Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Avokatët e ish-presidentit Donald Trump, përpjekje për ta shpëtuar nga burgu
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Avokatët e ish-presidentit Donald Trump, përpjekje për ta shpëtuar nga burgu
AktualitetBote

Avokatët e ish-presidentit Donald Trump, përpjekje për ta shpëtuar nga burgu

Published: August 7, 2023
Shpërndaje

Ekipi ligjor i ish-Presidentit Donald Trump thotë se do të kundërshtojë kërkesat e prokurorëve federalë për të kufizuar informacionin lidhur me padinë ndaj tij, që ai mund të ndajë me publikun. Duket se rasti po vjen duke u vështirësuar, ndërsa reagimet globale mbi sfidat ligjore të zotit Trump janë të ngadalta.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Iglesias bisedoi me analistë politikë mbi arsyet për këtë. Ish-Presidenti Donald Trump, i cili po rikandidon për këtë pozitë, e quajti “sajesë” padinë e fundit kundër tij, gjatë një tubimi me mbështetësit në Kolumbia të Karolinës së Jugut.

Javën e kaluar ai u paraqit në gjykatë për akuzat për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2020, që ai i humbi. Prokuroria do ta ketë të vështirë ta provojë këtë, tha avokati i zotit Trump, John Lauro, në emisionin “This Week” të rrjetit ABC. Ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të vërtetojnë nëse ai po vepronte në mënyrë të pandershme, nëse po kryente një krim” me vetëdije, tha ai.

- Publicitet -

Pas një postimi të zotit Trump në internet, i cili dukej si një kërcënim për hakmarrje ndaj kujtdo që shkon pas tij, prokurorët i kërkuan një gjyqtari federal, që të kufizonte informacionin që ai dhe ekipi i tij mund të ndajnë me publikun për këtë rast. Ekipi ligjor ka afat të përgjigjet deri të hënën. Avokati John Lauro komentoi këtë çështje në CNN.

“Shtypi dhe populli amerikan në një kohë fushate kanë të drejtë të dinë se cilat janë provat në këtë rast. Meqenëse provat nuk mund të mbrohen ndryshe, ne do ta kundërshtojmë atë”, tha avokati i ish Presidentit Trump. Ish-Nënpresidenti Mike Pence, një nga kandidatët për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, mund të thirret për të dëshmuar në gjykatë.

Ai shpjegoi në CNN pse refuzoi kërkesat e avokatëve të zotit Trump për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020. “Asnjë nënpresident, ose dikush tjetër, nuk duhet të ketë kurrë të drejtën të përcaktojë presidentin amerikan. Presidenca i përket popullit amerikan dhe vetëm popullit amerikan”, tha ai.

Reagimet globale ndaj sfidave ligjore të zotit Trump kanë qenë të ngadatla. Profesori i shkencave politike në Universitetin e Uashingtonit, James Long, thotë se nuk është i befasuar. “Disa udhëheqës në disa vende të veçanta, kanë marrë mesazhin e gabuar nga sjellja e zotit Trump. Tani për tani, ata ndoshta po tregohen të zgjuar, duke qëndruar në heshtje dhe në pritje të asaj që do të ndodhë, ndërsa vazhdojnë të përpiqen të kenë marrëdhënie të mira diplomatike me Shtetet e Bashkuara”, thotë ai.

Edhe pse njerëzit jashtë Shteteve të Bashkuar mund të jenë lodhur duke dëgjuar për këtë çështje, ose mendojnë se ky nuk është një problem, që i prek ata, aktakuza e fundit ndaj zotit Trump duhet të merret seriozisht, thotë Kathryn Sikkink, eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Harvad.

“Nëse nuk keni demokraci ose demokracia është e dobët, të drejtat e njeriut rrezikohen. Unë besoj se në periudhën afatgjate, nëse kjo çështje trajtohet mirë në Shtetet e Bashkuara, vendet e tjera do t’i kushtojnë vëmendje”, thotë ajo. Sipas saj, kjo çështje mund të shërbejë si një shembull se si Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të kapërcejnë problemet e brendshme, përmes ligjit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën
  • Fatos Tarifa: Protesta? Festë e demokracisë! Ministra dhe deputetë, vini në punë mendjen tuaj

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Vlora 97 on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. demo on LETËR E HAPUR
  5. Patrioti i Ballshit ne rruget e botes on LETËR E HAPUR

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?