Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Balla: Goditje grupeve kriminale, në të gjithë territorin e vendit!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Balla: Goditje grupeve kriminale, në të gjithë territorin e vendit!
KronikeKryesoreShoqëri

Balla: Goditje grupeve kriminale, në të gjithë territorin e vendit!

Published: August 10, 2023
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur përmbylljen me sukses të një operacioni antikanabis, që rezultoi me kapjen në flagrancë të autorit dhe asgjësimin e ngastrave të mbjella me bimë narkotike. Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla deklaron se operacionet për goditjen e grupeve kriminale do të shtrihen në të gjithë vendin.
“Ndërsa vijon mega-operacioni kombëtar kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe goditja e grupeve kriminale në gjithë territorin e vendit, Policia e Shtetit, sapo kanë përmbyllur një goditje të suksesshme në Vaun e Dejës, duke arrestuar në flagrancë keqbërësit!”, shkruan Balla.
Gjatë operacionit policor të koduar “Corn” u asgjësuan 2100 bimë narkotike kanabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Mjedë.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër tokën arë të mbjellë me misër, vihet në pranga 28-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve me skuadra të Policisë dhe me dronë të rezolucionit të lartë, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, me mbështetjen dhe të informacioneve nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Corn”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi S. Gj., 28 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër.
28-vjeçari u kap në flagrancë, në një tokë arë të marrë me qira, në fshatin Mjedë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër bimë misri, për t’i fshehur.
Në këtë sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara 2100 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese të vogël të tyre, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast kultivimi.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 500 mijë protestues në Madrid për krizën e banesave
  • Gjashtë dekada negociata, Greqia i dorëzon Bullgarisë eshtrat e Car Samuilit
  • Shenjtores që iu kthye trupi
  • FIDELIO, kodi që nga Vlora na çoi tek Vlera
  • I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Qytete pa Qytetarë
  2. demo on PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit
  3. Anonymous on Qytete pa Qytetarë
  4. Pafilter on Skandali HILA, hijet e një praktike të sëmurë në shoubizin shqiptar
  5. Pa filter on Skandali HILA, hijet e një praktike të sëmurë në shoubizin shqiptar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?