Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Basti “i humbur” i Ramës, Berisha kalon Oqeanin e shkon në Amerikën… Latine
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Basti “i humbur” i Ramës, Berisha kalon Oqeanin e shkon në Amerikën… Latine
Analizaopinion

Basti “i humbur” i Ramës, Berisha kalon Oqeanin e shkon në Amerikën… Latine

Published: November 27, 2025
Shpërndaje

Nga Lorenc Vangjeli

Ka qenë një nga sfidat më spektakolare të politikës shqiptare. Mes dy njerëzve më të fuqishëm të Tiranës zyrtare. Njëri kryeministër në mandatin e dytë, tjetri paraardhës i tij, në mandatin e dytë në opozitë. Njëri gjuhë brisk, tjetri gjuhë shpatë. Në mes të tyre qëndronte një kandidat për kryeministër, që priste të bëhej i tillë duke u ngjitur mbi shpatullat e njërit dhe mbas shpinës së tjetrit.

I pari ishte Edi Rama që foli dhe hodhi dorezën e sfidës.

- Publicitet -

I dyti ishte Sali Berisha që u justifikua dhe nuk e injoroi dot sfidën.

I treti ishte Lulzim Basha që fitonte vetëm nëse humbte njëkohësisht Rama e Berisha.

“Tani kam unë një pyetje të drejtpërdrejtë për ty, Sali! Ti e kapërcen dot Oqeanin me dash?”.

Berisha u përgjigj se ishte tërhequr nga politika aktive. Se i kishte ndërprerë të gjitha udhëtimet zyrtare, se nuk udhëton më, ngaqë nuk përfaqësonte asnjë parti politike.

“Marr ftesa çdo dy muaj,por nuk dua vetë!”.

Sfida solemne ishte hapur nën vështrimet e hutuara të dhjetra deputetëve që merrnin pjesë në atë seancë parlamentare në shkurt 2019. Shumica dërmuese e tyre kishte biletë për atë shfaqje, por nuk kuptonte tekstin, ishte dëshmitare e dramës, por nuk kishte lidhje me thelbin e saj. Në të majtë të sallës e qeshura brohoriste me e sigurt për liderin e saj, në të djathtë ngushëlloheshin se në mos Saliu, Luli dinte not e anglisht mjaftueshëm për të kaluar oqeanin Atlantik.

Plot gjashtë vjet e nëntë muaj më pas sfida pati fituesin e saj të papritur. Një fitues që kaloi humbje pas humbjeje në zgjedhje të përgjithshme e lokale në Tiranë, bashkë me Non Gratën në Uashington, me një triumf të vetëm mbi Lulin e tij e me një cfilitje ciklike me drejtësinë.

Hakmarrja është gjithmonë e pranishme në menutë ballkanase. Tanimë, i zgjedhur zëvendëspresident i CDI-së, një grupim politik partish nga pothuaj gjitha bota, Berisha bëri fjalë për fjalë e fiks siç e sfiduan me fjalë në Kuvendin e Shqipërisë në shkurt 2019: “…e kapërcen dot oqeanin?”. “Po, e kaloj!”. Atë që nuk e bënë miliona dollarët e lobimeve, shpresave për një biletë për në Neë York, lutjet e përgjërimet morale e financiare, e bëri ftesa për në Brazil.

Sali Berisha e kapërceu oqeanin. Madje edhe shkoi në Amerikë. Por njëlloj si Kolombi dikur që kërkonte Indinë dhe zbuloi Amerikën, Doktori nuk shkoi në Amerikën e Veriut, por në Amerikën Latine.

Gjashtë vjet e nëntë muaj më pas, Rama humbi, por është kryeministër. Berisha fitoi edhe pse e di që herët a vonë, me përjashtime të rralla vaji, do të dëgjojë të këndohet si himn në oborrin e partisë së tij, motivi i këngës së hershme:

Morëm armët të luftojmë,
Për PD e për atdhe,
Ku ta dinim ne të mjerët,
Se armiku ish’ me ne!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Adnan Resuli says:
    November 27, 2025 at 1:09 pm

    Kalimi i oqeanit nenkuptonte shkuarjen ñe USA or mik.Tani nqs Brazilin e quan pjese te USA e ķe gabim 2 here,perfshire edhe gabimin qe paska korr Saliu se kaperceu oqeanin.

    Reply
  • Skypion says:
    November 27, 2025 at 1:29 pm

    E kam thene i pari, edhe pse nuk eshte kushedi se cfare per tu krenuar, qe nongrata ndaj Doktorit , per paradoks ishte nje bekim per per demokracine shqiptare ne radhe te pare, por Opoziten demokrate dhe per ate vete, padyshim.
    Por pse?!
    – Sepse kjo e detyroi Doktorin te rikthehej ne politiken aktive; nisi turin e famshem te foltoreve; u rikthye ne krye te PD-se, duk ee shpetuar ate nga asgjesimi i pashmangshem qe e priste me Bashen kryetar, te kapur peng nga Rama dhe bashkpunetoret e tij.
    Keshtu duke shpetuar PD-ne, Doktori shpetoi ne te njejten kohe edhe demokracie e brishte shqiptare. Sado e sulmuar, e cenuar, e goditur nga te gjitha anet te jete Opozita, ajo qendron ne kembe dhe shume e forte me Sali Berishen si lider.
    Pa as me te volgin dyshi, qe do te vije koha, kur kjo do t’i njihet si merite e padiskutueshme Sali Berishes.
    Pavaresisht se Rama ka pushtet te jashtezakonshem, duke kontrolluar pothuaj cdo institucion ne kete vend, te pakten Opoziten nuk e kontrollon dot, edhe pse perpiqet te klonoje opozitare te rrejshem me keto partickat e mashtruesve.
    Nuk e kontrolon, per shkak te Sali Berishes dhe vetem Sali Berishes.
    Tani kur themi se te gjithe zagaret e regjimit i jane versulur Sali Berishes, kjo duhet kuptuar, sepse ka logjiken e vet; duhet ta veme veten ne vendin e tyre, per ta kuptuar kete sjellje te neveritshme.
    Nga pozitat e tyre te privilegjuara ata kane “te drejte”, sepse i vetmi qe ua ka cenuar kete pozite te lakmueshme dhe po ua cenon, eshte Sali Berisha.
    Sepse, nuk le politikan apo kushdoqofte qe vjedh pasurine publike, qe te mos denoncohet nga Doktori dhe te tregohet me gisht nga ai. ASNJE.
    Prandaj jane bere bashke te gjithe hajdutet, te gjithe qelbesirat kunder Doktorit, dhe nuk lene shpifje e pisllek pa hehdur kunder tij.

    Reply
  • Dashi says:
    November 27, 2025 at 2:09 pm

    Me të drejtë thuhet kudo e nga të gjithë , që militantët e PD-së dhe sidomos ata të Berishës , janë llumi i Shqipërisë , janë kriminelët e delinkuentët e të gjithë llojeve…..kjo është plotësisht e vërtetë . Por ka edhe ndonjë që ngjason si biçim inteligjenti , si ky Skypion i mësipërm . Është e kotë , madje humbje kohe të replikosh marrëzirat dhe elozhet që ky pinjoll berishian i bën një njeriu e një politikani , që thjesh po të analizosh bëmat e këtij , vështirë se gjen qoftë edhe një diçka pozitive që mund të kujtohet në kurikulumin e tij . Thënë këto , habitem që përveç plehrave , vrenozëve , burgaxhinjve e kriminelëve që ndjekin nga pas Berishën , paska edhe ndonjë me pesë para mënd në kokë si ky Skypion , por kur lexon njeriu superlativat , që ky i dedikon një plaku të rroitur e thellësisht negativ , të vjen nauzea (të vjellët) nga goja dhe diarea nga by….

    Reply
  • Baba nga Durrsi says:
    November 27, 2025 at 6:29 pm

    Per kopilin e befotrofit pa emer por me siglen e kopilave te maternitetit; -anti25642654censurë-
    Nuk me intereson asnje koment….
    Ku k4rin je?
    Shpejt ktu rq adresen ku je nqs je burre se te shkerdheva miun e shpise, jo vetem ata robqira te prekin dorezen e deres….
    Emanuel Papa jeton vetem per nje qellim; si ta shkerdheje motren mu ne pidh ty o robqim interneti pa emer !
    Placa po nu e gjet pra…. !

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 27, 2025 at 6:34 pm

    Me Anatominë që i bëjnë politikës në vënd,zotrinjt THANO,VANGJELI,etj dalin në Skenë ANONIMËT,si SKYPION,etj,si varkë shpëtimi për minuesin e demokracisë në Shqipëri dhe jo vetëm,I futur në listën e zezë Amerikane,Angleze dhe 49 % të Europës demokratike Përveç PPE përkrahës të terroristit Fredi Beleri me gradat e Gjeneralit të ASFALISË.!
    Nëse Non Grata shkoi në vëndin e Futbollit botror,tashmë nuk e ka fain vetëm shpifsi planetar,Por 90 % e lëpirsve që i shkojnë pas si ZOK THIU,100 % SPAK,GJKKO,KLP,KLGJ..të tredhur prej tij 1992..që me PROÇEDURA SHEKULLORE PO I SHTYN GJYQET DERI NË VDEKJEN E TIJ NATYRORE,PASI NUK ZBRET NGA KALI POLITIKË…SIKURSE KA DEKLARUAR I NDJERI NAMIK HOTI.!
    Ndërsa E.Rama që nuk bzan shumë,nuk dihet nëse ka frikë nga bandat e tij terroriste 91,siç i kurdisi për F.Nanon,Janë bashkë, Apo me të në PD siguron 100 % qeverisjen deri 2050 e më tej me PS nën drejtimin e ZAHOS.!
    Unë si i burgosuri tij 1996 për të më vjedhur votat,e dua të gjallë,pas hekurave me 101 për Gërdecin 21 janarin,etj duke vuajtur dhe, sekuestrimin e 70 vilave në Shqipëri & Europë që dihen tashmë,përveç lobimeve në ofshire,Amerikë e gjetkë në $,€,LEKË.. për të ndërtuar banesa për fukarenjtë e GABIT në Levan Fier,Peqin,Elbasan,etj.
    Flm,Vangjeli,Dita.

    Reply
  • orientimi says:
    November 28, 2025 at 11:04 am

    Mes dy te keqiave le te zgjedhim me te voglen : Mes kapercimit te oqeanit te Berishes ne Brazil per mbledhje partish dhe kapercimeve te detit te Rames drejt Ilalise per ti lepire by …Melones e lutur ti sjelle te tjere kampe e refugjate
    (kushdo le ta gjeje vete se ku eshte! )

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?