Nga Migena Aleksi
Nga historia e jetës te përplasja me Guidën Michelin, Jiro Ono mbetet një nga figurat më fashinuese dhe enigmatike të gastronomisë botërore.
Nëse do t’i kërkohej dikujt të imagjinonte se si duket ustai ideal i sushi-t japonez, njeriu që ka çuar përsosmërinë kulinare në kufijtë e obsesionit, me siguri do të përshkruante fytyrën e Jiro Ono-s.
Me 100 vite jetë mbi supe dhe më shumë se nëntë dekada pas banakut, ai nuk është një shef kuzhine por monument i gjallë i përkushtimit absolut.
I vendosur në një nënkalim metroje në lagjen luksoze Ginza të Tokios, restoranti i tij ka vetëm 10 vende. Por aty Sukiyabashi Jiro, ka mikpritur udhëheqës botërorë, aktorë të Hollivudit dhe emrat më të mëdhenj të gastronomisë.
Në vitin 2014, ish-Presidenti amerikan Barack Obama darkoi atje krah ish-Kryeministrit japonez Shinzo Abe, duke deklaruar më pas se ai kishte qenë “sushi më i mirë që kishte provuar ndonjëherë në jetë”.
Mirëpo, prapa kësaj fame ndërkombëtare, të ushqyer edhe nga dokumentari ikonik i vitit 2011, Jiro Dreams of Sushi, fshihet një nga paradokset më të mëdha të botës kulinare.
Pse e përjashtoi Guida Michelin?
Për më shumë se një dekadë, restoranti i Jiro-s zotëronte tre yje Michelin, vlerësimi më i lartë i mundshëm. Por në vitin 2020, emri i tij u fshi papritur nga guida.
Arsyeja? Nuk kishte të bënte fare me cilësinë e ushqimit..Sipas rregullores së Michelin, një restorant duhet të jetë i hapur për publikun e gjerë që të jetë pjesë e guidës.
Mirëpo, për shkak të kërkesës marramendëse dhe numrit shumë të kufizuar të vendeve, Sukiyabashi Jiro ndërpreu pranimin e rezervimeve të zakonshme nga publiku. Për t’u ulur tek ai, kërkohej ose të ishe klient i rregullt, të kishe lidhje direkte ose të rezervoje përmes rrjetit të hoteleve më luksoze të Tokios. Restoranti zgjodhi ekskluzivitetin përkundrejt udhëzuesit më të famshëm të botës.
“Puna të zgjat jetën”
I lindur në vitin 1925, Jiro nisi të punonte në kuzhinë që në moshen 7-vjeçare. Për dekada me radhë, rregulli i tij ishte absolut: çdo mëngjes në agim ngrihej për të zgjedhur personalisht peshkun më të mirë në tregun e Tokios.
Sot, ndonëse kontrollin e përditshëm e ka marrë djali i tij i madh, Yoshikazu, centenari Jiro Ono vazhdon të shfaqet në restorant për mysafirë të përzgjedhur. I pyetur shpesh për sekretin e jetëgjatësisë së tij, ai ka vetëm një përgjigje: “I vetmi ilaç i vërtetë është puna”.
Në një botë që vrapon drejt komercializimit dhe masivizimit, Jiro Ono mbetet simboli i filozofisë japoneze të kërkimit të përsosmërisë (Shokunin), një usta i thjeshtësisë absolute. Që në fakt, është forma më e lartë e pastërtisë.
DITA

Fashinonte?!
Fol shqip Migena!
Aldro…. ne kete pike ke te drejte,,,, i urrej adoptimet e sforcuara nga gjuhe te huaja vend e pa vend, (kryesisht italishtja qe ne behemi tapet perpara tyre), kur mund dhe duhet te perdorim fjalen shqipe. Me perjashtim te rasteve te fjaleve nderkombetare qe perdoren nga te gjithe bota., teknike apo shkencore….. Nuk jam fondamentalist ne kete drejtim por jam kunder perdorimit te panevojshem vend e pa vend, nje mode e re kjo ne shqiperi, nga ata qe pikerisht, duhet te jene te paret te mos renit ne banalizime te tilla.
A e ka gje Edvin Rama kete. I ngjaka shume Kristaqit ky. Do ta kete pjelle ajo veneciania po me babë tjeter.
po ti pik pyetje ca je apo punon si shares e shpifesh ne komente ,nivel banal
Ça t’i bejme tashti o Bruna, me keto qe na ndodhen. Megjithate ty po nuk te pelqeu shko gjej ndonje tjeter. Asgje nuk behet me zor ketu.