Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Një e treta e popullsisë vuan nga një formë alergjie”, mjekja alergologe: Ndotja dhe jeta urbane po e përkeqësojnë problemin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Një e treta e popullsisë vuan nga një formë alergjie”, mjekja alergologe: Ndotja dhe jeta urbane po e përkeqësojnë problemin
AktualitetShendetesi

“Një e treta e popullsisë vuan nga një formë alergjie”, mjekja alergologe: Ndotja dhe jeta urbane po e përkeqësojnë problemin

Published: August 16, 2026
Shpërndaje

Sëmundjet alergjike po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, veçanërisht te brezat e rinj dhe në zonat e urbanizuara. Mjekja alergologe Dr. Mira Xhixha, e ftuar në Apostrof Podcast, thotë se rritja nuk lidhet me një shkak të vetëm, por me ndërthurjen mes predispozitës gjenetike, ndotjes, mënyrës së jetesës dhe faktorëve të tjerë të mjedisit.

“Alergjia është një problem shumë i madh kudo në botë, sidomos në vendet e urbanizuara ose në komunitete të urbanizuara apo të industrializuara”, shpjegon Xhixha, duke shtuar se sot “gati një e treta e popullsisë globale vuan nga një alergji e caktuar”. Sipas saj, dallimi mes brezave është tashmë i dukshëm: prindërit dhe gjyshërit tanë përballeshin shumë më rrallë me sëmundje alergjike, ndërsa te gjeneratat e reja prevalenca është rritur ndjeshëm.

Një rol veçanërisht të fortë, sipas saj, luan edhe ndotja. Ajo jo vetëm që ndikon në qëndrimin dhe përhapjen e poleneve në ajër, por e bën edhe aparatin e frymëmarrjes më të ndjeshëm.

- Publicitet -

“Një ambient i ndotur do të na japë më shumë alergji, më shumë persona me alergji dhe alergji më të rëndë sesa një ambient që nuk ka ndotje”, thotë Xhixha. Sipas saj, grimcat që vijnë nga ndërtimi dhe ndotja e prodhuar nga karburantet mund të zgjasin sezonin e alergjive dhe të rrisin agresivitetin e poleneve.

Edhe stresi mund të ketë një ndikim të rëndësishëm. Ai nuk është domosdoshmërisht shkaku fillestar i alergjisë, por mund ta nxjerrë në pah ose ta përkeqësojë një gjendje ekzistuese.

“Stresi mund të ndikojë fuqishëm”, thotë alergologia. Në disa raste, një periudhë stresi apo traume mund të shoqërohet me shfaqjen e një alergjie që më parë nuk kishte dhënë simptoma, ose me rikthimin e një problemi të vjetër. Kjo është veçanërisht e dukshme te astma bronkiale, ku stresi mund ta bëjë sëmundjen më të vështirë për t’u kontrolluar.

Një tjetër keqkuptim i zakonshëm është ngatërrimi i alergjisë ushqimore me intolerancën.

“Alergjia dhe intoleranca nuk janë e njëjta gjë”, thekson Xhixha. Alergjia lidhet me një reagim të sistemit imunitar, ndërsa intoleranca zakonisht lidhet me pamundësinë e organizmit për të tretur siç duhet një përbërës të caktuar. Në intolerancë, simptomat shpesh varen nga sasia e ushqimit të konsumuar; në alergji, edhe një sasi e vogël mund të shkaktojë një reagim të fortë.

Problemi bëhet edhe më i madh kur pacientët interpretojnë vetë analizat dhe heqin ushqime të tëra nga dieta pa u konsultuar me specialistin.

“Shumë vetë na vijnë dhe thonë: nuk kam ngrënë këtë, nuk kam ngrënë atë dhe përsëri kam shenja”, tregon Xhixha. Një rezultat laboratorik, sipas saj, nuk mjafton për të vendosur se një ushqim duhet eliminuar. Analiza duhet të krahasohet me historinë klinike, simptomat dhe ekzaminimin e pacientit.

Në skajin tjetër të spektrit qëndron anafilaksia, forma më e rrezikshme e reaksionit alergjik. Ajo mund të shfaqet pas ushqimeve, medikamenteve apo pickimeve të insekteve dhe mund të zhvillohet shumë shpejt.

Më tepër se sa bezdi sezonale apo lista ushqimesh që duhen shmangur, alergjitë janëpjesë e një marrëdhënieje komplekse mes sistemit tonë imunitar dhe mjedisit ku jetojmë. Një marrëdhënie që duket se po ndryshon bashkë me mënyrën moderne të jetesës.

Biseda e plotë

Do të flasim për alergjitë. Dua që ta nisim me diçka të thjeshtë. Kur dikush thotë kam alergji nga, nga kjo gjë, nga një, nuk e di, nga një substancë e caktuar, nga një ushqim apo nga diçka, çfarë ndodh realisht brenda trupit të, të këtij njeriu?

Mira Xhixha: Kur një person është alergjik nga një diçka që mund të jetë naturale që ekziston në ajër, pra detyrimisht ne nuk i shmangemi dot, siç është ajri, pasi marrim frymë dhe nxjerrim frymë apo siç janë ushqimet që hajmë. Sigurisht që do ketë shqetësimet në organin apo në, në pjesën ku ai është, ku ka ndodhur alergjia. Në kontaktin e parë që merr organizmi me natyrën, me ambientin është ajri dhe sigurisht që shqetësimet e para, ato më të lehtëta ose më klasiket, më tipiket mund të jetë një rrufë apo një rinit alergjik. Pra mund të kemi një alergji nga një, nga polenet. Mund të kemi alergji nga pluhurat e shtëpisë. Mund të kemi alergji nga mykrat që mund të jenë brenda dhe jashtë apo nga epiteliet e kafshëve shtëpiake. Dhe kjo alergji mund të paraqitet, mund të prezantohet me shenjat e rrufës apo të astmës. Pra, kur alergjia prezantohet ose fillon në aparatin respirator, në rrugët e sipërme prezantohet ose paraqitet nga rrufa apo riniti alergjik, në rrugët e poshtme të frymëmarrjes mund të paraqitet me shenjat e astmës ose mund të jetë të dyja bashkë. Por një person thotë kam alergji edhe kur ka një lloj alergjie të caktuar nga ushqimet, kur ka alergji nga medikamentet, kur ka alergji nga shumë objekte ose shumë, shumë substanca të ndryshme të cilat mund të jenë në ambientin e vet rrethues, në ambientin e punës apo kudo. Pra, alergjia është një term shumë i gjerë që mund të shfaqet me shumë sëmundje, me shumë problematika.

Si mund të ndodhë që dy persona që janë ekspozuar ndaj të njëjtit produkt, për shembull një vëlla e motër ose dy vëllezër që janë rritur në të njëjtin mjedis, janë ekspozuar ndaj të njëjtave produkte, njëri të krijojë alergji ndaj atij produkti, ndërsa tjetri jo ose ndaj një ushqimi të caktuar?

M.X.: Në qoftë se jemi vëlla e motër, pra nuk jemi gjenetikisht qind për qind të njëjtë. Jemi pesëdhjetë për qind. Mundet që njëri nga vëllezërit apo nga motrat të ketë alergji, edhe pse jeton në të njëjtin mjedis dhe pse konsumojnë të njëjtat gjëra, të njëjtat ushqime edhe pse rriten dhe edukohen në të njëjtën mënyrë. Pra bëjnë një jetesë të, të njëjtë qind për qind. Njëri mund të ketë alergji, tjetri nuk ka. Pra kjo është e varur nga sistemi i brendshëm jonë gjenetik për dhënien alergjisë. Në pesëdhjetë për qind të, të, të saj është e varur nga sistemi imunitar i organizmit dhe pesëdhjetë për qind nga ambienti i jashtëm. Edhe pse jemi vëlla e motër mundet të mos kemi absolutisht të njëjtën reagim ndaj, pra përcaktohet nga gjenet tona, nga brendësia jonë. Ne kur lindim, fëmijët kur lindin, lindin me përgjigje imunitare. Po ta thjeshtojmë më shumë, kemi dy përgjigje imunitare në të cilën njeriu rritet dhe zhvillohet. Përgjigja e drejtuar nga qelizat T imunitare numër nish dhe qelizat numër dysh. Qelizat imunitare, qelizat kryesore imunitare dy, T dy është një përgjigje me të cilën ne lindim dhe në qoftë se kjo lloj përgjigjeje gjatë lindjes tonë, që në ditët e para të lindjes, që në orët e para, që në ditët e para të lindjes në maternitet dhe pastaj në shtëpi dhe më tutje, kjo përgjigje nuk ndryshohet nga ambienti. Janë faktorët e ambientit të cilët na e ndryshojnë. Në qoftë se nuk ka faktor favorizues që ta ndryshojnë këtë përgjigje që të kthehet në Th1, pra në, në, në, anën e përgjigjes imunitare të krahut të nish, atëherë ne do jemi të gjithë alergjikë. Por janë pikërisht këto faktorë mjedisi që na bën, e bën sistemin imunitar të, të veprojë në mënyrën më të pjekur të tij, më të maturuar. Pra kthehet në përgjigje Th1. Kjo do të thotë që në qoftë se ne gjatë lindjes nuk kemi kontakt me mikroorganizma që janë komplet naturale në ambientin ku ne jetojmë, pra që në, që në lindje dhe deri në orët e para në kontakt me mjedisin e jashtëm, me ajrin të cilin thithim apo me ushqimet me të cilën marrim. Në qoftë se sistemi jonë imunitar nuk ka kontaktuar me këto mikroorganizma, pra janë, janë lëndë që vijnë nga sipërfaqja bakteriale e shumë faktorëve patogjenë, por që nuk shkaktojnë sëmundje. Atëhere ne detyrimisht do kthehemi në alergjik. Do zhvillohet krahu i dytë i sistemit imunitar, përgjigja Th2 dhe ne kthehemi në alergjik. Dhe ky është ai mjedisi që na përcakton shfaqjen e një sëmundje alergjike. Por në qoftë se pra ana gjenetike, siç përmendëm te vëllezërit dhe motrat, është shumë e rëndësishme. Një fëmijë, pavarësisht se kemi dej-dejur me të njëjtat kushte mjedisore, një fëmijë mund të jetë i prirur gjenetikisht, mund të ketë marrë gjenet më shumë nga njëri prind apo nga gjyshërit për të dhënë një përgjigje alergjike dhe tjetri nuk e ka. Vëllai nuk e ka. Motra mund të jetë alergjike dhe vëllai nuk është.

A janë vërtet alergjitë më të përhapura sot që dëgjohen? Unë mbaj mend edhe kur isha fëmijë nuk është se dëgjoja shpesh nga shokët e mi ose nga shoqet e mia që të kishin alergji, ndërkohë që sot duket sikur ka gjithmonë e më shumë fëmijë që kanë alergji nga ushqime të caktuara nga glu-, nuk e di, nga gluteni ose nga qumështi ose- Shumë

M.X.: e drejtë. Shumë e vërtetë. Gjenerata juaj tani vuan më shumë nga alergjia ose gjeneratat edhe më të reja. Alergjia është një problem shumë i madh kudo në botë, sidomos në vendet e urbanizuara ose në komunitete të urbanizuara apo të industrializuara. Është gati një e treta e popullsisë globale vuan nga një alergji e caktuar dhe është shumë e përhapur në ditët e sotme ta krahasoj me ditët E, e kohës ku prindërit tanë kanë, kanë kryer aktivitet, kanë qenë në moshën tonë. Pra prindërit tanë, prindërit e, e tu, që jam unë dhe prindërit e mi që janë gjyshërit e tu, të cilët nuk kanë pas as pak përqendrim të lartë ose sëmundje alergjike, kanë pas shumë pak sëmundje alergjike në krahasim me ne që jemi fëmijë, prindërit tu dhe ti që je fëmija jonë. Pra është rritur nga brezi në brez, është rritur me një koeficient shumë të lartë prevalenca e këtyre sëmundjeve dhe përhapja e këtyre sëmundjeve dhe kjo si pasojë e kushteve të mjedisit. Pra janë kushtet e mjedisit që përcaktojnë, ee, zhvillimin e një sëmundje alergjike, rëndimin e saj dhe, aa, shpeshtësinë e saj, frekuencën e saj.

A mund të zhvillohet një alergji në moshë të rritur? Për shembull, mund mos kemi pasur probleme gjatë fëmijërisë dhe papritur të na krijohet, të na lindë ose të na krijohet një alergji në moshë të madhe?

M.X.: Po. Një pjesë e alergjive zhvillohen që në moshë të vogël, sidomos alergjitë e frymëmarrjes edhe ushqimoret. Megjithatë ka alergji, po edhe këto, qoftë frymëmarrjes, qoftë lëkurës, qoftë nga medikamentet të cilat zhvillohen në moshë të rritur. Alergjia nga polenet, pra themi që, aa, një përfaqësuesi kryesor i sëmundjeve alergjike është riniti alergjik, i cili mund të vijë nga polenet apo nga pluhurat. Por riniti alergjik apo rrufa alergjike apo polinosa që themi ne, qoftë rrufa, qoftë astma, është sëmundja më e përhapur alergjike që njihet edhe që dallohet. Është e dukshme dhe është lehtësisht e dallueshme nga të gjithë. Është sëmundje e cila, alergjike që shfaqet më shumë në moshat tridhjetë, dyzet dhe pesëdhjetë vjeç. Nuk quhet moshë e lartë, por zhvillohet në moshën e adultit, në moshën e rritur. Mund të zhvillohet në moshën e fëmijës, sidomos alergjia, riniti alergjik, pra në masë, në përqendrimin më të madh. Pastaj, në moshat më të larta ne hasim alergjinë profesionale, astmën nga profesionet si pasojë ekspozimit nga substanca të ndryshme kimike që ndodhen në profesione të ndryshme. Pra, në moshë të rritur mund të shfaqet një alergji si pasojë e ekspozimit apo alergjisë që krijon një organizëm i caktuar në kimikatet që i ka në ambientin e punës. Mund të shfaqen më shumë alergjitë medikamentoze në moshë të lartë. Por gjithsesi një astmë mund të shfaqet edhe në moshë të avancuar edhe në moshën shtatëdhjetë apo tetëdhjetë vjeç, një astmë e pasur nga polenet. Pra nuk përjashtohet asnjë moshë. Sa më lart na zhvillohet sëmundja alergjike, sa më shumë të largohet mosha, të rritemi, pra të mos shohemi shumë, aq më i vështirë është edhe identifikimi dhe përcaktimi i diagnozës. Edhe kjo varet çfarë problematike shfaq.

Po e kundërta mund të ndodhë që të kemi pasur një alergji në fëmijëri dhe të zhduket mbas një farë kohe kur rritemi?

M.X.: Po. Gjithmonë bëjmë këtë pyetje sepse prindërit janë jashtëzakonisht të shqetësuar kur ne vendosim diagnozën e astmës. Sigurisht edhe azma, pra azma është alergji, sëmundja alergjike e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, siç është rrufa, është azma bronkiale dhe gjithmonë prindërit janë shumë të shqetësuar, jashtëzakonisht të shqetësuar kur, kur për herë të parë dëgjojnë këtë diagnozë dhe janë të merakosur. Në pjesën më të madhe, në qoftë se një sëmundje kontrollohet, në qoftë se një sëmundje diagnostikohet mirë dhe mjekohet në kohën e duhur, mjekohet me mjekimin e duhur, aa, dhe kontrollohet dhe vazhdimisht menaxhohet nga mjeku, nga mjeku specialist, menaxhohet dhe kontrollohet pra edhe nga vetë prindi ose vetë i sëmuri, individi alergjik, se nuk mund të themi i sëmurë, kur kjo dhe shërohet në shumicën e rasteve, aa, ne kemi një zhdukje të alergjisë. Ne themi që sëmundjet alergjike janë sëmundje kronike, pra ato përmirësohen, kanë recidiva, remisione, por kanë dhe recidiva, pra kanë remisione dhe ne nuk duhet ta quajmë remissionin përmirësim. Por ne kemi shumë raste në praktikën tonë që kanë pasur astmë dhe alergji në moshë të vogël kanë shkuar në adoleshencë, është zhdukur alergjia duke u në mjekim edhe kanë kaluar deri në moshën dyzet, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë vjeç pa asnjë lloj shqetësimi. Në moshën pesëdhjetë apo gjashtëdhjetë mund të kenë filluar disa simptoma të lehta të alergjisë. Pra, këtu ne i themi jo zhdukje komplet apo kurim, por i themi një përmirësim i gjatë për një kohë shumë të gjatë. Unë do ta quaja kurim këtë lloj, pasi ne kemi shumë faktorë të jashtëm që në ngacmojnë për sëmundje alergji. Por në rast, në pjesën më të madhe ne kthehasim te çunat, tek alergjikët, tek fëmijët pra që janë që në moshën pesë vjeç apo katër vjeç me az diagnostikuar me astmë bronkiale, në adoleshencë ato bëjnë një përmirësim të jashtëzakonshëm dhe shkojnë pa sëmundja astme deri kur bëhen edhe, edhe shtatëdhjetë vjeç edhe gjashtëdhjetë vjeç, pavarësisht se mund të kenë kushte shumë favorizuese për t’u rifreskuar, për t’u rishfaqur, për t’u rikujtuar sëmundja e alergjisë, azma, kryesisht azma e kam më tepër atë, se ajo është më problematike, ajo është më e ndjeshme. Ajo na bën më të frikësuar ose më të, aa, më, më të stresuar, sidomos prindërit. Por në qoftë se ne do ta ndjekim sëmundjen, do e diagnostikojmë, do e mjekojmë, unë them që ka përmirësime të jashtëzakonshme tek një pjesë e madhe individëve. Pra, këtu nuk është në mënyrë absolute gjithë individët që do mjekohen, do diagnostikohen dhe do mjekohen mirë do zhduket azma bronkiale. Por ajo që është e rëndësishme është që kjo sëmundje, pra azma, aa, mos ndikojë në, në shëndetin tonë, në aktivitetin tonë jetësor. Pra, mos na kufizojë në punën që bëjmë, në aktivitetin fizik që bëjmë. Mos të jemi të kufizuar në, duke u krahasuar me shoq me shokët e moshës tonë dhe me punën që bëjmë. Dhe unë do ta dhe me një sasi të vogël minimale mjekimi apo me një kujdes më shumë se të tjerët, aa, ne do të kemi një shërim të kësaj sëmundje. Pra kjo nuk do quhet sëmundje. Do quhet thjesht një alergji të cilën ti e ke, por ti e di shumë mirë mjetet me të cilën ti atë do ta kufizosh apo do ta përmirësosh apo do ta parandalosh rëndimin apo shfaqjen dhe unë do të thoja që kjo është një kurim. Nuk kemi pse të kemi asnjë lloj frike.

Ju përmendet stresin, por nuk e di. Ndikon stresi në përkeqësimin e një alergjie ose ndoshta edhe në shka-, në shkaktimin e saj?

M.X.: Stresi është një nga faktorët. Pra, përveç se ne kemi alergjenin si shkakun kryesor, që të cilin e gjejmë pas ekzaminimeve, ne kemi pastaj shumë faktorë të tjerë që na mbajnë gjallë problemin që ka lindur nga alergjia. Pra, ne mund të kemi një alergji, por në qoftë se nuk kemi faktorë të tjerë predispozues, favorizues, ne nuk do ta kemi alergjinë aq të rëndë ose aq të vazhdueshme. Stresi është një nga këto faktorë. Pra, përveç duhanit, ndotjes dhe shumë mënyrës së ushqyerjes, stresi është një nga faktorët dominues. Domethënë do ta klas-, do ta, tek disa individë, jo tek të gjithë. Jo të gjithë jemi të stresuar, jo të gjithë e kemi atë perceptimet tona ndaj diçkaje, ndaj një problemi apo ndjeshmërinë tonë për të pasur stres. Por tek disa persona, të cilët janë më të ndjeshëm, kanë temperamentet veçanta, stresi mund ndikojë fuqishëm. Stresi mund të ndikojë fuqishëm, njëjtë sikurse infeksionet virale nga, pra nga virozat apo ndotësit ndryshëm, mund të na shfaqet për herë të parë një alergji. Pra gjatë një stresi, gjatë një tramë ne shfaqim një alergji e cila ka qenë underground, nuk ka qenë e mundur për t’u shfaqur. Mund të na e bëjë më të fortë alergjinë që kemi. Mund të na e rikujtojë alergjinë që kemi pasur në moshë më të vogël e kemi pasur, e kemi kaluar shumë mirë, e kemi mjekuar dhe kemi kujtuar se nuk do e kemi më asnjëherë. Është stresi ai që na e shfaq, na e sjell, na e sjell me shqetësime më të shpeshta, më të rënda dhe nuk na, nuk na e kontrollo, nuk na bëjnë efekt as mjekimet. Pra ne nuk kontrollohemi dot as nga mjekimet. Dhe ky, ky faktor është shumë i rëndësishëm tek astma bronkiale, më shumë sesa tek alergjitë e tjera. Aq, aq i shumë i rëndësishëm sa që është stresi ai që e shfaq sëmundjen, është stresi ai që nuk na jep mjekimi, nuk na japin efektin e duhur mjekimet që përdorim, edhe pse mund të jenë adekuate, ato që duhen. Kështu që për ta menaxhuar stresin dhe për ta reduktuar është një gjë shumë e rëndësishme për edhe, qofsh për mjekun, qofsh për personin që e bart.

Alergjitë sezonale janë një nga gjërat që shumë njerëz jo duhet të mësohen të jetojnë me to. Por jam kurioz pse ndodh që një vit, për shembull në pranverë të jetë, pranvera të jetë e padurueshme për dikë dhe vitin tjetër të jetë e padurueshme për shkak të alergjive, për shkak të alergjive, për shembull nga polenit, ndërsa vitin tjetër të jetë më e lehtë.

M.X.: Alergjia nga polenet, ajo që është më kryesore është alergjia e sezonit prill, maj, qershor që ne e quajmë sezonin e madh polik. Jo vetëm se ka polenet të shumta në numër, por poleni i këtyre bimëve janë kryesisht bimë barishtore është më, është më i fortë, është më i fuqishëm, qëndron shumë kohë në ajër dhe është shumë, shumë i fortë për dhënë alergji në organizma. Por për që të jetë ai, që të jetë, të krijohet, duhet të ketë patjetër dhe kushte, pra që favorizuese të, të klimës, të atmosferës, që ai të jetë në sasi të madhe dhe të gjejë dhe organizmat të cilët i përgjigjen me simptoma alergjie. Pra, në qoftë se një pranverë, pse pranvera është atëherë kur kemi temperaturë mbi njëzet gradë, kur kemi diell edhe normal që gjëlbrimi pas periudhës së dimrit do fillojë të, të jetë intensiv. Atëherë për ta bërë më agresiv këtë lloj poleni apo alergjinë për ta bërë më të fortë, na duhet edhe kushte tjera klimaterike. Nuk po them klimaterike se është klima e pranverës, por më tepër faktorë të tjerë siç është ndotja.

 

M.X.: Pra ndotja e mjedisi apo qëndrimi ose, ose ambienti urban. Pra vetë urbanizimi bën të mundur që këto polene të qëndrojnë më shumë gjatë në ajër, të qëndrojnë të fshehura nën ndotësit, pra ndotësit shërbejnë si transportues, jo vetëm për t’i mbajtur në ajër, por për t’i futur edhe në mushkri. Pra një ambient i ndotur do të na japi më shumë alergji, më shumë persona me alergji dhe alergji më të rëndë sesi një ambient që nuk ka ndotje. Pra ndotja që vjen nga pjesëzat inerte që vijnë nga ndërtimi dhe ndotja që vijnë nga karburantet janë dy faktorë kryesorë ndotës të cilët rrisin, qoftë numrin e poleneve, qoftë agresivitetin e tyre, qoftë mbajtjen për një kohë më të gjatë sesa natyrale, sesa normale dhe gjithashtu ndjeshmërinë më të madhe. Ndotja bën dhe nga ana tjetër ndikon tek individët tek ne që të na rrisë shumë ndjeshmërinë e aparatit frymëmarjes. Pra vetë aparati i frymëmarjes bëhet më i ndjeshëm, më i brishtë, më i thyeshëm dhe më tërheqës ndaj poleneve. Jo te të gjithë njerëzit, por ndotja si faktor i madhër për sëmundjet alergjike, për rëndimin e tyre dhe për zhvillimin, bën alergjik edhe persona që gjenetikisht nuk do kishin mundësi për të bërë alergjik. Pra edhe persona të cilët janë të fortë nga ana e sistemit imunitar ose nga ana gjenetike do thoja, të fortë në thonjëza, sepse pasja një alergjie nuk do të thotë që ke sistem të dobët. Por ndotja është ajo e cila e bën sezonin polik më të gjatë, më intensiv dhe më të rëndë dhe sëmurë më shumë njerëz. Ndotja urbane, ndotja industriale. Në studime të ndryshme është parë që kemi sasi më të madhe polenesh të këtyre bimëve që janë shkaktarët e alergjisë. Kemi studi-, kemi përqendrim më të lartë në fshat, në zonat tona të fshatit, ndërkohë alergjinë e kemi më shumë në individët që jetojnë në qytet. Pra, ndotja ka luajtur një rol shumë të madh dhe shumë të fortë për zhvillimin apo për zgjatjen e këtij sezoni apo për rëndimin e këtij sezoni.

Alergjitë ushqimore dhe intoleranca nuk janë e njëjta gjë apo jo? Dallojnë nga njëra-tjetra.

M.X.: Alergjia dhe intoleranca. Intoleranca është, është, nuk ka lidhje fare me alergjinë. Alergjia është sistemi imunitar, sistemi imunitar i ndryshuar, ose jo i maturuar në thonjëza bën të mundur të na shfaqet një alergji. Pra neve, në vend që të mbrohemi vetëm ndaj mikrobeve, pra agjentët mikrobialë, baktere, parazitë dhe viruse. Çka të sëmuremi vetëm nga ato. Neve sëmuremi duke kontaktuar me polenet apo me, epiteleve të kafshëve shtëpiake- Po. apo me pluhurat apo me mykrat që nu të gjitha këto substanca alergjike nuk janë agresive, nuk na japin sëmundje alergjike, por sistemi jonë që vepron ndaj tyre. Sistemi jonë ndaj gjithçkaje që është e huaj për organizmin dhe, prish integritetin tonë të brendshëm, vepron duke u mbrojtur, duke krijuar një kufizim. Mirëpo është e pamundur për të kufizuar ekspozimin e trupit nga gjithçka që është naturale. Pra nuk mund ta ekspozojmë, nuk mund të, nuk mund ta, kufizojmë ne marrjen kur hajmë vezë. Organizmi të shkëputet nga veza, kur ne vezën e kemi ngrënë apo një ushqim tjetër që na jep alergji dhe kështu krijohet alergjia. Pra është përgjigje imunitare, sëmundje imunitare, kurse intoleranca është thjesht një defekt i vogël në organizmin tonë, në metabolizmin tonë. Një defekt e zënë në një enzimë. Pra në aparatin tretës mund të mungon një enzimë ose nuk është aq e fortë, nuk është në sasi, ka një deficite sasiore apo cilësore të një enzime, e cila nuk na bën të mundur të na tretet, proteina e qumështit- Po. ose vezës ose diçka tjetër. Kjo është intoleranca dhe nuk duhet ta ngatërrojmë asnjëherë me alergjinë dhe nuk është aspak e njëjta ma e njëjtë me alergjinë dhe nuk duhet të bazohemi shumë, mm, për të kërkuar analiza të intolerancës, pa parë njëherë problemet e alergjisë. Pra, çdo gjë që mund të kemi, nuk duhet t’ia atribuojmë intolerancës ushqimore. Pra intolerancën, me intolerancën ushqimore ne lindim. Rarë bëhet e fituar. Pra ne lindim me të. Pra ti që i vogël nuk mund të hash dot qumësht, refuzon gjithmonë qumështin. Kjo tregon që patjetër ke diçka që në organizmin tënd nuk arrin dot ta tresësh, ta zbardhesh mirë qumështi dhe ngrënia e një sasie të vogël qumështi ose sasie një sasie të caktuar qumështi, ty do t’i japi diskomfort në sistemin gastrointestinal. Do ndjesh fryrje. Pra do të kesh vëllimsira dhe kjo bën që ti të mos ta pranosh qumështin, kurse alergjia është komplet gjë tjetër. Intoleranca do varet shumë nga sasia e, e, e, e produktit që ti ke intolerancë, kurse alergjia nuk ka varësi nga sasia. Ti mund të kesh, një sasi të vogël kontakt ushqimore dhe ti mund të shfaqesh një sëmundje alergjike shumë fortë, kurse personat që janë intolerantë ndaj një ushqimi të caktuar kanë treguar që mund të marrin gjatë jetës së tyre këtë lloj ushqimi, por në sasi shumë të vogël.

A ju ndodh që të vijnë pacientët me një, një listë ushqimesh nga të cilat kanë hequr dorë se thonë që këto gjëra, këto ushqime më bëjnë alergji?

M.X.: Po, alergjia ushqimore është shumë e përhapur në vendet perëndimore. Është shumë problematike. Mund të japi problematika shumë të forta dhe kërcënuese për jetën. Pra shoku anafilaktik mund të jetë dhe letal. Po, na vijnë për ditë. Mund të na vijnë shumë shpesh njerëz të cilët i bëjnë vetë analizat e alergjisë, nga ata që kanë pasur një alergji dhe drejtohen vetë për të bërë një analizë dhe aty del e pëshkruar që mund të kesh alergji pak nga qumështi, pak nga molla, pak nga banania. Janë analiza që dalin disa nivele të ulëta, shumë të vog të ulëta të kapura në, në, në ekzaminim edhe direkt drejtohen, duke qenë dhe shumë të kujdesshëm, drejtohen dhe eliminojnë në mënyrën, në mënyrë vetjake, pa ardhur te mjeku, eliminojnë ushqime të caktuara. Ose ndonjëherë ka dhe mjekë të cilët nuk janë profesionistë alergologë. Duke parë një analizë të tillë, detyrimisht duke parë ekzaminimin, ato frikësohen dhe thonë nuk duhet ta hajë djali as qumështin, as vezën, as këtë ushqim. Është komplet është, nuk është aspak i drejtë ta bëjmë këtë gjë. Nuk ka lidhje aspak, sepse ekzaminimi që na jepet që ne bëjmë është orientim për mjekun alergolog. Pra nuk është analiza për të përcaktuar që të ka dalë alergjia nga kjo dhe ti duhet ta kufizosh, duhet ta marrësh ose ne e gjetëm tani alergjinë tënde. Kjo analizë i jepet mjeku, mjekut për të ballafaquar me historinë klinike, me të dhënat klinike dhe me historinë që ka personi për sa i përket alergjisë. Pra kjo analizë mua më ndihmon, por absolutisht nuk është ky përcaktuesja e parë kryesore. Shumë vetë na vijnë dhe thonë nuk kam ngrënë këtë, nuk kam ngrënë atë dhe përsëri kam shenja. Domethënë është e gabuar ajo ndërprerja. Duhet patjetër një konsultë sepse çdo alergji është individuale. Nuk mundet që ti mund dalë një alergji nga pluhurat. Mundet që mos kesh asnjë lloj asnjë lloj problematike në ambiente, në ambiente shtëpiake apo të mbyllura ku gjendet kjo lloj alergjie. Çdo gjë merret në referencë me, problematikën që ti shfaq, me kohëzgjatjen asaj, e saj dhe me të dhënat e tjera klinike që merr mjeku në vizitë që bën me njeriun që ka problem. Pra me ekzaminim objektiv dhe me gjithë ekzaminimet e tjera plotësuese që bëjmë ne.

Kur bëhet po themi e rrezikshme një alergji? Domethënë, ku është dallimi midis një reagimi alergjik, midis një, më fal, një reaksioni të bezdisshëm që na shqetëson dhe një tjetër që mund të na rrezikojë jetën?

M.X.: Një gjë e bezdisshme është teshtimat e shpeshta apo bllokimi i hundës, që është shumë e bezdisshme. Është shumë e bez ose natën ne nuk marrim frymë me hundë. Është shumë e bezdisshme, problematike. Ose kriza të forta të astmës që mund të jetë jetë-kërcënuese, ose kur kemi reaksione të forta nga ushqimet apo nga medikamentet apo nga insektet. Pra, kur kemi shenjat e forta të menjiherëshme brenda gjysmë ore, brenda dhjetë minutave apo menjëherë, sidomos nga ato gjëra që ne i marrim anë të gjakut, siç janë injeksionet apo siç janë pickimet nga bleta dhe grerëza, këto mund të japin reaksione të forta. Këto janë emergjenca mjekësore që duhen trajtuar me shumë kujdes dhe duhet të jemi të përgatitur gjithë personeli mjekësor, që nga mjekët jo specialistë, jo vetëm specialistë, por jo specialist, mjeku i familjes, personeli i, i mesëm mjekësor dhe çdo person që merret me mjekësi duhet të jetë i përgatitur për të përballuar një urgjencë të tillë, të cilat vjen nga alergjia, qoftë nga injektimet e medikamenteve, qoftë nga pickimet e, e, insekteve siç bleta dhe grerëza, qoftë nga një ushqim i caktuar. Pra ka raste kur alergjia na kërcënon jetën. Një nga këto kryesore është shoku anafilaktik apo anafilaksia dhe po ashtu edhe personat që kanë astmë apo alergji që janë të patrajtuar. Pra neve na ndodh shpesh tek pacientët te fëmijët të cilët janë mjekuar, janë diagnostikuar, kanë marrë mjekimin, për një muaj apo dy muaj janë përmirësuar dhe mjeku i ka thënë është mirë, do do fillojmë të ndryshojmë, të ulim mjekimin, ta reduktojmë dhe ta ndërpresim fare. Kur fillojmë me periudhën e ndërprerjes së mjekimit, fëmija bëhet shumë mirë, nuk ka shqetësime, vazhdon periudha e përmirësimit të plotë. Mirëpo, këtu ose, ose me qëllim apo pa qëllim, prindi mendon që kjo u shërua dhe kaloi. Dhe pas një periudhe të tillë varet nga shumë faktorë të cilët ndikojnë, qoftë ekspozimi nga infeksionet virale, pra virozat apo ndotësit apo stresi mund të shfaqet një krizë astme që kërcen ose për jetë. Pra, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe vëmendshëm, sidomos tek personat të cilët janë të diagnostikuar, sidomos tek personat që janë të vegjël janë fëmijë, sepse fëmija nuk do kuptojë. Sepse si nuk kupton shenjat paralajmëruese. Pastaj të rriturit e kanë më të lehtë, pasi një person i cili diagnostikohet dhe vendoset në protokolle menaxhimi dhe mjekimi nga mjeku specialist i alergjisë i merr të gjitha këto. Po më shumë ndodh tek fëmijët dhe nga ajo frika që kemi ne, apo fobia që kemi ne për diagnozën e astmës apo vetë fjalën astmë bronkiale, e cila ka ekzistuar para 20 30 vitesh dhe ekziston në të njëjtën në të njëjtën formë siç ka ekzistuar atëherë. Mospranimi i kësaj diagnoze apo refuzimi i kësaj apo indiferenca ndaj mjekimit ose mos mjekimi si duhet është e njëjta si në kohën para tridhjetë vjetësh. Nuk ka ndryshuar. Kjo mund të jetë një problem më shumë sesa një reaksion anafilaktik, i cili mund të jetë i përsëritur disa herë, por edhe një reaksion anafilaktik, i cili ne mund të përballemi për herë të parë është një urgjencë e madhe e papritur, e cila na na detyron të shkojmë në urgjencë, sepse duhet patjetër jemi të përgatitur. Ose personeli mjekësor më i afërt duhet të jetë i përgatitur në mënyrë që ta.

A ka shenja që tregojnë se si mund ta kuptojë dikush që mund të jetë duke pësuar një reaksion anafilaktik?

M.X.: Në radhë të parë duhet të kemi parasysh shkaktarin. Në qoftë se unë ne nuk kemi qenë asnjëherë alergjikë ndaj asgjë. Po shkojmë në plazh atje dhe pickohemi nga një grerëz. Mund të jemi persona të rritur tridhjetë, dyzet, pesëdhjetë më shumë se njëzet vjeç dhe mbas pickimit të kësaj në vendin e injektimit mund të kemi skuqje e ënjtje të fuqishme. Në qoftë se injektohemi në dorë mund të na shkojë enjtja mbi artikulacionin e dorës deri tek bryli. Ënjtimi brenda dhjetë minutash apo njëzetë minutash dhe fillojmë të kemi kemi dhe elementë tjerë në trup si urtikarie. Apo mund të kemi të shoqërim kollë apo ngjirje zëri apo vështirësi në frymëmarrje apo frymëmarrje me fishkëllim. Ky është një shenjë paralajmëruese për një reaksion të fortë dhe nuk duhet të presim më asnjë minutë. Duhet të drejtohemi ose të telefonojmë për ndihmë mjekësore. Pra, në qoftë se është hera e parë ose kur bën një injeksion. Alergjia ushqimore rrallë ndodh, ndodh edhe tek adultët, në qoftë se po fillon që në moshë të hershme. Po kjo që është më më më dhe që ka gjasa të ndodhi më shumë është alergjia nga insektet, pra bleta dhe grerëza. Një injeksion që të cilën nuk e kemi bërë më përpara ose duke jemi duke e bërë jemi në ditë që e bëjmë injeksion intramuskular. Në qoftë se gjatë bërjes së këtij injeksioni neve na merr në mend, kjo është gjendje të fikti, se kemi dhe atëherë kur kemi frikë nga injeksionet edhe kemi një zverdhje apo djersitje apo pra gjendje të fikti. Kjo është normale, por qoftë se kjo gjendje, pra si gjendje të fikti shoqërohet me elementë urtikariale, me skuqje, me skuqje apo me kollë apo dhe marrje fryme dhe bie tensioni. njëherë ne këtu rrezikojmë dhe kemi një reaksion alergjik, por këtu jemi në në në studion e një mjeku, në studion e një personeli mjekësor dhe kjo është krejtësisht e parandalueshme. Një reaksion i fortë që kërcënon jetën në ambient mjekësor është i parandallshëm duke pasur antidotin ose atë që shpëton jetën në këto raste që është adrenalina. Gjithmonë kur bën një injeksion, çdo infermier apo çdo mjek ka të shoqëruar edhe adrenalinën, ampulën e adrenalinës ose çdo person i cili merr injeksion për dorë, sidomos antibiotik. Mund te farmacistja mund të kërkojë dhe një adrenalinë. Është gjëja më lehtë dhe adrenalina nuk është e kushtueshme shumë e lirë. Mund të kërkojë një ampul adrenalinë për t’i thënë dhe mjekut që në qoftë se kam një alergji, unë kam marrë një adrenalinë për të mos kështu edhe nga ana psikike jemi më të më të sigurt dhe më të qetë. Nuk na shoqëron ankthi në qoftë se e kemi mjetin luftës ose shpëtues e kemi me vete.

Po si duhet të reagojnë njerëzit në këto raste? Për shembull, në qoftë se pëson një reaksion anafilaktik, ndoshta edhe njëri familjarët ose të afërmit? A ka diçka që mund të bëjmë para se të shkojnë tek mjeku?

M.X.: Gjithmonë kur bëhet një injeksion bëhet nga personeli mjekësor dhe ai duhet ta dijë dhe duhet ta ketë me vete adrenalinën. Edhe një person që merr një recetë me antibiotik është mirë. Siç thashë në farmaci ta ketë adrenalinën me vete dhe ta ketë aty tek antibiotikët. Në qoftë se ndodhin këto gjëra, pra në qoftë se humb, humb, bie të fikët edhe krijohen dhe ka dhe pulla të kuqe në trup edhe tensioni është i ulur edhe fillojnë dhe pullat kuqe në trup dhe jemi duke bërë një injeksion. Duhet patjetër të krijojmë të bëjmë edhe injeksionin e adrenalinës. Pra çerekun. Ampula e adrenalinës është një mililitra dhe bëhet më pak se gjysma zero pikë tre direkt në muskull është gjëja më e lehtë që mund të bëhen ose dhe nën lëkurë, siç bëjnë injeksionet njerëzit me diabet që bëjnë insulinat. Pra nuk është e vështirë këtu për të realizuar. Bëhet kjo dhe menjëherë, në qoftë se s’kemi personal mjekësor aty lajmërohet, merr në telefon një mjek dhe shkohet direkt te qendra qendra mjekësore, pra te një qendër shëndetësore më afër ta. Pra, pavarësisht se ne e dimë, pavarësisht se ne e kemi marrë adrenalinën dhe pavarësisht se ne kemi bërë, duhet patjetër t’i telefonojmë një mjeku. Specialist ose jo, specialista aq më mirë dhe patjetër të shkojmë te qendra shëndetësore më e afërt. Pra ne presim çerek ore, se çerek ore ne presim si do jetë tensioni, si do të jetë vetëdija, si do jetë marrja fry ajo do lirohen rrugët e frymëmarrjes, në qoftë se kemi vështirësi në frymëmarrje, në qoftë se kemi fishkëllima për marrje fryme dhe patjetër duhet të përgatitemi, bëhemi gati për të shkuar te qendra shëndetësore më e afërt. Sepse mund të na kërkojë akoma më shumë gjendja aplikimin e adrenalinës ose edhe medikamente të tjera. Por të jemi të sigurt dhe të jemi të qartë që aplikimi i një doze adrenaline, në qoftë se ne kemi një fillesa të një reaksioni alergjik, do na shpëtojë nga ajo më, më e rënda dhe më e, më e forta.

Ju takoni pacientë çdo ditë edhe jam kurioz, domethënë, kush është gjëja më e çuditshme nga e cila një nga pacientët tuaj mund të ketë pasur alergji? Një ushqim ose një, një substancë?

M.X.: Të gjitha gjërat japin alergji, nuk përjashtohet asgjë, po ajo që hasim më shpesh janë ato që përmenda unë. Janë medikamentet. Aa, kam pasur një fëmijë, sepse në shërbimin ambulator nuk është se vijnë shpesh raste të tilla. Këto janë emergjenca mjekësore. Këto janë shumë të shpejta që ndodhin të reaksionit forta, sidomos bleta. Një fëmijë, një fëmijë më ka ardhur që e kam thënë edhe në emision tjetër, duke qenë te Kolona, të kemi pasur aty afër poliklinikës, në një drekë ditëlindje ka ardhur me marrje fryme, zverdhje, skuqje në fytyrë, në pjesën e sipërme të kraharorit edhe të folur me rrokje. Dhe me diagnozë edhe më duke më treguar dhe diagnozën, që unë jam alergjik nga mishi i pulës, por gjithë të folurën, gjithë fjalitë i kishte të rrëgzuara dhe unë kam dyshim që ma ka dhënë një dyra tek ato që kishe ngrënë, që kishe konsumuar në ushqimet fast food, Kolona që ka qenë dikur ose McDonald’s, e njëjtë me McDonald’sin. Edhe është thirrë fëmija, është matur pulsi, është matur tensioni, është matur frymëmarrja dhe direkt në frymëmarrje ne dëgjojmë ato fishkëllimat, ato ngushtimet e bronkeve të futjes së ajrit edhe fishkëllimat. Kemi bërë adrenalinën dhe gradualisht brenda, brenda një minuti gjendja ka ndryshuar. Direkt kuptohet që rrugët e frymëmarrjes lirohen. I foluri nuk është më me rrokje, por është me fjalë. Pastaj me fjalitë plota. Edhe një rast tjetër më ka ardhur komplet i zbardhur me vrap nga rruga nga pickimi i bletës, por nuk e kishte për herë të parë. Ai e dinte shumë mirë se si do i fillonte gjendja, por ishte, në qoftë se ne kemi ato elemente urtikarialë të alergjisë në lëkurë që janë si harta, që janë të bardha nga enjtja nga edema dhe pastaj skuqje rreth e rrotull. Atij të gjithë trupi ishte i zbardhur dhe i ënjtur pothuajse. Pothuajse i gjithë. Predominonte më shumë ajo e bardha, pra ngushtimi i kapilarëve, sesa zgjerimi i tyre që pastaj skuqet indi përreth asaj të bardhë. Ishte shumica e trupit ishte bërë e bardhë. Edhe kjo me adrenalinë është bërë. Pastaj ka pasur raste injeksionesh të ndryshme që kanë ndodhur nga kolegët që menjëherë ka pasur gjendje të fikti dhe këtu duhet të dallojmë është një gjendje të fikti normale, gjendje lipotimie që themi ne, apo zhvillimi i reaksioni alergjik.

Një pyetje e fundit. Në qoftë se do këshillonit prindërit e rinj sot, domethënë çfarë duhet të bëjnë ose jo që të ulin rrezikun që fëmija i tyre të zhvillojë një alergji?

M.X.: Të hanë sa më shëndetshëm. Të kenë një shtatzëni, domethënë që në kur, kur nëna është shtatzënë të jetojnë në mjedise sa më të shëndetshme, sa më shumë të mbrojtura nga ndotja e ajrit, jo ekspozuar nga tymi i duhanit. Të gjithë ushqimet duhet të jenë naturale ose bio, ose të prodhuara nga anët tona. Të shmangin gjithë ushqimet që janë të konservuara me paketa, me kanaçe, të gjithsesi të gatshme pra nga industria ushqimore. Aa, të frekuentojmë mjedise me ajër të pastër, frekuent mjedise ku ka kafshë shtëpiake, kafshë tobori domethënë. Të mos marrim shumë medikamente, vetëm në rastet që sidomos antibiotikë, vetëm në rastet që janë të domosdoshme. Të bëhet një konsultë me mjekun alergolog. Të lindin në mënyrë naturale. Lindja naturale është shumë herë më shëndetshme për sa i përket alergjive sesa lindja me operacion. Mos krijojmë mjedise krejtësisht sterile. Mjedisi steril është jashtëzakonisht i dëmshëm, sidomos tek personat që kanë predispozitë për bërë alergji, po edhe tek, tek fëmijët e tjerë. Pra mjedisi steril, gjithçka që mund të hajë fëmija mund të prekë fëmija të jetë dezinfektuar, të jetë qoftë me substanca kimike apo qoftë me fizike. Ajrosja sa më shpejt, më shpesh të mjedisit, sa më natural gjithçka. Duhani, pra largimi nga jeta me duhan ose nga ekspozimi ku ose nga mjediset ku pihet duhan. Këto mund të jenë disa këshilla. Pastaj, në qoftë se kemi shenja të tjera, këto janë parandaluese, sepse akuzohen si faktor kryesor të jetës tonë moderne që kanë rritur sëmundjet alergjike edhe sëmundjet e tjera. Po në krahasim me sëmundjet e tjera kronike, alergjia fillon që në moshë të vogël, që në moshën një vjeç, kurse sëmundjet e tjera kronike si diabeti edhe sëmundjet plot hipertensioni fillojnë moshën adultit. Prandaj ne duhet të bëjmë kujdes që kur jemi shtatzënë, në shtatzëni. Kufizim nga infeksionet virale. Pra të mbrohemi shumë nga infeksionet virale, nga virozat e ndryshme respiratore që nuk është, nuk janë në dorën tonë, por duhet të mbrohemi duke mbajtur edhe maskë në një mjedis ku shikon që shumë kolegë të tu janë me, janë me virozë, pra kanë grip edhe duke zbatuar gjitha ato i dimë shumë mirë ato masat parandaluese për infeksionet virale të rrugëve të frymëmarrjes dhe duke e kontrolluar vazhdimisht me mjekun gjendjen shëndetësore të fëmijës.

Shumë faleminderit!

M.X.: Faleminderit ju!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Një e treta e popullsisë vuan nga një formë alergjie”, mjekja alergologe: Ndotja dhe jeta urbane po e përkeqësojnë problemin
  • PDK dhe AAK refuzojnë ftesën, Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, Kosova shkon sërish në zgjedhje
  • Goditën shefin e Hetimit të Krimit, arrestohen 6 persona në Sarandë, pezullohen dy policë
  • Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj
  • ​Mbi 100 vjeç dhe i përjashtuar nga Michelin: Historia e jashtëzakonshme e ustait të sushi-t që refuzoi botën

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Ziu on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj
  3. E habitshme !!!! on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj
  4. Vlora 97 on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha ata në Zvërnec janë budallenj
  5. Aldrin on I vetmuar dhe i shkëputur nga jeta sociale, gjendet i vdekur në banesën e tij futbollisti i njohur i viteve ’80

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?