Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
Politike

Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Published: August 8, 2026
Shpërndaje

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale pas konfirmimit të Gjenerallejtënantit në pension Eric Wendt si ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Përmes një postimi, ambasada e ka uruar Wendt për detyrën e re, duke theksuar se në Tiranë ai do të punojë në mbështetje të vizionit të Presidentit Donald Trump për sigurinë e përbashkët, forcimin e NATO-s dhe krijimin e marrëveshjeve të drejta për bizneset amerikane.

“U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane.”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.

- Publicitet -

Wendt është një Gjeneral i lartë i ushtrisë amerikane në pension, me mbi 34 vite shërbim, pjesa më e madhe në forcat speciale “Green Beret”. Ai ka shërbyer gjithashtu si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe në pozicione të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.

Ambasada amerikane në Tiranë ka mbetur pa ambasador të plotë prej rreth tre vitesh, që pas largimit të ambasadores Yuri Kim në vitin 2023. Gjatë kësaj periudhe, misioni është drejtuar nga të ngarkuar me punë dhe përfaqësues të përkohshëm.

Administrata e presidentit Joe Biden më herët kishte propozuar diplomatin David J. Kostelancik për këtë post, por kandidatura e tij nuk arriti të finalizohej në Senat.

Tiranë.

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • Anonymous says:
    August 8, 2026 at 9:30 am

    Sa herë që iu hynë në bythë amerikanëve, kujtohen për ufot.

    Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    August 8, 2026 at 9:30 am

    Sa herë që iu hynë në bythë amerikanëve, kujtohen për ufot.

    Reply
  • E says:
    August 8, 2026 at 9:35 am

    Vizionet e Trampit,?? Sa mire, 🙏🙏, tani ta fshijne me leter Flamingo protestuesit. Te numerojne ditet e protestes se protestuesit po ngrohen ne diell. Po Kola me megafon cfare do beje valle?? Tani qe ja mori doren bulevardit,?? Besoj do shese misra afer kryeministrise qe te mos jete larg endrave per karrige😃. Jeleku i Koles do perfundoj ne Muzeun Kombetar si relike e nje revolucionari.Do i zere vendin Qemal Stafes( ky kishte ideale te verteta)Kola i shkrete do vetem leke me endrra ne sirtar.

    Reply
  • demo says:
    August 8, 2026 at 10:15 am

    Ta duash Shqiperine si drejtori gjyshit tim Harry Fulc.Ambasadoret Amerikane duhet ti Udheheqe statura dhe shembulli i Harry Fulcit.ZOTI AMBASADOR!Ky qe eshte ne pushtet i ka gjetur per ty ishujt e gadishujt,puset e kromit dhe puset e naftes,qe u mbytet mu ne pust,se vetem per djallezira i punon kungulli. Por Ti si ushtarak i SHBA perplasja surratit,ndero veten familjen dhe SHBA,jo si ai skuthi i FBI,qe solli Deripasken,apo ajo ndrikulla dhelper Kimja,qe na la ketu dy arka karakatina ne Vlore,qe prodhojne mut dhe i marrin popullit te skamur miljona dollare ne muaj.

    Reply
  • Vl says:
    August 8, 2026 at 10:41 am

    A po mbashteti vizionin e Trump e mori ferra uraten.

    Reply
  • Detari says:
    August 8, 2026 at 10:44 am

    na plasi k. ambasada amerikane duhet shperfillur fare

    Reply
    • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
      August 8, 2026 at 12:46 pm

      DUHET SHPALLUR:,’Non Gratta!’

      Reply
      • Detari says:
        August 8, 2026 at 2:32 pm

        seshte nevoja thjesht shperfillje dhe ndonje vendosje kazanesh plerash perpara hyrjes.

        Ne nje shtet normal ambasadoret e huaj nuk degjohen kurre dhe jo me te pasurohen ne kurriz te popullit ne bashkepunim te plote me qeverine kriminale.

        Ne greqi i kane vrare 1-2 amerikone

        Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    August 8, 2026 at 12:38 pm

    ‘NJE GJENERAL NE PENSION ESHTE NJE CIVIL MORRACAK…!’
    El Morgan(‘Ylli i gjeneralit’,’)

    Reply
  • Durimi says:
    August 8, 2026 at 1:54 pm

    Urime gjenerallejtnandit si ambasador i rii ShBA me moshë të vjetër. Mirësetëvijë e të vegjetojë disa vite në këtë parajsë humbëtirë të Europës.

    Reply
  • Dashi says:
    August 8, 2026 at 2:07 pm

    Demua i “ka dalë për Zot” popullit shqiptar . Në fillim përmend gjyshin e tij që paska qënë nxënës i Harry Fullcit , i cili ( Fullci) e paska dashur shumë Shqipërinë . Me këtë , demua do të thotë që gjyshi i tij ishte qysh në vitet 1945-50 arsimdashës dhe demua rrjedhimisht një intelektual i madh . Ndërsa unë , o demo ( meqënëse është fjala për t’u mburur) , kam pasur pedagoge në universitet , studiuesen e nobelisten e famëshme të profilit internacional dott.prof. Rita Levi Montalcini . Nuk mund të them që e donte shumë Shqipërinë , por e njihte , diçka dinte . Sidoqoftë , unë nuk marr mundimin e guximin të jap këshilla majtas , djathtas , lart e poshtë si ty demo , duke filluar nga Albin bylmezi i Kosovës , duke vazhduar me hapiqirsat e bulevardit e deri tek ambasadori i SHBA-ve , që akoma nuk ka vënë këmbë në Shqipëri , por sidoqoftë , kur të mbrijë , këshillat e demos i ka të gatshme . Por ka një handicap , kush këshillohet nga demua , përfundon keq sepse vetë demua është prapësirë i lindur . Mjafton të shikosh ku ka përfunduar Kurti i Koqevarisë , apo protesta e bulevardit me 120 veta . Kështuqë , tërhiqi ato ” këshilla” që i jep gjeneralit , se ti demo je keq ndjellës, je i mallkuar . Ambasadori amerikan more demo , astu siç theksoi edhe Ambasada Amerikane në Tiranë , do të zbatojë në Shqipëri politikat e presidentit Trump . Këshillat e Trumpit janë ato që vlejnë në punën e ambasadorit , jo dëshirat e demos , që nuk e di njeri që ekziston në këtë botë .

    Reply
  • Vizion shqiptari says:
    August 8, 2026 at 2:08 pm

    Në këto troje shumë perandorë të huaj kanë shpalosur vizionet e tyre, por shqiptarët mbetën vetëm në vizionin e tyre të Lekë Dukagjinit.

    Reply
  • Dashi says:
    August 8, 2026 at 2:09 pm

    Demua i “ka dalë për Zot” popullit shqiptar . Në fillim përmend gjyshin e tij që paska qënë nxënës i Harry Fullcit , i cili ( Fullci) e paska dashur shumë Shqipërinë . Me këtë , demua do të thotë që gjyshi i tij ishte qysh në vitet 1945-50 arsimdashës dhe demua rrjedhimisht një intelektual i madh . Ndërsa unë , o demo ( meqënëse është fjala për t’u mburur) , kam pasur pedagoge në universitet , studiuesen e nobelisten e famëshme të profilit internacional dott.prof. Rita Levi Montalcini . Nuk mund të them që e donte shumë Shqipërinë , por e njihte , diçka dinte . Sidoqoftë , unë nuk marr mundimin e guximin të jap këshilla majtas , djathtas , lart e poshtë si ty demo , duke filluar nga Albin bylmezi i Kosovës , duke vazhduar me hapiqirsat e bulevardit e deri tek ambasadori i SHBA-ve , që akoma nuk ka vënë këmbë në Shqipëri , por sidoqoftë , kur të mbrijë , këshillat e demos i ka të gatshme . Por ka një handicap , kush këshillohet nga demua , përfundon keq sepse vetë demua është prapësirë i lindur . Mjafton të shikosh ku ka përfunduar Kurti i Koqevarisë , apo protesta e bulevardit me 120 veta . Kështuqë , tërhiqi ato ” këshilla” që i jep gjeneralit , se ti demo je keq ndjellës, je i mallkuar . Ambasadori amerikan more demo , ashtu siç theksoi edhe Ambasada Amerikane në Tiranë , do të zbatojë në Shqipëri politikat e presidentit Trump . Këshillat e Trumpit janë ato që vlejnë në punën e ambasadorit , jo dëshirat e demos , që nuk e di njeri që ekziston në këtë botë .

    Reply
  • demo says:
    August 8, 2026 at 6:36 pm

    Trump te largoje te bijen dhe dhenderushin nga Sazani dhe Zverneci se po e diskretitojne Trumpinj.Edhe ay zvicerani i FIFA,INFANTINO me mesimet e cifuteve Kushner kerkoi te degjeneroje FIFA n,ashtu si Edi Rama e ka katandisur Shqiperine mall ankandi. Po Atje ka Cecua bicak.E shporren nga FIFA,para se te veproje.Keshtu duhet te veproje populli shqiptar me Ramen.

    Reply
    • Dashi says:
      August 11, 2026 at 10:59 am

      Mirë ata që të kanë qeverisur o demo , po unë ç’të kam vjedhur , diplomën e gjyshit ?

      Reply
  • demo says:
    August 8, 2026 at 10:58 pm

    Nje tufe pa rrenje duhet edhe me i knuuuuu!
    Ne 1945-50 o Dashi arsimi kishte mbaruar pune.Kush ishin te arsimuar o ne burg,o pushkatim.Gjyshi im ishte arsimdashes ne 1924-29,kur u diplomua ne shkollen Teknike te Fullcit.Ne 1950 kur thua ti ishte tek 7 penxheret e kalase Gjirokastres..Ne 1946 ishte punonjes i UNRRA,ku u arrestua,u denua si agjent angloamerikan.Nga Ajo shkolle nuk shpetoi asnje i shkolluar me drejtor Harry Fullcin,pa u burgosur dhe pushkatuar,,qe nga inxh.Kujtim Beqiri deri tek Mehmet Shehu.Lista e studenteve te Fullcit ishte ne tavolinen e Enver Hoxhes me rreth te kuq,
    Ne me ju zagaret e enver dobicit na ndan nje humnere e thelle.Ju,(me Sali e me Edi Rame)kurreee,po kuuurree nuk mund te arsimoheni,Nuk mund te drejtoni Ekonomine .Te beni shtet.Ju dini vetem te vidhni.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 07 shtator 2026
  • Skandali që ka tronditur partinë e anti-shqiptarit Nigel Farage
  • Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  • Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen pesë mjete, humb jetën një person
  • SHBA rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë, por ish-ambasadorët nuk shohin përparim

Komentet e Fundit

  1. abdiaga on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Populli on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë
  3. demo on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  4. Kadiu on Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës
  5. info analitike on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?