Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, e cila natyrisht nuk përfaqëson vetëm mendimin e saj, po legjitimon si të rregullt mungesën e Sali Berishës për gjashtë muaj në Kuvend, si mungesë me arsye. Ajo citohet të ketë thënë se: “Dua t’i japim fund spekulimeve. Qenia e një personi nen këtë mase nuk mund te konsiderohet si mungese pa arsye ne Kuvend. Jemi konsultuar me njohës te ligjit dhe Kushtetutës”.
Më shumë se debat kushtetues ky është debat politik dhe tolerancë politike. Dhe për këtë socialistët mund të kenë arsyet e veta cinike për ta përdorur Berishën si koleteral politik përballë tyre, por kjo nuk është as kushtetuese as politike dhe as logjike.
Së pari “mungesa me arsye”, siç duan t’ia quajnë Berishës mungesën gjashtëmujore nënkupton pengesë brenda ligjshmërisë se veprimeve të individit, pra nënkupton spital, nënkupton sëmundje, nënkupton pandemi, ka ngec diku jashtë shtetit… etj. Këto janë mungesa me arsye. Mungesë me arsye se “është pak në burg”, vetëm socialistët shqiptarë mund të shpikin për kundërshtarin e tyre të cilin e duan të vdekur po të pavarrosur. Ai që është në burg nuk ka mungesë me arsye, por ka arsye të nxirret nga Kuvendi.
Së dyti, mandati i Sali Berishës duhej hequr dhe pa mbushur gjashtë muaj, pasi bie ndesh me ligjin e dekriminalizimit, pasi ai është refuzuar të hyjë në dy nga shtete më të mëdha të perëndimit SHBA dhe Britani e Madhe.
Në nenin 2 të këtij ligji që përshkruhet ndalimi për të kandiduar në pikën 2 paragrafi b, thuhet qartë se aplikohet ndalimi i funksioneve të një politikani kur “janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE, SHBA, Australisë, Kandasë në lidhje me rastet e parashikuara nga pika 1, shkronja a, b, dhe c të këtij neni.
Ju kujtojmë se Sali Berisha është i vetmi person “non grata”, madje në dy shtete të mëdha perëndimore që gëzon mandatin e deputetit . Të tjerët janë ose në burg ose jashtë politikës.
Së treti, Kuvendi i ka hequr mandatin Arben Ahmetaj, i cili po ashtu ishte nën hetim nga SPAKU dhe në kërkim nga drejtësia. Nëse Ahmetaj nuk do ishte arratisur, por do të qëndronte këtu do të ishte në burg si Berisha.
Por për drejtësinë tonë, formalisht ai është një i burgosur i arratisur. Me këtë logjikë i bie që ai ka munguar me arsye se është në burg. Edhe Berisha është aktualisht në burg. Njërit i është hequr mandati tjetrit nuk po i hiqet.
Fakti që Berisha i paska kërkuar gjykatave ta lejojnë të shkojë në Kuvend dhe nuk e kanë lejuar, nuk është arsye për tu quajtur “mungesë me arsye”.
Është një arsye më shumë që ai nuk duhet të jetë në Kuvend, pasi shkelja e ligjit që ai ka bërë, është më e rënd se nevoja që ai ka të jetë deputet.
Kështu i bie që socialistët të rishkruajnë ligjin dhe të vendosin standard tjetër nga ai i drejtësisë vetëm për Berishën.
E gjithë kjo është e shëmtuar dhe natyrisht që është një llogari politike që mban në lojë një kufomë pasi e kanë më të lehtë për të telendisur opozitën.
Nuk është as ligjore, as kushtetuese as morale. Është vetëm politike. Dhe e shëmtuar.
Mero Baze – Tema

nuk eshte “politike” shoku Qero.
Eshte pakti i ri Ram-Berish
iu dha vula, nuk do ti hiqet mandati, e tjera qe do dalin me pas
Arsyeja?
Votimi i “rezolutes antikorrupsion” qe ne fakt eshte rezoluta per mbrojtjen e korrupsionit nga SPAK.
dhe te cilen per ironi te fatit si per te tallur bythen me te gjithe ne e drejton pikerisht “kumbari” i reformes.
E kupton shoku Qero?
Eshte per te shpetuar bythen e Rames nga burgu
Ju grini pordhe e sallate.Une e kam shkruar ,mund te lexoni komentet,Saliun do e keni president.
Ethem Lalaj le te haje mut gjithe diten e naten sepse pleqte 2 ore gjume bejne naten sepse bejne shurre 4 here ne nate.
Brenda 24 orëve Rama dhe Berisha kanë zyrtarizuar dy pazare politike:
– zyrtarisht Sali Berishës nuk do i hiqet mandati deputetit pavarsisht mungesës 6 mujore në parlament.
– zyrtarisht PS-PD konsoliduan qëndrimin se Komiosioni parlamentar Xhafa do jetë kundër reformës në drejtësi dhe kundës SPAK
Të dyja pazaret Rama-Berisha ndodhën:
– në valën e të nxehtit 40 gradë kur njerzit janë në plazhe dhe nuk ndjekin politik
– në kulmin e kampionatit Europian kur njerzit shohin futboll dhe jo politik.
– në valën e disa skandaleve, kur SPAKU po ju bën rreshtore të dy palve.
– dy javë përpara se të mbërij ambasadori i ri amerikan David Kostelançik.
Pse Rama po mban një standard ndryshe nga Arben Ahmetaj që ju hoq mandatin pasi nuk shkoi në parlament 6 muaj?
Po pse kjo zbythje e Edi Ramës në luftën kundër Non-Gratave?
Sepse ata në thelb nuk ka qënë kurrë kundër njëri-tjetrit. Marrveshja e tyre e 2008 me ndryshimet Kushtetuese dhe SItemin elektoral vazhdon.
Ajo u rinivua 2 muaj më parë dhe pika kryesore ishte Amnistia penale e njëri-tjetrit.
Çdo pikë e marrveshjes synon, arriten e qëllimit që drejtësia e re të mos i prek.
Marrveshja Rama-Berisha garanton “paprekshmërinë”.
Rama po i jep çdo gjë Berishës: Vulën, partinë, mandatin, buxhetin, logon, bllokimin me komision të SPAK etj etj.
Pyetja 1 milion është: Çfarë përfiton Rama në këmbim të favoreve që po i bën Berishës?
Fatura politike do të jetë e lartë.
Berisha duhet hesht pas zgjedhjeve dhe të pranoj humbjen duke qetësuar turmat se do fitojnë pas 10 vjetësh kur të bëhet 94 vjeç.
Berisha duhet mbaj peng opozitën pa parti të reja dhe ta mbaj aty në opozitë deri sa të vdes.
Berisha duhet ja lërë partinë vajzës sepse Rama ka interes të vazhdoj ndeshjen e shitur me kundërshtar Non-Grata nga amerikanët.
Me pak fjalë Rama sapo fitoi zgjedhjet në tavolinë. Votimi në Prill do jetë formal se rezultati dihet. Kjo ndeshje politike është e trukuar.
Rama e ka blerë portierin e ekipit kundërshtar.
Por ndryshe nga blerja me lekë e futbollistëve, ai e bleu Berishën me klering, fare lirë sepse e kapi peng me dosjet e tij.
Okazion i gjësë gjallë, me ulje çmimi sezonal.
Loja vazhdon….
Populli voton, Rama-Berisha numëron.
Ka karakter leaderri:
http://www.facebook.com/share/p/CTo5oeocp2KGcg6d/
Nuk ka hajvanllëk që të justifikojë pretendimin e socialpisave se doktori “full grada” medemek na qënkërka në burg. Jo, jo, ish sekretari i përkëdhelur i PPSH-së, e pra bashkëudhëtari i pandarë dhe idhulli i socialpisave vazhdon të qëndrojë atje ku e dëshirojnë ata, dmth. në majë të piramidës hoxhiste për t’i bërë karshillëk (pa)drejtësisë nga njëra anë dhe një populli në arrati nga ana tjetër.
Ky pakt z.liu eshte me I rezikshem sa shkruani ju.
Qysh ne hapat e para te Bardhit (ziut I kombit)per te rikthyer Berishen ne parlament (sepse ky Bardhi nuk ka aq bythe per kete propozim) e kam shkruar qe marveshja Rama-Berisha eshte politike ruse per ta kthyer shqiperine nje vend antiamerikan.
Socialiste e demokrate vazhdim i politikes se Ramiz Alise.Ish pronaret kane mbetur edhe pas 35 vjetesh ish pronare.Elita e komunizmit dhe spiunet e Sigurimit te pasuruar ne menyre te pandershme.Nano,Berisha, Meta dhe Rama pjella te politikes ramiziste te vitit 1990.Turpi jone qe keta plehra te se kaluares na drejtojne akoma.
Ja dhe shoku mali,,,,pordhi plaku nbyth te oxhakut…ik o loqe
Kete politike ruse Edi Rama dhe Sali Berisha po mundohen ta futin edhe ne Kosove.
Shikoni politiken e ndyre te ketyre qe me zagarana nga te dy anet (kosove-shqiperi)duan te percajne presidenten me kryeministrin ,aktuale ne Kosove.
Kjo eshte historia e shqiperise me keta zagarana per pushtet.
Habitem shume me disa GARIPA INTERNETI qe fajsojne me nder me thane Socialistat e Edi Ramortjes dhe kete Nikollen e parlamentit se na i paskan “dredhur” me Usali Biberishen qe paska qene me mungese me aresye 6 muaj ne maje te pallatit me Non Graten Gallaten e Xha Bidos Amerikes !!..Nese nuk e dini qe te dy partite kryesore me kryetaret e tyre jane kukulla qe drejtohen qe nga gushti 1993 (mbajeni mend mire kete date) nga Washingtoni dhe Brekeselli jeni budallenj nese e dini jeni monstra…Qe kur Xha Bidoja Amerikes me Blinkenin e tij ( me i fuqishem se vete Bidoja) shpallen Non Grata me Cokollata nje serial killer thashe qe kjo eshte Radioloje me Kimeten e Guamit qe Usaliu e perdori si leter higjenike….A ja boni Salihu “8 ne 2” Amerikes apo eshte kjo e fundit qe e perdor akoma ne menyre inteligjente per “gjona te cuditeshme” qe do merren vesh nga brezat qe do vijne pasi te kene ngordhur keto demon-kratet e sotem qe qeverisin planetin.
.Per Ramen & Nikollen e Soqialisteve eshte turp per pergjegjesine miligrameshe qe kane ne drejtimin e Shqiperise…Turpi 99% eshte i Bidenit & Runakut qe si albitra i dhene Karton te Kuq Berishes tyre dhe …ose duhet te pranojne qe i perdori Salihu si letra higjenike ose te pranojne qe Salihun e kane kellef shumeperdorimsh per t’ja futur atij vendi..Me ndryshe : poshtrimi nga miqte qenka me ikeq se pushtimi nga armiqte..
Valle pse kombi shqiptar mbeti nen thundren otomane me shume se cdo kombe tjeter?!
Fan Noli para100 vjet e parashikoi,provoi dhe demaskoi dhe kjo vertetohet deri ne ditet e sotme si tek poema Anes Lumenjve.( Ku e lame e ku na mbeti, vaj vatani e mjere mileti……..)
Me ne fund e kuptoi edhe Mero Baze qe Berisha Meta e Ranma jane bashk. Ata vetem ushqejne njeri tjetrin ne rotacionet e hajduterise se tyre mbi shqiptaret.
S’kemi pare gje akoma, e s’kemi per te kuptuar gje ndonjehere! Sipas vendit, behet edhe kuvendi. Ashtu sic eshte populli, ashtu do te jete edhe qeveria, opozita e cdo institucion tjeter. Keta kemi zgjedhur, e keta meritojme…..kjo tregon nivelin e “larte” kulturor qe kemi!