Nga Spartak Braho
Isha i bindur se PS-ja nuk do ta “dorëzonte” Ballukun ndaj kërkesës së SPAK-ut për arrestim. Kështu ka ndodhur në 70 për qind të rasteve në Kuvendin e Shqipërisë gjatë 30 viteve.
Dëgjova kryeministrin para dy ditësh në mbledhjen e grupit parlamentar dhe thashë: “Ky s’është në vete, të vësh duart në kokë”. Ndërkohë, edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, që e di që Belinda Balluku s’i bën “derman as perëndia”, u duk në fjalën e tija “argumentuese” thjesht si një jeniçer politik i udhëheqësit politik të tij dhe jo si jurist me përvojë.
Mendoj se Kryeministri Edi Rama duhej ta kishte shkarkuar Belinda Ballukun nga posti i zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, menjëherë pas kërkesës së SPAK-ut që komunikoi akuzën për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera” për tunelin e Llogarasë etj.
Shkarkimi do ta ndihmonte jo vetëm zëvendëskryeministren, por edhe vetë Kryeministrin, jo vetëm për shkeljet e konstatuara, por edhe se respektonte kërkesën e një organi kryesor të drejtësisë. Duke e shkarkuar, edhe do ta lehtësonte Ballukun.
Duhet kuptuar një gjë: i hiqej imuniteti apo nuk i hiqej Ballukut, ajo ishte marrë e pandehur nga SPAK, kishte filluar çështja penale dhe hetimi. Dosja penale, në fund të fundit, pas përfundimit të hetimeve do të shkojë në gjyq për t’u gjykuar akuzat e ngritura. Vendimin përfundimtar, me imunitet apo pa imunitet, e lirë apo e arrestuar, do ta vendosë gjykata që do të shqyrtojë çështjen. Kjo është rruga e vetme e procesit.
Ndryshe nga çfarë thotë në publik, kryetari i mazhorancës, tërthorazi nga çfarë flet, vazhdon të ndërhyjë në punët e organeve të drejtësisë. Këtë e vërteton edhe gjuha e përdorur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku u prezantua raporti i ligjvënësve socialistë në Këshillin e Mandateve, për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, me qëllim heqjen e lirisë.
Isha i bindur se PS-ja nuk do ta “dorëzonte” Ballukun ndaj kërkesës së SPAK-ut për arrestim. Kështu ka ndodhur në 70 për qind të rasteve në Kuvendin e Shqipërisë gjatë 30 viteve, i cili ka qenë i merakosur për mbrojtjen e interesave politike.
Argumentet e Ramës në këtë rast ishin të vije duart në kokë. Ishte kakofoni pa kuptim apologjia “sqaruese”. Mu duk si një student i vitit të parë të drejtësisë me ato “kazuse” që përmendi: “ka kërcënuar apo nuk ka kërcënuar Belinda dëshmitarët me një thikë të lyer me gjak”!
Shpjegimi i tij ishte fare pa kuptim. Rama mund të jetë një politolog shumë i mirë, por edhe në këtë rast u paraqit si një jurist shumë i keq që tregoi qartë synimin për të bërë presion ndaj SPAK-ut.
Të thuash “se nuk e japim Ballukun me duart tona ashtu siç kemi dhënë edhe të tjerët,” nuk është gjë tjetër veçse megallomani e shpifur dhe jo mbështetje ndaj organeve dhe reformës së drejtësisë. Kjo s’është gjë tjetër veçse shkolla e Sali Berishës dhe qëndrimet e tija denigruese në vazhdimësi ndaj SPAK-ut. Mesa duket janë të dyja të njëjta në përmbajtje dhe ndryshojnë pak në formë.
Është e vërtetë se kërkesa për arrest është masë represive dhe në këtë sens SPAK-u duhet të jetë më i kujdesshëm në kërkesat e tij arsyetuese për arrestimet.
Politika e goditjeve dhe dënimit penal është shkencë më vete, të cilën në një vend serioz e demokratik e orienton Kuvendi i Shqipërisë, orientimet e Gjykatës Kushtetuese dhe praktika e Gjykatës së Lartë.
Unë e vlerësoj si pozitive nismën që u paraqit nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për unifikimin e qëndrimeve ndaj masave të sigurisë, të cilat duhet t’i mbajnë parasysh organet më të ulëta të drejtësisë. Është e domosdoshme, përballë qëndrimeve jo koherente, njësimi i kësaj praktike sipas arsyetimit “që arresti dhe burgosja janë fisheku i fundit” në dënimin dhe politikën penale.
M’u duk mua difektoz edhe qëndrimi i deputetit jurist Ulsi Manja, i cili lexoi në Kuvend raportin e grupit socialist për trajtimin e kërkesës së SPAK-ut. Ai duhet të ishte më dinjitoz, pasi ato që tha e argumentoi e bënë të dukej jo si jurist kompetent, por si përkrahës i avazit të Kryeministrit që shpesh flet kodra mbas bregut.
Në vite dhe legjislatura të kaluara, Partia Socialiste ka pasur në grupin e deputetëve të saj juristë me ide të qarta për drejtësinë, të palëkundur, të azhornuar me orientimet e organizmave ndërkombëtarë, në respektimin e Kushtetutës, të cilët nuk lejonin, por përplaseshin direkt me drejtuesit politikë të partisë që ndërhynin për të vendosur në trajtimin e problemeve ligjore.
Të këtij kalibri kanë qenë deputetët juristë F. Abdiu, B. Caka, V. Metani, V. Gumi, F.Xhafaj etj., dhe një sërë juristësh kushtetucionalistë përballë të cilëve nuk kishte vlerë as fjala e drejtuesve politikë apo ekzekutivë të PS.
Mbaj mend që të gjithë kryeministrat e qeverive socialiste tërhiqeshin në pretendimet e tyre voluntariste përballë logjikës së deputetëve specialistë të ligjit. Harxhoheshin orë të tëra diskutimesh në mbledhjet e grupit parlamentar dhe vendosej me shumicë dhe jo siç donte kreu politik. Tani në grupin parlamentar socialist nuk shoh zëra të tillë, me përjashtim të deputetit B. Lamallari.
Është kjo një vërejtje që po e shohim më shpesh edhe në përshtypjet dhe vëzhgimet që po japin organizmat ndërkombëtarë për qëndrimet jo justifikuese e profesionale të organeve legjislative të mazhorancës socialiste, vërejtje të cilat ka rrezik të ndikojnë në proceset e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Ndaj Kryeministri duhet t’i thërrasë mirë mendjes, të respektojë specialistët e ligjit dhe jo servilët, të mos mbledhë rreth vetes njerëz të paaftë e me vese si deri tani.
SPARTAK BRAHO
Jurist

Po ik o shoku Spartak se kush te pyet ty? E njeh juristin me te mire qe ka Shqiperia pas Ulsiut dhe Ramiut? Shoku Teme quhet. Konsultohu njehere me te e pastaj flasim.
nuk i ndodh gje
O brako,po skapistat shqiptarë ka edhe grekë po kush garanton se ato nuk ndikohen nga politika.Disa nga këto skapista janë haptas në komandë të balozit sali berishadhe sa herë ai e mbyllë syrin ata burgosin dhe pastaj i bëjme dermanin,me dosje të shpifura 60.000 ,16.000 faqe…A thua ti tu lejohet këtyre të bëjnë çka duan?Një vjet nuk ja dorëzuan dosjen Erion Veliajt….
Per fat te keq a te mire, sistemi parasheh qe drejtesine nuk mund ta debatoje politika.
Perndryshe drejtesia nuk egziton kurre.
Drejtesia, qe te mbrohet besueshmeria ne te dhe llogjika e pasjes se saj si drejtesi, debatohet vetem brendaperbrenda struktures dhe mjeteve se saj.
Reforma ne drejtesi qe u krye tek ne ishte nje levizje e rende e qe behet rralle.
Mund te jete e vertete qe sistemi yne i drejtesise ka tendence kundrejt PiSave. Por ne fund te fundit PiSat kane 15 ne pushtet egzekutiv e vendor. Dhe tjetra, as Edvinramuti nuk eshte se nuk i perbuz te Majtet. Vetem se tani i perdor, per tu viktimizuar para Drejtesise.
Or rrush anonim,edhe me mire qe nuk te dijet emri se e dhjet fare!
Ti flet si bythlepires politik dhe jo me llogjiken e popullit apo mases gri votuese qe nuk e rruajne as per ramiu dhe as per sali pushten tend.
Ti dhe njerez si ty qe vetem mbrojne ose salen ose ramen ose jashteqitjet suhen sabotuar nga rrjetet sociale apo forumet,ashtu sic perzen politikanet kur duan me u fut sezben ne protesta popullore.Prandaj ky vend i bukur nuk ben hajer ,per njerezish te tille dhe shefave te tu.
por nuk eshte faji yt sepse media eshte e blere komplet se perndryshe nuk i lejonte komente te tilla.
Prandaj rama tall trapin me ju se nuk vleni nje lek e as nje cope leter higjenike.
.
Kjo eshte idjotesi, Berisha Ka daje se e shkaterroi kete vend po nuk i themi dot qe i beri ai te korruptuar edhe keta te pisat e PS. Eshte nje soi nuk i bie gomqrit po i bie samarit.
Ai tjetri tha Partia Socialiste ka vdekur (te artikulli shkuar), Spartak Braho akoma ben llogje me Parti Socialiste.
Eshte e vertete fjala e Juristit Spartak Braho
I cili ka nje eksperience te gjate juridike dhe nje politikan i madh euroantlantik ,serioz dhe i pa gabushem me ato qe flet.
Argumenti i tij vlen te degjohet se eshte i sigurt i drejte.
Spartak Braho eshte Aset kombetar
Kryeministri ben mire te keshillohet me Brahon jo me servilet e te pa aftet qe mban prane Ok.
Z.BABA TAKU:
1.Këshilloje Qytetarin TAT KLODIAN BRAHO QË HERËN TJETËR TË MOS JAPI NË KOMISIONIN HETIMOR DËNIM ME BURG 35 VITE PËR B.BALLUKUN,ETJ PASI ATË E JEP GJYKATA DHE AJO NUK ËSHTË BRQIRI POR MBESA E TIJ,KU EDHE AI U DËNUA PADREJTËSISHT SI GJOJA ZËVËNDËS I E.HOXHËS.
2.NËSE K.BRAHO DO VAZHDOI TË MARRI URDHRA NGA A.KRAJA E A.DUMANI DO E PSOI.
3.POPULLI DO SEKUESTRO PASURIE 100 % MBI 500 MILD.$ NGA 1992 DHE JO BURG..BURG..!
4.DOSJET E 21 JANARIT DHE GËRDECIT JAN MË ME PËRPARËSI SE SA TENDERAT,NDAJ TË NDRYSHOJ PREKURORËT FRIGAMAN,QË DHJESIN GJAK NGA SALIU.
EL Newz Albania
FLM DITA.
Sot kryeministri kreu nje grusht shteti legjislativ. O duheshin Sot molotovet,o kurre.Agresioni kerkon Opozite Agresive.Berishe ke sulmuar qeverine legjitime te Faros Nanos me kundertanke dhe mitroloze.Sot qe duheshin armet,ke pjerdhur.Shko ne shtepi me plaken dhe lerja Sulmuesve partine.
Domethënë more “d” , që do të thotë demo , qeveria e Nanos na paska qënë legjitime , ndërsa kjo e Ramës jo legjitime . Më duket se jo legjitim je ti vetë o demo .
i pabyth vaj medet…
Ky nuk e meriton emrin spartak.
spiun letyre njerezore.
Ju të gjithë këtë shkollën e Berishës keni mbaruar, shkollën e partisë. Kështuqë ky stan këtë bylmet do prodhojë , prandaj vazhdojmë me diktaturën e djeshme, por me metodën e shpopullimit duke e kthyer Shqipërinë në pronën e tyre.
Sa nisa ta lexoj Take Spurdhjakun por e lashe menjehere. Rrenacak ka qene e i tille do vdese e nuk ndreqet se eshte si bishti qenit.
Qe ne fillim e nis me nje goxha rrene te pacipe ” Isha i bindur se PS nuk do ta dorezonte Ballukun ndaj kerkeses se SPAK per arrestim. Keshtu ka ndodhur ne 70 5 te rasteve ne Kuvend keto 30 vjet..” (!)
Nje genjeshter fund e krye – se pari SPAK nuk i ka kerkuar Kuvendit kerkese per arrestim te Ballukut, por heqje imuniteti te saj e pastaj e di SPAK se c’fare mase sigurie i cakton asaj – arrest me burg, arrest shtepie a ndjekje ne gjendje te lire.
Se dyti Kuvendi ne keto 30 vjet nuk ka hezituar te heqe imunitete pas kerkeses Prokurorise e jo me te kete refuzuar 70 % te rasteve sic genjen paturpesisht Spurdhjak Braho.
Vesi del me shpirtin.Ik ore bajgë,që hiqesh sikur mban në dorë ballancën e drejtësisë.
Harove zotrote çke bërë.Ke qënë ideator dhe zbatues i të gjitha veprimeve antiligjore për shpëtimin dhe mbrojtjen e batakçinjve super të korruptuar nga veprimet e Nanos dhe Metës.Dhe për mbulimin e krimeve të Sali Berishës.
Mbylle more atë gojë dhe mos na çaj paguren.Apo ke rjedhur dhe ske cipë.
Celia, edhe une nuk kam simpati per kete Braho bajgen, ish sigurims, por qe ti ke permendur vjedhjet dhe krimet e Metes,Nanos dhe Berishes, po kete super te korruptuarin e sotem, Edvinin, perse nuk e permend, apo te ngelet sufllaqja ne grike?!
O Taku, KE rrufisur sot ndopak nga Ai pluhuri I bardhe I “Zio Mikeles”?
Taku, me ne fund erdhe ne terezi.
Po u del pija e Ramutit nje nga nje.
Po ca si vone o Taku.
Autobuzi i PiSave ka marre tatepjeten.
Puna eshte se ka popullin brenda, Ndersa per vete jane kaluar.
Ka arritur fundi per Shqiperine, dhe eshte shume e veshtire te riparohet demi qe eshte bere
U kercenua per arrestim ooo Brahooo.
Pse kete do bejme ne shqiperi, ne fillim ne burg pastaj provat. 🤮🤮
O Spartaku dukesh si moshe pensioni, do ishte me mire te zije ndonje dhome anes detit te kaloje diten, te siguroj se nuk do ta ndjenim mungesen.
Shkolla eBerishes thote ky tru rrjedhuri,ku hyn Berisha ketu,kjo eshte shkolla e kohes tende,e atij qoftelargut benjaminit tend.
O Braho a e ke ate canten e zeze qe trembje idiotet ne mbrojtje te Ilir Metes.