Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Azerbajxhani akuzon Francën se po nxit një luftë të re rajonale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Azerbajxhani akuzon Francën se po nxit një luftë të re rajonale
AktualitetBote

Azerbajxhani akuzon Francën se po nxit një luftë të re rajonale

Published: November 21, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, akuzoi Francën se po krijon kushtet për një luftë të re në Kaukazin Jugor, duke furnizuar me armë Armeninë. Muajin e kaluar, Franca arriti kontrata të reja për të furnizuar me pajisje ushtarake Armeninë.

“Franca destabilizon jo vetëm shtetet që ka pasur koloni në të kaluarën dhe që ka tani, por edhe rajonin tonë, Kaukazin Jugor, duke mbështetur tendencat separatiste dhe separatistët”, tha Aliyev gjatë një konference për shkolonizimin në Baku.

“Duke armatosur Armeninë, ajo zbaton politika ushtarake, inkurajon forcat revanshiste në Armeni dhe përgatit terrenin për nisjen e luftërave të reja në rajonin tonë”, shtoi presidenti azerbajxhanas. Ende nuk ka ndonjë reagim nga Parisi për këto deklarata.

- Publicitet -

Baku dhe Jerevani kanë zhvilluar dy luftëra në tri dekadat e fundit, por Aliyev shënoi një fitore të rëndësishme në shtator duke rimarrë rajonin e kontestuar të Kabarakut, ku armenët etnikë kishin gëzuar një pavarësi de facto që nga fillimi i viteve ’90. Mbi 100.000 armenë etnikë që nga ofensiva e shtatorit janë larguar për në Armeni.

“Ne do të inkurajonim të dy palët që të angazhohen në ato bisedime, pavarësisht nëse janë këtu apo diku tjetër, kjo do të vazhdojë të jetë politika jonë,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Azerbajxhani tani është në një pozitë të fuqishme për të fituar avantazhe në një marrëveshje të paqes me Armeninë. Por, Bakuja gjithnjë e më shumë po merr një qëndrim të ashpër ndaj shteteve perëndimore, veçmas ndaj Francës dhe Shteteve të Bashkuara dy shtete që kanë komunitete të mëdha të armenëve etnikë.

Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe Rusia për vite të tëra kanë tentuar që të ndërmjetësojnë një marrëveshje të paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Por, deri më tani këto përpjekje kanë dështuar.

Më herët gjatë javës, kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, falënderoi BE-në për punën që po bën që të sjellë më afër një marrëveshje të paqes, por tha se të dyja palët “ende po flasin me gjuhë të ndryshme diplomatike”.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Analizë e projektligjit për krijimin e ASHP: Një mekanizëm që vendos të drejtën e pronës nën kontrollin absolut të Ekzekutivit
  • ​Zhvillimi i lundrimit turistik në Shqipëri, Dorian Mersini në Ship2Shore: “Rritja kërkon kulturë më të fortë detare”
  • Shqipëria me 10 lojtarë humb mes polemikash në Finlandë
  • Qytete pa Qytetarë
  • Finlandë-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Komentet e Fundit

  1. Ottousa on Qytete pa Qytetarë
  2. Uber on Qytete pa Qytetarë
  3. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  4. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Buda on Qytete pa Qytetarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?