Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Azili\ Gjermania i hap udhë rregullores së re, çfarë pritet të sjellë për emigracionin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Azili\ Gjermania i hap udhë rregullores së re, çfarë pritet të sjellë për emigracionin
AktualitetBote

Azili\ Gjermania i hap udhë rregullores së re, çfarë pritet të sjellë për emigracionin

Published: September 28, 2023
Shpërndaje

Para takimit të ministrave të brendshëm të BE të enjten, Gjermania jep dritën e gjelbër për rregulloren e re të azilit.  Të Gjelbrit ishin kundër, e Berlini kishte kërcënuar me veto. Por Scholz ushtroi autoritetin e tij.

Gjermania pritet të braktisë kundërshtimin e saj ndaj zgjidhjes së propozuar për krizën në politikën evropiane të azilit. Sipas informacioneve nga studioja e ARD, kancelari Olaf Scholz vendosi në mbledhjen e kabinetit që Berlini “as nuk do të ndalojë dhe as bllokojë” reformën e sistemit evropian të azilit në Bruksel. “Frankfurter Allgemeine Zeitung” raporton, duke iu referuar qarqeve qeveritare, se kancelari “ushtroi autoritetin e tij”.

Rregullorja e krizës është pjesë e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (GEAS). Kjo rregullore ka qenë objekt polemikash në Gjermani, veçanërisht midis liberalëve të FDP-së dhe të Gjelbërve. Sekretari i Përgjithshëm i FDP-së, Bijan Djir-Sarai e kritikoi ashpër linjën e ndjekur deri tani nga të Gjelbrit. “Qoftë për reformat në nivel europian apo për klasifikimin e vendeve të sigurta të origjinës: në aspektin e politikës së migracionit, të Gjelbrit përfaqësojnë një rrezik për sigurinë e vendit dhe e bëjnë të vështirë, nëpërmjet pozicioneve larg realitetit veprimin koherent të qeverisë dhe zgjidhjet ndërpartiake”, tha ai. Opozita e CDU/CSU e kritikoi gjithashtu qeverinë federale për rrezikimin e të gjithë reformës së sistemit GEAS duke e bllokuar atë.

- Publicitet -

 

Të Gjelbrit kritikojnë
Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock (të Gjelbërit) tha në platformën X (ish-Twitter) se rregullorja mund të “nxisë transferimin e një numri të madh refugjatësh të paregjistruar në Gjermani”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kishte deklaruar sërish në mesditë se rregullorja e krizës nuk mund të miratohej në këtë formë.

 

 

FDP, nga ana tjetër, është në favor të projektit – dhe mbështet miratimin e tij. Ministri i Financave dhe lideri i partisë Christian Lindner tha gjatë një sesioni për pyetjet ndaj qeverisë në Bundestag: “Unë jam ndërkohë i bindur se qeveria federale do të miratojë paketën e azilit në nivel evropian”. Kjo përfshin një ndryshim themelor paradigme, duke përfshirë mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Evropës, thjeshtimin e procedurave të azilit dhe “zhvendosjen e paraqitjes së një kërkese për azil jashtë Bashkimit Evropian”. Qeveria federale merr përsipër përgjegjësitë e saj.

 

Standarde më të ulëta për emigrantët

Rregullorja e BE parashikon rregulla të veçanta në rast të presionit veçanërisht të lartë të migracionit. Këto përfshijnë afate më të gjata për regjistrimin e azilkërkuesve në kufijtë e jashtëm dhe mundësinë e uljes së standardeve për strehim dhe kujdes. Rregulla më të rrepta mund të zbatohen edhe për njerëzit nga vendet me shkallë të lartë njohjeje.

Organizata gjermane Pro Asyl e kritikoi një miratim të mundshëm të rregullores. “Do të ishte një dhuratë për mbështetësit e së djathtës ekstreme në Evropë. Sepse ata përcaktojnë qartë agjendën politike të BE”, shpjegoi Pro Asyl.

Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Austria e kundërshtojnë gjithashtu rregulloren, por për një arsye tjetër: ato kërkojnë rregulla të veçanta edhe më të rrepta në rast krize.

 

Presion, por asnjë marrëveshje në horizont

Ministrat e Brendshëm të BE takohen të enjten (28.09.) në Bruksel për të diskutuar reformën e diskutueshme të BE për azilin. “Kjo përbëhet nga disa pjesë, dhjetë pjesë ligjesh për të qenë të saktë, dhe një nga këto pjesë është rregullimi i krizës”, shpjegon Jonas Wixforth nga ARD. Po ta bllokonte Gjermania këtë pjesë, e gjithë reforma e azilit do të vihej në rrezik.

Ministrat janë nën presion sepse pjesë të rëndësishme të reformës janë ngrirë papritur. Javën e kaluar, Parlamenti Evropian pezulloi negociatat për dy projektligje, sepse vendet anëtare të BE nuk kishin arritur deri tani një qëndrim të përbashkët.

Presioni mbi diskutimet është kaq i fortë, mbi të gjitha partitë, sepse BE dëshiron të miratojë reformën e azilit përpara zgjedhjeve evropiane në qershor 2024. Për këtë, afati i Komisionit parashikon përfundimin e negociatave për azilin deri në shkurt 2024. Nga një këndvështrim thjesht formal, një marrëveshje për rregulloren e krizës mund të arrihet edhe jashtë takimeve të ministrave të Brendshëm të BE në Bruksel. /Dw/

 

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjendet e vdekur e ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  • Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918
  • 01 shtator 2026
  • Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni

Komentet e Fundit

  1. Marko on Projekti futuristik i Parisit për t’u transformuar në një qytet që iu mbijeton temperaturave 50 gradë
  2. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  5. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?