Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
AktualitetKronike

Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut

Published: June 23, 2026
Shpërndaje

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka dhënë vendim kundër shtetit shqiptar, për rastin e shkarkimit të prokurorit Gentian Osmani, duke konstatuar shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare.

Osmani ishte shkarkuar nga detyra në vitin 2019 nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pas ankimit të Komisionerit Publik, i cili kishte kundërshtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që më herët e kishte konfirmuar atë në detyrë.

Osmani ka shërbyer si prokuror në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ka qenë gjithashtu pjesë e listës së kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Autoritetet shqiptare kishin konstatuar mungesë të burimeve të ligjshme financiare për disa vite (2011 dhe 2013), duke arritur në përfundimin se familja nuk kishte justifikuar plotësisht shpenzimet dhe kursimet e deklaruara.

Megjithatë, Gjykata e Strasburgut vlerësoi se shkarkimi i tij ishte joproporcional, duke theksuar se problemi kryesor lidhej me mënyrën formale të deklarimit të kursimeve dhe jo me prova të mjaftueshme për pasuri të paligjshme apo fshehje të aseteve. Gjykata vuri në dukje gjithashtu se bashkëshortja e tij, e cila iu nënshtrua një vlerësimi të ngjashëm, u konfirmua në detyrë, çka ngriti pyetje mbi konsistencën dhe proporcionalitetin e vendimeve të autoriteteve shqiptare.

- Publicitet -

Në vendimin e saj, GJEDNJ konstatoi se shkarkimi i prokurorit kishte pasoja të rënda në jetën e tij private dhe profesionale dhe nuk ishte i justifikuar në mënyrë të mjaftueshme në raport me qëllimet e procesit të vettingut.

Si rezultat, gjykata vendosi se Shqipëria ka shkelur nenin 8 të Konventës dhe urdhëroi dëmshpërblim në vlerën 6,000 euro për dëme jopasurore dhe 5,000 euro për shpenzime ligjore. Gjykata gjithashtu rekomandoi që, nëse kërkohet nga pala paditëse, autoritetet shqiptare të shqyrtojnë rihapjen e procedurave të vettingut në përputhje me standardet e Konventës Evropiane.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëj kthesë dhe “do skanohet ligji për Zonat e Mbrojtura”
  • BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  • Gjykata Administrative nuk pranon të shqyrtojë padinë e Veliajt ndaj prokurorit Dado
  • Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
  • Deputetja, thirrje banorëve: Kujdes, Paketa e Maleve, dredhi e re për tjetërsimin e tokave

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëj kthesë dhe “do skanohet ligji për Zonat e Mbrojtura”
  2. K R on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  3. 1thundrak on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  4. U on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  5. realisti on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?