Nga Doriana Musai
Debati mbi investimet strategjike në Shqipëri është trajtuar kryesisht si debat ekonomik ose mjedisor. Megjithatë, ndikimi i tij më i madh mund të mos jetë as te ekonomia dhe as te mjedisi, por te mënyra se si organizohet pushteti mbi territorin. Ky shkrim shqyrton se si tri ligje, të miratuara në periudha të ndryshme, ndërveprojnë mbi të njëjtën hapësirë dhe ndryshojnë mënyrën se si merren vendimet për zhvillimin e saj.
Ligji nr. 55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr. 21/2024, që ndryshoi regjimin e zonave të mbrojtura, dhe ligji nr. 20/2025, i njohur si “Paketa e Maleve”, nuk formojnë juridikisht një paketë të vetme. Secili vepron në një fushë të ndryshme. I pari u jep projekteve të miratuara status të posaçëm, trajtim me përparësi dhe mbështetje shtetërore. I dyti ndryshoi shkallët e mbrojtjes dhe zgjeroi veprimtaritë ekonomike e turistike që mund të lejohen në kategori dhe nënzona të caktuara. I treti krijoi procedurën për shpalljen e zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore dhe mundësinë e kalimit të pronësisë mbi pasuri shtetërore të poseduara pa titull, kur mbi to zhvillohet një veprimtari ekonomike ose një projekt investimi.
Ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura futën edhe konceptin e “turizmit të ekselencës”, të lidhur me struktura akomoduese të standardeve të larta dhe shërbime turistike ekskluzive. Mundësia e ndërhyrjes vazhdon të varet nga kategoria, nënzonimi dhe shkalla e mbrojtjes, por hapësira juridike për zhvillime turistike brenda këtyre territoreve është zgjeruar.
Secili ligj hap kështu një derë të ndryshme. Ligji për investimet strategjike i jep projektit statusin dhe mbështetjen publike; ligji për zonat e mbrojtura zgjeron mundësitë e zhvillimit turistik; ndërsa “Paketa e Maleve” krijon një rrugë për kalimin e pronës shtetërore. Kur këta mekanizma takohen mbi të njëjtin territor, ata mund t’i hapin rrugë njëri-tjetrit. Pikërisht këtu fillon të marrë formë arkitektura juridike e përjashtimit.
Rasti i Zvërnec–Nartë–Pishë Poro duhet parë në këtë kuadër. Projektet e paraqitura publikisht propozojnë resorte luksoze dhe ekskluzive, të cilat nuk rezultojnë të jenë parashikuar në këtë formë dhe përmasë në instrumentet vendore të planifikimit të miratuara më herët. Ato nuk mbivendosen mbi planifikimin ekzistues vetëm si projekte të pastudiuara më parë për efektin kumulativ që prodhojnë; përmasat e tyre e tejkalojnë edhe konceptin tradicional të një resorti turistik.
Kur një zhvillim shtrihet në 200–300 hektarë dhe projektohet për dhjetëra mijëra përdorues, ai nuk është më vetëm një investim privat. Ai krijon funksione urbane, kërkon rrugë, infrastrukturë e shërbime dhe prodhon pasoja publike. Kemi, de facto, qytete të reja.
Projekti i propozuar në Zvërnec shtrihet në rreth 250 hektarë dhe parashikon afërsisht 10,000 njësi akomoduese, me një kapacitet prej mbi 10,000 vizitorësh në ditë. Këto nuk janë më përmasat e një hoteli, por të një qendre të re banimi, me një popullsi të përkohshme të krahasueshme me atë të një bashkie të vogël. Ndërsa harta e re administrative propozon shkrirjen e disa bashkive ekzistuese me popullsi të vogël, në bregdet po planifikohen nga e para vendbanime private me përmasa të ngjashme.
Rasti bëhet edhe më i qartë me masterplanin “New Apollonia” në Darëzezë–Seman. Projekti shtrihet në 600 hektarë dhe parashikon 1.52 milionë m² ndërtim, 9,160 njësi rezidenciale, 2,830 njësi hotelerie dhe një popullsi të pritshme prej 45,755 banorësh. Pra, nuk kemi më një resort, por një qytet të ri bregdetar, me një popullsi më të madhe se ajo e Bashkisë Maliq, e cila në hartën e re administrative propozohet të shkrihet me Bashkinë Korçë.
Edhe zhvillimi “Lëkurs” në Sarandë shtrihet në 67,9 hektarë. Projekti mori fillimisht lejen e zhvillimit nga KKTU-ja dhe, disa muaj më vonë, statusin “Investitor Strategjik – Procedurë e Veçantë” nga KIS-i. Sipërfaqja e tij është e krahasueshme me atë të qendrës historike të Gjirokastrës ose me tërësinë historike Mangalem–Goricë–Pazar në Berat. Për nga shtrirja e zonës së ndërtuar, ai i afrohet edhe përmasave të një qyteti të vogël si Memaliaj, një prej 15 bashkive që propozohen të shkrihen.
Pikërisht këtu shfaqet problemi që këto zhvillime ngrenë në planifikimin e territorit, krahas kundërshtimeve që lidhen me ndikimin në mjedis, zonat e mbrojtura, pronën dhe aksesin publik. Kur një investim merr përmasat dhe funksionet e një qyteti të ri, realizimi i tij nuk mund të trajtohet vetëm si çështje e një lejeje zhvillimi, një lejeje ndërtimi apo një vendimi administrativ. Ai bëhet objekt i planifikimit territorial. Ligji nr. 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, kërkon që zhvillimi të kalojë përmes instrumenteve të planifikimit, koordinimit institucional, transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut.
Nëse përdorimet, intensiteti, kapaciteti ose parametrat e propozuar nuk përputhen me instrumentet në fuqi, kërkohet ndryshimi ose hartimi i instrumenteve përkatëse, së bashku me procedurat e planifikimit dhe të konsultimit publik. Pikërisht përmes këtij procesi zhvillimi duhet të vlerësohet në raport me territorin përreth dhe interesin publik, ndërsa komuniteteve u garantohet pjesëmarrja në vendimmarrjen për hapësirën ku jetojnë.
Në raport me këtë proces të zakonshëm planifikimi, ligji për investimet strategjike krijon një rrugë të posaçme administrative, të koordinuar nga AIDA. Statusi strategjik nuk i zëvendëson formalisht lejet e zhvillimit dhe të ndërtimit: dhënia e statusit dhe miratimi i masave mbështetëse janë kompetencë e Komitetit të Investimeve Strategjike, ndërsa vendimmarrja territoriale i përket Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit. Megjithëse juridikisht të ndara, të dyja procedurat zhvillohen nën drejtimin e organeve kolegjiale të kryesuara nga Kryeministri. Njohja dhe mbështetja e investimit si strategjik, nga njëra anë, dhe miratimi i zhvillimit në territor, nga ana tjetër, takohen kështu në të njëjtën qendër politike.
Ky regjim nuk sjell vetëm procedura më të shpejta. Ai mund t’i sigurojë investitorit troje dhe pasuri shtetërore, përdorimin e brigjeve, konsolidimin e tokës dhe infrastrukturë të mbështetur nga shteti. Në rrethana të caktuara, ligji lejon edhe shpronësimin për interes publik të pronës private. Shteti nuk vepron më vetëm si autoriteti që shqyrton një investim, por edhe si aktori që krijon kushtet materiale për realizimin e tij. Kështu, statusi strategjik mund ta ndikojë zhvillimin përpara ose paralelisht me shqyrtimin e tij territorial.
Ligji zbatohet prej njëmbëdhjetë vjetësh dhe afati për paraqitjen e kërkesave të reja është shtyrë disa herë, aktualisht deri më 31 dhjetor 2026. Një instrument i miratuar si i përkohshëm ka fituar kështu vazhdimësi. Nuk është rastësi që shfuqizimi i tij është përfshirë në kërkesat e protestës. Rrëzimi i gardheve e bëri të dukshëm në territor atë që ky model rrezikon të prodhojë në vendimmarrje: ndarjen e një hapësire që prodhon pasoja publike nga publiku që duhet të marrë pjesë në vendimet për të.
Arkitektura e përjashtimit
Efektet e këtij modeli nuk mbeten brenda procedurës administrative. Vendimet mbi statusin e investimit, pronën, përdorimin e tokës dhe infrastrukturën përkthehen më pas në forma konkrete hapësinore. Kur këto vendime favorizojnë zhvillime të mëdha, të projektuara për përdorim dhe akses të kontrolluar, arkitektura juridike e përjashtimit fillon të marrë edhe formë urbane.
Arkitektura nuk prodhon vetëm ndërtesa; ajo prodhon edhe marrëdhënie shoqërore. Rezultati nuk është vetëm një resort apo një marinë e re, por një tipologji qyteti: komunitete të mbyllura, marina private dhe hapësira që, megjithëse mund të duken publike, kontrollohen nga pronari ose administruesi privat. Arkitektura organizon edhe aksesin; ajo përcakton kush hyn, kush qëndron dhe kush mbetet jashtë. Kjo e zhvendos debatin nga pyetja “çfarë po ndërtohet?” te pyetja “për kë po ndërtohet territori?”.
Këtu debati largohet nga estetika dhe hyn në fushën e drejtësisë hapësinore. Çështja nuk është nëse projektet janë të bukura apo moderne, por si shpërndahen shërbimet, aksesi dhe përfitimet dhe ku vendoset kufiri ndërmjet asaj që është private dhe asaj që u përket të gjithëve. Zvërneci evidentoi pikërisht rrezikun e një territori të fragmentuar në enklava ekskluzive, nga të cilat publiku i gjerë përjashtohet. Një qytet i ri nuk prek vetëm pronën ku ndërtohet; ai ndikon drejtpërdrejt në vendbanimet përreth dhe në interesin publik.
Për këtë arsye, pyetja se kush mund ta përdorë territorin lidhet drejtpërdrejt me pyetjen se kush merr pjesë në vendimmarrjen për të. Të tri ligjet nuk e dobësojnë rolin e pushtetit vendor në të njëjtën mënyrë. “Paketa e Maleve”, për shembull, i njeh bashkisë një rol formal. Përqendrimi i vendimmarrjes nuk prodhohet nga një mekanizëm i vetëm, por nga mënyra se si procedurat takohen dhe si vendimet përcaktuese mbi statusin e investimit, pronën dhe përdorimin e territorit zhvendosen drejt institucioneve qendrore.
Kjo zhvendosje ngre edhe çështjen e kufijve kushtetues të regjimeve të posaçme. Precedenti i Teatrit Kombëtar tregoi se një regjim i krijuar për një projekt territorial mund të cenojë autonominë vendore dhe parimin e shtetit të së drejtës. Megjithatë, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar ligjin special për Teatrin dhe ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, vetë ligji për investimet strategjike nuk rezulton të jetë vënë drejtpërdrejt përballë kontrollit kushtetues, pavarësisht pasojave të tij shumë më të gjera mbi territorin.
Kjo nuk e mohon nevojën e Shqipërisë për investime dhe zhvillim. Çështja nuk shtrohet si zgjedhje ndërmjet zhvillimit dhe ruajtjes së territorit, por si nevojë për një model që i lidh investimet me planifikimin, transparencën, mbrojtjen e mjedisit, të drejtat e pronës dhe pjesëmarrjen publike. Kur zhvillimi mbështetet mbi regjime juridike të posaçme pa kundërpesha të mjaftueshme, përjashtimi bëhet pjesë e vetë arkitekturës së territorit.
Pyetja që mbetet është se si mund të prodhohet zhvillim pa e kthyer përjashtimin në metodë qeverisjeje dhe pa e shkëputur investimin nga shteti i së drejtës, territorin nga qytetari dhe vendimmarrjen nga interesi publik.

Zgjidhja per projektin Ivanka ,Kushner
Nderimi I nje hoteli ne Sazan dhe Golf course ne Zvernec
Ky eshte maximum qe duhet te lejohet ,edhe vete Donald Trump ka ruajtur anbientin ,shumicen I ka Golf course
Ramuti shuan qytetin shqiptar te Divjakës gjersa i fal token shqiptare te Fierit rusit-sëlavit Oleg Depiraskes per te ngritur nje qytet mes Fierit dhe bregdetit te Fierit.
Rama shuan qytetin shqiptar te Divjakës gjersa i fal token shqiptare te Fierit rusit-sëlavit Oleg Depiraskes per te ngritur nje qytet mes Fierit dhe bregdetit te Fierit.
Per se eshte fjala Rexhe, a ke me shume informacione?
Rama sfidon SHBA-në: Dhuratë edhe 68.6 ha tokë shteti ortakëve Ilir Trebicka e oligarkut rus Oleg Deripaska – Anti-Mafia https://share.google/Qgmqq5MrhAnJeCTMH
Rama gives projects to Ilir Trebicka, Oleg Deripaska’s partner; FBI has sent the file to SPAK, Altin Dumani blocks it – Anti-Mafia https://share.google/k69WE11VivPh8G5HC
Po me kë merresh o Toni ? Rexha është një koqevar idiot, injorant e analfabet si gjithë koqevarët . Vërtet e beson ti që Rama i fal tokë rusëve ? Njerëz si ky Rexha , duhen varur për gjuhe .
ngelet duke u qare, kryeministria dhe spaku kane adrese, shkoni dhe bejini germadhe, ndryshe mjaft u qate
Nuk duhet lejuar ky hajdut e Tradhtari te jape leje, se e shtator vendin e shitur.
Dorina me ke kenaqur jashte mase
Me vjen shume mire qe ky vend ka profesioniste te tille , packa se mbahen jashte administrates qofte dhe per konsultim. Kjo eshte shprese per Shqiperine ne kete kaos qe kemi sot ne teritorr. Faleminderit.
O Taqrifa fylozofi!Zjarri,qe dogji teserat e PS,nuk ishte ne Kucove,,ishte ne Polican.Me afer popullit punonjes ka qene Sevo Tarifa,se ti.Gjyle topit bam,Ti e degjon pas 14 vjetesh. Ka 14 vjet ne pushtet Edi Rama,Nuk u be sot hajdut.
KUCOVA ESHTE PERDORUR SI METAFORE
PLASI NE KUCOVE SI NE 39
ESHTE VETEM FILLIMI
Me keto ligje Rama ka te drejte qe do vetem 42 Bashki, edhe keto mbase 10 vjetesh do te behen 26. Kjo do te ndodhi sepse pjeset qe po I fale te huajve si ne veri, brege detin ne juge e portet nuk kane nevoje per bashki shqiptare. Me kete gjigandi po konfirmone shitjen e shqiperise tek te huajte.
Cila prokurori e ka akuzuar për për hajdut Ramën dhe cila gjykatë e ka dënuar ? Hajdutët i përcakton e dënon drejtësia , jo demua me një tufë idiotësh , që hedhin marrëzira të pa himagjinueshme nga tastiera në komentet e tyre .
Luan Kryemonstra me token tone sic lozin lego kalamajte.
Masakër
Ky Kaos ne Shqiperi e ka damken Ramuti.
Cfare femijesh paska lindur ajo nene, zonje I thencin? Me cfare dashurie per atdheun I paskan rritur dhe edukuar?
Cfare truri kane me u be vella me armiqt ne dem te qumeshtit te nenes.
Njerez kriminel ndaj vetes.
A ka kohe ky njeri qe ka shpallur veten mbret pa brek qe per nje minut te mendoje se cfare I ka shkatuar e po I ben ketij vendi qe quhet SHQIPERI?
Harram e paci e mos e gezofshi vendin tuaj ju pjelle e tradhetise.
Po ju socialist ( tradhetar e kombit ) a e keni trurin fush qe nuk guxoni me I thene ndal e me ja keput doren ketij vampiri?
Po keta prokurore cfare gjaku kane, se atdhetare nuk nuk jane?
Harram e paci qumeshtin e nenes e mos befshi hajer sa te keni frymen.
Mos harroni nje gje, Zoti vonon, por nuk harron.
Mallkimi I gjithe ketij populli do t”ju zere.
Perjetesisht moren damken e tradhetise. Shume e rende eshte per nje qe ka tru.
Mallkuar qofte kush e shpiki ” Parane”, e jua dha ne dore ketyre krimineleve per 35 vjet.
fte
Shitja e trojeve shqiptare ekziston vetëm në gazetën Dita . Asnjë milimetër tokë nuk është shitur nga askush . Po sa kokëboshër që jini more hajvanë ! Në Shqipëri ka SPAK, ka prokurori e gjykatë në çdo rreth , ka Gjykatë Kushtetuese , ka opozitë . Si mund të shesësh copa trojesh të tërësisë tokësore shqiptare ? Askush nuk e ka këtë të drejtë , as Gjykata Kushtetuese e aq më pak një person privat , qoftë edhe kryeministër . Po ç’i kini këto marrëzira që shkruani more idiotë ? Kaq trim na qënka ky kryeministër që , faqe botës , të shesë Shqipërinë dhe të gjithë ( përveç Ditës) , të heshtin ? Nuk ka frikë nga burgu ? Nuk i vjen keq për familjen e tij ? Po ju vetë komentues gjysëm idiotë , kur lexoni që Rama i paska shitur terren rusëve(!) në Fier për të ndërtuar ata ( rusët) një qytet tjetër , nuk ju vjen turp nga vetja juaj , nuk ju vjen turp për inteligjencën tuaj , që vihet në lojë e në tallje nga kokëboshër të deklaruar e të njohur nga të gjithë lexuesit e gazetës suaj online ?! Po mjaft shatë e shpifët more prapësira , se i bëni vëndit tuaj dëme të pa korrigjueshme . Sigurisht që ka edhe veprime , vendime , sjellje jo korrekte me publikun nga ana e qeverisë dhe për këto duhet pa tjetër reagim , kritika , mendime si mund të bëhet më mirë . Po ju , në komentet tuaja , thoni fjalën e fundit që në fillim . Si puna e protestuesve pa kokë e pa tru , që bëjnë një listë me kërkesa për kryeministrin dhe të parën kërkojnë “dorëheqie” . Po kush do t’i përmbushë këto kërkesa , po u dorëhoq kryeministri , Kola i Kuksit me qeleshe ? Në gjithë këto furtuna të ngritura në një gotë uji , e dini se çfarë prodhohet ? Një ribashkim e kompaktësim i të gjithë mbështetësve të qeverisë , që janë gjithmonë shumica e që nuk lëvizin kollaj nga istikami .
O kerme e qelbur tradhtare, si gjithe PiSat. Jane punet tuaja qe flasin shkatrrim.
Nqse RAMA ESHTE I PASTER ATEHERE ESHTE I PAAFTE TE MENAXHOJE PARATE E POPULLIT
SHUMICA E MINISTRATEVE JANE DENUAR APO JANE NE PROCES .PRANDAJ DUHET TE DOREHIQET
NE ASNJE VEND TE BOTES ASNJE KOMPANI NUK DO MBANDE NJE DREJTUES KOMPANIE ME KAQ SKANDALE VJEDHJESH
BORDI DO TA SHKARKONTE DHE DO TA REFERONTE TEK ORGANET E DREJTESISE
TANI FALANGAT E TAO PALLES QE I KA PAGUAR KAFEN E MJESIT FILLOJNE E MBROJNE TE PAMBROJTURIN ME KOMENTE NJESOJ SI PARA 14 VITEVE FALNGAT E BERISHES MBRONIN ATE
Sa të jetë Dashi e delet Rama do të bëjë kokrrën e pallës. Rrofshin e qofshin patronazhistët që e mbajnë në pushtet dhe përfitojnë prej tij.
.
Jo o populli fukara , nuk është ashtu , por është e kundërta . Për sa kohë ju nja 20-30 veta kokëboshër , që shkruani te kjo gazetë marrëzira e idiotlliqe me shitje e falje truallesh e tokash shqiptare nga kryeministri , aq më shumë forcohet pushteti i Edi Ramës . Kjo ndodh , sepse njerzit me mend në kokë , që janë shumica në Shqipëri , shikojnë se sa tru kini në kokë ju komentuesit e gazetës e sidomos ata rrugaçët e përnatshëm , që shëtisin bulevardit dhe duan pushtet në tavolinë , sëbashku me ju , aq më tepër distancohen dhe afrohen me qeverinë . Të jini të sigurt që , nëqoftëse bëhen sot zgjedhje të reja , Rama i kalon të 100 deputetët .
O fukara , Ramën nuk e mban Dashi , unë një votë kam , njëlloj si ti . Ramën e mban shumica e shqiptarëve e sidomos puna e tij . Mjafton të kujtosh se si ishte Shqipëria në 2013-tën e si është sot , si nata me ditën ; po duhet të jetosh jashtë Shqipërie , që , kur të shkelësh vendin , të dallosh ndryshimet rrënjësore e kolosale , që ka pësuar Shqipëria . Po pse , fajin Rama e paska që ti ke mbetur fukara ? Shanset i ke të barabarta me gjithë të tjerët , po aq mënd ke në kokë . Nëse ti nuk ke as shkollë , as zanat e rri gjithë ditën rrugëve e kafeneve e nuk do të punosh (punë ka sa të duash Shqipëria) , atëhere , jo vetëm fukara do të mbetesh , po do të marrësh në qafë edhe familjen , nëse ke .
Po eshte dhe tjetra arsye ajo e mandatit qe vjen. Rregullon zonat elektorale per vota. Bashkite e grekeve ska byth ky ti levize, ka lene Pustec e Konispol me as 5mij banore.
Do me mbajt mbreterin sa te vdesi.
I rafte miu brenda,oooo Dashi.Nje gjelle,qe s`eshte per mua,i rafte miu brenda.Ti shikon ndryshime rrenjesore,kolosale,por mosha jone i ka perjetuar keto ndryshime kolosale,,60 vjet me pare,.Shqipria dje dhe sot.Stallat plot me lope,por dyqani pa qumesh,e kemi pare qe ne 1970.Prestixh resorti Fane kapterri Corrovodes dhe Palassa resorti Samir Manes nuk jane per mua.Ju rafte kometa Halley dhe i permbyte Cunami,u djegshin ,u shembshin,,se I DUA PISHAT E GOLEMIT ASHTU SI KANE QENE.HAPESIREN E PLAZHIT PA PENGESA NGA QERRETI NE DURRES.E dua trenin e plazhit 80 leke vajtje ardhje per popullin.Ti ke veture,une s`kam.Ti ke vile,resort,keshtjelle,,Une them;Me jep o zot fuqi te marr nje buldozer e t`ja bej germadheee!Dhe mos na bej karshillek me ndryshime madheshtore,se me acaron.
Ky Magjistari jot le ta provoje,Te beje qe neser Zgjedhje te parakohshme,,jo 100 deputete,por 50 po mori,Une nuk ko0mentoj me ne kete faqe,sepse nuk ka kuptim,po qe se vertete e voton populli.
Deri ne 2024 e kam votuar une,Une jam populli.
Unë nuk mund të hyj në kokën tënde o demo e të mësoj se çfarë koncepti ke dhe si e do ti kapitalizmin . Ti thua që , përderisa nuk janë për mua resortet , ndërtimet e ndryshimet rrënjësore që kanë ndodhur e ndodhin në Shqipëri , gjë që shifet nga kushdo , zjarri i rëntë , madje po të kishe mundësi , do t’i fusnje rruspën . Po mirë , ai i pasuri , turist i huaj apo vëndas , që ka para e i dëgjon xhepi , ku do t’i kalojë pushimet , në shtëpi me qira ? Dëgjo këtu demo , meqë bëhet fjalë për turizëm , sepse është koha tani . Turizmi , kudo në botën kapitaliste funksionon kështu : ata që nuk kanë mundësi ekonomike , shkojnë në plazh , ngulin një çadër në breg të detit ( askush nuk të ndalon) , shtrojnë peshqirët në rërë dhe kaq . Të tjerë , që kanë pak më shumë mundësi , marrin shtëpi me qira ( ka sa të duash në qytetet bregdetare ) dhe gatuajnë vetë e shkojnë në det bëjnë plazh . Të tjerë , që kanë akoma më shumë mundësi ekonomike , shkojnë nëpër hotele me 2- 3 yje . Ndërsa të tjerë akoma , që kanë pare me thasë , duan të bëjnë plazhin në resorte me 5 yje , ku edhe bythën ja lajnë femrat , pasi bëjnë sex , ndërsa ti kërkon t’ja prishësh resortin me rruspë , normale të duket ? Ky shëmbull që të dhashë , është më normali e më domethënësi në kapitalizëm . Ti thua që “ti ke makinë ( më drejtohesh mua ) , ndërsa unë s’kam ” . Po pse o demo , unë t’a kam fajin që ti nuk ke makinë ? Unë kam dy makina , një unë një gruaja , ndërsa djali i vogël adoleshent , që jeton me neve , mbas 2-3 vjetësh , do të ketë edhe ai , kurse vajza e djali tjetër , të martuar në shtëpitë e tyre , kanë edhe ata nga dy makina , por ama’ , të gjithë neve , kur i kemi blerë makinat , as kërkuam para ndokujt dhe as na i falën , i blemë me punën e të ardhurat tona . Po edhe në Shqipëri , ata që kanë makina , o demo , janë më të shumtë se ju që nuk kini dhe nuk e rrëzoni dot qeverinë me inatin , sepse dikush është i pasur e dikush tjetër është më i varfër . Ky është normalitet i pa diskutueshëm në kapitalizëm , madje Evropa e ka ngritur shkallën e kapitalizmit në atë shkallë që , megjithëse ka polarizim me pasuritë e njerëzve , askush nuk mbetet pa bukë e pa veshje , edhe ai lypsari i fundit . Ka pastaj kapitalizëm shumë më të egër , si p.sh. ai amerikan , ku vdes në derën e spitalit , po nuk pate siguruar veten , nuk të zenë me dorë . A e di ti demo , që , vetëm në metronë e New Yorkut e rreth saj , gjënden 43 mijë njerëz që flenë e jetojnë jashtë , ndërsa në gjithë SHBA-të , rreth 5 milion . Në Evropë , nuk ndodh kjo , ose është shumë e pakët në numur . Dhe gjithë ky polarizim në rradhët e popullsisë , në kapitalizëm quhet NORMALITET . E njëjta gjë është edhe në Shqipëri , ku jini ngritur ju “të varfrit” ( pa makina e që nuk kini lekë për në resorte turistike) e kërkoni të rrëzoni qeverinë e votuar vetëm para një viti . Po edhe ata që protestojnë o demo , janë 70% me makina . Po mirë , çfarë shpreson ti demo , që po u bë kryeministër Kola me qeleshe i Kukësit , do t’ju japë nga një makinë gratis ju që nuk kini dhe do t’i prishë resortet me 5 yje e lart ? Eh , more demo , që nuk u integrove kurrë në rendin kapitalist !