Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bashkëpunimi mes dy vendeve, Rrumbullaku pret delegacionin e Arabisë Saudite
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bashkëpunimi mes dy vendeve, Rrumbullaku pret delegacionin e Arabisë Saudite
AktualitetKronike

Bashkëpunimi mes dy vendeve, Rrumbullaku pret delegacionin e Arabisë Saudite

Published: November 3, 2023
Shpërndaje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku ka pritur delegacionin e lartë të Ministrisë së Brendshme të Arabisë Saudite, i kryesuar nga Drejtori i Drejtorisë Institucionale të Ekselencës, në Departamentin e Sigurisë Publike, Kolonel Dr. Abdullah bin Fadah Al-Ghanem.

Ky bashkëpunim vjen si rrjedhojë e vizitës zyrtare dhe takimeve të zhvilluara nga Ministri i Brendshëm, me homologun e tij në Mbretërinë e Arabisë Saudite, e marrëveshjes së nënshkruar në luftën kundër krimeve, gjatë muajit shkurt 2023, si dhe e vizitave të zhvilluara në muajin maj 2023.

Gjatë vizitës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, u dakordësua se implementimi i marrëveshjes do të mundësojë rritjen e efikasitetit të institucioneve ligjzbatuese në luftën kundër terrorizmit, krimeve ekonomike, krimeve kibernetike, dhe të atyre në fushën e narkotikëve.

Rrumbullaku garantoi partnerët arabë, për angazhimin maksimal të Policisë së Shtetit dhe i siguroi ata se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme profesionale për të krijuar skuadra të përbashkëta hetimore, për të ofruar besueshmëri të lartë në shkëmbimin e informacioneve dhe për të vendosur pika kontakti që mundësojnë komunikimin e drejtpërdrejtë ndërmjet palëve.

Ndërkaq, partnerët e Arabisë Saudite vlerësuan Policinë e Shtetit, për rezultatet e arrira kohët e fundit, jo vetëm brenda vendit, por dhe në bashkëpunim me partnerët, për zhvillimin e hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta, duke demonstruar profesionalizëm dhe besueshmëri.

Kreu i Drejtorisë Institucionale të Ekselencës i Mbretërisë së Arabisë Saudite ftoi Rrumbullakun që së bashku me një ekip ekspertësh, të vizitojë Arabinë Saudite, për të parë nga afër teknologjinë dhe metodologjitë e punës që përdor Policia arabe.

- Publicitet -

Në fund të takimit tejet miqësor, u dakordësua që ky bashkëpunim të shtrihet dhe në nivele zbatuese, me qëllim shkëmbimin e vazhdueshëm të eksperiencave më të mira, nëpërmjet trajnimeve, për të rritur forcën parandaluese dhe goditëse ndaj krimeve me karakter ndërkontinental.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • AUDIOPËRGJIMI: Kontroll në vilën e Ron Yeffet, SPAK sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
  • Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  • “Hajdut, ik o plehrë”, Braçe spërkatet me ujë, tenton t’u kërkojë llogari protestuesve, e shpëtojnë policët dhe media
  • Shqipëria humbet 19.4% të energjisë në rrjet, mbi 3 herë më shumë se mesatarja e BE
  • Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari esktradohet nga Dubai drejt Belgjikë

Komentet e Fundit

  1. K R on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun
  2. Bekim on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  3. Ethem Lalaj on Arrestimet e SPAK, Rama për median gjermane: Jo të gjitha procedurat përputhen me standardet e BE
  4. EdiRamaTallaVa (ERTV) on Arrestimet e SPAK, Rama për median gjermane: Jo të gjitha procedurat përputhen me standardet e BE
  5. Anonymous on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?