Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: AXHENDA: Meloni sot në Shqipëri, viziton qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > AXHENDA: Meloni sot në Shqipëri, viziton qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër
Lajmi i funditPolitike

AXHENDA: Meloni sot në Shqipëri, viziton qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër

Published: June 5, 2024
Shpërndaje

Kryeministrja e Italisë, Girogia Meloni do ttë vizitojë ditën e sotme vendin tonë. Fokusi i vizitës së Melonit do të jetë kampi i refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër, ku pritet të strehohen qindra emigrantë, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes  Shqipërisë dhe Italisë.

Mësohet se Meloni do të bëjë nga afër një inspektim te punimeve në këto kampe. Raportohet se Meloni e shoqëruar nga homologu i saj Edi Rama, do të jenë në Lezhë në orën 11:15 për të vizituar dy kampet, dhe më pas në orën 12:00 do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Axhenda: 

- Publicitet -

Ditën e sotme (Datë 05 Qershor), Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Shqipëri në zonën e Gjadërit, Lezhë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të vizitojnë zonën e Gjadërit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit në orën 11:15.

Në orën 12:00 Rama-Meloni do të zhvillojnë konferencë për shtyp.

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët

Marrëveshja mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për strehimin e emigrantëve u nënshkrua më 6 nëntor të vitit të kaluar. Pakti i firmosur nga kryeministri Rama dhe homologia e tij Giorgia Meloni parashikon krijimin e dy qendrave për identifikimin dhe pritjen e emigrantëve të menaxhuar nga autoritetet italiane në tokën shqiptare, njëra pranë portit të Shëngjinit në veri të vendit, dhe tjetra në brendësi, në Gjadër. Brenda kampeve mund të strehohen deri në 3000 emigrantë, dhe siç parashikon pakti atje do t’u duhet të presin vendimet nëse mund të shkelin ose jo në territorin italian ose, në të kundërt do të riatdhesohen me shpenzimet e Romës.

Qeveria italiane synon që në kampet që do të hapen në Shqipëri, do të dërgohen personat e shpëtuar nga autoritetet në det, pra jo ata të cilët shpëtohen nga organizatat jo qeveritare. Ndërkohë mediat italiane raportojnë se vlera e projektit parashikohet të jetë rreth 34 milionë euro. Vlerë kjo të cilës duhet t’i shtohen rimbursimet për shërbimet e transportit, shërbimet komunale, grumbullimin e mbetjeve, mirëmbajtjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme, lidhjen Wi-Fi dhe kujdesin shëndetësor. Megjithatë pakti i nënshkruar mes dy vendeve ka shkaktuar reagime të ashpra si nga opozita shqiptare ashtu dhe nga opozita italiane, pasi sipas tyre kjo marrëveshje shkel të drejtat e njeriut.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • pilo Lala says:
    June 4, 2024 at 11:51 am

    Dy figura kane sjelle Kryeminister Italian ne Shqiperi, Zani i Vlores dhe Edi Rama.

    Reply
  • mali says:
    June 4, 2024 at 5:50 pm

    Zani I Vlores eshte burg,pra se shpejti edhe Edi Rama shkon ne burg.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    June 4, 2024 at 7:20 pm

    Mbesa e kryefashistit historik Mussolini duhet të ekzekutohet ashtu si mbreti Viktor Emanueli III nga trimi Mujo Ulqinaku!

    Reply
  • ATSH says:
    June 4, 2024 at 7:48 pm

    Une se di cfare duhet te mendojme neser ..te falenderojme Melonin qe po na sjell anije te mbushur me emigrante te deshperuar qe nuk duan te vijne ketu ? Apo qe po ngre nje burg per ti burgosur e mbajtur me zor ne Shengjin ? Apo te falenderojme Ramen qe po na ben gardian te nje lager per fukarenjte ? Rama problemin e ka me popullin e tij e jo me median italiane .

    Reply
  • Populli says:
    June 5, 2024 at 7:31 am

    Moj Melonia e vocerr benvenuto tra noi ne Albani,
    per ato afrikanet qe do sjellesh tu bofte dita 1000,

    per ta gezuar Rilindjen kesaj SHQIPERISE sone,
    edhe kjo dyndja e afrikaneve te tu i mungon,

    falendero Ramen per ftesen per afrikanet o Melone zgjuar,
    se ne fakt ne emer te te gjithe shqiptareve ato ti ka kerkuar,

    se kjo Rilindje me shqiptaret qe i paksohen perdite Shqiperise,
    nuk ka se si te kuptohet pa kete “dhurate” te Ram Poshtersise.

    Reply
  • Një banor I Tiranës says:
    June 5, 2024 at 8:47 am

    Është një rrotë mulliri me pseudo Rroftë Luli , që e quan Melonin mbesa e Mussolinit. More hajvan , Meloni nuk ka asnjë lidhje fisnore me Mussolinin , është rritur në një familje të varfër dhe pa baba . Mbesa e Mussolinit quhet Aleksandra Mussolini, morri pjesë në politikën italiane për vite të tëra dhe tani e tërhequr nga politika . Per dijeni , Aleksandra është edhe mbesa e artistes së famshme italiane Sofia Loren . Motra e Sofias është martuar me vëllanë e Mussolinit .

    Reply
  • Tellalli says:
    June 5, 2024 at 1:11 pm

    Ti je populli bythës , shqiptarët me mendjen tënde prej budalli , nuk janë as 5% . Dhe ti , e quan veten populli .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, urimi i ambasadës amerikane në Tiranë
  • SHBA feston 4 Korrikun: nga historia, te tradita dhe festimet
  • Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qendro
  • VIDEO: Nisin homazhet për Ali Khamenein, miliona njerëz mbushin rrugët e Teheranit
  • 4 Korrik 2026

Komentet e Fundit

  1. Oso Shkodrani on A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  2. Anonymous on Kur KM poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  3. Ganua on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Era on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  5. 下载陪陪我交友平台软件 on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?