Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ekspertët propozojnë formulën: Si mund të rriten pensionet e ulta?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ekspertët propozojnë formulën: Si mund të rriten pensionet e ulta?
EkonomiLajmi i fundit

Ekspertët propozojnë formulën: Si mund të rriten pensionet e ulta?

Published: May 1, 2024
Shpërndaje

Qeveria prej muajsh është në proces vlerësimi të skemës aktuale të pensioneve duke dhënë sinjale veç të tjerash edhe për ndryshim të mënyrës së indeksimit. Por, për ekspertët, një indeksim apo rritje e diferencuar, bazuar në masën e përfitimit shkakton pabarazi sociale dhe cenon thelbin e skemës, e cila ka si bazë të saj vitet kontributive.

Ekspertja Teuta Nunaj thotë se ata, të cilët trajtohen aktualisht me pensione të ulta duhet të mbështeten me bonuse shtesë ose pension të 13-të.

Në të njejtën linjë qendron edhe eksperti Eduard Gjokutaj, sipas të cilit mbështetja duhet të jetë e shkëputur, pra jashtë skemës së pensioneve dhe të vijë në formën e subvencionit apo kompensimit. Më shumë se 45 për qind e të moshuarve, kryesisht në zonat rurale sot trajtohen me pensione të ulta. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të ardhurat mesatare të pensionistit të qytetit në vitin 2022 ishin 18,615 lekë në muaj ndërsa të ardhurat mesatare të pensionistit të fshatit ishin 10,888 lekë në muaj.

- Publicitet -

Prej disa muajsh, Qeveria me asistencën e Bankës Botërore është duke parë aspektet, të cilat duhet të korrigjohen apo të ndryshojnë. Ajo që dihet deri në këtë fazë të procesit është, që ndërhyrja do të bëhet në disa drejtime përfshirë këtu edhe rishikimin e nivelit të kontributeve që paguhen, rritjen e kompensimeve dhe rishikimin e skemës suplementare.

Nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore mësohet se prioriteti është adresimi i mbulimit të dobët të popullsisë në moshë pune. Në këto kushte, do të synohet që stimulohen të rinjtë që të paguajnë kontributetet. Kjo nënkupton ruajtjen e normës së kontributit në një grup të arsyeshëm dhe ndoshta kryerjen e studimeve për të kuptuar nëse një periudhë më e shkurtër e kontributeve mund të nxisë më shumë punonjës për të kontribuar.

Norma e kontributit për punonjësit është në 21.6 përqind (27.9 kur përfshihen përfitimet shëndetësore dhe afatshkurtra) dhe 23 përqind për të vetëpunësuarit. Të vetëpunësuarit ruralë në skemën e subvencionuar përballen me kontribut shumë më të ulët, në 10 dhe 7.6 për qind (në varësi të rajonit). Ky lëshim është bërë me qëllim përfshirjen e sa më shumë fermerëve në skemë. Në mënyrë të vazhdueshme, Qeveria ka tentuar ndryshimin e skemës së kontributeve, por asnjë nismë nuk ka marrë dritën jeshile. Varianti që po diskutohet aktualisht është që të barazohet masa e kontributit dhe fermerëve t’ju subvencionohet një pjesë prej tyre.

Ekspertët pohojnë që këto ndërhyrje janë afatshkurtra dhe nuk e zgjidhin problemin.

Kujtojmë që formula aktuale e pensioneve, përcakton një pension bazë dhe shtesën. Pensioni bazë është rreth 9300 lekë, ndërsa shtesa bazuar në formulën e llogaritjes së pensionit është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme, që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve të paguara. Baza e vlerësueshme është paga e përfituar pas indeksimit me koeficientet korrespondues të çdo viti.

SCAN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Pensionisti says:
    May 2, 2024 at 11:48 am

    Tana rrena.Sa e morem bonusin ne prill,i deklaruar nga vete mo sulltanpiktori,edhe ne tetor,do te marrim aq leka qe moren ne prille,po nuk u bene zgjedhjet e parakoshme!?

    Reply
  • demo says:
    May 2, 2024 at 12:11 pm

    Mos luani me Pensionet! Mjeku,Inxhinjeri,Pedagogu,kane punuar 45 vjet ne Shtet dhe kane marre vetem rrogen,duke paguar sigurimet shoqerore nje per nje ,qe nga koha komunizmit. Te perdoresh kontribuesit e sotem per te barazuar pensionet minimale me Pensionet e Atyre,qew kane kontribuar gjithe Jeten,eshte padrejtesi.
    Fshataret me toke me bageti me tregeti,Tregtaret,hidrauliket,elektricistet,dyqanxhijte private,shitesat,,qoftexhijte,kasapet,etj,
    kane 35 vjet qe nuk paguajne Sigurime shoqerore dhe normal do marrin pensione te Ulta,,sepse kane vene Pasuri,,nuk kane ndejtur me rroge shteti si ne. Tani ti qash hallin Pronareve pse kane pensione te ulta,,dhe tja barazosh pensionin me Ata qe kane kontribuar gjithe jeten,,eshte si ajo prralla e gjinkalles me Bubrrecin.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    May 2, 2024 at 12:24 pm

    VO:
    -Nuk ka zgjidhje tjetër përveç KONTRIBUTEVE të punonjësve në Shtet & provat.
    -Të ulet me masa shtrënguese INFORMALITETI i punë dhënësve me 2 BORDERO..
    -Ka shumë FARE bisnese që nuk japin KUPONIN TATIMOR..
    -DRITA,UJI.. VIDHEN 50-60 %. në qytet e 70 % në fshat.
    – Duhen 50 % e popullit POLIC që të minimizohen VJEDHJET E 1000.000 hajdutve(A.Hajdari 90)
    – FLM

    Reply
  • Diktatura nuk ka brire! says:
    May 3, 2024 at 6:36 am

    Pse merren me pensionet e ulta?
    Ai qe ka pension te vogel,aq ka punuar dhe ate pune ka bere!
    Nuk jemi ne socializem qe te kete barazi!
    Por kryesorja eshte llogaritja dhe miratimi i Minimumit jetik te njeriut ,qe te kuptohet dallimi i jetes se njeriut te varfer nga qente e rruges!
    Por kjo qeveri antipopullore nuk e ben kete sepse i rrenohet e gjithe piramida mashtruese e rrogave dhe pensioneve!
    Me nje qeveri ANTISHQIPTARE,nuk ndryshon situata,se Rama hedh miliona per gjera koti,sepse atje behet lehte korrupsion!

    Reply
  • vlonjati says:
    May 3, 2024 at 7:06 am

    O Ethem qe ti je nje trap i mbetur nga monizmi kjo as qe diskutohet, qe ti nuk digje tjeter vetem ti lepihesh qeverive as kjo nuk diskutohet por qe me broçkullat e tua kerkon te tregosh se sa besnik je ky eshte budallalleku me i madh. por nuk arrij ta kuptoj qe edhe keto nje milion hajdutet ( sipas A . Hajdarit ) jane te opozites apo patronazhiste (sepse po qene te opozites dmth. qe opozita qenka e madhe ) dhe e dyta; faji qe keto leke nuk mblidhen , eshte i opozites apo i PS qe ka 12 vjet qe qeveris ?

    Reply
  • Qytetari says:
    May 4, 2024 at 12:47 pm

    E vertete qe fshati ka pensione me te ulëta , por nuk eshte kjo gjithçka….fshatari morri dhe toke (e cila ne shume raste u perkiste dhe qytetareve )dhe kafshet e NB DHE KOOPERATIVAVE BUJQESORE.Qyteti nuk perfitoi nga kjo.Pensioni ne fshat ka dhe te ardhurat plus nga toka bujqesore……

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Meloni anulon statusin special për resortin luksoz në zonën e mbrojtur në Sardenjë
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”
  3. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  5. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?