Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Banka Botërore: Me gjithë rritjen ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare në varfëri në 2025
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Banka Botërore: Me gjithë rritjen ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare në varfëri në 2025
EkonomiLajmi i fundit

Banka Botërore: Me gjithë rritjen ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare në varfëri në 2025

Published: 29 Maj, 2025
Shpërndaje

Varfëria parashikohet të ulet me 1.1 pikë përqindje këtë vit, por sërish 20% e popullsisë së vendit do të jetë e prekur nga ky fenomen parashikon Banka Botërore në përmbledhjen e fundit që publikoi për Shqipërinë.

Pas një rritjeje në vitin 2020, varfëria vlerësohet të ketë rifilluar tendencën rënëse, e nxitur nga rikuperimi pas pandemisë.

Varfëria e matur sipas të ardhurave (6.85 dollarë PPP në ditë) ra nga 41.6% në vitin 2016 në 32.2% në vitin 2019.

- Publicitet -

Pas rritjes në 33.1% në vitin 2020 për shkak të tërmetit të nëntorit 2019 dhe pandemisë së COVID-19, varfëria vlerësohet të ketë rënë në 22.5% në vitin 2023, prej rritjes PBB-së për frymë, dhe pritet të ulet edhe më tej me 1.5 pikë përqindje në vitin 2024 dhe 1.1 % më 2025, analizon Banka.

Megjithëse pabarazia ka shënuar rënie, ajo mbetet në nivelin më të lartë në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi (36.9).

Gjithashtu Shqipëria ka një hendek të lartë në krahasim me standardin global të mirëqenies 25 USD në ditë për person. Të ardhurat e vendit tonë duhet të rriten së paku me tre për të arritur këtë standard.

Norma e punësimit arriti mesatarisht në 68.6% në vitin 2024, me rritje prej 2 pikë % të punësimit të meshkujve, ndërsa për femrat pati një rënie të lehtë prej 0.3 pikësh përqindje.

Papunësia zbriti në 9.4%, por papunësia tek të rinjtë (mosha 15–29 vjeç) mbeti e lartë në 18.9%. Paga mesatare u rrit me 9.8% gjatë vitit 2024, me rritje në të gjitha sektorët ekonomikë.

Banka vë në dukje se, Shqipëria zotëron një potencial të pashfrytëzuar kapitali njerëzor që mund të nxisë rritjen dhe zhvillimin, por vendi përballet me sfida si emigracioni, pasiviteti ekonomik dhe mosshfrytëzimi i plotë i burimeve ekzistuese.

Rritja e përfshirjes së individëve të arsimuar në tregun e punës, përmes përmirësimit të kushteve të punësimit dhe krijimit të vendeve cilësore të punës, do të sillte jo vetëm përfitime ekonomike të menjëhershme përmes produktivitetit më të lartë, por edhe kthim maksimal nga investimet që janë bërë në arsim.

Banka sugjeron se nxitja e pjesëmarrjes ekonomike të grave është thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt statusit të vendit me të ardhura të larta.

Vetëm mbyllja e hendekut gjinor në punësim mund të sillte një rritje të konsiderueshme prej 12% të PBB-së për frymë në afatgjatë.

Çlirimi i potencialit të grave përmes arsimit dhe përfshirjes në tregun e punës është faktor i domosdoshëm për ta nxjerrë vendin nga varfëria dhe për ta çuar drejt mirëqenies, sugjeron BB.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Komente
  • Arben thotë:
    29 Maj, 2025 te 3:45 pm

    allbania urupiane histori suseksi, ashtu suksesi, me falni, per trafikantet e droges.

    Përgjigjiuni
  • TRENI thotë:
    29 Maj, 2025 te 3:49 pm

    Arben, ke shume te drejte, duhemi ne TURQIT ta shpetojme Vatanin e Sulltan Mehmetit II qe ai qafir tradhetar Skenderbeu e luftoi

    Përgjigjiuni
  • gjergji thotë:
    30 Maj, 2025 te 9:16 am

    Habitem.Asnje vend ne bote e kjo zyrtarisht ,kufiri i varferis i planifikuar nga cdo shtet eshte me i larte se 20%.Sa eshte niveli varferis zyrtare (poshte vijes kuqe te mbijeteses) ne pergjithesi ne Europe,Amerik,Afrike apo Azi?????
    Historikisht Shqiperia ka qene e pa tjeter te jete shteti me i varfer ne Europe(pamvaresisht perpjekeve maksimale te qeveris Rama) .NUK KA SHTET SADO TE FUQISHEM NE BOTE QE TE ELEMINOJ MAKSIMALISHT PASOJAT E TERMETIT KATASTROFIK E TE PAISEN ME SE MIRI ME SHTEPI TE REJA E KOMODE (natyrisht edhe e drejten e pronesis-tapia) sic beri qeveria e shteti Shqiptar.Beni krahasimin thjesht me Italin apo Greqin.E ben kete ndonje shtet ne bote????
    Pse shqiptaret jane pronar privat te shtepijave e banesave me mbi 90%,e ne vendet e tjera te botes ato jane pronar 60-65% te tjeret jetojne me qira.Po sikur nje pjese e shqiptareve ti shesi shtepiat apo banesat ku jetojne(vlera e tyre minimale 60.000$ a do ta ulte fukarallekun???Pse xhanem vetem ankohemi???Pse xhanem!!!!.

    Përgjigjiuni
  • qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi thotë:
    30 Maj, 2025 te 9:43 am

    Varferia 20% eshte shifra e derguar nga qeveria Rama si realitet kokeposhte i 80% verferi reale.

    Përgjigjiuni
  • Remo thotë:
    30 Maj, 2025 te 12:34 pm

    Po si more, 20% e popullsise ne
    varferi….Nuk e besoj…..
    Mbi 90% e shqipove, votuan Ramen
    dhe Saliun, keta qe per tre dekada me
    radhe dominojne politiken dhe perhere
    e ngopin popullin me lugen bosh ….
    Prandaj them se, mbi 90% e shqiptareve,
    jane te varfer nga truri..Nuk ka si spjegohet
    ne tjeter menyre(verferia )kur natyra i ka falur
    atij vendi gjithcka.
    Si tha naltmadhnia, Edvini, gjate fushates:
    “shqiptareve nuk u’a ha qeni shkopin kur
    flitet per politike, dine te zgjedhin”….Ne fakt, e
    verteta eshte krejt tjeter. Ai popull eshte
    rrahur si qeni sistematikisht nga zgjedhjet
    qe ka bere, i ka shtruar kurrizin cdo
    diltature. Nuk ngeli sharlatan,aventurier,
    intrigant e keiminel pa u zgjedhur.
    Nje pjese e madhe votuesish, tek
    keta shikojne vetveten, dhe keta
    meritojne.Kete kulture te prapambetur
    trashegoi ai popull nga shekujt e
    erresires turko-otomane, e me c’kuptohet
    s’ka per t’u shqitur kurre prej saj, ndaj
    ka per te vuajtur gjithmone….

    Përgjigjiuni
  • Ekonomist thotë:
    30 Maj, 2025 te 3:22 pm

    Vendi i vetem ne Europe qe nuk e ka te percaktuar minimumin jetik.
    Vendi me nivelin e varferise dhe te cmimeve me te lartin ne rajon.
    Vendi me te ardhurat per fryme me te ultin ne rajon.

    …por BB ato dokrrat me “rritjet ekonomike” i perserit nga viti ne vit duke treguar ne mos vullnet per mashtrim , nje mungese te plote informacioni.

    Përgjigjiuni
  • gjergji thotë:
    1 Qershor, 2025 te 2:05 pm

    Nuk mundem te merrem me ty dhe dijet tuaja.100.000 shqiptar kan kriptomonedha,do te thot se secili oprej tyre qe kan blere kriptomonedha kan nje familje me 4 pjestar,QE PERBEJNE RRETH 20% TE POPULLSIS REALE SHQIPTARE QE JETON NE SHQIPERI E JAN SUPER TE PASUR.JO KOT BOTA THOT QE SHQIPTARET JANE MESUAR TE ANKOHEN E KJO TASHMA KA DEMTUAT ADN tone.
    Sipas specialisteve boteror ekonomist rritja e prodhimit apo produktit te prodhuar qe jep nje rritje ekonomike kombetare 5-10% vjetore fillon rritja qe ndjehet edhe ne popullsin e vendit.Investimet masive ne prodhim,teknollogji,arsim patjetersjellin permiresim ekonomik.Ne qe jetojme jo ne Shqiperi e shohim dukeshen ndryshim e rindertimin e Shqiperis,ku ishte ajo para 10 viteve e ku eshte sot.
    eKONOMIST: MINIMUMI JETIK BAZOHET NE PRODHIMIN E PERGJITHESHEM INDUSTRIAL KOMBETAR(ku shume pak ndryshon vlera prodhimit industria) e ne kushtet e Shqiperis :a mund te caktohet minimumi jetik pa prodhim te konsiderushem industrial? Ti ndofta ke ndonje zgjidhje ????!!!!

    Përgjigjiuni
  • Ekonomist thotë:
    1 Qershor, 2025 te 3:10 pm

    Zgjidhjen e ke e sofizmat nuk jane arsye per ta mohuar ate qe e kane te gjithe – te behet edhe Shqiperia me minimum jetik te percaktuar ashtu si gjithe vendet e tjera europiane pa perjashtim. Pra fiks ajo qe vete Rama e premtoi ne fushate ndonese e ka kundershtuar fort deri para saj.
    Shqiperia nuk eshte pervec te gjitheve e te eksperimentoje ate qe askush nuk e ka, as shqiptaret nuk ka pse jene te trajtuar pervec te gjitheve qe tu mohohet minimumi jetik qe eshte fiks sic ka emertimin, nje minimum per te mbyllur muajin.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Pse sjellin në jetë fëmijë ata që mbase nuk duan, por edhe nuk dinë të prindërojnë?
  • Oleksandr Usyk: Nga Krimeja në ringjet botërore
  • Sulmuesi nuk lë Madridin, braziliani do një fanellë titullari me Alonson
  • U largua nga Partizani para Europës, ish-lojtari i të kuqve kalon testet mjekësore në ekipin e ri
  • Kujdes! Këto 11 gabime të vogla në higjienë po të bëjnë të mbash erë të pakëndshme

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  2. TRENI në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
  3. ¿? në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
  4. ¿? në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  5. ¿? në “Telefonon Ramën dhe… Kjo sot e derdhi gotën!” Botuesi i njohur akuzon ministrin Manja për linçim të Veliajt në burg
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?