Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Azerbajxhani dëbon dy diplomatë francezë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Azerbajxhani dëbon dy diplomatë francezë
AktualitetBote

Azerbajxhani dëbon dy diplomatë francezë

Published: December 26, 2023
Shpërndaje

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit ka urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve francezë, për shkak se “veprimet e tyre ishin në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik”, citon Radio Evropa e Lirë.

Ministria tha më 26 dhjetor se e ka thirrur në takim ambasadorin francez për t’i shprehur atij “një protestë të fuqishme ndaj veprimeve të dy punonjësve të Ambasadës së Francës”.

Ata u urdhëruan të largohen nga vendi brenda 48 orëve.

- Publicitet -

Parisi nuk ka reaguar menjëherë ndaj këtij vendimi, të cilin nuk dihet se nga çfarë e nxiti.

Tensionet mes këtyre dy vendeve janë rritur në vitet e fundit, pasi Franca e ka shtuar mbështetjen për Armeninë fqinje dhe e i ka shpeshtuar kritikat për Bakun.

Në nëntor, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e akuzoi Francën për nxitjen e konfliktit në Kaukaz duke e armatosur Armeninë.

Azerbajxhani dhe Armenia kanë luftuar dy luftëra për rajonin e kontestuar Nagorno-Karabak.

Bakuja e rimori këtë enklavë në shtator pas një ofensive të lehtë kundër separatistëve armenë, të cilët e kishin kontrolluar atë për tri dekada.

Armenia dhe Azerbajxhani kishin thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse e paqes mund të nënshkruhej deri në fund të këtij viti, por bisedimet e ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët mes dy ish-republikave sovjetike kanë shënuar pak përparim.

Në nëntor, Aliyev nuk pranoi të ulet në tavolinën e bisedimeve me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, në Spanjë, për shkak të, siç kishte thënë, “qëndrimit të njëanshëm të Francës”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, pritej t’i ndërmjetësonin bisedimet bashkë me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Franca, e cila strehon një diasporë të madhe armene, është akuzuar kohë pas kohe nga Azerbajxhani se ia mban anën Armenisë në konfliktin territorial mes dy vendeve të Kaukazit.

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës
  • ​Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912
  • Ky djalë ju mundi
  • Çfarë po i thotë Berlini Ramës
  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?