Kryeministri Edi Rama është pritur këtë mërkurë me protesta nga banorët e zonës së ish-Uzinës, ambient i cili tashmë është kthyer në një hapësirë të përdorur nga kompania “KAYO”. Gjatë vizitës së kryeministrit, qytetarët të revoltuar kanë kanë vënë në dukje mungesa e ujit të pijshëm, një problem që, sipas tyre, vijon prej 13 vitesh.
Situata është tensionuar më tej kur qytetarët kanë nisur të thërrasin në drejtim të kryeministrit, me slogane si “Hajdut” dhe “Rama në burg”. Pas reagimit të turmës, Rama është larguar nga zona i shoqëruar nga dhjetëra efektivë të Gardës. Vizita e kryeministrit ishte prezantuar si një takim me banorët për të dëgjuar nga afër problematikat e tyre.
Siç dëgjohet edhe në video, qytetarët i kërkojnë Ramës të japë dorëheqjen dhe të shkojë në burg së bashku me Ron Yeffet, Ergys Agasin e Vlora Hysenin. Ata thonë gjithashtu se kjo është “Prania Besnike”, që Rama të tallet me banorët.
Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës janë përqendruar te kërkesa për largimin e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Protestuesit kanë ngritur akuza për korrupsion dhe keqqeverisje, ndërsa në tubime janë kundërshtuar edhe nisma të qeverisë, veçanërisht reforma administrative dhe territoriale. Lëvizja është shoqëruar me marshime dhe tubime para institucioneve kryesore, ndërsa opozita ka bërë thirrje për mobilizim më të gjerë qytetar.
Protestat synojnë të rrisin presionin politik ndaj qeverisë dhe të kundërshtojnë politikat dhe vendimmarrjen e mazhorancës. Protestat e nisura për shkak të projektit të Sazan-Karaburunit kanë sensibilizuar një lëvizje më të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare, ku qytetarët kanë gjetur mënyra të ndryshme për të protestuar, që nga thirrjet kundër qeverisë te banderolat dhe deri te protestat ballë për ballë Ramës apo socialistëve.
j.l./ dita
