Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një qendër fetare dhe komunitare me sinagogë dhe shërbime për hebrenjtë pritet të hapet në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Një qendër fetare dhe komunitare me sinagogë dhe shërbime për hebrenjtë pritet të hapet në Shqipëri
AktualitetKronike

Një qendër fetare dhe komunitare me sinagogë dhe shërbime për hebrenjtë pritet të hapet në Shqipëri

Published: November 12, 2026
Shpërndaje

Shqipëria do të bëhet vendi më i ri në rrjetin ndërkombëtar të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch. Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Emisarëve të Chabad-it është njoftuar se rabini Yossi Fridman dhe bashkëshortja e tij, Etka Fridman, së bashku me djalin e tyre, Meir, do të vendosen në Shqipëri për të ngritur shtëpinë e parë të përhershme të organizatës në vend. Familja Fridman do të angazhohet për t’i shërbyer komunitetit hebre vendas, si dhe numrit në rritje të turistëve dhe vizitorëve hebrenj që mbërrijnë në Shqipëri.

Shqipëria zë një vend të veçantë në historinë hebraike edhe për shkak të qëndrimit të shqiptarëve gjatë Holokaustit. Tradita e besës, një nga shtyllat e kulturës shqiptare, u bë pjesë e historisë së shpëtimit të hebrenjve, pasi familje të shumta shqiptare i strehuan dhe i fshehën ata në shtëpitë e tyre, duke i mbrojtur nga përndjekja naziste. Në deklaratën e tij, rabini Yossi Fridman e lidh vendosjen në Shqipëri me traditën e besës dhe mikpritjen shqiptare ndaj hebrenjve.

“Koncepti shqiptar i besës do të thotë që ti e mban premtimin ndaj mysafirit tënd pavarësisht kostos. Gjatë Holokaustit, ata e mbajtën atë premtim ndaj popullit hebre. Ne kemi ardhur për të ndërtuar një shtëpi ku çdo hebre që hyn në derë trajtohet si familje, ashtu siç e trajtoi Shqipëria popullin tonë kur kishte më shumë rëndësi”, është shprehur ai.

- Publicitet -

Një nga arsyet që ka nxitur këtë nismë është edhe rritja e turizmit në Shqipëri, përfshirë numrin e vizitorëve izraelitë. Sipas organizatorëve, kjo ka shtuar nevojën për shërbime fetare dhe komunitare, si ushqim kosher, një sinagogë dhe ambiente ku udhëtarët hebrenj mund të qëndrojnë dhe të festojnë Shabatin. Familja Fridman synon të bashkëpunojë me komunitetin ekzistues hebre për të zhvilluar më tej jetën fetare në vend, duke ofruar njëkohësisht shërbime për vizitorët që kërkojnë një hapësirë për lutje, një vakt Shabati apo kontakt me komunitetin hebre gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një qendër fetare dhe komunitare me sinagogë dhe shërbime për hebrenjtë pritet të hapet në Shqipëri
  • Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6% fut në kaos dhe paqartësi supermarketet
  • Kushner dhe Witkoff në Moskë, çfarë pretendon Zelensky?
  • Luftë e re në Lindjen e Mesme? Netanyahu luan “kartën e fundit”, Irani paralajmëron SHBA-në
  • Përplasja për pagat: Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve

Komentet e Fundit

  1. durrsaku on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  2. demo on “O hajdut”! Rama pritet me protesta edhe në Dublin
  3. demo on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  4. aqif kapertoni on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  5. nje qytetar shqiptar on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?