Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Balla takohet me strukturat e Policisë në Han të Hotit: Rrisni gadishmërinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Balla takohet me strukturat e Policisë në Han të Hotit: Rrisni gadishmërinë
AktualitetPolitike

Balla takohet me strukturat e Policisë në Han të Hotit: Rrisni gadishmërinë

Published: August 28, 2023
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me strukturat e Policisë së Shtetit në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit në Shkodër.

Në fjalën e tij Balla ka përgëzuar uniformat blu për punën e bërë për mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe të fluksit që ka pasur tek të dyja pikat kufitare, Muriqan dhe Hani i Hotit, si dhe ka nënvizuar se puna duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

“Keni zhvilluar një punë shumë të mirë në mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe të fluksit që kanë pasur të dyja pikat kufitare që mbulon kjo drejtori, edhe Muriqani edhe Hani i Hotit.
Ka pasur një fluks si asnjëherë tjetër. Më vjen mirë për koordinimin edhe nën drejtimin e drejtorit Boshnjaku me policinë kufitare të Republikës së Malit të zi. Edhe unë vetë, qoftë me Kryeministrin Abazoviç, qoft me Ministrin e Brendshëm Axhic, kam pasur kontakte ku është dashur nevoja për të ndërhyrë, për të kaluar në një regjim të lehtësuar. Dhe dua t’ju them që sezoni nuk ka mbaruar akoma, ndaj puna vazhdon”.

- Publicitet -

Balla gjithashtu ka theksuar se është shumë e rëndësishme që të rritet gadishmëria për të evidentuar çdo lloj forme të krimit kufitar dhe vëmendja të jetë maksimale.

“Kjo është një pikë e rëndësishme, jo vetëm që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, por është pjesë e “Korridorit Blu” dhe natyrshëm që një numër i madh qytetarësh Europian, që nisen nga veriu i Europës zgjedhin për të kaluar edhe në këtë pikë, për të ardhur në Shqipëri apo për të vazhduar poshtë. Kështu që dua t’ju përgëzoj për punën dhe të rrisni gadishmërinë për të evidentuar çdo lloj forme të krimit kufitar. Nisem këtu nga disa të dhëna që mora sot për të parë disa natyra të ndryshme të veprave penale të cilat janë evidentuar në vazhdimësi në këtë pikë kalimi kufitar. Duhet të vazhdoni të keni rezultate më të mira”, është shprehur Balla.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Nismë për referendum, kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?