Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja pasditen e sotme (1 dhjetor), në kryeqytet, ku 50-vjeçari Alfred Dedja humbi jetën në një atentat brenda lokalit të njohur “Kështjella” në zonën e Ndroqit.
Autori i dyshuar i vrasjes, Julian Gjoshi, është një emër i njohur për policinë. Ai është kunati i Altin Hajrit, ky i fundit i shpallur në kërkim për zhdukjen e bujshme të Jan Prengës.
Vrasja e kësaj të diele ka ndodhur në sy të klientëve të tjerë që ndodheshin brenda restorantit “Kështjella”. Viktima dhe vrasësi njiheshin me njëri tjetrin pasi Hajri është pronari i e kompleksit, “Golden”, ku para disa vitesh menaxher ka qenë pikërisht Alfred Dedja.
Sipas dëshmitarëve, Dedja është ngritur nga tavolina për ta përqafuar dhe përshëndetur Gjoshin, para se ky i fundit të nxirrte armën.
Policia i ka gjetur një armë në trup edhe viktimës. Ndërsa vrasësi ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Benz” dhe ende nuk është arrestuar nga policia.
Kush është Altin Hajri
Altin Hajri, përmendet dhe në dosjen ndaj ish-deputetit të PS-së, Jugris Çyrbja. Hajri dyshohet se ka ndihmuar Çyrbjan të futej në listën e sigurt për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021.
Emri i Altin Hajrit ka dalë në bisedat e SkyECC ku ai së bashku me Ahmet Mashën dyshohet se kanë ndërhyrë që emri i Çyrbjes të futet në listë i treti.
Bisedat mes tyre janë zhvilluar në aplikacionin e koduar SkyEcc janë zhvilluar në vitin 2020, ku mësohet se ka dalë edhe emri i shtetasit Edmond Koçi, i njohur edhe si Mond Çekiçi.
Hajri akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020. Trupi i Jan Prengës është filmuar për herë të fundit pikërisht në garazhin e komplelsit “Golden”, ku është kapur nga kamerat e sigurisë teksa është nxjerrë nga automjeti Range Rover dhe më pas është transportuar në një furgon.
Hajri po gjykohet ne mungesë pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij. Atij iu bllokuan pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro në një operacion të përbashkët të policisë italiane dhe shqiptare të koduar “Enigma”, ku u arrestuan 16 persona.
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës
Jan Prenga u rrëmbye më 17 Janar 2020 në zonën e Kamzës dhe prej gati 4 vitesh trupi i tij nuk është gjetur ende.
Policia provoi me anë të pamjeve filmike praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ndërsa sot në burg ka mbetur vetëm kopshtari Festim Bexhdili.
Ai u ekzekutua me urdhër nga “kokat” e bandës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astriti dyshohej se e mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.
j.l./ dita
Skandalet e GRUPEVE KRIMINALE NË Shqipëri nuk kan të sosur.Pasi Ato janë të lidhura me KRERËT E POLITIKËS TË KRRUPTUAR QË NGA QEVERIA E PARË E PD E NË VAZHDIM.
Po të ishte DËNUAR HAJDUTI PARË ME SEKUESTRO do të ishte ndryshe.!
PO KUSH DO E BËNTE KËTË ?
1.Drejtësia u PËRÇUDNUA NGA SB & KLD E TIJ 100 % NË 1992 ME KURSIN 6 MUJOR QË U BË BUNKER PËR HAJDURËT E KRIMINELËT DUKE U PASURUAR VETË ME SHPARTALLIMIN E PASURUSË KOMBËTARE.!
2.Me reformën e RE në drejtësi u nxorën NOKAUT 85 % e magjistratëve nga VETINGU(e paparashikuar) por asnjërit nuk i është SEKUESTRUAR PASURIA e mbi 350 mild.$ të 45 viteve & 34 viteve pas 1992.
3.Ajo pjesë e magjistratëve 15 % nuk është 100 % e pakorruptuar.!
● Kjo është PROBLEM-DEKLAROI KR.SPAK A.DUMANI.!
4.SPAK & A.Dumanin po e sulmon shumë ashpër SALEH-NON GRATA..me qëllim që të shpëtoi pasurinë e FËMIJVE..EDHE ATA NON GRATA PËR KORRUPSION.!
5.SPAK,BKH & A.DUMANI PO SABOTOHEN NGA GJKKO..e cila po FAL SALEH & DHËNDRRIN(GOCËN) E TIJ,DUKE DAL KUNDËR SHBA,BE.!
6.Vetëm A.DUMANI nuk e SHPARRTALLON DOT KORRUPSIONIN E KRIMIN E ORGANIZUAR 34 VJEÇAR.!
7.SALEH..ka deklaruar se DO E ZHBËJ SPAK+BKH+GJKKO..duke prurë në DREJTËSI TIPAT E GJIN GJONIT..!! A çon kjo në 1992.?
8.A do triumfoi AMERIKA që mbështeti drejtësinë e RE deri tanimë APO SALEH me HA-LE-ATËT & KRIMIN.?
9.Me kë rrezikohet më shumë Shqipëria..Me Saleh apo me Edin..pa pyetur për PARTIT E TJERA QË I KËPUT PD+PS.!
10.Kë PARTI do mbështeti SHBA+BE për Shqipërinë në BE.?
-FLM
Gjykatat e plepave qe mbrojne kryekriminelet .Sali berisha duhet te varet te sheshin skenderbeu per gjithe korrupsionin qe solli ne shqiperi ne te gjitha fushat ,politike me spiunet e komunizmit dhe balliste espiunizuar ne burgjet e komunizmit.KORRUPSIONI QE PRURI NE ARSIM ME KARTONET E DIPLOMAVE DHE TITUJVE PROFESOR ME EURO NGA ELITA E SHKENCES SONE.Korrupsioni qe solli ne shendetasi me mitet ne cdo hallke te shendetsise nga mjeku i familjes ,i spitalit dhe mijra laboratore fallco me cmime te papara as ne vendet e zhvilluara perendimore Paguaj licencen te ministri apo drejtoret dhe hap laboratore me nivele te botes 3 dhe cmime fantastike.Ah poulli thote PESHKU qelbet nga koka ,por nuk ka kush ta pastroje
Altin Hajri eshte nje bandit , kriminel i akuzuar per zhdukjen e trupit te Jani Prenges qe drekonte ne resortin e tij te ngritur me djersen e bythes, me paret e droges ku cuditerisht drekonte shpesh dhe spiuni Agush 50 lekesh kur ishte dikush ne resortin e tij qe mund te jete ngritur dhe me leket e Nafije dybekut qe u be milionere kur ne Tirane erdhi me breke me arna.Kjo sepse krimineli Altin hajri shume me i rrezikshem se Shullazi, Ervis Martinaj, apo Lul berisha kishte mbrojtje politike nga leshelija e spiunit Agush 50 lekesh dhe bleu votat ne Pjeze , Hardhisht , Shijak duke e mxjerre lesheline force e dyte ne 2017. Ky bandit i marre mbrojtje sic po del nga Jurgis Cyrbja mund te ishte prapa hekurave me kohe por kjo eshte drama ne Shqiperi si mund te behesh deputet si Jurges Cyrbja nje njeri me intelekt zero , me parate e droges dhe mbrojtjen e krimit . Cuditerisht sot ne Shijak , Pjeze , Hardhishte leshelija e spiunit Agush 50 lekesh dhe Tedi bibiloshit kokboshit qe gergufet si i forti i lagjes apo shrebajges se neveritur te Jales Xhixho hundpinokes ka vdekur ashtu si ne gjithe shqiperine.Leshelija ne zonen e shijakut nuk merr asnje vote ne 11maj 2025 .
Ne 2017 o ce kryeminister ishte Rama, edhe ne2021kur u lirua krimineli ne fjale ishte po Rama,por sipas jush Rama nuk ka asnje faj pse i hane dardha mbas shpines se tij prandaj fajin deri sa te jete Rama ne pushtet do e kene Berisha dhe presidenti me i mire i te gjitha koheve Meta.
Fajin è la edi rama