Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zhurma e lugës në pjatë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Zhurma e lugës në pjatë
Kryesoreopinion

Zhurma e lugës në pjatë

Published: December 29, 2025
Shpërndaje

Nga Agron Gurabardhi

Në studiot televizive të Shqipërisë po ndodh një krim po aq i rëndë sa vjedhja e tenderave, vrasja e moralit publik.

Mbrëmë, Batoni Haxhiu na tregoi se për të mbrojtur pushtetin, logjika mund të hidhet në koshin e plehrave pa asnjë mëdyshje.

- Publicitet -

Baton Haxhiu nuk është naiv, ai është një mjeshtër i sofistikuar i “normalizimit të vjedhjes”. Kur ai thotë se të kërkosh një qeveri të ndershme është “romantizëm”, ai në fakt po u thotë shqiptarëve, “Pranojeni se jeni të dënuar të vidheni, sepse kështu funksionon bota”.

Cinizmi me të cilin Batoni e quajti “romantik” atë që kërkoi një qeveri të ndershme, është maja e dashakeqësisë. Të thuash që “çdo qeveri ka hajna” për të justifikuar miliardat që avullojnë në Shqipëri, është njësoj si t’i thuash një të sëmuri me kancer se “çdo njeri ka mikrobe, prandaj mos u ankoni”.

Kjo nuk është analizë, është anestezi publike. Batoni kërkon që ne ta pranojmë korrupsionin si një “taksë natyrore” që duhet t’ia paguajmë Sulltanit.

Për Batonin, urdhri i Belinda Ballukut për të anuluar dhe paracaktuar fituesit e tenderave nuk është korrupsion. Sipas tij, deri sa të dalë pranga, personi është i virgjër, por faktet që dolën nga dosjet e SPAK (mesazhet e famshme) tregojnë një shtet që funksionon si pronë private.

Kur një ministër dikton fituesin, ai ka vrarë garën, ka vrarë ligjin dhe ka vjedhur bukën e shqiptarëve. Të thuash se kjo nuk është arsye për dorëheqje, do të thotë të jesh avokat i krimit shtetëror dhe jo analist i pavarur.

Batoni është vërtet i zgjuar, por inteligjenca pa moral është thjesht një mjet për manipulim. Ai e di shumë mirë se në çdo vend demokratik, vetëm dyshimi për 50 milionë euro të Tunelit të Llogarasë do të rrëzonte qeverinë brenda natës, por Batoni zgjedh të mos “besojë”.

Ai zgjedh të bëjë të paditurin, sepse e di që mbijetesa e tij mediatike dhe ekonomike është e lidhur me mbijetesën e Edi Ramës.

Këta individë janë më të rrezikshëm se vetë ministrat e korruptuar. Ministri vjedh, por Analisti i “sahanit” e paketon vjedhjen si “zhvillim”, si “domosdoshmëri” apo si “standard botëror”.

Kur dëgjoni Batonin të mbrojë Belindën apo Ramën, mos mendoni se po dëgjoni një mendim ndryshe. Po dëgjoni zhurmën e lugës në pjatën e pushtetit.

Nëse për këta “Vip-a” të studios, korrupsioni është thjesht një detaj romantik, për shqiptarët ai është arsyeja pse spitalet s’kanë barna dhe pse rinia ikën nga sytë këmbët.

Për të plotësuar panoramën e këtij teatri absurd, nuk mund të lihet jashtë “regjisori” i kësaj shfaqjeje që luhet çdo natë në ekranin më të ndjekur të shqiptarëve. “Olimpi” i Fevziut. Aty ku Krimi Shitet si Opinion

Nëse Baton Haxhiu është avokati i pushtetit, Blendi Fevziu është tregtari që u shet shqiptarëve “helmin” e paketuar si debat elitar. Prej dekadash, studioja e tij është shndërruar në një “lavatriçe” ku pastrohen figurat më të përfolura dhe ku hajdutëria e shtetit trajtohet si një temë thashethemesh kafeje.

Fevziu ka një talent të veçantë, ai i fton këta “sahanlëpirës” çdo natë, duke u dhënë peshën e “analistëve të mëdhenj”.
Duke i ulur në ato karrige, ai e legjitimon mashtrimin. Kur Fevziu e lejon Batonin të thotë se “vjedhja është normale” pa e ndalur dhe pa i treguar derën si armik të moralit publik, ai bëhet bashkëpunëtor në manipulim.

Kjo nuk është gazetari, është një strategji për ta lodhur popullin, që në fund të thotë, “Të gjithë njësoj janë, asgjë nuk merret vesh”.

Pse i fton çdo natë? Përgjigjja është e thjeshtë, interesi i dyanshëm. Fevziut i duhen këta “personazhe” që mbrojnë të pambrojtshmen sepse prodhojnë sherre dhe audiencë, ndërsa pushtetit i duhet Fevziu që t’u japë zë zëdhënësve të tij.

Është një simbiozë ku fitojnë të gjithë, moderatori merr shikueshmëri, analisti merr shpërblimin nga pushteti, ndërsa i vetmi që humbet është qytetari që ushqehet me mashtrime.

Blendi Fevziu nuk mund të fshihet më pas petkut të “pavarësisë”. Duke u dhënë tribunë çdo natë mbrojtësve të korrupsionit galopant, ai po ndihmon në betonimin e këtij regjimi.

A nuk mendoni se ka ardhur koha që publiku të bojkotojë këto studio që tallen me djersën e tyre, duke i lënë “Vipat” e korrupsionit të flasin vetëm me veten?

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
28 Comments
  • K R says:
    December 24, 2025 at 5:01 pm

    Shkrim brilant
    Batoni një derrkuc i shëmtuar në trup e në shpirt
    I bëftë ilace ato që ka vjedhur dhe i daltë mbrojtja e hajdutve atje ku i dhemb m shumë.
    Ashtu si na dhemb neve përdit arroganca e ktyre plehrave
    Zagarë, copa muti
    Une kam kohe q nuk i shoh.
    M vjen keq që ky analist i shkëlqyer gjen kohë të dëgjojë këta fundrrina

    Reply
  • demo says:
    December 24, 2025 at 6:44 pm

    Sahanlepiresit e mediave jane llastuesit dhe perfituesit e korrupsionit shteteror,po aq sa qeveritaret dhe klyshte e prapadhomave.Vetem nje gje.Duke mos ditur demin qe i kane sjelle Atdheut dhe popullit keta parazite,jane lene te livadhisin ne emer te fjales se lire,paprekshmerise se Mediave,.Media ne kete vend ka arritur te krijoje Realitete Virtuale.Parajsa turistike qe nuk egzistojne,Njerez te lumtur qe drekojne dhe festojne ne restorante Rustikane,Rezorte me pishina prrallore Disneyland ku lodrojne femije te gezuar.Asnje kamer tv nuk shkon ne oborret e shkollave ku vriten me thika femijet 14 vjecare,Asnje kamer nuk vete ne sheshet e ndertimit te shohe si kacavirren si majmune me litare punetoret qe vriten perdite per 500 mije leke te vjetra ne muaj.
    Te jete vetem indiferenca ,hyqmilah,por keta palaco sherbejne si fasada ornamentale per Pushtetin kriminal te korruptuar,,Per Ndertuesit kriminele,drogaxhij,grabites Trojesh,Per OJQte e felliqura hajdute fondesh,Bisnese kriminale,me para droge,korrupsioni,prostitucioni pershendeten nga Mediat per sponsorizime programesh me breke dhe pa breke,per lotari bishozi te sharlataneve mediatike,per festivale pa muzike,pa kengetare,pa texte,.
    Ne Ate tavolinen e ylli Rakipit pashe ate ore ateee,Ate matufin thuthuq,qe imitonin keta te Portokallise per ca difekte ne aparatin foles,,Denis Dyrnjane.Ishte bere opinionist gjykates,qe vendoste fjalen e fundit dhe fliste rende pa difekte ne aparatin foles:-Prokuroret e SPAK kane gabuar rende profesionalisht,duke kerkuar pezullimin nga detyra te zv.kryeministres,duke nderhyre ne kompetencat e kryeministrit.Ne Demokraci pushtetet jane te ndare dhe askush nuk mund te nderhyje ne kompetencat e nje pushteti te votuar nga shumica e popullit,.Hajde lexion,,Dyrnjaja.
    Dyrnjaja re Dyrnjaja,Ai antikapati difektoz,..qe ka punuar foles,,se ke top channalli,se ke Klani,nuk me kujtohet.
    Mbylle Juridikun o Arben Rakipi!Ka dale Dyrnjaja!Pick e semes!

    Reply
  • Skypion says:
    December 24, 2025 at 6:54 pm

    Shkrime te tilla ad hominem qe padyshim i bejne dhune profesionalizmit ne gazetari, perhere kane nje qellim te fshehur, qe zakonisht eshte smira. Pikerisht, me kete kemi te bejme ne kete shkarrashkrimin me lart.
    Te gjithe e dime qe Baton Haxhiu, alias Stanishiqi, sic i thote Doktori, eshte nje gazetar i regjimit, i afert me Ramen; a me sakte, shume i afert me te.
    Eshte pikerisht kjo afersi qe ka shkaktur smire tek shume kolege te tij te Shqiperise; sepse, afersi me Ramen, do te thote afersi me pushtetin, afersi me privilegjet e pafundme, afersi me lumin e rrembyeshem te pareve…
    Ne mendjen e smirxhinjve, mund ta marrim lehte me mend, belbezon ky monolog i shurdher: u be ky… u be ky kosovari… te vije ketu e te na hyje ne hise ne… ne qe kemi kaq e kaq vite qe i lepijme byythen kryeministrave njeri pas tjetrit, e nuk po na qas njeri…!
    Prandaj, jam me Baton Stanishiqin kesaj here; aq me teper qe keta smirxhinjte, si gjithe smirxhinjte ne pergjithesi, po te qene ne poziten e tij, do te ishin ku e ku me te te poshter dhe cinike.

    Reply
  • Qytetari says:
    December 24, 2025 at 7:03 pm

    Fevziut i duhen këta “personazhe” që mbrojnë të pambrojtshmen sepse prodhojnë sherre dhe audiencë, ndërsa pushtetit i duhet Fevziu që t’u japë zë zëdhënësve të tij.?????????????
    Jo, Fevziut i duhen marcenarët mediatik të
    Riindjes sepse TV Klani është TV servil me të gjithë qeveritë. Mos të harrojmë që Klani në kohën e Saliut ka marrë reklama shtetërore më shumë nga TV e tjera. Dhe kur Saliu bëri foltoret i çoi kameramanët dhe staf për mbulimin mediatik.
    Pra, është interes ekonomik. Si u bë Sandri si oligark mediatik? Ja duke iu lëpirë pushteteve majtas e djathtas e duke marrë favore.
    Dhe Klani bën propagandë si për Saliun e për Ramën. Sepse mbajtja në këmbë e sistemit të vjetër politik të pandërshkueshëm i favorizon përherë. Studio e Fevzos është sallon pushteti. Herë bëhet studio lavazhi figurash “vip” , e herë parukeri mediatike.

    Reply
  • intelektuali says:
    December 24, 2025 at 7:06 pm

    Baton Haxhiu:

    Baton Haxhiu është drejtor i një televizioni. Paraqitet si gazetar. Në të vërtetë është biznesmen. Politikan. ”Spiun”. Llafazan.

    Baton Haxhiu:

    Ky është emri i një prej njerëzve ndoshta më të urryer në Kosovën e përvuajtur. Një emër krejt i rëndomtë i një shqiptari të Kosovës, por që identifikon një person aspak të rëndomtë.

    Baton Haxhiu:

    Hiqet si “patriot”, por ai u akuzua si një njeri që kishte bashkëpunuar me Stanishiqin e Shërbimit Sekret serb. Belbëzoi si një qyqar para kësaj akuze dhe nuk tha asgje. Në Hagë, vetë Millosheviqi i tha “Ti ke punuar për ne.” E Haxhiu, u struk, belbëzoi edhe aty, nuk diti se çka të thoshte. Por, ky sistem kriminal politik i çeli rrugë këtij njeriu të dyshimtë. U bë një njeri që sillet poshtë e përpjetë rretheve të pushtetit. Me njerëz tjerë të dyshimtë. Të përmendur për vrasje. Për zhdukje njerëzish. Për zhdukje dëshmish. Dëshmitarësh. E për plot të zeza tjera. Tani eshte kapur pas Edi Rames dhe leh per lekat qe i paguan cuni i Kristaqit.

    BAJGAT e Enverit ta mbyllin HALEN me Baton Haxhiun brenda se ndeshkimi po vjen.

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    December 24, 2025 at 7:17 pm

    vazhdon:

    Baton Haxhiu:

    Spiuni Baton Haxhiu megjithe dekonspirimin publik vazhdon të qëndrojë te gazetari. Vazhdon t’i thotë vetes gazetar. Të na shfaqet në ekranet tona shqyptare televizive. Të flas, ashtu në mënyrë të çrregullt, në mënyrë të belbëzuar, gjëra që i shkonin për shtati partive në pushtet. Të gjitha partive në pushtet. Bile, sa më e keqe, hajdute dhe moniste Partia në pushtet, aq më i afërt Baton Haxhiu me të. Ai e përdhosi këtë profesion të shenjtë. Le që nuk ishte opozitar, siç i ka hije një gazetari, por nuk ishte as gazetar, dreqi e marrtë. I gjori nuk di një fjali ta lidhë pa gabime të tmerrshme gramatikore. Nuk di as të flase shqipen dhe as kosovarcen te pakten si nje gabel. Një fjali pason tjetrën, e shoqëruar nga gulçime, nga plot pauza që qesin shkronjën “ëëëë”, të parenditura, pa nyje, pa mendim, pa premisë, pa asgjë. Një zhurmë që qëllimin përfundimtar e ka pikërisht heqjen e qartësisë, llugën, kaosin, rrethanën ku askush s’merr vesh, ku fjala nuk ka rëndësi, ku rregulli prishet.

    BAJGAT e Enverit te mos guxojne te bejne avokatin e Spiunit Baton Haxhiu se do t’u presim KOQET, do t’u a fusim ne goje, njashtu si Kasapi nga Corrushi, Mehmet Shehu katunareve te gjore lushnjare.

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    December 24, 2025 at 7:25 pm

    vazhdon:

    Baton Haxhiu:

    Ky është BEDELI i pushtetit të cilit i shërben ky njeri. Pushteti i kaosit. Pushteti i njerëzve injorantë si ai vetë. Pushteti i njerëzve që nuk e duan popullin, bile e përçmojnë, edhe pse vetë janë të pashkollë e të paditur. Misteri është: Pse njerëzit e pushtetit jugosllav, të regjimit vrastar të Millosheviqit, u rehatuan edhe në Kosovën e pasluftës dhe u vetshpallen “patriote”? Epo, njerëzit e kamur në mënyrë të dyshimtë jane te poshter, te pacipe, nuk e rruajne fare per moralin, ata kanë moral tjetër, kanë kritere tjera, kanë gjëra tjera në mendje, prej ne të tjerëve.

    Baton Haxhiu:

    Baton Haxhiu kështu nuk iu nënshtrua një vettingu të mirëfilltë për atë se kush ishte e çka bëri me Stanishiqin dhe me Millosheviqin. Shpëtoi. Bile, jo veç që shpëtoi, por edhe u rrit në përmasa të mëdha. Sa më zullumqar që u bë pushteti, aq më shumë u rrit Baton Haxhiu, pushteti dhe pasuria e tij maramendase qe nuk e spjegoi kurre se nga i vjen.

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    December 24, 2025 at 7:33 pm

    vazhdon:

    Cili është profesioni i vërtetë i Baton Haxhiut?

    Baton Haxhiu është drejtor i një televizioni. Paraqitet si gazetar. Në të vërtetë është biznesmen. Politikan.”Spiun”. Llafazan.

    Ai u akuzua si një njeri që kishte bashkëpunuar me Stanishiqin e shërbimit sekret serb. Belbëzoi si një qyqar para kësaj akuze. Në Hagë, vetë Millosheviqi i tha “Ti ke punuar për ne.” E Haxhiu, u struk, belbëzoi edhe aty, nuk diti se çka të thoshte. Por, ky sistem kriminal politik i çeli rrugë këtij njeriu të dyshimtë. U bë një njeri që sillet poshtë e përpjetë rretheve të pushtetit. Me njerëz tjerë të dyshimtë. Të përmendur për vrasje. Për zhdukje njerëzish. Për zhdukje dëshmish. Dëshmitarësh. E për plot të zeza tjera.

    Baton Haxhiu:

    Batonin e pamë në disa raste duke qenë pranë politikanëve si Thaçi, Pacolli. Pranë tyre, larg popullit. Si gjithnjë. Pranë tyre, edhe pse nuk dihet se pse ai duhej të ishte pranë njerëzve të zgjedhur. Edhe pse, atë vetë askush nuk e zgjodhi. Tani po lepin bythen e Edi Rames dhe dafllakun e Belinda Ballukut. Cili është profesioni i vërtetë i Haxhiut? Të argëtojë këta pushtetarë. Batoni është plaga jonë që ecën me pushtetin e krimit. Plaga jonë që ka shumë qelb brenda.

    Reply
  • intelektuali says:
    December 24, 2025 at 8:24 pm

    vazhdon:

    BATON HAXHIU ESHTE NJE NGA BAJGAT E ENVERIT

    Reply
  • Naim says:
    December 24, 2025 at 9:15 pm

    O njerëz ,Batoni ka të drejtë.Nuk ka shtet në botë që funksionerët nuk bëjnë korrupsion.Por korrupsioni kur është ne shkallën që ka arritë Shqipëria ,atëher bëhet i rrezikshëm dhe mund të fundos shtetin.Në politikën shqiptare ka një anomali të madhe ,që nuk e gjenë askund në botë.Udhëheqësi i opozitës Sali Berisha është kapoja i lindjes dhe zhvillimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar që e shëndërrojë në normalitet dhe mos ndëshkueshmërinë Shqipëri dhe tash është duke e“luftuar” krimin….

    Reply
  • demo says:
    December 24, 2025 at 10:00 pm

    Ja Skypion te me rruac trapin me brisk Rubie! Ti quan analizen time per sahanxhijte mediatike te Pushtetit ,karagjozin Autik,Denis Dyrnjaja,SHKARRASHKRIM?

    Reply
  • AI QE KE QUAJTUR "SPIUN I ENVERIT" says:
    December 25, 2025 at 4:32 am

    VERTET, o intelekt-hale I UDB do tu rruan I koqet? Paske filluar edhe zanati e “debil limit” Tani? Filloje me Edin, se ka shume lesh, lart e poshte, lart e poshte. Emrin, intelektualhale, jo pseudonimin e UDB.

    Reply
  • realisti says:
    December 25, 2025 at 7:52 am

    Po ju qe sulmoni Batonin çfar jeni? Ju jo vetem qe jeni sahanelepiresa por dhe sahanegerryersa, ju njohim ne jete kush jeni. Por me vjen çudi per z.Gurabardhi qe eshte dhe jurist me duket. Ai e din me mire se disa te tjere qe prezumimi i pafajesise eshte parim baze ne jurisprudence,gjykimi nuk behet duke u nisur nga akuzt por nga provat qe sjell akuza.
    nje shprehje e vjeter thote se “Mori fjala dhene se kapi pasha te rene(nusen e djalit)”,e kapi apo jo nuk ka rendesi por meqe fjala mori dhene le ta quajme te vertete. Un e denoj vjedhje ndoshta me shume se ju por jo pa u bindur nga provat dhe provat i verteton gjykata.
    Por kur nuk mundesh dot me ariun atehere e nxjerr inatin me dreret e pyllit. Vazhdoni se edhe ju e keni ngrene ate lugen e çorbes.

    Reply
  • Ladi says:
    December 25, 2025 at 8:27 am

    Ja na doli më në fund gazetari i llagartë Agron. Bythëlëpirës ka qenë gjithë jetën. Pret vetëm t’i hedhë dikush kocka…

    Reply
  • [email protected] says:
    December 25, 2025 at 8:48 am

    Mirë e ka! Këtu duhet hapur degë universitare se si të vjedhësh, dhe jo të punosh, për të siguruar të ardhurat! Ata që punojnë apo që shkojnë në Universitet janë dështakë në këtë vend!

    Reply
  • SPAK says:
    December 25, 2025 at 11:05 am

    Gezuar Krishtlindjet te dashur Shqiptare! Te pakten merrni nje dite pushim o komentues dhe pastroni shpirtin! Urrejtja ju shkatron shpirtin!

    Reply
  • HAJDUTËT NË PROTESTA says:
    December 25, 2025 at 11:09 am

    Deri sa të ketë pronësi private do të ketë edhe ma keq se korrupcion do të vazhdon krimi ekonomik si vrasje likuidime vdhëje …sa i takon korrupcionit vlenë fjala se ai që hanë bukë- hanë para .Sa i takon gjeneralizimit të korrupcionit është e saktë ça thotë Haxhia por një nuk e thotë se në shtetet e zhvilluara dënohet kurse në Shqipëri familja Berisha L.Basha.Xh. Mëziu I.Meta mbroheshin nga shteti nga partitë e tyre mbrohen edhe me protesta masive kundër drejtësisë kjo është të koruptosh edhe banda dhe njerëz që të mbrojnë edhe me demonstrata shkatërruese kjo është tragjedi

    Reply
  • Remo says:
    December 25, 2025 at 12:57 pm

    Ne kete rast o @Ladi, sumelepires nuk eshte Agroni, por Batoni. Nese Ballukja eshte Lubi e kesaj qeverie, Batoni, eshte Lubi e qenerise qe e quajne veten analiste o gazetare, ne sherbim te qeverise!

    Reply
  • Dajti says:
    December 25, 2025 at 2:58 pm

    Baton Haxhiu, spiun i ish UDB-s, mercenar me pagese, kush e paguan me shume jep “opinion” pozitiv te kamufluar per te.
    Ne jemi republike parlamentare, parlament i zgjedhur nga populli. Ai duhet te marri ne dore fatet e Republikes. Duhet te çmontohen “republikat” e tjera, qofshin te prokuroreve, gjykatesve, analise-opinionisteve, oligarkeve etj.
    Nuk ka media te pavarura, tek ne shumica paguhen nga sherbimet sekrete armike me vendin tone. Fevziu eshte nje palo gazetar i urryer nga shqiptaret, shumica e tyre. Ka dekada qe mbjell helm ne opinionin shqiptar. Nje jete e çuar dem. Me i vlefshem eshte ai punonjesi i mbledhjes se mbeturinave te qytetit se sa nje plehre si Fevzo. Pa ate qyteti merr fund, pa Fevzon qyteti lulezon!

    Reply
  • Detari says:
    December 25, 2025 at 3:05 pm

    Nuk e kuptoj pse i epet kaq vemendje gjithologeve si batonit po dhe te tjereve. Keta skane gje ne dore as nuk mund te infloencojne SPAKun. Leket qe keta paguhen shkojne kote fare! Aty kupton cfare niveli katundari kane organizata kriminale si PSja e PDja

    Reply
  • info analitike says:
    December 30, 2025 at 1:00 pm

    Nuk e kuptoj pse habiteni! Po pse kot paguhet Betoni nga Allajbeu plot 17 mije euro cdo muaj! Fajin nuk e ka Betoni por sistemi do te thoshte Kriekaqoli!

    Reply
  • Horri says:
    December 30, 2025 at 2:46 pm

    ME VJEN KEQ PER JU
    NUK KA FAJ BATONI
    NUK JUA MBA SUMA
    TE VERTETEN TE THONI

    SI JUA MERR MENDJA
    VERTETE KUJTONI
    PO SE USHQEU RAMA
    KA BYTHE BATONI

    TE LEH SI ZAGAR
    TE HAJ MUT ME KOVA
    QE ESHTE SPIUN
    E NJEH GJITHE KOSOVA

    E LIGE E JETIJ VENDI
    ESHTE VETE I GJATI
    NE SRENTE NGA KAKI
    SHQIPEERIA KAQ,E PATI

    Reply
  • Horri says:
    December 30, 2025 at 2:47 pm

    ME VJEN KEQ PER JU
    NUK KA FAJ BATONI
    NUK JUA MBA SUMA
    TE VERTETEN TE THONI

    SI JUA MERR MENDJA
    VERTETE KUJTONI
    PO SE USHQEU RAMA
    KA BYTHE BATONI

    TE LEH SI ZAGAR
    TE HAJ MUT ME KOVA
    QE ESHTE SPIUN
    E NJEH GJITHE KOSOVA

    E LIGE E JETIJ VENDI
    ESHTE VETE I GJATI
    NE SRENTE NGA KALI
    SHQIPERIA KAQ,E PATI

    Reply
  • TV says:
    December 30, 2025 at 3:55 pm

    Analiza është e saktë z.Gurabardhi, por nuk e kuptoj pse keni marë etalon vetëm Batonin? Dhe Fevzon? Ju keni Bushatin, Klodin, Greedën, Rakipin, Frrokun, Qimin… e plot qime të tjera që bëjnë sikur debatojnë, grinden, thërrasin, anal- izojnë, duke u a nxirë jetën trutharëve që i dëgjojnë.
    Të gjithë bashkë ata vjedhjen e shesin për zotësi, gënjeshtrën të moralshme, maskarallëkun për ndershmëri.

    Reply
  • Replikuesi says:
    December 30, 2025 at 5:57 pm

    TV – shumë drejt i ke vënë vulën . Gurabardhi nuk është nisur të analizojë gazetarinë siç do të ishte normale, por është nisur të shajë qeverinë . Se po të ishte i ndershëm, ata gazetarë të turpit që përmënd ti, janë ku e ku më të degjeneruar se Batoni e Fevziu .

    Reply
  • katarakti says:
    December 31, 2025 at 1:36 pm

    Jemi në kapitalizëm ku paraja është perëndi. Pas 35 viteve edhe unë jam bindur se korrupsioni është pjesë e sistemit. Prandaj ai kurrë nuk është dhe nuk mund të jetë zero. Çuditërisht ka më pak korrupsion në Kosovë se në Shqipëri megjithëse jemi një popull. Se në Kosovë kemi një kryeministër të ndershëm, trim dhe patriot. Ndërsa në Shqipëri kemi një kryeministër shoumen. Padyshim që Rama është 1 milion herë më i mirë se Berisha, megjithëse është një kryeministër i dobët, që e pranon korrupsionin. Që duke i lënë gjyqtarët dhe prokurorët të shijnë, krijon edhe mitin e pandëshkueshmërisë në vend. Por më duket se kemi edhe një popull me 2 edukata të ndryshme. Kemi shqiptarët e Shqipërisë, 99 -sha, të dhënë pas krimit dhe korrupsionit, egoistë në kulm, që kujtojnë, siç i ka mësuar xhaxhi Enveri, se kapitalizmi është xhungël, ku peshku i madh ha të voglin. Kemi edhe shqiptarët e Kosovës që duket se ia dijnë vlerën Atdheut dhe Shtetit. Prandaj aty edhe zgjedhjet janë “free and fair” dhe rezultati shpallet pas 3 – 4 orësh. Jo si në Shqipëri ku duhen 3 – 4 javë! Sido që të jetë korrupsioni nuk ka për tu zhdukur kurrë ndër shqiptarët. Të paktën jo pa kaluar 100 vjet. Bakshishin, forma më e vogël e korrupsionit, ne e kemi në gjak. Dhe nuk kemi karakterin, kulturën dhe mentalitetin e danezëve, për shembull. Megjithatë, njerëzit dhe qeveria duhet ta luftojnë korrupsionin, se ndryshe Shqipëria nuk ka për tu bërë kurrë. Megjithatë me tendera dhe koncesione nën dorë, me privatizime të pasurisë publike, korrupsioni nuk ka për tu zhdukur ndonjëherë. Luhet para e madhe. Tundimi për të fituar miliona euro fare pa djersë është jashtëzakonisht i fortë. Duhen njerëz idealistë, që sot mungojnë, për të luftuar këtë ves kaq të përhapur. Korrupsioni luftohet duke filluar nga Rama, te Fevziu dhe deri te nëpunësi më i thjeshtë. Por njëkohësisht nevojitet të kemi edhe një drejtësi me gjyqtarë dhe prokurorë që të përgjigjen para zgjedhësve dhe parlamentit. Ndryshe Shqipëria ka nevojë sot për një Robespierr, ose më thjesht për një burrë shteti idealist, trim dhe patriot. Sidoqoftë Gêzuar Vitin e Ri 2026.

    Reply
  • Tafili says:
    December 31, 2025 at 3:08 pm

    Duke marre pjeseza nga opinionet e mesiperme qe marrin shkas nga “zotesija e Batonit”, mundt te thuhet:

    Kjo eshte Shqiperia sot. Drejtojne horrat hajdute, qe vjedhin, nuk ngopen dhe dalin e thone, se jane me te ndershmit. Tamam si ajo kurva qe degjonte llafe lart e poshte per moralin e saj dhe nje dite ngriti fustanin dhe duke i rene me pellembe atij mikut tha : Kush me akuzon per imoralitet ja fut kot. Kjo ketu eshte prona ime dhe ja jap kujt te dua.
    Po nuk mjafton kjo. Ata horrat hajdute, per te perpunuar opinionin, kan mbledhur/marre hua nga sherbimet sekrete te vendeve te tjera, kuadro si Batoni , qe kryejne detyra te dyfishta dhe po ashtu marrin dhe parate. Kane krijuar nje detashment me servile dhe te pa din e iman, qe i qarkullojne neper poste te ndryshme dhe ata jane te gatshen te bejne gjithecka jo thjesht te firmosin ne tendera, por te heqin edhe pantallonat ne opinion, kur ja kerkojne. Natyrisht ne duart e tyre qarkullon dhe paraja, e cila shkon ne ndertim pallatesh, fshatra turistike e shume gjera te tjera.
    Kane dhe nje grup “gazetaresh” apo mediash qe qeshin dhe aajne kur i urdheron padroni.

    Nje gje mund te themi: Situata eshte e tille qe prokuroret e SPAK dhe GJKKO, ose mund te behen heronj, dhe nuk do harrohen ne breza, ose tradhetare te ketij populli.

    Reply
  • ISMAIL says:
    January 1, 2026 at 6:55 pm

    EPO KUR U BË EDHE KY LETYRËË!
    fevzoja i vockël, KA VITE QË GARON PË VENDIN E KRYELEGENIT TË GAZETARISË SHQIPTARE.
    POR KA RIVAL TË FORTË. KA… kolin e ballajve-MË FALNI, TË BELËS-deshta me thanë!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?