisë çame.

Duke kërkuar takim me homologun grek për të biseduar për të shkuarat që mbajnë peng të ardhmen mes nesh. Duke kaluar pushimet verore e fundjava në trevat arbërorëre nga Athina e çdo cep i vëndit. Duke takuar vazhdimisht emigrantët rishtas shqiptarë e dëgjuar problemet e tyre. Duke organizuar konferencë për shtyp në fund të vizitave ku të flitet pa doreza për gjëra që mbajnë peng marrëdhëniet me fqinjin duke nisur nga ligji Luftës, zhbalanca mes të drejtave minoritare këtej e mohimit andej, e drejta shtetformuese arbërore, ndjesa ndaj Çamërisë martire si çlirim e shpëtim shoqëror nga makthet e së shkuarës, artifica e kufirit detar të përcaktuar njëherë në shekullin e kaluar etj.

Askush nuk do e ndalojë kryeministrin tonë, jo vetëm për statusin që ka, por edhe sepse nëse bën vaki, do të gjenerojë publicitet të pashëmbullt në mbarë planetin për botën shqiptare e të vërtetat e shtrëmbëruara në shtetin fqinj. Ai do të bënte lajm për veten duke bërë edhe histori për të gjithë.

Kryeministri do të “provokonte” edhe nëse do të dilte matanë në veri për botën shqiptare në Sërbi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, deri edhe tek Hunzat e famshëm në Himalajë etj, sepse bashkimi i kombit është bashkim zëmrash dhe kufiri fizik nuk hyn në punë. Jemi shteti amë e duhet të sillemi si të tillë.

Ai do të “provokonte” realisht nëse do të rregullonte me ligj apo urdhëronte hapje reale të institucioneve shkencore, ministrive etj në vënd ndaj prurjeve të reja kërkimore e shkencore të kërkuesve e studjuesve vëndas e të huaj rreth historisë e gjuhës shqipe nga zanafilla e civilizimit europian. Nga teoritë e faktet e reja rreth evolucionit pellazg-iper-ilir-maqedonas-arbëror-shqiptar në gadishullin Ilirik, e vërteta historike e ngjarjeve, origjinave të protagonistëve, mitive e legjendave, teoritë e faktet rreth rolit të gjuhës shqipe si bazë për gjuhët e sotme në kontinent – alfabeti pellazgjik, shkrimet mesape, universitetet ilirike, propagandimi e jo kundërvënia ndaj zbulimeve të botës sikurse rezultateve të revistës “Science” për vijimësinë mbi 6000 vjet të gjuhës sonë etj.

Kryeministri do të “provokonte” botën nëse për faktet e reja, studjuesit e rinj etj, ai do të mundësonte që ato të përgëzohen e inkurajohen, mbështeten e promovohen dhe kurrsesi të lejohet të përgojohen, shpërfillen apo blasfemohen, deri cilësohen sharlatanë (ngre hamëndje plot për motivet e këtyre sulmeve) kur ata janë të përkushtuar me zell rilindasi që me fakte e të dhëna të reja arkivore të dalin në përfundime që i pranon edhe bota tashmë, duke thyer tabu e klishe që ende nëpërkëmbin interesin kombëtar e bërë një shërbim kombit mbarë.

Kjo rilindje e re duhet të zërë vënd e pasqyrohet në mënyrë kritike në media, reportazhe, tekstet mësimore, takime e botime shkencore sepse puna në shërbim të interesit kombëtar nuk duhet paragjykuar, përkundrazi duhet t’i jepet mundësia e pashtershme për të provuar atë që pretendon.

Ai do të “provokonte” tamam botën nëse bashkë me rishikimin e teksteve historike e gjuhësore do të mbështeste hapjen e muzeumeve të historisë domethënëse rreth rolit të të parëve tanë në formimin e civilizimit europian, nëse do të lobonte në perëndim e Hollivud e gjetiu për të kuptuar se jemi “muzeu” europian, do të mbushte sheshet e rrugët publike me monumente të shquarish – luftëtarë, drejtues, filozofë të lashtësisë e deri sot etj origjina e të cilëve është përvetësuar gjatë e shtrëmbëruar si “greke” apo “latine” dhe që zgjojnë krenarinë tonë si komb e ngërthejnë kuriozitetin e vizitorëve nga bota që historinë e klisheve ende e marrin të mirëqënë etj.

Ai do të “provokonte” realisht nëse toponimet do të kthehen në origjinë, që kalendari të transformohej në kalendar pellazg, që alfabeti pellazg të mësohej në shkolla e të ishte përbri në shkrimet publike, do të përkujtoheshin ngjarjet e mëdha e epokale historike që protagonistë kanë të parët tanë, të organizonte festa mbarë kuqezi në rajon etj.

Nëse arbëreshët në Itali janë kuq e zi, bile më shumë se ne, atëhere edhe arvanitasit duhet të flasin po njëlloj pa ndroje gjuhën e të parëve e valvisin flamurin e Kastriotit si ata. Jo për hatrin tone, pasi deri tani ne mbase nuk jemi ende shteti amë i denjë për ta, por për të parët e tyre që luftuan e ranë për Arbërin e u japin identitet e dinjitet sot.
Ai do të “provokonte” nëse fqinjëve u vë përballë në tryezë të vërtetat që ata i dinë por i refuzojnë duke shpresuar e investuar që të mbetemi të ndrojtur e të mekur në kompleksin e inferioritetit ndaj tyre për jetë e mot.

Ndroja nga e vërteta përballë karshillëkut bazuar tek trillimi vetëm pështjellon, pezmaton, komplekson e nxit asimilimin ndërkohë që e vërteta mbush me krenari e dinjitet, besim tek vetja e përkushtim tek e ardhmja.
“Provokimi” i botës me të vërtetat për interesin kombëtar nuk është mundësi por detyrim historik e kryeministri bën mirë të nxitojë përpara se lavdia të shkojë tek tjetërkush se kryeministër nuk është përjetë.

E që të mos mbahet mënd vetëm për “provokimet” alla-llafe të shumta pa bereqet apo atletet e bardha e gjestet befasuese protokolleve të botës, bën mirë të “provokojë” për faqen e bardhë të historisë e dinjitetit tonë kombëtar. Do na bënte krenar pa dallim dhe atëhere gjithshka artistike e pozante më të huajt, edhe atletet e bardha që i mban për modë a hall, do ja bënim të gjithë “kabull”.

Sa për botën, atletet e bardha do të ishin gjëja më e parëndësishme që do u binte në sy, sikletoste apo argëtonte ata sapo të uleshin në tryezë e dëgjonin e fjaloseshin pa doreza për të shkuarën që mban peng të ardhmen mes nesh. Trofeu i integrimit nuk duhet të jetë harresa ndaj së shkuarës e së vërtetës. Nuk ia vlen si i tillë dhe më mirë pa të se pa dinjitet e identitet sepse zor se Greqia do dalë nga BE kur të hyjmë ne atje, për të mos lejuar hyrje-daljen mes popujve e daljen e “shejtanit” nga shishja në rajon.

Të bëjmë atë që kemi në dorë. Kryeministri i pari. Nuk do të ishte provokim por test për vetë imazhin demokratik të BE, ftesë e sinqertë për bashkëpunim e miqësi me të sikurse edhe dinjitet kombëtar për vetë ne kur të ulemi në tryezën e saj.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • demo says:
    July 14, 2026 at 5:04 am

    Ku e di ti,qe eshte artist kryeministri? Cila eshte vepra artistike e kryeministrit?Atletet e bardha,apo brekushet trecerekshe?
    Udheheqes,Mbreter,PerandoreTe lojtur nga trute e kokes ka plot,,edhe hajdute,por kjo nuk do te thote qe jane artiste.
    Po te ishin te gjithe psikopatet artiste edhe cmendina do quhej Galeri Artesh.

    Reply
    • NjëSiJu says:
      July 14, 2026 at 7:57 am

      Bravo! Një shkrim artistik i mbushur me të vërteta!

      Reply
    • Dashi says:
      July 14, 2026 at 10:07 am

      Po të ishin gjithë pensionistët si demo , këmbë pensionisti mos mbetet .

      Reply
      • ¿? says:
        July 14, 2026 at 12:12 pm

        Ti kot thua Dashi, ti nuk je me shume se nje Dele e rrjepur.

        Reply
  • Dudumi says:
    July 14, 2026 at 5:22 am

    Karavidhe. Ka problem me pjekurinë. Si më thënë, është një shprehje që thotë se femra rri tre orë para pasqyrës të teukohet dhe kur del jashtë e shikojnë nga të pasmet. Kur vete ne takime e konferenca ky s’ka zë tamam në çështjet që shtrohen. Këtu është çështje peshe e nuk ka faj. Mirëpo çfarë zgjedh? Zgjedh të marrë edhe ky vëmendje në forma të tjera. Nuk është çështje artistike por egocentrizmi. Të mos kalojë një event pa u thënë se ishte edhe ai karavidhja aty. Nuk thonë se ishte edhe Shqiperia, aty por vendi i atij galloshes. Kur duhet peshë dhe të trajtohen ca gjera seriozisht maksimumi do shkaktojë habi se pse po vjen me këpucë ky? I mbaroi garderoba e atleteve?

    Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    July 14, 2026 at 6:21 am

    ‘EDHE PSE TE GJITHE DERI NE GRYKE NE MUT,KA PREJ NESH QE VAZHDOJNE E SODISIN YJET.!’

    O.WILDE

    Reply
  • Vrejtje says:
    July 14, 2026 at 6:52 am

    Per mua, megjithe formen, shume pak gjera qendrojne. Autori harron me dashje emrin e Shqiperise sot qe nga Okb e keshille sigurimin e déri ne takimet. Ne Athine, Belgrade, Rome, Londres, Berlin e Paris, Bruksel…te kryeministrit,
    harron me dashje ndertimin e Shqiperise dhe 4 fishimin e buxhetit etj etj; por duhesh bere me mire? Po, ka abuzim, korrupsion ect, po. Po drejtesi me prokurore e gjyqtare sa e Kane ndihmuar vendin ?! Psé nuk zbardhet formalisht 21 janari, Gerdeci….apo shkaterrimi qe po i ben “protesta” Shqiperise?! Sa shume ka bere e sa shume ka per te bere.

    Reply
    • ¿? says:
      July 14, 2026 at 12:47 pm

      Ti nuk e merr vesh qe Gerdeci, 21 janari dhe te gjitha perrallat e tjera nuk zbardhen se pastaj vdes gogoli dhe nuk kemi me cfare t’i trembim shqiptaret? Ky birboja me poture e me atlete pervec 4 fishimit te mender buxhetit mund t’i kishte zbardhur te gjitha keto qe thua ti po pastaj nuk do te kishe me cilin te trembte shqiptaret. Gogolin nuk e zhdukim ne se na duhet, biles e paguajme qe te rrije gjalle dhe vefdalle.

      Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 14, 2026 at 8:27 am

    Më vjen keq që Tan Duka po i mëson ARAT-BABAIT:
    -Lojtari në futboll kur është në stol,e bën kollaj golin në fushën kundërshtare:
    1.Km Rama është i pari në Shqipëri që ka programuar dhe folur për problemin ÇAM,L.LUFTËS,SHITJEN E DETIR,MINORITETIN SI KAUZË E GREKUT NË SHEKUJ,etj..
    ..Por,një dorë që nuk kafshohet-Puthet,Thot populli.
    ▪︎ Pasi pas këtyre AntiShqipëtari Sali(që nuk e zë në gojë) doli në mbrojtje të TERRORISTIT FREDI BELERI DHE ME MIÇON E VOGËL-GREK E BËN EURODEPUTET,QËLLIMISHT PËR TË PENGUAR INTEGRIMIN E VËNDI NË BE.
    2.ISHTE KM RAMA QË NË BEOGRAD JA THA TROÇ A.FUÇIÇIT-E KE HUMBUR KOSOVËN,NJIHE ATË..
    ▪︎ Por,menjëher -“USHTRIA”SËRBE E KOSOVËS U NGRITËN KUNDËR TIJ DUKE DEKLARUAE ” E.RAMA NUK KA PUNË ME KOSOVËN,JEMI NE ZOT TË SAJ .” !
    ..DHE DIHET ÇNDODHI ME ALBININ 2021 QË NË TIRANË KRIJOI PVV,PËR TË RRËZUAE E.RAMËN..
    3.Ndonse E.Rama po punon fuqishëm për integrimin e vëndit në BE..
    -GREKU DHE ALBIN KURTI PO NDIHMOJNË PROTESTUESIT ANONIM QË TË RRËZOJNË QEVERINË RAMA,ME KËRKESA ABSURDE..
    4.NË 4 MANDATE,E.RAMA ËSHTË NDESHUR ME KANCERIN BERISHIST,SPIUNIN E UDB BISTURIA 79,I CILI U SHPALL NON GRATA QËLLIMISHT PËR TA LARGUAR NGA POLITIKA(YURI KIM..ME SB PD DO TË HAJ BAR )..
    ..NDËRSA DREJTËSIA(SPAK/SALI/SKAP
    E FALËN QËLLIMISHT PËR DESTABILIZIMIN E VLËNDIT DHE PËR TA PENGUAR NË BE..
    5.NË 2016 ME DREJTËSINË E “RE” HUMBI SOVRANUTETI,PASI TANIMË DREJRËSIN E KOMANDOJNË SHBA,BE..,DUKE BËRË NJË EKSPERIMENT ABSURD,KU SPAK KA DALË MBI GJK,KUVËNDIN E SHQIPËRISË,MBI 65 % PARABURGIME MË SHUMË SE NË BE,KREMLIN.
    6.Katraurën me PRONAT,e bëri Saliu me DREJTLSINË E KORRUPTUAR,JU 85-90 % I KAPI VETINGU dhe jo Rama..
    ..DHE,NDONSE JAN VRARË MBI 16.000 NJËRZ PËR VENDIMET KRIMINALE TË DREJTËSISË,LIGJI 7501 I SALIUT FATKRQSI KOMBI,NUK ËBËHRËT MË,PASI KJI ISHTE DIUREKTIVA E RANIZ ALISË(PRRESTROJKA) PËR SALIUN QË PUSHTTIN TA KISHTE NË VAZHDIMSI KOMUNISTI SALI DHE SHQIPOT TË ENDESHIN NËPËR GJYQET E SALIU 92.! ETJ,ETJ.
    -Tanimë E.Rama le ti bjeri fyellit me një vrimë deri 2029..duke numuruar të tijët në derën e SPAK në ralortin 100/1 PS+PD.!
    EL NEWS ALBANIA
    FLM DITA

    Reply
  • Hajde Koloreto hajde says:
    July 14, 2026 at 11:20 am

    Artan Duka je ne konkurence me Koloreto Cukalin,…..

    Reply
  • Haxhi (Ram) Qamili says:
    July 14, 2026 at 11:58 am

    E parë me syrin e artistit, lind pyetja se çfarë lidhje kanë mes tyre shallvaret dhe atletet? Absolutisht asgjë. Kjo lloj shije në të veshur është kontrast i fortë midis primitives dhe modernes. Brekushet alla turke, atletet alla frënga. Shtati fyll, mendja pyll. Kush i preferon të dyja provokon haptazi prioritetet e shoqërisë. Demonstrim sa qesharak preferencash në paraqitje, po aq dhe i padëshirueshëm për mbajtësin e një posti në rang kryeministri. Dëshiron të duket paksa i veçantë nga të tjerët? Okay, këtë lloj shfaqje mund ta dëshironte gjithkush, të paktën për sa kohë gjendet në ambjent privat. Por në ambjente si ministria, samite komnëtare e ndërkombëtare, palloshi i gjatë duhet t’i përmbahet, do apo s’do ai, disa rregullave të ngurtësuar që kanë të bëjnë me etikën, me marrëdhëniet e ndërsjellta, me prestigjin (jo atë individual).

    Sa për të tjerat, autori i ka nxjerrë më së miri në pah. Nëse është politikan e jo artist palaço, me të cilin zgërdhihen Rutja, Makroni, Erdogani, etj., provokimin le ta bëjë atje ku e nevojit interesi i kombit shqiptar. A i ka të qarta palloshi interesat kombëtare, dhe a e ka si pikësynim mbrojtjen e tyre? Po apo jo? Kjo është pyetja një milionëshe që kërkon përgjigje. Nëse po, hallall brekushet. Nëse jo, sikterr para se ta marrë lumi vatanin bashkë me shqiptarët.

    Reply
  • për të marë dhe për të lënë says:
    July 14, 2026 at 12:56 pm

    Dy gjëra të vogla: Së pari autori kërkon shumë nga një kryeministër artist/sportist. Karakteristika e tij kryesore është dukja, pamja e jashtëme, jo përmbajtja! Me një fjalë nuk është burrë shteti, por vetëm një lloj shoumeni! Së dyti edhe ky autor ka rënë në grackën e Shqipërisë – qendra e botës! Jemi kombi i fundit në Europë me alfabet, universitet dhe hekurudhë dhe ky flet për alfabet pellazg 6 000 vjeçar! Sikur të jetë Sazan Guri! Ndryshe ka të drejtë kur shkruan për politikë përulëse ndaj Greqisë për Çamërinë. Ka lejuar edhe ngritjen e një busti të një politikani grek andej nga Dropulli, pa kërkuar asgjë tjetër në këmbim! Autori po ashtu flet për pellazgë dhe ilirë, kur edhe lidhjet tona shpirtërore, kulturore apo gjenetike me arbërorët mund të vihen kollaj në dyshim. Feja është kulturë = Volteri! Si përfundim te ky shkrim ka shumë për të marrë dhe për të lënë.

    Reply
  • demo says:
    July 14, 2026 at 1:16 pm

    A e ka ndihmuar vendin Drejtesia? Po praaaa,.I zbuloi zv kryeministres korrupsionin nga tuneli Llogarase tek lotet e Unazes Tiranes.Nga parqet fotovoltaike tek HECet lundruse,nga Rruga Bashkim Ules tek Resortet e Rrjollit,60 mije faqe korrupsion.Kush ja ka fajin kryeministrit qe nuk ja dorzo0n Drejtesise me Votat e Parlamentit.
    Drejtesia ja ka fajin kryeministrit?

    Reply
  • Golem says:
    July 16, 2026 at 9:33 pm

    Forca turbofolku politik…

    Reply
  • demo says:
    July 17, 2026 at 8:33 am

    Nje kryeminister,qe populli i dhuron arkivolin per ditelindje,nuk ka cfare ben me Aty.

    Reply
  • Braçe Metua says:
    July 17, 2026 at 8:36 am

    Po ku di të bëj nga këto gjëra të fisme ai është një rrugaç pervers që ta hedhësh në kosh të plehrave..! Mjerë ky komb ku u katandis…!

    Reply
  • PANO HALLKO says:
    July 19, 2026 at 10:05 am

    Gjithçka shkruhet, është me vend. Autori, ka lujatur me fabulën: -Sikur të kishte Halla, k##e!
    Atëherë, do i flisnim… XHAXHA, E JO HALLË!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjendet i vdekur ish-profesori i Cambridge i akuzuar për plagjiaturë
  • Ndalimi i rrjeteve sociale nën 15 vjeç, pezullohet ligji në Francë
  • Tunelet në Bjellorusi që migrantët i përdorin për të hyrë në BE
  • Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra mbeten aktive, mbi 500 forca në terren
  • Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. ANA on ​98-vjetori i “Po”-së në Letnicë: Udhëtimi i Gonxhe Bojaxhiut nga Kosova drejt Misionit Botëror
  2. Anonymous on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Devolli on Diella dhe zhdukja e ryshfetit
  4. Zyx on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi
  5. Dashi on Në 51 bashki të vendit numri i të moshuarve tashmë tejkalon numrin e fëmijëve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?