Babai i Luiza Mullallit, Havzi Ferati ka dhënë deklaratë për mediat për vrasjen e vajzës së tij 46-vjeçare nga bashkëshorti i saj. Ferati thotë se fillimisht ishte nipi ai që e ka kontaktuar sepse e ëma nuk i përgjigjej në telefon.
Të dy janë nisur për të kontrolluar dhe së bashku me policinë kanë kërkuar për Luiza Mullallin. Ferati thotë se prej një viti Luiza kishte urdhër mbrojtjeje ndërsa tre ditë më parë e kishte gjetur shtëpinë të hapur.
Ai shton se Gjergj Mullalli ishte treguar i dhunshëm edhe më parë, kishte tentuar ta mbyste 46-vjeçaren ndërsa nuk është proceduar asnjëherë penalisht.
Ferati: Neve tani ishim në shtëpi kur mori djali se e kishte marrë në telefon për të biseduar, kjo nuk ia ngrinte telefonin.
Kush, vajza?
Avzi Ferati: Vajza po. Dhe më merr mua djali në telefon dhe thotë hajde se nuk ma ngre telefonin, kushedi se çfarë ka ndodhur. Edhe u ktheva unë në shtëpi se isha me bagëtitë. Erdha në shtëpi, e mora në telefon djalin se kishte ardhur këtu ai. Erdhi djali në shtëpi, më mori mua, erdhëm këtu, lajmëruam policinë, kërkuam vërdallë derisa e gjetën ata policët aty ku ishte.
Ku e gjetën trupin?
Avzi Ferati: E kishin hedhur që nga veranda në barërat atje, në ca barëra ishte. Na ndaluan policët neve, nuk na lanë të hynim pastaj brenda, s’e pamë derisa e morën ata dhe kështu.
Kishte konflikte çifti?
Avzi Ferati: Kishte, ishte një vit me urdhër mbrojtje.
E dhunonte vajzën?
Avzi Ferati: Po, e dhunonte dhe mori urdhër mbrojtje, der në Nëntor kishte urdhër mbrojtje. Kishte ardhur edhe një ditë tjetër, kur erdhi nga puna ajo e gjeti shtëpinë hapur dhe më merr mua në telefon, babi tha, ka hyrë brenda po kush ka hyrë nuk e di. I thashë unë lajmëro policinë, e kishte lajmëruar policinë.
E kishte lajmëruar policinë ajo, kishin ardhur policët, çfarë kishin bërë nuk e di më, para nja tre ditësh. Nuk e kishte gjetur brenda ajo, vajza brenda por kishin hyrë njerëz brenda në dhomë.
Kishte patur shqetësime, bezdisje apo tentativa për të folur me ish-bashkëshortin?
Avzi Ferati: Në punë e kishte ndjekur nja 2-3 herë. Ajo e ndoqi që ta takonte, pse më rri mbrapa, ai kishte ikur me vrap.
Kush e kërkoi divorcin, vajza apo bashkëshorti?
Avzi Ferati: Vajza.
Po pse e kërkoi?
Avzi Ferati: Sepse e dhunonte gjithnjë ai, edhe në Greqi kur ishin e dhunonte, edhe këtu kur erdhi këtu, e dhunonte. Kishte shkuar vajza te motra, te çupa tjetër atje që punoi, kur erdhi nga Greqia ai deshi ta… e goditi, deshi ta mbyste, ndërkohë kishte shpëtuar çupa nga duart.
Është dënuar ndonjëherë ai?
Avzi Ferati: Jo, e kishte thirrur policia por nuk e kishte marrë për ta futur brenda. Nuk e ka proceduar.
Nëna e Luizës: E pagoi kunata…

Muezes Ferati, e ëma e viktimës Luiza Mullalli që u vra nga burri ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë tronditi Maliqin mbrëmjen e djeshme. Në një intervistë për mediat, ajo tha se vajza e saj ishte me urdhër mbrojtje ndërsa shtoi se me bashkëshortin kishte probleme. Ajo mes të tjerash akuzoi kunatën e vajzës se është përfshirë në ngjarjen e rëndë pasi sipas saj ajo ka dhënë urdhër për vrasjen e 46-vjeçares. “Ishte në punë çupa. Nuk më mori në telefon fare. Pasdite më merr çupa nga Greqia e më thanë nuk e di se çfarë është bërë me çupën. Çupa ishte me urdhër mbrojtje. E ka tërhequr zvarrë me çarçaf. Është motra kriminele në Amerikë.
Ajo e ka paguar kriminelin dhe ma vrau çupën. Kishin probleme. Ai nuk donte as fëmijët. Ka një vajzë të martuar dhe një vajzë në moshën 20-vjeçe. Çupën e kanë gjet policët”, tha ajo. Nëna e 46 vjeçares, Muazez Ferati shprehet se Gjergji duhet ta paguajë për atë që bëri ose do tu vërë zjarrin të gjithëve si familje. “Të vraftë zoti, o kriminel i dreqit që nuk u përmbyse në aeroplan. si nuk ja vura zjarrin pleqve e të tërëve”, shprehet ajo.
