Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Banorët e pallatit denoncojnë Adriana Kalanë për ndërtim pa leje, nisin hetimet, IMT e gjobit dhe vendos prishjen e objektit shtesë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Banorët e pallatit denoncojnë Adriana Kalanë për ndërtim pa leje, nisin hetimet, IMT e gjobit dhe vendos prishjen e objektit shtesë
Kronike

Banorët e pallatit denoncojnë Adriana Kalanë për ndërtim pa leje, nisin hetimet, IMT e gjobit dhe vendos prishjen e objektit shtesë

Published: August 7, 2024
Shpërndaje

Duket se për t’u freskuar nga vapa e gushtit e për të bërë një verandë sipas dëshirës së saj, edhe pse e di mirë që duhet të marrë leje e të respektojë proçedura, Adriana Kalaja, i ka injoruar ato , madje edhe banorët e pallatit ku ajo banon, të cilët janë shprehur të shqetësuar për strukturat metalike, zhurmat e montimeve dhe sidimos mungesën e marrjes se lejes për to.

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, është kapur në flagrancë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, duke kryer veprën penale të ndërtimit pa leje. Ajo është denoncuar nga qytetarët e pallatit ku banon në zonën e Kodrës së Diellit.

Në procesverbalin nr.5262 datë 7.8.2024 është konstatuar ndërtimi pa leje me sipërfaqe 24m2 në banesën e zonjës Kalaja në zonën e Kodrës së Diellit. “U konstatua vendosje pergolat me strukturë metalike me përmasa 3m gjerësi dhe gjatësi 8m, në total 24 m2. Gjatë kontrollit të ushtruar në objekt, u konstatua vendosje tende pergolat e paparashikuar në projekt”, thuhet në procesverbalin e firmosur nga tre inspektorë.

- Publicitet -

Sipas procedurës ligjore të parashikuar në këtë rast, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka marrë vendimin për prishjen e këtij objekti, duke vendosur në dijeni edhe palën që ka kryer shkeljen ligjore.

Për këtë rast është njoftuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimin për ndërtim pa leje. Ndërkohë që IMT i ka dorëzuar palës që ka kryer shkeljen edhe gjobën e përllogaritur në bazë të shkeljes së kryer.

Kohët e fundit, institucionet shtetërore kanë shtuar patrullimet dhe verifikimet në zonat e ndryshme nisur nga fakti se shumë banorë, ashtu si edhe rasti i Adriana Kalasë, duan të përfitojnë nga momenti kur institucionet janë me staf të reduktuar, prej nisjes së pushimeve, për të kryer ndërtime të paligjshme.

Kjo nuk është hera e parë që Adriana Kalaja përballet me drejtësinë. Vetëm muajt e fundit, ajo është nën hetim mbi disa ngjarje të ndryshme për disa vepra penale nga Prokuroria e Tiranës, si “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pjesëmarrje masive këtë të shtunë: Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Megjithë protestat dhe kërkesat e BE, qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona
  • A është vërtetë e mundur që Trump të japë 5 mijë dollarë për çdo amerikan të rritur?
  • Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!

Komentet e Fundit

  1. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  2. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  3. Sadiku on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. Detari on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. Vlora 97 on “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?