Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bardhi: Opozita do përshkallëzojë aksionin nëse nuk i plotësohen kërkesat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Bardhi: Opozita do përshkallëzojë aksionin nëse nuk i plotësohen kërkesat
Politike

Bardhi: Opozita do përshkallëzojë aksionin nëse nuk i plotësohen kërkesat

Published: December 7, 2023
Shpërndaje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi në emisionin “Opinion” se opozita do përshkallëzojë aksionin e saj nëse shumica nuk respekton rregullat.

Bardhi shprehet se situata do kthehet në normalitet nëse kërkesat e tyre do të miratohen. Kreu i Grupit Parlamentar nuk e lidh aksionin e opozitës me nisjen e hetimeve ndaj Sali Berishës.

Pjesë nga diskutimi:

- Publicitet -

Gazment Bardhi: Që nga nisja e aksionit tonë, i kemi bërë të qarta se kush janë kërkesat tona. Së pari, ka të bëjë me ngritjen e komisioneve hetimore, së dyti me çuarjen përpara të Reformës Zgjedhore. Ne, si opozitë kemi propozuar ndryshimin e përbërjes së anëtarëve të opozitës.

Së treti, deputetë të ndryshëm të opozitës kanë propozuar 31 projektligje që nisin nga lufta kundër korrupsionit dhe deri tek ligji për minimumin jetik. Ne nuk po kërkojmë asnjë favor, ngritja e komisioneve është një e drejtë që na takon.

Blendi Fevziu: Jeni realisht në zbatim të parlamentarizimit apo po tentoni të krijoni kaos për të krijuar një imazh të keq të Ramës apo më e keqja për të kaluar një krizë të brendshme?

Gazment Bardhi: Gjërat nuk janë siç duket në Shqipëri dhe ky është fakt. Në momentin që mazhoranca respekton të drejtat kushtetuese të opozitës, situata kthehet në normalitet. Unë e kam paralajmëruar kryetaren e kuvendit, i kanë thënë se nuk do të ketë normalitet nëse ju injoroni kërkesat e opozitës.

Blendi Fevziu: A ka lidhje situata në parlament me fillimet e hetimeve për kryetarin e PD-së dhe me situatën e krijuar nga ky hetim?

Gazment Bardhi: Në lidhje me atë çështje, të plotësojnë kërkesat dhe do të shikoni që përsa i përket opozitës, situata në kuvend, normalizohet menjëherë. Si kundër, protestën në Kuvend e kemi nisur në 5 Tetor, ndërkohë që veprimtaria e SPAK ndaj Berishës ka nisur në 21 Tetor. Propozimi për këtë aksion është bërë në grupin parlamentar.

Ne do të vazhdojmë t’i shfaqim opinionit publik shqiptar se çfarë është i aftë të bëjë kryeministri i një vendi. Do ta përshkallëzojmë aksionin tonë. Qytetarët kanë më shumë arsye për të protestuar se sa vetë ato të opozitës. Ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë.

Blendi Fevziu: Sa komisione hetimore keni kërkuar dhe sa janë rrëzuar?

Gazment Bardhi: Janë kërkuar gjithsej 8 komisione hetimore, 3 prej të cilave nuk kanë kaluar fare për diskutim as në seancë plenare. Vetëm në këtë sesion, janë rrëzuar 3 kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare
  • Rruga e ndërlikuar drejt një qeverie të re në Izrael

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?