Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Avokatët europianë kritikojnë kërcënimet me ndjekje penale ndaj Gentian Sejranit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Avokatët europianë kritikojnë kërcënimet me ndjekje penale ndaj Gentian Sejranit
AnalizaKronike

Avokatët europianë kritikojnë kërcënimet me ndjekje penale ndaj Gentian Sejranit

Published: August 12, 2026
Shpërndaje

Në një letër dërguar qeverisë shqiptare, kryetari i Këshillit të Dhomave të Avokatisë dhe Shoqatave të Juristëve të Evropës (CCBE), i cili përfaqëson organizata të 46 vendeve, shpreh shqetësimin e tij lidhur me kërcënimet publike për ndjekje penale dhe procedim disiplinor ndaj avokatit Gentian Sejrani, në lidhje me ushtrimin e detyrave të tij profesionale në mbrojtje të personave të ndaluar nga policia gjatë protestave anti-qeveritare të njohura si ‘Revolucioni i Flamingove’.

“CCBE u bën thirrje me respekt autoriteteve kompetente që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar që avokati Gentian Serjani të mund të ushtrojë detyrat e tij profesionale pa frikësim apo ndërhyrje të papërshtatshme dhe të përmbahen nga çdo veprim penal, disiplinor apo administrativ që buron nga ushtrimi legjitim i këtyre detyrave” shkruan president i CCBE-së Roman Zavrsek, në letrën dërguar kryeministrit Edi Rama.

“CCBE rikujton se avokatët duhet të jenë në gjendje t’i ushtrojnë funksionet e tyre profesionale në mënyrë të pavarur dhe pa frikën e hakmarrjes, pengimit, frikësimit apo ngacmimit, me qëllim garantimin e pavarësisë dhe integritetit të administrimit të drejtësisë dhe mbrojtjen e shtetit të së drejtës,” shton Zavrsek.

- Publicitet -

Me 4 korrik, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, bëri thirrje për ndjeje penale dhe masa disiplinore ndaj Serjanit duke e akuzuar për ‘nxitje të urrejtjes”, pasi ky i fundit bëri publike pretendimet e një klienti për abuzim fizik gjatë qëndrimit në paraburgim policor.

Sejrani, avokat dhe drejtor ekzekutiv i organizatës Drejtësi Sociale, ka përfaqësuar dhjetëra protestues të arrestuar ose të ndaluar që nga fillimi i protestave anti-qeveritare dy muaj më parë.

Duke e ndarë letrën e CCBE-së në faqen e tij në Facebook, Serjani ishte kritik ndaj Dhomës Kombëtare Shqiptare të Avokatisë, e cila ndryshe nga partnerët evropianë, nuk ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Lamallari.

“Meqë Dhoma Kombëtare e Avokatisë Shqiptare ende nuk ka reaguar, reagoi me shpejt organizata evropiane që përfaqëson dhomat kombëtare dhe shoqatat e avokatëve në Evropë,” shkruan ai.

Në letrën drejtuar Ramës, kryetari i CCBE-së Roman Zavrsek thekson se organizata i kushton rëndësi të veçantë respektimit të të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës dhe ndjek me shqetësim të posaçëm situatën e avokatëve në rrezik në mbarë botën.

Ai tërheq vëmendjen e qeverisë shqiptare mbi “Parimet Themelore të Kombeve të Bashkuara mbi Rolin e Avokatëve”, ndërsa e rikujton se më 15 qershor, Shqipëria ka nënshkruar konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit dhe bën thirrje për ratifikimin e saj të shpejtë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Të thuash të vërtetën says:
    August 12, 2026 at 9:55 am

    Nuk mund të ketë vend në Evropë ku prokurorët, gjyqtarët, avokatët të gëzojnë të drejta e liri të pa kufizuara se sa në Shqipëri .

    Reply
    • xxx says:
      August 13, 2026 at 12:22 pm

      Ashtu shpallnin edhe Nazistet liri demokraci.
      Te akuzoje shteti nji avokat per “nxitje urrejtje” tek ben detyren e tij kur mbron klientin me fakte te dhunimit nga vete shteti, nuk duket shume si liri demokraci.

      Shihjani si i nxin surrati Lamallarit si terrorist.
      Nje kriminek gjakftoht me kollare qe lufton e burgos per hater te Ramutit. Sa ngjan ky si Al-Sharani presidenti Sirise ish krimineli ISIS.

      Reply
  • Replikuesi says:
    August 13, 2026 at 8:00 pm

    Ti XXX je një rrotë kari e një kokë loqe që një ditë do të të gjejnë të ngordhur në divan nga urrejtja e helmi që derdh për qeverinë . Ske turp të turpërohesh vetëm helm nxjerr nga barku dhjetë herë në ditë, mut muti .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, avokati: Nëse miratohen, mbylleni që nesër SPAK-un
  • FOTO: Një prej ngjarjeve më dramatike në historinë e aviacionit civil, çfarë ndodhi dje në avionin e linjës Dubai-Tel Aviv
  • Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec
  • Banka Qendrore e Skandaleve
  • 01 tetor 2026

Komentet e Fundit

  1. S ka rendsi on Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec
  2. ana on Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec
  3. Arben vl on Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec
  4. Gani on Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec
  5. Emigranti on Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?