Shënim redaksional: “Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…” thotë kryeministri në këtë letër që ka publikuar sot, të cilën ia dërgon një protestuesi imagjinar.
Citimi më sipër është thelbi më manipulues i letrës. Kryeministri, njeriu që ka në dorë të gjitha pushtetet ekzekutive, ligjvënëse dhe kontrollin e burimeve të vendit, barazon veten me një qytetar të thjeshtë që nuk i legalizohet shtëpia apo që s’ka para për ilaçe.
”Më ndodh edhe mua të kem zgjime të zbrazëta me të njëjtën shije… tradhtia është e të tjerëve, herë një bashkëpunëtor, herë një vartës…”
Kjo tentativë për të shkarkuar përgjegjësinë shtetërore mbi “vartësit e korruptuar” (duke e nxjerrë veten si viktimë të tyre, njësoj si qytetari) është një teknikë e vjetër e autokracive populliste: “Mbreti është i mirë, por oborrtarët janë të këqij”.
Është një ese propagandistike e mirëmenduar, mbi të gjitha për të çarmatosur moralisht pjesëmarrësin ose mbështetësin e protestës. Prapa fjalëve prekëse fshihet thika e vjetër e “përça e sundo”. Kujdeset me dinakëri ta ndajë “turmën” nga “individi”. Nga njëra anë medemek është protestuesi idealist, i sinqertë, me halle reale (të cilin ai e “mirëkupton” dhe e merr në mbrojtje). Nga ana tjetër janë “shfrytëzuesit” e tij, ku liston me radhë armiqtë e jashtëm e të brendshëm.
Nuk arrin ta kuptojë Kryeministri, ose bën sikur nuk kupton që shkaku i protestës janë pikërisht vendimet e tij, sjellja arrogante, skuthlliku i faktit të kryer me pronën e të gjithëve, korrupsioni, përgjimet, provokimi, fyerjet që lëshon përditë.
Vazhdon t’i fryjë pompës së “algoritmit” për të shpjeguar revoltën sociale. Pandeh se e zhvesh në trurin tonë protestën nga fryma e saj organike, duke na brockullitur se shpirti i rinisë së këtij vendi, mendja e fëmijëve tanë, është produkt artificial i “raketave digjitale nga Lindja”. Nuk beson dot Edi që kanë edhe ata mendim, gjykim, dëshira. Nuk e beson dot që ekziston edhe Shqipëria e mendimit dhe që ajo nuk e do më. Sepse Edi vetë dhe gjithë kasta mediokre që përfaqëson kishin bindur veten se kjo Shqipëri kishte vdekur, ose nuk ishte lindur kurrë.
Në mbyllje, letra kalon në tone qesharake mesianike. KM nuk premton zgjidhje institucionale, por ofron veten si strehë: “Eja tek unë… unë sot jam e vetmja pengesë mes këtij vendi e teje dhe të këqijave të mëdha”. Ky është thelbi i mesazhit: Sistemi jam unë, jashtë meje ka vetëm kaos, tradhti dhe errësirë (!)
Nuk adreson asnjë nga problemet reale për të cilat njerëzit dalin në bulevard (betonizimi, shkatërrimi i zonave të mbrojtura si Narta apo Zvërneci, mungesa e transparencës). Në vend që të japë llogari si kryeministër, bën psikologun e të dëshpëruarve.
Kjo letër tregon se sheshi ka prekur tashmë nervin më të ndjeshëm të sistemit. Kreut të tij i duhet edhe një herë të përdorë artilerinë e rëndë të propagandës emocionale.
Më poshtë, teksti i plotë i letrës së KM:

Nga Edi Rama:
MIRËMËNGJES I DASHUR PROTESTUES
Nuk të shoh si humbësin e një proteste, po si njeriun e mbetur vetëm me bindjet e tij. Ti i je bashkuar vorbullës thithëse të turmës, sepse beson sinqerisht se po mbron diçka të çmuar. Ndoshta ti ke frikë se vendi po shkon drejt humnerës. Kapitalistët e huaj do të gllabërojnë natyrën. Zogjtë e rrallë të Shqipërisë do të vdesin. Atdheu yt ka dalë në shitje. Ose ndoshta ti nuk je i shqetësuar për zogjtë e as nuk e di fare ku bie tamam laguna e Nartës. Po mbase je i zemëruar ngaqë ke një hall tëndin. Hall pune me pronarin që të trajton si robot. S’të paguan orët jashtë orarit. Të jep gjysmën e rrogës në të zezë. Hall shëndeti në familje. Largqoftë me nënën e sëmurë që ka nevojë për ilaçe të shtrenjta.
Hall prone me shtëpinë në periferi që ende nuk legalizohet apo me tokën në fshat që ende nuk regjistrohet… Nuk e di çfarë halli ke tamam. Po di që ke një hall që jo vetëm nuk ta zgjidh askush, po as nuk ta qan kush. Besoje ose jo, po unë e ndjej brengën tënde. Sepse jo vetëm të kuptoj, po edhe të mirëkuptoj, ngaqë jam po aq i zemëruar sa ti me pronarin e pasur që kujton se pasuria i jep të drejtë të sillet si zot i fatit tënd. Me nëpunësin a me drejtorin që atij i shërben pa kushte, ndërsa ty as nuk të hedh sytë. Jam i zemëruar me arrogancën e kujtdo që detyrën ndaj teje e ushtron si pushtet mbi ty. Por pikërisht sepse brenga jote më dhemb dhe arsyet e tua më gjejnë të bindur për legjitimitetin e tyre, unë nuk të shoh dot ashtu. Vetëm.
Si një peshk jashtë ujit, pasi dallga e madhe që e nxorri në breg është tërhequr e tëra. Dhe ata që të thirrën për t’u bërë “deti i Shqipërisë së re”, pa pronarë arrogantë, pa nëpunës që i përulen lekut dhe përbuzin njeriun, pa halle shëndeti e pronash, pa të huaj që investojnë në tokat tona e pa investime private në brigjet tona, pa hiçasgjë që e cënon harmoninë e një vëllazërie të lumtur, sot nuk janë askund. Ata që në studiot televizive të komentuan mbrëmë me entuziazëm si njeriu i popullit, që më në fund po lan hesapet me qeverinë dhe kryeministrin e korruptuar, ndërkohë që për vete, prej vitesh të gjata paguhen më shumë nën dorë se sa mbi dorë për të shpifur tërë të zezat dhe sharë mua me libër shtëpie, tani po flenë në shtëpitë e bollshme të blera me ulje të forta nga “oligarkët”. Mbi dyshekë të butë të blerë me “lëmoshat” e zeza mijëraeuroshe të këtyre të fundit.
Ata që ranë nga kali i pushtetit në tërë këto vite dhe nuk e panë kurrë tek vetja po tek kali arsyen e rënies, e që gjetën tek ti dritën e shpresave të humbura duke të ngritur në qiell, po pinë me shoshoqin kafet e mëngjesit të herët. Mezi presin që ti sonte të jesh më i zemëruar, më i paduruar, më i çartur në protestën tënde kundër regjimit që i la pa kalë, pa roje, pa vartës. Shkurt pa shijen e pashoqe të pushtetit që sa më i kotë të jesh aq më shumë të mungon.
Influencerat, blogerat e kullerat që të bënë të ndjehesh heroi i tyre, duke të dhënë për herë të parë në jetë ndjesinë dehëse të pushtetit që ka shpirti i luftëtarit të dalë nga radhët e popullit mbi të kamurit, të famshmit, të njohurit dhe pse jo, troç, edhe ndjesinë e fortë të mashkullit që si në një përrallë, u bë idhulli i femrave të paarritshme të botës së luksit, kanë fluturuar edhe ata larg, me krahët e orgazmës për vrullin e mbrëmshëm të lajkeve e të follouersave, të cilët hynë në gjinjtë e në shalët e tyre si protestues, por tanimë do të mbeten në listën e tyre si klientë të reklamave për vilat, hotelet, kremrat, parfumet dhe brekët joshëse për skllevërit e algoritmit.
Ikën edhe karvanet e “diasporës” nga Kosova e Tetova. Të përdorën ty, për të sjellë në Tiranë me vrazhdësinë brutale të hordhive pushtuese, mllefe politike sallahanash të pjesëve të tjera të kombit tonë. Kundër qeverisë tënde në Shqipëri, të cilën ti nuk je asfare i detyruar ta duash. Nuk je as i ndaluar ta luftosh. Por nuk ke as të drejtën të lejosh të tjerë të vendosin për të dhe të flasin në emrin tënd; djemtë e axhallarëve dhe cucat e hallave, nuk vijnë dot në shtëpinë tënde për të vendosur. Ikën sigurisht, edhe ata që algoritmi dhe partitë e partiçkat e gurëve të hedhur e të duarve të fshehura, i mblodhën për të burgosur Ramën duke e kthyer bulevardin e kryeqytetit të Europës së Ballkanit, në një shesh mesjetar ku turmat e inkuizicionit ulërinin në kor për djegien e gjallë të shtrigave.
Ikën qorrallapajt. Ikën ballibullistat. Ikën sypuliturat opozitare që të vinin rrotull duke folur me pasqyrën e tualetit digjital para fytyrës së tyre hipokrite. Ikën karikaturat parlamentare që nxirrnin kokën pas shqiponjës mbi kurrizin tënd…
Së bashku me armatat armike të profileve fallco e të raketave digjitale, që hidhen papushim nga Lindja tutje Europës drejt sheshit televiziv të revolucionit të flamingove dhe shpërndajnë në mijëra thërrime lajkesh e follouerash fallco, çdo bombë që gjuan një gënjeshtër, lajm të rremë, video të manipuluar, ikën edhe ata që u dyndën në bulevard nga emigracioni në shtete të huaja, si shqiponja shpëtimtare të mëmëdheut të nxjerrë nga algoritmi në sheshbetejën e kundërshtisë globale, politike, ideologjike me Presidentin e Amerikës. Ikën të tërë!
Iku madje edhe një sorrë kobzezë, që predikonte hakmarrjen ndaj amerikanëve që vranë “vëllaun tonë”, gjeneralin iranian Kasem Suleimani, kasapin e pamëshirshëm të regjimit terrorist të Teheranit. Ti mbete vetëm, me hallin tënd dhe pa askënd që ta qan, shembëlltyrë njerëzore e proletariatit të algoritmit, sepse algoritmi nuk ka ndjenja, nuk njeh njerëz, nuk do ideale, nuk pyet kush ka të drejtë. Ai interesohet vetëm për çfarë prodhon më shumë kuriozitet, eksitim, zemërim dhe varësi prej tij.
Ti në fakt mbete siç ishe. Ai që ishe kur u nise drejt bulevardit për të ndryshuar botën. I vetëm përballë ditës së gjatë. Me sytë e hapur në boshin që të rrethon, pas kthimit në tokë nga nata në qiellin e iluzioneve revolucionare.
Ndërsa ata që u ngjitën lart në vëmendjen e dynjasë falë teje, duke të mbushur mendjen se befas u bëre ai që nuk je, forca e një revolucioni që nuk është, për përmbysjen e realitetit dhe zëvendësimin e tij me një realitet të krijuar vetëm për të të joshur ty, gatuan pa mëshirë në tiganin e pakufishëm të algoritmit, ushqimin e tyre me mishin e me shpirtin tënd. Dhe u zhdukën. Ti mbete aty. Në këtë fotografi të trishtë unë nuk shoh assesi dështimin tënd. Shoh veten time dhe vështirësitë e hallet e tua. Po, sepse luftoj përditë e zemërohem jo pak, me ata që nuk ua ndjen për ato vështirësi dhe jo nuk dinë as të t’i qajnë hallet, po më keq akoma, t’i përçmojnë si ti të ishe një koment anonim në fejsbukun e tyre, jo një rob Zoti me barrën e problemeve të tua në pragun e derës së shtetit tënd.
Por shoh tek kjo fotografi e zgjimit në sheshin e zbrazët edhe shijen e tradhëtisë së gjithkujt që të përdori mbrëmë për interesat e veta. Ji i sigurtë se sado e çuditshme të të duket, më ndodh edhe mua të kem zgjime të zbrazëta me të njëjtën shije. Po njësoj, fotografia është e imja ndërsa tradhëtia është e të tjerëve, herë një bashkëpunëtor, herë një vartës i njohur a të tjera herë vartës të panjohur të vartësve, që për interesat e tyre e përdhunojnë besimin tim në forma të ndryshme. Sillen keq me njerëzit. Përçmojnë meritën. Stimulojnë farefisin. Promovojnë tarafin. Kërkojnë lekë nën dorë. Favore. E mbi të gjitha, harrojnë që ajo karrige është nder, jo uturak. Fatmirësisht, ndryshe nga ti, dita ime vazhdon me punë të pandalur, falë energjisë së mirë të plot e plot të tjerëve, që punojnë bashkë me mua.
Pra siç e sheh, kjo e imja nuk është letra e dikujt që të qan hallin duke të parë nga lart apo nga larg. Eshtë një letër e ndjerë respekti për ty që besove, luftove dhe mbete vetëm. Po njëkohësisht është edhe një shtrirje dore nga dikush që e di ç’domethënë të ndjehesh vetëm, kur besimi që jep shpërdorohet dhe lufta që bën tradhëtohet. E di që sot mund të më shohësh si kundërshtarin tënd. Ndoshta edhe si shkakun e zemërimit tënd. Kjo letër nuk është një përpjekje që ti të më shohësh ndryshe. As një kërkesë që ta drejtosh gjetkë shigjetën e zemërimit tënd. Pyete vetë veten nëse armiku yt jam unë, që përpiqem papushim mes njiëmijë vështirësish që Shqipëria të bëhet çdo ditë më e mirë se një ditë më parë, apo ata që të kthyen në heroin e mbrëmjes për të të lënë në rrugë, vetëm, si shishe boshe të hedhur tutje pa kokëçarje pas një dehjeje kolektive.
Nëse përgjigja jote do të jetë akoma se armiku yt jam unë, patjetër që do ta respektoj. Sepse demokracia jeton edhe nga kjo e drejtë dhe nga respekti për këtë të drejtë. Por nëse një ditë do të kuptosh të vërtetën e thjeshtë, se halli yt nuk është asfare larg hallit tim, atëherë mos i prit aty ata që do të kthehen përsëri në mbrëmje. Eja tek unë. Jo të më duartrokasësh. Jo të heqësh dorë nga kritikat e tua. As të më votosh nëse nuk do të të mbushet mendja, se jo thjesht nuk jam unë e keqja e madhe që ata të kanë mbushur mendjen se jam, po unë sot jam e vetmja pengesë mes këtij vendi e teje dhe të këqijave të mëdha, që ata mund t’i bëjnë Shqipërisë po t’u hapet rruga.
Eja pra tek unë, qoftë edhe vetëm për të mos lënë askënd ta përdorë hallin tënd kundër Shqipërisë dhe as të përdorë hallet e Shqipërisë kundër teje. Eja, sepse Shqipëria nuk bëhet as me ata që brohorasin verbërisht, as me ata që zemërohen verbërisht. Shqipëria po bëhet nga çdo shqiptar e shqiptare, që në vend se të mallkojë errësirën ndez përditë qiriun e kontributit të vet, duke shtuar në çdo hap dritën e Shqipërisë Europiane dhe pakësuar errësirën e trashëguar nga kohërat e vjetra e më të reja.
Kush do që drita të shtohet më shumë dhe errësira të tretet më shpejt është i bekuar, sadoqoftë jo dakord me mua. Ndërsa ata që do të rikthehen sonte në mbrëmje për të përdorur trupin e mishin tënd, janë vetë errësira e një mallkimi të vjetër mbi Shqipërinë. Unë jam miku, jo armiku yt.

O rame, pikerisht kundra ksaj sjelljes tende protestohet, ti nuk degjon dhe nuk kupton me. te ka zene mallkimi i shkodranit, te ka hyp vetja ne qef
Kambanat bien per ata qe kane veshe…..
SPAKu fle gjume, pse nuk e arreston ramen?
K
Ky protestuesi është fotoja me e bukur e protestës. I vetëm dhe i patundur. Ngjan me Gatuzon e Milanit. I hekurt nuk e thyen dot. O Rame, të të vijë zor për këtë paçavure që ke shkruar. Fyen inteligjencën tende. Thuaj që ta, ka shkruar ndonjë shofer, se është turp ta reklamosh.
A durohet ky sharlatan mé?
Té mendosh se 35 vjet pas Ramiz Alisé, njé mashtrues, bashkéhajdut i shqiptaréve dhe Shqipérisé, do arrijé té urrehet nga shqiptarét edhe mé shumé se komunistét dhe Sali vrasési sé bashku,,,dhe akoma vazhdon dérrdérret e tij fyese dhe monologjet boshe e bajate,,,,,,jo jo, kjo éshté e padurueshme.
Edvin, ti nuk je miku im, kurré, asnjéheré.
Sindroma e Stokholmit, mund té té keté kapur ty mbase,, qé dashurohesh me saliun, pasi té theu kafkén mé paré. Pér mua, ti mbetesh njé mashtrues ordiner, njé kryetar bande hajdutésh, njé shkatérrues i Shqipérisé, véndit tim.
Shqipéria éshté e jona Edvin,,,E SHQIPTARÉVE.
Me té, nuk luan dot as ti dhe askush qé vjedh me ty dhe pér ty.
Boll e shkatérrove kété popull Edvin. Ik pa u koklavitur situata edhe mé keq sepse ky populli im,, thjesht NUK TÉ SHEH DOT MÉ.
Merri ato „miqté“ Shefqetér,,ata Kastratét qé marrin né dorézim rrugét e kombit, paguar me miliarda euro, me çmime korrupsioni galopant, nga taksat tona,,,,,dhe na véné traun né rrugé, pér té na vjedhur edhe mé,,,né emér té „mirémbajtjes“.
Ik Edvin, sa nuk éshté voné. Prindérit tané, nuk blejné dot as ilaçet me „Pensionen“ qesharak qé u jep ti dhe hajdutét e tu,,,dhe u duhet té vdesin né vetmi sepse ti dhe hajdutét e tu U VODHÉT JETÉN fémijéve té tyre qé sot i quan ti dhe soji yt „emigranté“.
Kush éshté emigrant mo aman?
Ik Edvin,,,ti nuk punove asnjé sekondé pér Shqipériné dhe shqiptarét,,,ti i vodhe dhe i shkatèrrove ata.
KUSH TÉ KA TY MIK, NUK KA NEVOJÉ PÉR ARMIK.
KOMENT I FSHIRË PËR ARSYE ETIKE NGA MODERATORI
Ky eshte Edi Rama i vertete. Ky te vjedh dhe te sheh drejt e ne kokerr te syrit e te thote: çke qe me sheh i lebetitur,une po ti fus leket ne xhep. Pastaj te ofendon,te dhunon dhe te thote: o mjeran une po te hap syte,une po te nderoj. Ky te le pa pune ,pa prone,pa te ardhme e te thote ti je e keqja e ketij vendi,ti je mallkimi i ketij vendi. Ky te çon te ulesh tek trotuari perballe kryeministrise dhe te thote une jam si ti.
Jo, na ke rrethu atdheun, me gjemba vdekjeje. Don me grabite me arrogance vendin. Tokën, detin, malet. Shqiperinë e do multi kombesh që, të pihet verë e të kercehet nudo( eksperimentin e ke fillu tek vila në bllok). Do ti kesh ti çelsat e keti vendi. Ti varesh ne qafë. Në ç,haluçinacion ke hyrë kaq rendë. Je nje mashkull, pak i talentuar, i lexuar, shkrun e flet gjatë. Stilistika dhe metaforat e tua jane , fol sot e kupto mot. Nganjëherë argetues, s,je për pasarele, as yll i lindur. Nje shkendi kashte Jeni. Boll se algoritmi do të kthehet ne ritem, tik- tak. ti nuk je si ne. Ti je gjak prishur , TRADHETAR
Tē gjithë në SHESH KUNDËR KRYE HAJDUTIT dhe KRYE GRABITQARIT më të PAMÊSHIRSHËM të SHQIPÊRISÊ 🇦🇱🇦🇱 , që kërkon të TALLI , të INTIMIDOJË dhe të PËRÇMOJË PROTESTUESIT !!
KY PLAK MATUF , ZGJEBARAK , I PALARË dhe KËRRMË e ZEZË , qê të VJEDH dhe të GRABIT 24 / 7 , dhe pastaj të bèn edhe KARAGJOZIN , ARROGANTIN , PINOKUN e SHËMTUAR 🤮🤮🤮🤮🤮🤮
MOS U NDALNI në SHESH dhe TREFISHOHUNI që PINOKU i SHËMTUAR ta KUPTOJ që i erdhi FUNDI dhe të shkoj të marri ILAÇET e SKIZOFRENIT para se të SHPORRET nga ZYRAT e SHTETIT !!
Ky ARROGANT dhe KARAGJOZ është RREZIK KOMBËTAR 🇦🇱 dhe SUPER RREZIK për të ARDHMEN e 200 MIJÊ FËMIJËVE SHQIPTARË që kanë mbetur në SHQIPËRINË 🇦🇱🇦🇱 tonë të DASHUR ❤️❤️
G.Dita,dy pyetje:
1-A mund të na thoni kush e financon protestën?
Protestuesit duan në burg Ramën dhe Berishën.
2- Pse nuk protestojnë dhe poshtë zyrës së Berishës?
N.q.s nuk e dini, pyesni A.Daden se diçka duhet të dijë.
Vurko, ti qenke shume inteligjent per Zotin, ta kapke flurthi.
Reshat Arbana – gjigand
Ali Asllani – gjigand
https://www.youtube.com/watch?v=sp-7U0NDQnI
SHUME E DREJTE VURKO!
Thoshte nje njeriu im i ndjere se keta duan te nme nxjerrin syrin me drurin e mullarit. Po kaq budallenj na beni ju qe shani kaq shume Ramen. Berisha u mundua vitet per te mbushur mendjen popullit qe ta mbeshteste per qeveri teknike por nuk ja doli. Tani kane dale disa si Dritan Goxhaj qe ja nxiu faqen e Diloaverit dhe shumices se shqiptareve me qendrimet proiraniane e pro Berishes, dhe na artikulon bashke me te tjere per qeveri teknike.Po Berisha çfar pati kerkuar po kte gje. Po jo more se tani qe duhet te pershtasim ligjet per te hyre ne Europe dhe te behemi gati te presim Samitin e Natos duhet te heqim dore nga Europa e Natoja dhe te bejme qejfin e Dritanit me shoke te cilet kane qene dhe jane armiqte e Shqiperise. Jo more jo,nuk i kane lene ment shqiptaret te shkojne edhe njehere pas Berishes e pas berihajt me Dritonin ne krye. E kemi nje Dritan tek PD nuk kemi nevoje per me shume.
Edvin,Cfare ke per te thene per Vendimet e Protesters?
1-Doreheqje e kryeministrit.
2-Rerferendum popullor kunder ndryshimeve kushtetuese te 2008 ,Ligjit Zgjedhor me lista kryetaresh.
3-Anullim i te gjitha vendimeve kryeministrore,qe prekin Teresine territoriale,integritetrin,sovranitetin e Republikes Shqiperise.
4-Anullim i Vendimeve kryeministrore qe prekin monumentet e kultures,Arkeologjike,Zonat e Mbrojtura,Monumentet Natyrore.
5-Reduktim i Parlamentit ne 80 deputeter.
etj.etj. Leri mallengjimet,se ti nuk pate dhimbsuri per Ata qe te bene koken dhe te llastuan me pekule,,jo per protestuesit.
Per Ultimatumin e Protestes Popullore fol.Cili eshte qendrimi yt Edvin!
Me vjen keq,qe nuk e lexova dot letren e kryeministrit,sepse si ish mesues gjuhe dhe letersie me neverit gjuha e tij.Prej kohesh e kam quajtur LAPERDHARI E TE FOLURIT. Sot pas kaq vjetesh edhe Skenderbesha e tij Spiropali,e quan Laperdharine gjuhesore te nje semuri mendor:Algoritmet,konspiracionet Halucinante.
Duket që paske qenë një mesues fshati nga ata të korrespondencës, një pesaxhi me të shtyra, që e urren atë sistem ngaqë ishe i paaftë dhe ziliqar ndaj bashkëstudentëve të suksesshëm…
“Kur shihesh në pasqyrë dhe të duket vetja i shëmtuar, nuk e ka fajin pasqyra”…
Ik shijo prnsionin, plak gërnjar i neveritshëm!
MIKU I POPULLIT NUK JETON NË OBORRIN E OLIGARKËVE
Përshëndetje Kryeministër,
Populli këto ditë ka qënë në shesh, me zemërimin tënd, me hallet e tua dhe me shpresën se dikush më në fund do t’i dëgjonte. Sot po thua se protestuesi është përdorur. Po thua se ai është mashtruar. Po thua se ata që ishin pranë tij mbrëmë janë zhdukur dhe se i vetmi që e kupton qenke pikërisht ti kundër të cilit ai protestonte. Por ka një pyetje që nuk mund të fshihet pas fjalëve të bukura: Si mund të jesh miku i protestuesit kur je miku i privilegjit? Si mund të jesh miku i qytetarit të zakonshëm kur rreth vetes ke ndërtuar një oborr njerëzish që pasurohen nga pushteti, ndërsa ai që punon ndershmërisht numëron qindarkat deri në fund të muajit? Ti flet për hallin e popullit. Po halli i popullit nuk është metaforë. Halli i popullit është pensionisti që zgjedh mes ilaçeve dhe bukës. Është familja që paguan faturat me frikë. Është i riu që ka diplomë, por nuk ka vend pune. Është çifti që punon gjithë ditën dhe sërish nuk arrin të blejë një apartament. Është prindi që përcjell fëmijën në aeroport me lot në sy, sepse e vetmja mundësi për një jetë më të mirë gjendet larg Shqipërisë. Nëse je miku i tyre, pse po largohen? Nëse je miku i tyre, pse fshatrat boshatisen? Pse qytetet plaken? Pse mijëra të rinj nuk shohin të ardhme këtu? Nuk mund të jesh miku i protestuesit kur pasuritë publike shpërndahen tek të njëjtët emra. Nuk mund të jesh miku i protestuesit kur ligjet duket sikur shkruhen për ata që kanë lidhje me pushtetin dhe jo për ata që kanë nevojë për drejtësi. Nuk mund të jesh miku i protestuesit kur zonat e mbrojtura trajtohen si mall tregu, ndërsa natyra dhe interesi publik dalin gjithmonë humbës. Nuk mund të jesh miku i protestuesit kur administrata publike shihet si rezervuar votash dhe jo si shërbim për qytetarin. Nuk mund të jesh miku i protestuesit kur ai pret ujë të pijshëm 24 orë në ditë, ndërsa dëgjon premtime për projekte gjigante. Nuk mund të jesh miku i protestuesit kur energjia, ushqimet, qiratë dhe kostot e jetesës rriten më shpejt se paga e tij. Nuk mund të jesh miku i protestuesit kur ai ndien çdo ditë se po punon më shumë për të jetuar më pak. Ti thua se je pengesa mes Shqipërisë dhe të keqes. Por në demokraci askush nuk mund të jetë njëkohësisht gjykatës dhe dëshmitar i vetes. Kur një qeveri qëndron gjatë në pushtet, ajo nuk mund t’ia faturojë gjithmonë të tjerëve plagët e vendit. Sepse pas shumë vitesh, edhe dështimet janë të sajat. Nuk mund të paraqitesh si shpëtimtar i njerëzve nga problemet që kanë lindur dhe janë rritur nën qeverisjen tënde. Nuk mund të pretendosh se je zgjidhja, kur për shumë prej tyre perceptohesh si shkaku. Dhe nuk mund të kërkosh besim duke derdhur lot krokodili për hallet e qytetarëve, ndërkohë që ata i jetojnë ato halle çdo ditë në lëkurën e tyre. Populli nuk kërkon keqardhje. Nuk kërkon letra të bukura. Nuk kërkon fjalime. Kërkon drejtësi. Kërkon mundësi. Kërkon paga që mbajnë familjen. Kërkon pensione që respektojnë dinjitetin. Kërkon një shtet që nuk mat vlerën e njeriut me lidhjet që ka. Kërkon një Shqipëri ku suksesi nuk varet nga afërsia me pushtetin. Prandaj protestuesi nuk ka nevojë për një mik që e kujton vetëm kur del në shesh. Ai ka nevojë për një shtet që e respekton edhe kur hesht. Dhe derisa kjo të ndodhë, asnjë letër, sado e bukur, nuk mund ta fshehë të vërtetën e thjeshtë: Nuk mund të jesh miku i popullit kur je bërë i pazëvendësueshëm për oligarkët dhe i paarritshëm për qytetarët.
Rama me kete deklarate pohon se pushteti i tij eshte rrezuar.
Ndersa ndodhet i vetmuar, kjo do te thote qe nuk ka mbeshtetjen popullore.
Thjesht, qerrohu!
Ik
Me vjen keq për këtë vend të bukur sepse një i çmendur loz me fjalë, dhe një pjesë e këtij populli nuk e kupton sa i keq që është ky
Me thuaj kryeminister, ke hajdut ke kapur nga bashkepuntoret e tu, dhe jo te besh as policin as prokurorin e as gjykatsin, por te perdoresh kunder tij, gjithe urrejtjen popullore, para popullit, duke i pushuar publikisht nga puna, ate dhe shefin e tij? Qe te kuptojne te gjithe, se ka nje kryeminister jo te qeverise, por nje kryeminister te shqiptareve! Jo kjo nuk ka ndodhur, perkundrazi ndoten deri ne fyt mvartesit e tu, dhe ju thoni, “pergjegjsia eshte personale”! Nuk e keni bere kete! Pra nuk jeni kryeminister per popullin, por per kryeministrine! Ju jeni pjese e katraures qe trasheguat dhe nuk pyetet: Ku shkoi armatimi i Sazanit? Nuk pyetet, se ju jeni edhe vete pjese e kesaj loje! Keto dy radhe t’i shkruan nje pensionist qe dikur kishte nje karrike, por ate e la te paster si qelibari.
Me thuaj kryeminister, perse nuk ka raport pagash dhe pensioners? Me thuaj kryeminister, perse te jene 140 deputetet, e gjete keshtu ndryshoje me te tute
Me thuaj kryeminister, ke hajdut ke kapur nga bashkepuntoret e tu, dhe jo te besh as policin as prokurorin e as gjykatsin, por te perdoresh kunder tij, gjithe urrejtjen popullore, para popullit, duke i pushuar publikisht nga puna, ate dhe shefin e tij? Qe te kuptojne te gjithe, se ka nje kryeminister jo te qeverise, por nje kryeminister te shqiptareve! Jo kjo nuk ka ndodhur, perkundrazi ndoten deri ne fyt mvartesit e tu, dhe ju thoni, “pergjegjsia eshte personale”! Nuk e keni bere kete! Pra nuk jeni kryeminister per popullin, por per kryeministrine! Ju jeni pjese e katraures qe trasheguat dhe nuk pyetet: Ku shkoi armatimi i Sazanit? Nuk pyetet, se ju jeni edhe vete pjese e kesaj loje! Keto dy radhe t’i shkruan nje pensionist qe dikur kishte nje karrike, por ate e la te paster si qelibari.
Me thuaj kryeminister, perse nuk ka raport pagash dhe pensioners? Me thuaj kryeminister, perse te jene 140 deputetet, e gjete keshtu ndryshoje me te tute
Ore, jeni budallenj apo bëni vetë?
A e çoni ndër mend se gjigandi Edi Rama ka pas vetes një URAGAN SOCIALISTËSH prej 850 mijë vetësh që e votuan, dhe nuk ka mustaqeminj si ky Goxhaj, Cako i “tokës së sheshtë “, Qim Peksa e Xen Gerdeca, talebanë të al-Bin Kurvit dhe Vetëfundosjes, dhjerokratë të Saliqen Kriminelit, që i dalin para ketij URAGANI?
Per momentin, po presim, por vigjilentë…
Mos na provokoni, se nuk do ju zërë vrima nga keni dalë kur të ngrihemi ne!
Mendojeni mire!
Ca thua
Na trembe
Ti duhet t kesh komshiu Belës te Vila 7 në Dhërmi