Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Banka Botërore: Ekonomia shqiptare duhet të orientohet drejt eksporteve dhe jo…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Banka Botërore: Ekonomia shqiptare duhet të orientohet drejt eksporteve dhe jo…
EkonomiLajmi i fundit

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare duhet të orientohet drejt eksporteve dhe jo…

Published: June 12, 2024
Shpërndaje

Për menaxherin e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas modeli ekonomik i vendit ka nevojë për transformim, duke u orientuar nga eksportet dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe jo nga sektori i ndërtimit dhe konsumit. Gjatë fjalës përshëndetëse të mbajtur në workshopin “Inxhinieria e qëndrueshme në 360 gradë” e zhvilluar në Tiranë nga Italian Trade Agency (ITA) në bashkëpunim me Shoqatën e Inxhinierisë, Arkitekturës dhe Konsulencës Teknike- Ekonomike në Itali (OICE), teksa vlerësoi pozitivisht trendin rritës të ekonomisë dhe uljes së varfërisë, theksoi se Shqipërisë i nevojitet një modeli i ri ekonomik për të shtuar produktivitetin dhe vendet e punës.

“Nëse do të shihni përbërjen e GDP-së, peshën kryesore e zë sektori i ndërtimit dhe konsumi. Që Shqipëria të zhvendoset nga niveli i mesëm në nivelin e lartë të të ardhurave për frymë, duhet të ndodhë një transformim. Duhet të zhvendoset nga pagat e ulëta dhe produktiviteti i ulët, te prodhimi me vlerë të shtuar më të lartë dhe më i orientuar nga eksportet. Fokusi duhet të jetë në shfrytëzimin e burimeve natyrore për rritjen e produktivitetit dhe të investimeve. Pra që të ndodhë transformimi nga ndërtimi dhe konsumi, ekonomia duhet të orientohet drejt rritjes së eksporteve”.

Menaxheri i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas u ndal edhe te problematika e fuqisë punëtore, ku sipas tij në bashkëpunim me qeverinë po punohet për rritjen e cilësisë së edukimit të të rinjve dhe në sektorin shëndetësor. “Për sa i përket fuqisë punëtore, ne e dimë që në Shqipëri ashtu si në shumë vende të tjera të rajonit po humbet me shpejtësi një pjesë e konsiderueshme e kapitalit njerëzor. Plazhet e bukura apo malet nuk janë burimi i Shqipërisë, është kapitali njerëzor burimi i saj, njerëzit e talentuar të këtij vendi, sidomos të rinjtë.

- Publicitet -

Kontributi i tyre është i rëndësishëm për rritjen e produktivitetit të ekonomisë dhe ardhjen e kompanive të huaja. Por kjo është një gjë për të cilën ne të gjithë se bashku duhet të bëjmë më shumë. Nga ana jonë jemi duke punuar me qeverinë për të rritur cilësinë e edukimit të të rinjve në shkollat profesionale dhe në universitete. Gjithashtu po punojmë edhe në sektorin e shëndetësisë, pasi është shumë e rëndësishme të krijojmë oportunitet që popullata të qëndrojë në Shqipëri.

Tre janë prioritet e Bankës Botërore në Shqipëri: E para është të krijohen vende pune, dhe me paga të larta. Ka vende punë në sektorin e ndërtimit, në sektorin katering, por nuk ofrohen vende pune në sektorë të tjerë. Prioriteti i dytë është kapitali human. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për vendin, por ehe për kompanitë e huaja që vijnë në Shqipëri. Prioriteti i tretë është rimëkëmbja e vendit, pas goditjeve nga tërmetit të 2019-s, pandemia e Covid-19 apo kriza energjetike”, pohoi ai.

Mbajtja e forumit në Tiranë për infrastrukturën, mori shkas nga zhvillimi i dukshëm i viteve të fundit i arritur në ketë sektor dhe perspektivat e mëtejshme të rritjes që lidhen me programet e investimeve të qeverisë në funksion të anëtarësimit të ardhshëm të Shqipërisë në BE. Ndër të tjera, nisma synoi forcimin e ndërsjellë të bashkëpunimit për ofrimin e eksperiencës të sipërmarrësve italianë ndaj atyre shqiptarë dhe nga Kosova për adoptimin standardeve europiane, në projektime inxhinierike me qëndrueshmëri ekologjike, si për veprat publike dhe investime private që po zhvillohen në Shqipëri.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi says:
    June 12, 2024 at 7:16 am

    Kerto orientime qe tregon per ekonomine e Shqiperise menaxheri i BB ne Tirane Emanuel Salinas nga nje vesh i hyjne e nga tjetri i dalin Edi Rames me njohuri ZERO ne Ekonomi e ministrit te tij memecit te rradhes ne Ekonomi .

    Reply
  • Duhet prodhim industrial says:
    June 12, 2024 at 9:14 am

    E kam shkruajtur këtu tek Dita këtë që thotë përfaqsuesi i BB-së. Problemi nuk qëndron që të shahet Qeveria e Ramës dhe të lëvdëroget qeveria e PD-së, sepse janë si nata me ditën, por që ekonomia duhet të shkojë paralelisht, turizmi, ndërtimi, prodhimi industrial, eksporti të ballancojë importet, etj. Kjo është rruga e duhur, që të ketë zhvillim të plotë, përndryshe ato fitime që vijnë nga turizmi, ikin jashtë më importe ushqipesh, të cilat mund t’i prodhosh brënda. PD-ja është përgjegjëse për shkatërimet e bazës industriale në vitet 1990, si në asnjë vënd tjetër dhe fatkeqsisht janë po të njëjtët që përfaqsojnë opozitës!!!

    Reply
  • Ppp says:
    June 12, 2024 at 9:15 am

    Po migrimi vlen si eksport?

    Reply
  • Piro says:
    June 12, 2024 at 1:12 pm

    Nuk duhen mend as laps. Nuk ka nevoje te na i thote Salinasi se “Duhet te orientohet ekonomia drejt eksporteve”. Ky eshte nje truizem dhe nuk ka shqiptar qe nuk e di.
    Tani themi, o burra, e gjetem zgjidhjen: turizmi!, agroturizmi, etnoturizmi. Ja keto do ta nxjerrin Shqiperine nga varferia!!!.
    O burra, te shesim portet per te sjelle krocierat (italisht sepse nuk i themi dot shqip, kryqezoret). Ne zeme vendin e pare ne bote per numrin e grave ministre (ia kaluam edhe Nikaraguas). Ne ngreme pedonale e lungomare (jo shqip-shetitore dhe buzedet), ne kompozojme tallava; ne bejme konkurse bukurije dhe “Big Brothers”. A nuk jane keto suksese qe na bejne te krenohemi ne dhe qeverite tona? Ne e kemi ngritur ketu Evropen dhe Ameriken bashke, vellezer por nuk kemi sy t’i shohim sukseset madheshtore e 30 vjeteve te fundit, thote me te drejte Pilo Lala. A nuk jane keto suksese madheshtore te qeverive dhe politikaneve tane te 33 vjeteve te fundit (nje e trete e shekullit)?
    Kujt i duheshin 500 fabrika dhe uzina qe ndertuam ne kohen e merhumit? Vetem 6 muaj iu deshen “liderit historik” Sali Berisha dhe heroit trapajan Azem Hajdari t’i shkaterronin te gjitha nga themeli si ne asnje vend tjeter te botes, t’i shesin per skrap e t’i benin rrush e kumbulla ato qe ketij populli iu deshen 50 per t’i ngritur.
    Ne kemi 30 vjet “demokraci” dhe nuk kemi ngritur dot asnje fabrike a uzine.
    Ne nuk kemi c’te eksportojme dhe tani rrime te ngrohemi ne diell!
    “Ku e lame e ku na mbeti,
    Vaj vatani e mjer mileti”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?