Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Basha rreshton përkrahësit: Duhet sistem proporcional me lista të hapura dhe votim elektronik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Basha rreshton përkrahësit: Duhet sistem proporcional me lista të hapura dhe votim elektronik
Lajmi i funditPolitike

Basha rreshton përkrahësit: Duhet sistem proporcional me lista të hapura dhe votim elektronik

Published: March 20, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se takimi i kësaj të mërkurë nuk është i rastësishëm, pasi nesër është afati i fundit i komisioni të reformës zgjedhore.

Ai theksoi se ka kërkuar një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, me votim elektronik dhe numërim elektronik.

Ish-presidenti Bamir Topi është shfaqur krah Lulzim Bashës, në tryezën e dialogut.

Ai tha se ndodhet në tryezë jo si pjesë e partive politike, por sepse çështja që po diskutohet është me rëndësi për të.

- Publicitet -

“Sot ndodhemi më pak se një vit nga data fillestare e caktimit të zgjedhjeve, sipas kodit zgjedhor dhe në një moment tërësisht të parapërgatitur nga një pjesë tjetër e politikës, për t’i mohuar shqiptarëve, përfitimet e një reforme të vërtetë zgjedhore. Nesër është afati i fundit i komisioni të reformës zgjedhore dhe nuk është e rastësishme që kjo tryezë dialogu me gjithë faktorët politik, partitë politike opozitare mbahet sot pikërisht si një kambanë jo për interesat e partive politike që përfaqësoni, por për interesat e shqiptarëve që edhe një herë rrezikojnë t’i nënshtrohen interesave të ngushta personale të atyre që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 përmbysën balancën institucionale, përqendruan pushtetin dhe në këtë mënyrë dëmtuan jo pak. Detyra jonë në një situatë normale është hartimi ose shpalosja të një alternative të plotë dhe të besueshme qeverisëse. Po përgjegjësia për të zgjedhur atë, apo për të vazhduar për t’u qeverisur nga monarkët e post-tranzicionit, është e qytetarëve shqiptarë. Por nuk jemi akoma aty. Nuk jemi akoma aty sepse për shkak të 2008-ës qytetarët e kanë të pamundur të finalizojnë vullnetin e tyre. Sepse siç e kemi parë zgjedhje pas zgjedhjesh, një jo shumicë qytetarësh, kthehet në një shumicë politike qeverisëse. Legjitimiteti i pushtetit është thellësisht i cënuar”, tha Basha.

“Si Parti Demokratike, në kontekstin aktual të zhvillimeve ne kemi kërkuar një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, me votim elektronik dhe numërim elektronik. Kombinimi i këtyre rrethanave, bën të mundur dhe votimin e diasporës masivisht, efektivisht dhe pa probleme apo mundësi manipulimi. Listat e hapura nuk i kërkojmë për veten tonë. Në fakt nisur nga interesi i ngushtë, një kryetar partie nuk do të dorëzonte një pushtet shtesë krejtësisht të pamerituar që mori me sistemin e 2008-ës. Por listat e hapura janë një farë kompensimi për një mazhoritar të pastër dhe mundësojnë që shqiptarët të dërgojnë në parlament burrat dhe gratë që ata mendojnë se meritojnë t’i përfaqësojnë. Por që listat të jenë të hapura dhe të mos përfundojmë përsëri në një masakër me 85 mijë vota të pavlefshme plotë 8 mandate, ndërkohë diferenca mes opozitës dhe mazhorancës është 7 mandate na duhet votimi dhe numërimi elektronik. Votimi dhe numërimi elektronik është provuar në 4 procese zgjedhore dhe ka rezultuar i suksesshëm dhe që kundërshtohet pa asnjë argument. Ndërsa sistemi Kombëtar jo vetëm i jep fund deformimit të votës, duke zhvleftësuar  e një qytetari në Kukës në raport me qytetarin në Vlorë vetëm për interesa të ngushta politike.  Por bën po kështu duke e trajtuar Shqipërinë si një zonë elektorale, të heqim grykën e shishes që pamundëson efektivisht votën e emigrantëve. Këto janë propozimet tona institucionele. Të dorëzuara në detaje në nëntor të vitit të kaluar në komisionin bipartizan të reformës zgjedhore, paketa e dytë. Ndërkohë paketa e parë merret me problematikat konkrete të parandalimit të shitblerjes së votës, të aseteve shtetërore, të administratës publike etj”, shtoi ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Ekonomisti says:
    March 20, 2024 at 12:25 pm

    Vazhdojne genjeshtrat e Lulbraves!?Ne mes te marsit 2024 do te na shpallte listen e deputeteve te pd-se se vules.Sot data eshte 20.mars .2024,ende pa vule!?

    Reply
  • « Virgjëria » e Bashës! says:
    March 20, 2024 at 1:25 pm

    Ky hiqet si i « virgjër »! Duhet të gjykohesh në fillim për ato që ke bërë dhe po dole i pafajshëm mund të thuash ato që po thua. Por jo kështu, se ju të PD-së keni bërë shkollën e Berishës: «  herë ziheni, herë bashkoheni » dhe të gënjeni votuesit që të vini në pushtet për herë të tretë! Kështu erdhët në pushtet për herë të dytë, ku media pompoi njerëzit, sikur ju kishit ndryshuar dhe fakti tregoi se jo vetëm nuk kishit ndryshuar, por ishit më të tërbuar duke vrarë edhe njerëz. Prandaj PD-ja duhet të drejtohet nga njerëz të papërlyer më ju dhe të distancohet nga metodat berishiste, ndryshe nuk do të vini në pushtet!

    Reply
  • mali says:
    March 20, 2024 at 1:48 pm

    Ekonomist ,e di ti qe Sali Berisha e quajti Lulzim Bashen ,”Lulbrava”ate dite qe mori me force zyrat e PD-se?
    Pra me sa duket je I paguari I Berishes per nxjerre jashte loje poltike Bashen.Kete synon edhe Rama qe opozita te jete zero.
    Pra duke I permbledhur gjerat del qe Rama dhe Berisha jane nje.
    Kjo ne aspektin politik perkthehet qe PS dhe grupi I Berishes perben nje front te vetem antidemokratik qe nuk pranon opozite.
    PS e renditur krahas”no grata ” del qe edhe PS eshte “no grata” pra antiamerikane.

    Reply
  • Ppsh says:
    March 20, 2024 at 3:01 pm

    Luli dihet sesa e ka peshen por kete le ta tregojne votuesit
    Ndersa kodi zgjedhor eshte i njejte me ate te putinit ku kodi yne nuk lejon te garoje asnje opozitar kodi putinit i vret te gjithe opozitaret
    Menyrat jane te ndryshme por rezilultati eshte i njejte
    Pra ne kete rast putinin e perfaqson rama-berisha dhe ketu ska makineri muti apo perbaltosje qe e zbukuron kete marrveshje te piset qe u be ne 2008

    Reply
  • opozitat e sajuara jane te Deshtuara says:
    March 20, 2024 at 4:15 pm

    Teatri i Kukullave ne ekran – Nga e majta ne te djathte :
    Kukulla e pare ai qe Rama e ka quajtur Perc qe ne 33 vite ka levizur si lavjerres 33 here sa majtas-djathtas.
    Kukulla e dyte qesharaku Alobeu qe per mbi 1 vit mbajti vehten per “Kryetar te PD”….”i komanduar nga kryetari dorehequr Basha”(!)
    Kukulla e trete Bamka ish President qe pastaj na krijoi nje parti qe ka turp ta permende me…
    Kukulla e katert Lulka qe u dorehoq si Kryetar i PD por u rikthye si i tille ngaqe…Gjykata nuk ja kishte “c’rregjistruar” doreheqjen (!)
    Kukulla e peste Takja i Ngjalave qe ka nderruar aq parti sa nuk i mba mend ashtu si dhe emrin kilometrik te partise tij fundit…me pronesi e me drejtesi..
    Kukulla e fundit ngjan si nje ish minister i akuzuar dikur per shitje te drurit te arres…

    Reply
  • Ku ju çon mushka? says:
    March 20, 2024 at 4:38 pm

    Sul Pasha vë në resht jeniçerët, po beftas në fushbetejë shfaqet hypur mbi kalë cubeli Hamza al Saleh. Me një shikim qortues Hamzai u drejtohet jeniçerëve me fjalët: Nëse e ndjeni veten vërtet “shiptar” hidhini armët përdhé dhe ejani pas meje “të shpëtojmë” vatanin…”

    Jeniçerët hedhin njëri pas tjetrit armët (kujtoni pak katrahurën e 97-ës) dhe vihen në radhë pas Hamzait.

    Reply
  • Perlat Spahiu says:
    March 20, 2024 at 5:55 pm

    Shikoni me vemendje kooperativistet qe jane ne krye te tavolines,keta bythe grisur kane 30vjet qe tregojne pralla e tallen me njerzit,duke filluar nga koke lopa baqir toni,ferra e bythes deri tek djali ish ministrit te trgetise qe bere buken me racion.puh kerma te qelbura.

    Reply
  • Perlat Spahiu says:
    March 20, 2024 at 5:57 pm

    duke filluar nga koke lopa baqir toqi, ferra e bythes osé llull brava.

    Reply
  • Ppp says:
    March 21, 2024 at 1:28 am

    Mbase shum ketu duan saliun si opozite qe pashai i surrelit te qeverise perjetsisht
    Por ai sot qeveris pa gare pa opozite
    Pra cdo opozite e mirfillte do te fitonte perballe ps
    Me aq sa ngjova un dekleraten e ngjeles per ndertimin e ksaj opozite dhe per sistemin zgjedhor nqs ja dalin ps do duket si ppsh per nga demokracia e mbrendshme e partise
    Dhe si rrjedhoje cdo parti qe ska liri dhe demokraci mbrenda saj ska cfar i jep popullit pervec se totalirizem

    Reply
  • capi says:
    March 21, 2024 at 1:42 am

    Me kete ekipin e prostates do marresh zgjedhjet ky ylli ne ngjitje

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?