Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BSH: Shifër rekord huaje për sektorin e pasurive të paluajtshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > BSH: Shifër rekord huaje për sektorin e pasurive të paluajtshme
EkonomiKryesore

BSH: Shifër rekord huaje për sektorin e pasurive të paluajtshme

Published: September 28, 2023
Shpërndaje

29.2 miliardë lekë është vlera e kredisë së dhënë nga Bankat nga janari deri në fund të muajit gusht. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në gusht u regjistrua shifër rekord huaje për sektorin e pasurive të paluajtshme.

Bizneset dhe individët vijojnë të marrin kredi pavarësisht normave të larta të interesit për shkak të rritjes së normës bazë nga Banka e Shqipërisë.

Vetëm në muajin gusht nga sektori bankar janë miratuar 29.2 miliardë lekë, duke u rritur me rreth 6.6% në krahasim me gushtin e vitit të kaluar.  Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë prej janarit deri në fund të muajit gusht vlera e kredisë së disbursuar arriti në 191.1 miliardë lekë, duke pësuar një rritje të lehtë në krahasim me 8-mujorin e vitit të kaluar kur u dhanë nga bankat 188 miliardë lekë.

- Publicitet -

Këtë vit bankat po tregohen më të kujdesshme në miratimin e kredive për shkak të aftësisë paguese dhe situatës ekonomike të paqëndrueshme prej inflacionit. Si pasojë e kësaj qasje të bankave është rritur edhe numri i kërkesave për kredi të refuzuara.

Referuar të dhënave, tek kredia e dhënë për bizneset vlerat më të mëdha janë për aktivitetin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, e riparim automjetesh. Vlera e kredisë së dhënë për këtë grup arriti në 10.5 miliardë lekë në muajin gusht nga 6.5 miliardë lekë që ishte në korrik.

Ndërkohë që grupi që ka njohur gati shtatë-fishim të kredisë së marrë, është ai i pasurive të paluajtshme. Banka qendrore raporton se huaja e miratuar për aktivitetin e pasurive të paluajtshme në gusht ishte 2.9 miliardë lekë, nga 430 milionë lekë që ishte në muajin korrik. Kurse përgjatë 8 muajve kredia e dhënë për këtë aktivitet ishte mbi 6 miliardë lekë.

Pasuritë e paluajtshme janë kthyer në sektorin e preferuar të bizneseve dhe qytetarëve për të investuar, për shkak të vlerës së lartë që po merr prona vit pas viti.

Ndërsa në muajin gusht ka njohur rënie të ndjeshme kredia e miratuar për sektorin e ndërtimit, për industrinë përpunuese, për aktivitetet financiare dhe të sigurimit.

KREDIA E RE E MIRATUAR

Janar-gusht 2023         191,143

Janar-gusht 2022         188,023

Diferenca                      +3,120

KREDIA E RE PËR PASURITË E PALUAJTSHME

Korrik 2023          430 mln lekë

Gusht 2023          2,926 mld lekë

Diferenca             +2,496 mld lekë

 

p.c. /dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  • Basti i ri i qeverisë me legalizimin e llotove sportive online
  • Sulmi brenda burgut të Fierit, flet Denis Bajri: Ibrahim Lici dha urdhër të më vrisnin

Komentet e Fundit

  1. Km on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  2. Detari on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza
  3. Artan on 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?
  4. Detari on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  5. Dashi on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?