Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim në Vlorë me të rinjtë.
Ai u ka shprehur të rinjve se në Vlorë njerëzit s’janë të lirë të votojnë dhe zgjedhin vetëm ata që zgjidhen nga kryetari.
Basha u shpreh se PS-ja është parti që riciklon vetveten. Ai u shpreh se marrëveshja e Berishës me Ramën në 2008 dëmto bashkëjetesën demokratike
“Ky është kurthi në të cilin jemi future prej 2008-es. Një klasë politike e vjetruar në ide, e vjetër në çdo aspekt, në kuptimin e paaftësisë, për t’i shërbyer dhe për të njohur, në radhë të parë nevojat e qytetarëve dhe pastaj për tu shërbyer atyre. Por riciklon vetveten pa krijuar hapësire për të rinjtë, në kuptimin e kontributit, dhe aq më pak për të krijuar hapësire në kuptimin e moshës. Shikoni çfarë ka ndodhur! Nga 100 votues për herë të parë, vetëm 13 kanë marrë pjesë. 13% është pjesëmarrja në votime e grupmoshës 18-20 vjeç, para dy javësh në zgjedhjet e 14 Majit. Këto 3-4 herë që kam pasur mundësi të shprehem pas heshtjes së gjatë e kam bërë me dije se çfarë do duhet bërë. Jemi në një Vlorë pa të reja, pa horizont, pa të rinj. Ka potencial shumë të madh por nuk po mundet ta shpalosë nga mungesa e konkurrencës. Kjo vjen sepse njerëzit nuk janë të lirë të votonin atë që dëshironin. Klasë politike e vjetruar në ide, e vjetër në çdo aspekt. Riciklon vetveten pa lënë hapësirë për të rinjtë”, thotë Basha.
“As të kesh respektin e kolegëve në profesion, mjafton që me një rrugë të shkurtër, pa asnjë kufizim për rrezikun që kjo paraqet për ty si person dhe për ata që ke rreth vetes, të sigurosh të ardhura në mënyrë të papritur. Po pse kështu do të zhvillohet Shqipëria? Kështu do të zhvillohet Vlora? Mirë sot, se ju thash këta janë sot për sot, po nesër? Nesër ku do të shkojnë fëmijët e tyre? Që mendojnë se me një rrugë Londre, me dy rrugë Italie, apo me tre rrugë Spanje sigurojnë jetën e tyre dhe fëmijët e tyre? Ku do shkojnë pastaj, si? Partia Demokratike, pavarësisht gjithçkaje që po ndodh dhe ka ndodhur, është shpresë për këtë vend. Dhe aleanca jonë me perëndimin është shpresë për këtë vend. Dhe lufta jonë kundër korrupsionit, është shpresë për këtë vend. Por edhe këto nuk mjaftojnë, na duhet të ndëtojmë apo rindërtojmë alternativën se si ta nxjerrim Shipërinë dhe Vlorën nga ky qorrsokak. Dhe alternativë do të thotë një ofertë realiste, e besueshme për çdo sektor të jetës dhe mesazherët e duhur, ekipi i duhur për ta bërë këtë ofertë realitet. Dhe kjo është një punë e madhe që na pret, ndërkohë që koha është e shkurtër, sepse majin e 2025-ës na pret përsëri takimi me popullin, ku duhet të shpalosim këtë ofertë, duhet të shpalosim këtë ekip për të kërkuar besimin e qytetarëve”, tha ai.
j.l./ dita
