Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bashkëpunëtori i drejtësisë: Me Laert Haxhiun flisja me chat-email, e paguanim 600 euro në “Bllok”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Bashkëpunëtori i drejtësisë: Me Laert Haxhiun flisja me chat-email, e paguanim 600 euro në “Bllok”
KronikeLajmi i fundit

Bashkëpunëtori i drejtësisë: Me Laert Haxhiun flisja me chat-email, e paguanim 600 euro në “Bllok”

Published: June 4, 2025
Shpërndaje

Bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani ka vijuar dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme, duke zbardhur detaje të reja mbi veprimtarinë e grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Pjesë e dëshmisë ka qenë edhe mënyra se si komunikonte me drejtuesin e bandës, përmes një sistemi të koduar mesazhesh, të quajtur chat-email, të cilin e paguante 600 euro në muaj  në bllok.

“Folëm gjithmonë në chat-email, një sistem i enkriptuar që ma dha vetë Laerti. E përdornim vetëm për punë, dhe e mbushnim çdo muaj në ‘Bllok’, 600 euro kushtonte,” deklaroi Tafani para gjykatës.

Tafani tregoi se njohjen e parë fizike me Laert Haxhiun e kishte pasur në një takim në Dajt, të organizuar nga anëtarët e tjerë të grupit. Ai u shpreh se e njihte vetëm nga emisionet televizive dhe lajmet, ndërsa vëllain e tij e kishte parë më parë në Lushnjë.

- Publicitet -

“Më morën në një restorant në Dajt, dhe pastaj qëndruam në një suitë. M’u duk e çuditshme që më kishin marrë me vete, sidomos kur pashë që aty ishte vetë Laert Haxhiu. Ai më tha se kishin një punë dhe do më ndihmonte me ndonjë ‘mall’. E kuptova që bëhej fjalë për transport të paligjshëm, më shumë se çdo gjë tjetër”, rrëfeu Tafani.

Ai shtoi se në ditët në vijim, Laerti dhe bashkëpunëtorët e tij e paguan me dy këste nga 500 euro secili. Këto shuma shërbenin si shpërblim për punët e kryera, por edhe për të testuar besnikërinë dhe gatishmërinë e tij për të marrë pjesë në veprimtari kriminale.

Në një tjetër episod, Tafani rrëfeu se kishte vendosur një sasi prej 100 gramësh tritol në derën e një banese në katin e parë të një pallati, sipas udhëzimeve të dhëna nga Laert Haxhiu.

“Planin e bëmë me Laertin. Ishte si një provë për të parë a e bëja dot punën. E ndeza fitilin dhe u largova në këmbë, kalova nga shinat e trenit”, tha ai.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Katër ish-zyrtarë dëshmojnë për klubin “Partizani”, prokurorja: “Meqë drejtorët nuk mbajnë mend gjë, do thërrasim rojet”
  • Koha e monstrave
  • Gjykata pezullon gjobën 5 milionë lekë ndaj protestuesit 17-vjeçar që jeton në kushte mjerimi
  • Paradokset tona të mikpritjes, përkatësisë dhe paragjykimit
  • LETËR E HAPUR: Disa pyetje të përsëritura dhe disa pyetje të reja për kreun e BKH në vëmendje të ambasadorit amerikan

Komentet e Fundit

  1. Specialisti on LETËR E HAPUR: Disa pyetje të përsëritura dhe disa pyetje të reja për kreun e BKH në vëmendje të ambasadorit amerikan
  2. CERCIZ JASHARI on Paradokset tona të mikpritjes, përkatësisë dhe paragjykimit
  3. Xhin Xhoni on Paradokset tona të mikpritjes, përkatësisë dhe paragjykimit
  4. demo on Paradokset tona të mikpritjes, përkatësisë dhe paragjykimit
  5. Tan hoxha irtaku breqanit on LETËR E HAPUR: Disa pyetje të përsëritura dhe disa pyetje të reja për kreun e BKH në vëmendje të ambasadorit amerikan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?