Makina e përdorur në sulmin e natës së kaluar ndaj televizionit TCH rezulton e vjedhur, ndërsa policia dyshon se autorët janë nga Shkodra.
Dy persona, banorë në këtë qytet janë ndaluar në Vlorë, rreth orës 03.00 të mëngjesit, dy orë pas sulmit në godinën e TCH.
Mjeti tip Range Rover ka mundësi të jetë vjedhur në Shëngjin, kohë më parë dhe është pajisur me një palë targa të vjedhura në kryeqytet.
Autorët, që mendohet se janë tre ose katër, janë afruar në godinën e TCH pranë produksionit Big Brother, dhe një ose dy prej tyre kanë hapur zjarr.
Rreth 25-30 plumba kanë goditur kangjellat rrethuese dhe fasadën e xhamit të godinës së medies në fjalë. Një prej tyre i ka marrë jetën, punonjësit roje të TCH, rreth 60 vjeç.
Makina është gjetur më pas e djegur midis Golemit dhe Kavajës në autostradë. Brenda saj kanë qenë dy armë tip kallashnikov.
Policia vijon hetimet.

SHËNIM: Një tjetër i pafajshëm…
Nga Adrian Thano
Botuar në DITA
Ka spekullime mbi motivet e mundshme të ngjarjes së rëndë në televizionin e njohur TCH: probleme biznesi të pronarëve, marrëzi e të marrosurve pas big-luisëve, krim brenda familjes…
Spekullimet nuk do ndalen, as kur shteti të nxjerrë versionin zyrtar. Shteti nuk është më i besueshëm. Ai e ka humbur prej kohësh pozitën e autoritetit moral. Ka dështuar, ka gënjyer, ose ka heshtur në krime shumë më të rëndë se ky. Mandej, ka vrarë edhe vetë, fukarenj në rrugë.
Vetë kanali mediatik e quajti “akt terrorist i pandodhur kurrë në 32 vjet”. Gjysmë e vërtetë. Nuk është akt i pandodhur. Mediat janë sulmuar nga njerëz të armatosur edhe më parë. Redaksi mediash janë djegur, gazetarë janë gjymtuar. Kjo ka ndodhur kur shumë nga gazetarët e sotëm nuk ishin lindur ende, ose ishin fëmijë.
Në deklaratën e TCH, shkruhet edhe se liria e kësaj medie, ka shkaktuar “shqetësim tek minuesit e demokracisë”. Togfjalëshi të çon tek terroristi i përhershëm, gërdalla e pabesueshme që ka nisur t’i lëpihet jargës së pushtetit politik që më 1968. E që vazhdon të zvarritet po aty, më 2023!
Fytyra e tij e neveritur, është fytyra e këtyre tridhjetë e kusur viteve të fundit. Krejt si në cirk, e lyer me bojna palaçosh – njëra gjysmë, fytyrë krimineli, gjysma tjetër, turi karagjozi – ajo është fytyra e elitës post-komuniste të këtij vendi; një klasë drejtuese e shëmtuar, e dështuar, e mallkuar, që mblodhi dhe vazhdon të mbledhë rreth vetes llumin, e që pasi ia shkatërroi vendit, mbrojtjen, edukimin, dinjitetin, shpresën, nuk e ka për gjë të shpallë, që fajin për situatën ku jemi sot, e ka… populli!
Këta janë të pastër, ky shejtan popull qenka i ndotur; këta janë të drejtë, populli paska qëlluar dru i shtremët. Kjo ajkë po jep përditë shembuj mirësie e sakrificash, por ky popull i trashë nuk po kupton. Këta tregtarë flamujsh, mund t’ia shesin edhe shpirtin djallit, fajin e ka populli pse shet votën.
E lanë popullin pa punë, pa shkollë, pa të ardhme, tani zenë hundët pse ka kaq shumë krime e kriminelë. Këta të ndershëm, na i paska pjellë belaja me këtë popull hajdut e maskara. Për këta shpirtzbrazur, ky vend nuk bëhet sepse ky popull qenkësh dele dhe nuk proteston!
Nuk e kuptojnë, që ikja e madhe, është bash protesta! Nuk e kuptojnë që fajin nuk e ka “delja”, por çobani.
Kjo këngë dështakësh, po këndohet sot gjithandej, në emisione televizive, artikuj, rrjete sociale. Tashmë, e këndon edhe vetë populli, i zënë në çark!
Turp, cektësi, mjerim! Elita e një vendi, nuk ka si të jetë më e pacipë se kaq. Ky vend, ky popull, nuk ka si të jetë, më fatkeq se kaq.
Por ky sistem në veprim nuk do merrte dot frymë gjatë pa median. Media është pjesë e kësaj pseudo-elite. TCH nuk bën përjashtim. Përkundrazi.
Pas agresorëve të mbrëmshëm fshihen armiqtë e pronarëve? Në qoftë kështu, ka shumë të ngjarë që pas ca kohësh, kjo nuk do jetë më problem. Sa miq për kokë kemi parë që janë bërë armiq për vdekje në Tiranën tonë të biznes-politikës? Sa armiq për vdekje, janë bërë më pas, miq të sheqerosur, kur paraja dhe pushteti janë aty?
Ndoshta, agresorët janë kokëboshët e një emisioni kohëbosh? Qameti do derdhen ca lotë në studiot TV që shkëlqejnë nga luksi. Pastaj do vijojnë ethet, ojnat, lajket, lojnat… “Fendi, Gucci, Lui, Prada / Nuk ka më të shenjtë se fasada” – thotë një këngëtar, që për ironi, e ngrenë në qiell, pikërisht në këto studio.
Pra, edhe në qoftë, ajo që ndodhi, “një mesazh për Vjollcën”, edhe në qoftë marrëzi halabakësh, shumë shpejt, të gjithë do kthehen tek llumi i përditshëm.
E vetmja gjë që nuk kthehet më, është jeta e atij që u vra brenda kabinës së rojës me ca qindarka në xhep. Pak ditë më parë një bashkëmoshatare e tij, u qëllua me plumba duke punuar në një banak lokali. Për një rrogë, sa një shishe verë, nga ato që pi elita.
“Ai rron për zotrinë tuaj / Rroftë goja e çakallit!” – shkruante në 1942, dikush që sot ia kanë harruar emrin. Dy vjet më vonë, ndodhi ajo që ndodhi…
Dje, një tjetër “popull” shkoi pa asnjë faj në atë botë.
Ah ti, qerrata popull, që nuk ndryshon…
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Te mbyllet urgjentisht “Gig Bradheri”
Mbydheni se e degjenerut ket popull
Mos bre! Kan dash me vra dhenderushin.
Ndajeni mendjen,sa vetë gjuajtën?
.bylleni ate program te degjeneruar
Dihet kush i ben keto krime, ata si puna e Luizit te Big Brother. 1000 per qind te sigurte kush jane keta njerez. Gabim i pafalshem i Top Chanel qe nuk e perjashtoi Luizin qe javen e pare. Luizin e njohin se si kercenon, se si mashtron dhe bullizon. Duhet ta kishin larguar me kohe. Gjithe vanoret e shtepise jane djem e vajza shume te mire , por Luizi eshte ajo fara e keqe qe po mbin kudo ne shoqerine shqiptare dhe qe fatkeqsisht e mbeshtesin dhe lepijne buzet edhe gra e nena femijesh qe vetem iu uroj tu behen ata femijet si mashtruesi me i madh Luiz Ejlli.
Mos mor se asht ish dhanderr i asaj “Dizenjatores”.
Nuk eshte pune as big-brother dhe asgje tjeter por ktheuni ne memorje para 2-3 ditesh cfar tha mostra sali per pronaren e TCH-se dhe perfundimin nxirreni vete !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
He-he…bigu, vellait i madh gezon shendet, por fukarai e ha!
Emisione shkaterruese,degjeneruese,shkaterrues per familjet .
KRIMI , KORRUPSIONI , DROGA , PROSTITUCIONI ,DEGJRNERIMI , kjo èshtè SHKÉRDHATOKRACIA !!
MOS u çudisni o njerèz qè mbrapa kétij KRIMI tè SHÈMTUAR tè jetè Arben Ahmetaj qè topchanel , e ka MASAKRUAR me tè drejtè !!! Mund tè jetè edhe konkurrenca , dhe televizioni KLAN KRIMI nè veçanti , qè po falimenton , sepse TOP CHANEL i ka marr gjithè audiencèn (tè paktèn 2 milion shqiptarè ndjekin big brother) , por mund té jenè edhe Politikanèt KRIMINELÈ tè PUSHTetit , apo tè OPOZITÈS KRIMINALE !!!
FBI vetèm mund ta HETOJÈ dhe ZBÈRTHEJÈ gjithé ZANAFILLÉN e kètij KRRIMI tè PÉSHTIRÈ !!
Ju burracake qe vrisni me kallashnikov nje roje te pafajshem do te pergjigjeni . Ju nuk keni fytyre me tipare te duhura qe te dilni perballe dhe te dorezoheni. Ju jeni llumi I kombit. Politika eshte problem tjeter. Edhe kur ishte mushka Sali ne pushtet Top Chanel denonconte aferat korruptive. Por nuk u gjuajt me are. Kallashnikovi vijon te marre jete njerezish te pafajshem.
Media te degjeneruar qe luftojne vlerat e verteta dhe perhapin degjenerim dhe prostitution.
Jam kunder emisioneve pa asnje vlere qe perhapin degjenerim. Fatkeqsisht mediat ne Shqiperi kane qellime antikombetare.
Big braver ne Shqiperi
Njeri do jete fitues i lojës kjo esht loja nuk i dihet gjer ne fund 🎤🇦🇱 Respekt shqipria Republikës së Shqipërisë
FBI-ja heton për ndonjë qyp me flori ose sënduk me dollarë.
Adrian Thano je nje Gazetar qe meriton Respektin e mijra Lexuesve. KY reportazh, nuk ka asnje ndryshime me simotrat e saj ne Europe dhe Amerike, sic Jane Telegraph, The Indipendent Nje Jork Tims, etjer. Hallall ta boft Zoti. Krenar qe te kemi ne perditshmerine tone.