Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Banka Botërore kërkon reformë në shëndetësi: Spitalet të paguhen sipas rezultateve, jo buxheteve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Banka Botërore kërkon reformë në shëndetësi: Spitalet të paguhen sipas rezultateve, jo buxheteve
AktualitetEkonomi

Banka Botërore kërkon reformë në shëndetësi: Spitalet të paguhen sipas rezultateve, jo buxheteve

Published: July 20, 2026
Shpërndaje

Banka Botërore rekomandon ndryshim të mënyrës se si financohen shërbimet shëndetësore në Shqipëri, duke propozuar që Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) të kalojë nga administrimi i buxheteve historike në një model ku pagesat lidhen me rezultatet, cilësinë dhe performancën e ofruesve të shërbimeve.

Sipas raportit, kjo reformë konsiderohet leva kryesore për rritjen e efikasitetit të sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve.

Raporti vëren se Fondi administron rreth 67% të shpenzimeve publike për shëndetësinë, por funksionon kryesisht si administrator buxheti. Financimi i spitaleve publike bazohet në buxhete historike sipas zërave të shpenzimeve, ndërsa përdorimi i kontraktimit selektiv ose pagesave të lidhura me performancën mbetet i kufizuar. Si rezultat, financimi i spitaleve lidhet pak me aktivitetin ose rezultatet e arritura.

- Publicitet -

Banka Botërore thekson se modeli aktual u jep ofruesve pak stimuj për të rritur produktivitetin, për të racionalizuar ofrimin e shërbimeve ose për të zhvendosur trajtimet drejt formave me kosto më të ulët. Sipas raportit, problemi nuk lidhet me fragmentimin e fondeve, por me mungesën e kapaciteteve për blerje strategjike të shërbimeve.

Dokumenti rekomandon që, paralelisht me zgjerimin e autonomisë së spitaleve publike, Fondi të fillojë gradualisht zbatimin e blerjes së shërbimeve të bazuar në rezultate në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor.

Për kujdesin parësor, raporti propozon përdorimin e pagesave të bazuara në kapitacion, të përshtatura sipas moshës dhe rrezikut të pacientëve, të shoqëruara me fonde të dedikuara për diagnostikën laboratorike dhe instrumentale, si edhe me tregues performance aty ku është e mundur.

Për shërbimet ambulatore të specializuara, Banka Botërore rekomandon që ofruesit publikë të kontraktohen në mënyrë strategjike për të garantuar ofrimin e shërbimeve të caktuara, ndërsa pagesat të rregullohen në mënyrë të ngjashme me ato që aplikohen për PPP-të dhe ofruesit privatë, por duke u kufizuar me kuota dhe tavane buxhetore për të shmangur zgjerimin e panevojshëm të shërbimeve.

Në nivel spitalor, raporti propozon kontraktim selektiv dhe financim të bazuar në volum ose kritere të caktuara, në përputhje me Planin Kombëtar të Spitaleve 2023–2030. Gjithashtu rekomandohet kalimi gradual nga buxhetimi sipas zërave të shpenzimeve drejt financimit sipas rasteve ose paketave të shërbimeve, duke përdorur kombinime të ndryshme metodash pagese.

Sipas Bankës Botërore, një sistem më fleksibël i blerjes së shërbimeve, i kombinuar me autonomi menaxheriale dhe financiare për ofruesit, do t’u krijonte institucioneve më shumë mundësi për planifikimin e personelit dhe për përdorimin e stimujve të lidhur me performancën.

Në përmbledhjen e rekomandimeve, raporti e cilëson kalimin e Fondit nga një administrator pasiv buxheti në një blerës aktiv për të përmirësuar performancën e sistemit shëndetësor shqiptar.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • pyeteni ekspertin e shendetesise, ish-in Ilir Beqja, says:
    July 20, 2026 at 9:18 am

    B,B-ja (Banka Boterore) ka infon e gabuar se ketu Shendetesia paguhet sipas Buxheteve historike.
    Shendetesia qe me ardhjen e Rilindjes se Rames eshte Falas (premtuar kjo me solemnitet nga vete Rama qe ne fushaten para ardhjes ne pushtet) Sa per Buxhet pastaj, ai mbulon rrogat e te famshmeve Kordinatore neper spitale qe jane Syri e Veshi qeverise ose thene ndryshe Patronazhiste, ekuivalente te atyre Fuksave 1200 leksha te para 1990.

    Reply
    • Anonymous says:
      July 21, 2026 at 2:47 am

      Falas eshte poliklinike,po Spitale cdo gje do paguash deri nje serum do vish me serumin tend po keto kush I forbizon spitalet,nuk kane medicament,se vijne njerezit slital e I thohet shko bleji ,? E mjeket pagat me 1500-2000 euro ,e I fermheret 900-1000 euro paga nuk jane pak, e prap njerezve shkrete edhe me sigurime shendesore te paguara ,ju kerkojne lek ilace kur vijne ne spital, mos u bafshim per spitale e gjykata.

      Reply
    • Anonymous says:
      July 21, 2026 at 8:29 am

      Mjeket pa e mbushur zarfin me lek nuk te shikojme

      Reply
  • Patriot says:
    July 20, 2026 at 4:31 pm

    Po ka ta dije BB qe mjeket nuk duane ti’a dine fare per rrogen sepse mbasi u rrjepin njerezit ne spitale I cojne per thertore te privati. Kjo reforme ne shqiperi do te realizohet ne 20300 po te jete gjigandi gjalle?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?